Kur Agron Tufa gënjen “si derr”!

April 4, 2018 12:41

Kur Agron Tufa gënjen “si derr”!

 

Nga Pëllumb Xhufi

Në një artikull të tij të djeshëm, z. Agron Tufa më vërvitet për disa pohime mbi kampin e internimit të Tepelenës, të ashtuquajturin “Auschwitz-i shqiptar”. Po i lë mënjanë jargavitjet dhe etiketimet e tipit “komunist” e “enverist”, që m’i bën me bollëk.

Do ndalem vetëm fare shkurt në “shtesat” dhe “harresat” që u bën fjalëve të mia dhe që tregojnë se zotëria është intelektualisht i deformuar. Z. Tufa gënjen “si derri” kur thotë se unë e paskam cilësuar kampin e Tepelenës si një “kamp pushimi”.

Këtë s’do ma lejonte as profesioni, as mosha, as përvoja dhe as vetë marrëdhënia që unë kam pasur e kam me klasën e të përndjekurve politikë. Në kohë e rrethana të ndryshme në jetën time, kanë hyrë të përndjekur të ndërgjegjes, si profesori im Pashko Gjeçi, Jusuf Vrioni, Zafer Villa, Uran Kalakulla, Halil Qendro, Niko Kirka, Leka Toto, Jusuf Alibali, Halim Ramohito, Daut Gumeni, Rrahman Përllaku etj., etj.

Nuk ma lejon ndërgjegjja të abuzoj me termin “mik”, siç bëhet rëndom, dhe të them se të gjithë këta kanë qenë miqtë e mi. Jo, se me shumë prej tyre kam pasur e kam edhe mendime të kundërta. Por ka diçka më të fortë që na ka shtyrë e na shtyn të respektojmë njeri-tjetrin dhe kjo është ndershmëria intelektuale, humanizmi, atdhedashuria.

Pikërisht, për t’i vendosur në vendin e duhur të historisë këta burra, shumica e të cilëve nuk jetojnë më, unë kam kërkuar që, jo kampi i Tepelenës, por burgu i Burrelit dhe ai i Spaçit të kthehen në muze ku qytetarët shqiptarë e të huaj, e në radhë të parë brezat e rinj, të mësojnë se çfarë ka qenë shtypja e diktaturës dhe e diktaturave mbi ata që mendonin ndryshe.

Me sa duket, z. Tufa e urren këtë ide dhe është kapur mbas idesë së “Auschwitz-it shqiptar”, që jo rastësisht identifikohet me Tepelenën. Ndoshta pse në Burrel e në Spaç u burgosën e u masakruan edhe shumë antifashistë, që kishin qenë në radhët e para të Luftës Nacional-Çlirimtare, por edhe shumë komunistë të ndershëm që patën kurajën të ngrihen kundër katrahurës ku po e çonte vendin politika irracionale e E. Hoxhës.

Me sa duket, për z. Tufa për të qenë komunist, duhet të jesh domosdoshmërisht fashist. I qoftë për mbarë rruga dhe i gëzoftë privilegjet e të mirat që gëzon në kurriz të taksapaguesve shqiptarë, ku përfshihem modestisht edhe unë.

Por, t’i lëmë rrenat dhe “harresat”, mbi të cilat e bazon filipikën e tij kundër meje z. Tufa. E mirëkuptoj, me to ha bukë. Le t’i kthehemi anës “shkencore” të shkrimit.

Zoti Tufa pretendon se ka në dorë një raport të CIA-s të vitit 1951, që unë qëllimisht e paskam fshehur, ku thuhet se në kampin e Tepelenës ishin atë vit të internuar 3600 persona.

Dhe duke qenë se raporti i cituar nga unë i vitit 1953 flet për vetëm 1200 persona të izoluar në atë kamp, z. Tufa nxjerr konkluzionin matematikisht korrekt, se mes vitit 1951 dhe vitit 1953 janë asgjësuar në kampin e Tepelenës mbi 2400 persona! Por ka një detaj të vogël, që s’duhet nënvleftësuar.

Dokumenti, që z. Tufa thotë se është i CIA-s, është në fakt një artikull i datës 27 tetor 1951 i gazetës “Politika”…të Beogradit!

