Kuptimi i “terrorit shtetëror”

Dërguar me SMS January 20, 2016 09:29

Kuptimi i “terrorit shtetëror”

Kjo fjala “terror shtetëror” të shkakton ndjesinë e një nxjerrje inati apo mllef për diçka që të ka bërë keq. Njerëzit flasin edhe kështu. Çfarë mendoj unë se ndodh duke e analizuar si koncept? Zbatimi i ligjit në fakt është një farë “diktati”.

Ai duhet zbatuar me çdo kusht. Këtu fillon ngatërresa. Në rast se unë, ta zëmë, vjedh një mall publik ose personal do të ishte, e pakta, naivitet. Në të gjithë botën e zhvilluar qytetarët janë në një farë trysnie morale në përballje me ligjet dhe që mbështetet me ndëshkim në rast shkelje të tij.

Këtë assesi nuk mund ta quash terror. Unë mendoj se ai që thyen ligjin ushtron terror, më së pakti psikologjik, por edhe ekonomik e gjithçka tjetër të keqe.

Nuk e idealizoj shtetin e sotëm e mënyrën e qeverisjes. Përkundrazi. Por zbatimi i ligjit e i rregullave është jetik. Nuk mund të ketë alternativë. Ka vend për ndryshim ligjesh, po për moszbatim nuk duhet të bëhet fjalë në rast se duhet të shkojmë aty për ku jemi nisur. Profeti.

Dërguar me SMS January 20, 2016 09:29
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*