Kupola e re drejtuese e PD-së, nga Grida Duma tek Salianji, emrat e parë që përfliten

August 1, 2017 17:59

Kupola e re drejtuese e PD-së, nga Grida Duma tek Salianji, emrat e parë që përfliten

Me humbjen e thellë në 25 qershor dhe rikonfirmimin e Lulzim Bashës për një mandat të dytë, demokratët në vjeshtë do të përpiqen të kuptojnë se kush ishin shkaktarët që çuan në një rezultat të dobët. Partia Demokratike përmbylli në korrik zgjedhjet për kryetarin e ri, por atë e pret një tjetër proces, ai për zgjedhjen e kupolës drejtuese.

Në selinë blu po diskutohet mundësia që paralelisht me analizën e humbjes, PD të futet në një proces të brendshëm zgjedhor duke lënë të kuptohet se edhe pse në bazë të statutit kupola drejtuese nuk e ka konsumuar ende mandatin pasi zyrtarisht u përfundon në nëntor të 2018-ës, mandati do u ndërpritet, duke nisur nga dy nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho, Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani si dhe sekretari Organizativ Enno Bozdo.

Në këtë kohë përfundon edhe mandati i drejtuesve të departamenteve dhe sekretariateve shumë prej të cilëve i dolën kundër Lulzim Bashës për zgjedhjet në parti. Megjithëse nuk ka ende një vendim zyrtar në selinë blu, ndërkohë kanë nisur të qarkullojnë emrat e parë për postet e lartë në PD.

Edi Paloka, i cili aktualisht mban postin e kreut të grupit përflitet të rikonfirmohet në këtë post për një mandat të dytë, megjithëse Edmond Spaho dhe Grida Duma qarkullojnë si emra që mund ta sfidojnë për drejtimin e grupit të ri parlamentar. Arben Ristani nuk do të mbajë më postin e Sekretarit e Përgjithshëm, ndërsa për këtë pozicion të rëndësishëm përfliten Gent Strazimiri dhe Ervin Salianji.

Në postin e Sekretarit Organizativ thuhet se mund të rikthehet Flamur Noka, ndërsa për postin e nënkryetarit, siç bëjnë me dije burime të BalkanËeb, emrat e përfolur janë ai i Tritan Shehut dhe Aldo Bumçit. Me përmbylljen e procesit të zgjedhjes së kryetarit të ri, Partia Demokratike futet në një fazë të re të ristrukturimit te partisë, ndërkohë që Lulzim Bashës i duhet të përballet edhe me kërkesën e kritikëve të tij për ndryshimin e statutit.

/BalkanWeb/

August 1, 2017 17:59
Komento

3 Komente

  1. ben August 1, 18:03

    Tra la la me bishta prasi.Ee si perfundoj Pd-ja

    Reply to this comment
  2. Artan August 1, 20:31

    Grigja Suma ndertusja e famshme per vjedhje e grabitje dhe me moral te ndyr e ngriti partia lart e me lart. Kjo tregon nivelin e fshatit ku jetojm ne. E pamundur nje ordinere si puna e ksaj shtremsires te jet aty.

    Reply to this comment
  3. perkthyesi August 2, 09:28

    Shikoni emrat qe presin te marrin keto poste, dhe gjykoni vete! PD ka mbaruar!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*