Vërtet, ai ndodhet në arkivat e CIA-s, siç ndodhet edhe në Arkivin e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë.

Dihet, përcjellja e kupurave të shtypit të vendit ku punojnë, është një detyrë funksionale e diplomatëve dhe e shërbimeve inteligjente.

Por, në çdo rast, informacionet e marra nga shtypi konsiderohen “të pavërtetuara” dhe kryqëzohen me dokumente të tjera.

Dokumenti i CIA-s i përdorur shkel e shko nga z. Tufa, e thotë shkoqur qysh në krye se bëhet fjalë për një informacion të marrë nga gazeta “Politika” e Beogradit.

Dhe në vitin 1951, që është edhe viti i lindjes sime, Beogradi nuk kufizohej vetëm të shpërndante lajme të rreme mbi Shqipërinë me anë të gazetës “Politika” e të agjencisë TANJUG, por dërgonte edhe tufa shqiptarësh të armatosur për të kryer akte terroriste në Shqipëri. Por kjo është një histori e gjatë.

Ajo që më çudit me z. Tufa, nuk janë bindjet e tij të patundura antikomuniste, që te dikush tjetër i respektoj, por pyetja që më mbetet nderur pas leximit të shkrimit të hidhur të tij: çfarë e shtyn këtë njeri t’i referohet burimeve nga Beogradi për të interpretuar një fragment aq delikat të historisë së Shqipërisë, siç është ai i kampit të Tepelenës dhe interferencave jugosllave në vitet 1949-1953?!

A thua të jetë thjesht afiniteti me gjuhët e me kulturat sllave?!

 

April 4, 2018 12:41
Komento

30 Komente

  1. DEVOLLESHA April 4, 13:38

    Ofendimi nuk eshte argument, o z historjan?! O keni genjyer ju kete Popull o nuk ka historjan ne

    Reply to this comment
    • Lumi April 5, 02:13

      Ky nuk eshte me historian.
      Dhe nuk ka rendesi nese ky i quan kampet GULAGE te atehershme kampe pushimi apo kampe shfarosese.
      Le te dalin ato qe i kane drejtuar ato kampe, edhe sikur te mos kishte dokumenta arshive, dhe te thone: ishin kampe pushimi apo shafrosje.

      Reply to this comment
    • Dulla April 5, 14:16

      Po mire more derdimene te tipit “Intelektuali”, “Merimanga” ,”Akrepi” etj, po pse merreni me Profesorin e nderuar Xhufi, po nxirrni more ata qe kane qene dhe kane vuajtur ne kampin e Tepelenes, ata te flasin se si kane jetuar e jo ju te tjeret. Po ju qe flisni jeni mbeturina te fashisteve te kolaboracionisteve, diversanteve, etj dhe nuk jeni ata qe ju goditi Enveri. Juve ju goditi Aleanca Antifashiste. Dhe ju them mbeturina sepse “Baballaret e Kombit” ishin aq te zote sa lane familjet dhe te afermit e tyre, dhe ja mbathen, dhe ketu mbeten grate dhe femijet e tyre. Tani keta mbeturinat ne vend qe te fajsojne njkohesisht edhe baballaret fashiste qe i lane rrugeve, merren me Xhufin qe skishte lindur ne ate kohe.

      Reply to this comment
      • Plugu April 6, 06:05

        Ke te drejte o Tulle, o muzhik pensionist qe ke ngelur pionier i sapozbritur nga mali.
        Duhet te dalin kriminelet qe punonin ne ato kampe dhe ato qe formosnin me i internuar familjet. Po Çufi ç’pati qe u be tifoz i atyre krimineleve?

        A e di perkthimin ne shqip te fjaleve fashist, kolaboracionist, diversant? Meqenese keta qene te keqinjte, po sllavistet dhe ato qe u bene zagaret e tyre para-gjate-pas L2B ai ishin te mire?
        Injorant.

        Reply to this comment
    • shqipe April 6, 10:50

      O ti djallesh,me al Devollesh!,
      Po trego te pakten nje genjeshter te historjanit,meqenese ditke,qe paska shume!, fol o mutrishte e saleh qenit,fol!

      Reply to this comment
  2. intelektuali April 4, 15:10

    Ik o kriminel dhe thyej qafen se na e shpife me CINIZMIN e fanatikut enverist.

    IK O XHELATI I ENVERIT, PELLUMB XHUFI SE PO I VRET PER HERE TE DYTE VIKTIMAT E TUA ME POSHTERSITE QE SHKRUAN DHE DEKLARON PAPUSHIM.

    Ik dhe shko tek Kimi i Korese se Veriut se ne shqypnine Demkkratike qe po kerkon te hyje ne BE-ne antikomuniste nuk ka vend per ty o kriminel i Enverit.

    Reply to this comment
  3. genta April 4, 15:50

    Eshte i paturp, pa asnje ndergjegje morale apo intelektuale, produkt tipik i shkolles sovjetike sllave.
    Lehte munt te paramendosh bindjet dhe mizorite eparaeredhesit e ti, kuadri udheheqes qe nyk e kishte as cerekun e “edukimit” te ti.

    Reply to this comment
  4. Kola April 4, 16:23

    Eshte ebqarte qe sot tek ne ka shperthyer neveria fashiste e plehrave te mundura ne lufte. Duhen brre zap sa pa na kthyer te keqen e madhe

    Reply to this comment
    • intelektuali April 4, 17:34

      Kush eshte fashisti o veremli enverist pa breke ne bythe?

      sepse:

      Vjehrri i Pellumb Xhufit ka qene Kryefashisti Bahri Omari qe i kq marre mbesen per grua, pse nuk tregon historiani Pellumbi i mashtrimit te verteten reale per Bahri Omarin dhe djalin e motres, Enver Hoxha qe Bahriu e kishte strehuar tek vila e tij gjate gjithe Luftes ne baze te nje kontrate qe kishte bere, por qe Enveri fshiu bythen e tij te pederastit pasi hypi ne pushtet me ndihmen e Titos

      PSE NUK FLET PELLUMB XHUFI PER KRYEFASHISTIN BAHRI OMARI, POR QUAN NEOFASHISTE VIKTIMAT E ENVERIT?

      He mo veremli fanatik pse keshtu kur vjen fjala per babane e vjehrrit te tij Pellumb Xhufit i iken goja fare?

      Reply to this comment
      • Mon Kukaleshi April 5, 01:54

        Bari Omari ka qene nacionalist shume i nderuar dhe jo fashist! Pas çlirimit u denua per bindjet e tij antikomuniste nga plebejte bythpalare komuniste Koci Xoxe e Bedri Spahiu.e me pas u ekzekutua

        Reply to this comment
        • ULLI MAGNA April 5, 09:39

          HISTORIA,

          EDHE AJO INDIVIDUALE E z. BAHRI OMARI (e jo BARI !!!….., O KUKA-LESH !!! ),

          NUK DERDELLITEN ‘ME KAFE E RAKI’ … TE 2018 !!!!!

          SE KESHTU, ME KETO DERDELLITJE

          TE PADOKUMENTUARA … NGA ‘HISTORIANE’

          TE VETE-EMERUAR SI z. AGRON TUFA, DHE ME

          KULTURE TERESISHT SHQIPTARO-MOSKOVITE (nga CV-ja e tij) …

          PO NA NXIRRNI CIA-n SI ‘BASHKEPUNETORE’

          TE ‘ENVERIT’ E TE ‘KOMUNISTEVE’ …

          SEPSE SHKRUAJNE PASI SHKRUAJNE E

          PERSHKRUAJNE ‘KAMPIN E TEPELENES’ ME DETAJE,

          ‘HARROJNE’ APO ‘FSHEHIN’ GJENE ME TE TMERRSHME TE TIJ ?! ?! ?! ….

          … DHE KETE ‘GABIM’ E ‘PERSERISIN’,

          PRA SI VITIN 1949, ASHTU EDHE NE VITIN 1953 ?! ?! ?! …..

          PO NA I NXIRRNI KAMPET E ‘SPACIT’ DHE ‘BURRELIT’,

          SI ‘KAMPE PUSHINI’ ?! ?! ?! ?! ?!

          PO LENDONI E SHKATERRONI ME SHUME

          VETE TE DENUARIT DHE TE PERSEKUTUARIT …

          Reply to this comment
        • ULLI MAGNA April 5, 09:41

          HISTORIA,

          EDHE AJO INDIVIDUALE E z. BAHRI OMARI

          (e jo BARI !!!….., O KUKA-LESH !!! ),

          NUK DERDELLITEN ‘ME KAFE E RAKI’ …

          TE 2018 !!!!!

          SE KESHTU, ME KETO DERDELLITJE

          TE PADOKUMENTUARA … NGA ‘HISTORIANE’

          TE VETE-EMERUAR SI z. AGRON TUFA, DHE ME

          KULTURE TERESISHT SHQIPTARO-MOSKOVITE (nga CV-ja e tij) …

          PO NA NXIRRNI CIA-n SI ‘BASHKEPUNETORE’

          TE ‘ENVERIT’ E TE ‘KOMUNISTEVE’ …

          SEPSE SHKRUAJNE PASI SHKRUAJNE E

          PERSHKRUAJNE ‘KAMPIN E TEPELENES’ ME DETAJE,

          ‘HARROJNE’ APO ‘FSHEHIN’ GJENE ME TE TMERRSHME TE TIJ ?! ?! ?! ….

          … DHE KETE ‘GABIM’ E ‘PERSERISIN’,

          PRA SI VITIN 1949, ASHTU EDHE NE VITIN 1953 ?! ?! ?! …..

          PO NA I NXIRRNI KAMPET E ‘SPACIT’ DHE ‘BURRELIT’,

          SI ‘KAMPE PUSHINI’ ?! ?! ?! ?! ?!

          PO LENDONI E SHKATERRONI ME SHUME

          VETE TE DENUARIT DHE TE PERSEKUTUARIT …

          Reply to this comment
        • intelektuali April 5, 09:45

          Ore ti Mono me ke tellesh apo e ke per estrade?

          Bahri Omari ka qene fanolist dhe antizogist, por kursesi nacionalist, i nderuar apo jo kjo eshte shume me dyshim, sepse nga vila e Bahri Omarit enver Hoxha spiunoi Qemal Stafen tek fashistet, por edhe me lidhjet qe kish Bahri Omari me Ministrin e jashtem te Hitlerit, Ribbentrop, gjermanet derguan ne Mukje snaipere profesioniste per te vrare oficeret e larte angleze qe kishin ardhur me nje oferte per bashkimin e trojeve shqyptare dhe familja e intelektualit i shpetoi jeten duke i nxjerre ne Mal te Zi te veshur tebtil si fshatare. Kane mbetur edhe dokumenta qe kane lene gjurma ne arkivat e ndryshme per kete lutje te Bahri Omarit ndaj Joakim fon Ribbentropit qe ishte Minister i jashtem i Hitlerit dhe qe kishte lidhje miqesore me Bahriun e Enverit, por askush deri me sot nuk ka merre mundimin qe t’i hulumtoje shkencerisht per t’i treguar shqyptareve te VERTETEN. Fakti eshte dhe dihet nga shume njerez te afert me familjen Omari, se Bahriu si bamires i Enverit qe kur ishte student ne France, kishte lidhur nje kontrate me nipin e tij ose djalin e motres per mbrojtje reciproke: “Po te fitonin gjermanet Bahriu mbronte enverin dhe po te fitonte Moska Enveri si vegla besnike e Titos do te siguronte jeten e Bahriut dhe familjes se tij. Enveri nuk e mbajti fjalen pjeserisht, e vrau me tortura kunatin e tij kur i u hakerrua se do t’ja nxirrte te palarat, por u kujdes per te dy djemte e bahriut, Luanin dhe Fatosin deri ne fund te jetes.

          Pra me dy fjale qe te kthehemi ne temen e debatit: Bahri Omari ka qene Minister i Jashtem i qeverise kuislinge te Rexhep Mitrovices, ja cfare shkruan Wikipedia qe mund ta lexoje cdokush ne internet:

          “Pas rrëzimit të qeverisë së Nolit nga Ahmet Zogu në vitin 1924, Omari lëvizë nepër Europë gjatë kohës u formua dhe “Bashkimi Kombëtar” ku aderoi.[2] Në Bari u ngulit ku ai qëndroi deri më 1939. Këtë vit ai u kthye në Tiranë, i survejuar dhe i yshtur nga italianët e Duces.[6] Bahri Omari ishte kunati i Enver Hoxhës, diktatorit të ardhshëm komunist të Shqipërisë. Ndërhyri ndër miqtë e mbetur në Shqipëri për t’i siguruar bursë studimi kunatit në Toulouse, Francë.[7] Në 1942 ai u bë anëtar i organizatës Balli Kombëtar. Enver Hoxha strehohuar gjate gjithe Luftes në shtëpinë e tij në Tiranë që ia kishte marrë me qira Ali Mulletit. Bahri Omari e ndihmoi shumë Enver Hoxhën ekonomikisht gjatë kesaj periudhe ashtu siç e kishte ndihmuar edhe më parë gjatë studimeve të tija të paplota në perëndim si edhe ne emerimin e tij mepas ne ambasaden ne Bruksel. Gjatë pushtimit të Shqipërisë nga Gjermania naziste ai u bë Ministër i Punëve të Jashtme në qeverinë e Rexhep Mitrovicës 5 nëntor 1943-16 qershor 1944.”

          KA ME QARTE SE KJO O MONO I QAZIMIT QE ISHTE KOMSHI ME ENVERIN GJATE GJITHE LUFTES?

          Reply to this comment
  5. I nderuar Historiani Vertete Shqiptare.. April 4, 17:59

    Nuk e di ne se do duhej vertete ti shkohet me tej ,
    nji debati te tille ,perball nji “derri stalle” .

    Nuk do ja vlente me ,qe nji Luan,
    te kthej koken pas,saher leh nji zagar gjuhetie .

    Reply to this comment
  6. Antikomunisti April 4, 18:40

    Shume keq qe nje historian i shkelqyer, si Prof. Pellumb Xhufi, te merret me nje palo poet anonom. Te merresh me Tufen, do te thote ta konsiderosh se çoç eshte! Lere Tufen ne tufen e tij.

    Reply to this comment
  7. Astriti April 4, 19:56

    Agroni eshte letrar shume i talentuar. Do te ishte mjaft i nderuar n.q.s. do te rrinte ne “llogoren” e lersise, te pakten. Por, me qendrimet enkas ekstremiste, negative ne politike apo publicistike, e ka diskredituar veten!
    Respekt per prof. Pellumb Xhufin!

    Reply to this comment
    • hahaha .dobici i Mullahi komuniste April 4, 20:22

      Din Astriti cdo te thote Letrar ?
      se persa i perket Talentit duket qarte ,qe
      e ngatarron me ndonji term si psh Sharlatan .

      Perse nuk del vet ky TUFIU ,
      te mbroj vehten e tij ktu ,si bejne kudo
      njerzit me integritet ,por fshihet mbas monitorit
      e medieve si qen i rrahur e fillon leh ,
      mbasi Personalitete si Xhufi i fusin shqelmin bytheve ?

      Te dali e debatoj ktu ,nqs ka byth dhe e mban vehten
      se na qenka keshtu e ashtu ,cfar derdellis medieve ,
      e ta shikojme se sa i vlen lekura .

      Nji nder precedentet me te rrezikshem per shoqerine
      Shqiptare ishte ajo qe futi shpellari vicidolit ,
      gjate rregjimit me idiote qe ka njohur Historia e Njerezimit , i ngjashem me ato ,te vendeve Afrikane ,alla Mugabe ,
      qe i dha te drejten cdo sharlatani ,me e qujt vehten
      cfar i pelqen atij ;
      Politikan
      Minister
      Diplomat
      Artist
      Shkrimtare
      Poet

      te gjithe atyre ,qe vinin nga fundi Botes ,
      nga ata qe nuk kishin enderuar kurr ne jete ,
      se nji dite mundet te ndodhte nji Marrezi e tille ,
      qe te braktisnin malin e dhite ,stallat e bajgat me te cilat,
      zbavisnin jeten e tyre ,me nji kulture Derrash te eger ,
      gje e cila ,
      degjenroj cdo Vlere Shqiptare ne cdo fushe,
      Art ,Kulture ,qytetari,shoqeri e kudo ne jeten e shqiptarit ,
      qe cdo injorant me Diploma Kristali ,
      pasi kishte shitur bagetite dhe u ber Deputet ,
      Jurist , etj ,
      ti jepte te drejten vehtes ,
      me pretendu gjithcka ,
      ose jo te beht edhe Kryminister edhe President
      pra gjithcka ,
      edhe me q! NANEN E VET , nqs ne shpell i kishte
      shpetu rastesishte nji gje e tille .
      Dilni sharlatan ball per balle
      ti tregoni Shqiptareve sa ju vlen lekura e dhise .

      Reply to this comment
  8. Dhimbie e madhe POPULL April 4, 21:14

    Me “antikomunistin komentues”bashkoj mendimin.
    Keq me vjen se; Ai Tufa,mban mbiemrin e nje mesuesi te nderuar te viteve te mia sa nxenes i tij dhe koleg.
    Keqardhie per te ndierin Tufa, ish MESUES,c;ka rritur…
    Dhimbia e Madhe.D.

    Reply to this comment
  9. demo April 5, 03:26

    Une si familje bejleresh me prona e cmoj shume kontributin e Xhufit per historine mesjetare jo vetem te Shqiperise.Por Xhufi ka probleme me shikimin afer.Eshte HIPERMETROP. Nuk shikon afer.Nuk shquan dot qe LNCL eshte nje lufte civile terroriste e nxitur dhe drejtuar ne Serbet dhe Regjimi terrorist i instaluar me ndihmen e sllaveve ngriti kampe cfarosjeje per familjet antisllave dhe antikomuniste.Qellimi ketyre kampeve ishte zhdukja e femijeve pasardhes te genit ARBEROR.Nje Kamp i tille i ngjashem me Aushvicin ishte edhe Kampi i cfarosjes ne Tepelene.Me sakte,ishte Kamp i vdekjes se femijeve te arratisurve antikomuniste,ne menyre qe te mos kishin pasardhes.

    Reply to this comment
    • Partizani vogel me pushken e Madhe Clirimtare April 5, 09:54

      demo ,
      le te themi te verteten ,
      asnji nuk duhet ti bej bish asaj .
      Ti etj si ty, qe na deklarohen si pasardhes te familjeve
      te bejlereve ,
      s’jeni gjo tjeter ,pervecse mbeturinat e ushtrise truke ,
      dhe plehrave te tij qe dynden ne Shqiperi epoken
      e qenerrise anadollit .
      Asnji tapi e dhen nga pushtuesit s’duhet te njihet
      dhe tipa si ty ,duhet te deportohen ne Anadoll .
      arje eshte atdheu i “bejlereve ” te cilet me Shqiperine
      si lidh asgje ,pervec se zhvatja e shkaterrimi saj.
      LNC e ka vleresuar Bota e nuk ngeli nji pseudoshqiptare si ty ,ta ver ne diskutim .
      Grupimet qe i dolen kunder LNC-re ishin rropsite e Kombit Shqiptare qe palloheshin familjarishte
      nga pushtuesit e huaj ,ashtusi e kishin ne gen e tradite ,
      qysh prej kohes se mutit turk .
      prandaj boll lehe ne perpjekje per te ber zanin e patriotit alla turka ne nji vend te huaj .

      Reply to this comment
  10. Astriti April 5, 08:09

    Per “hahaha .dobici i Mullahi komuniste”!

    Pervec gjykimit tuaj qe e konsideron A. Tufen sharlatan dhe qe e keni gabim, per te tjerat qe shprehni me poshte, jam dakort,sepse edhe une ate formim kam.
    Une e di c’do te thote letersi. Nobelisti Erza Paund, poet i shkelqyer, ishte perkrahes i nazizmit, gje, qe me te drejte e beri te urrehej nga amerikanet.
    Se cfare mendoj une per “liderin” e PD – se, ia kam thene ne sy Agronit, me nje fjale te vetme: Nekrofil!
    Prandaj me vjen keq, kur shoh, qe talentin e spikatur te tij, e perdhos me qendrimet pacavure ndaj ceshtjeve sociale, duke qene i bindur, se as ai vete nuk beson ne ato qe thote, dhe kjo, pervecse turp, eshte mbi te gjitha mjerim!
    Sa per profesor Pellumb Xhufin, e perseris respektin e padiskutueshem qe kam per te!

    Reply to this comment
  11. Kasandra April 5, 13:38

    Ndershmëria intelektuale e Pëllumb Xhufit!
    Agron Tufa bën politikën e tij të pritshme klasore prandaj e kanë vënë në krye të institutit të luftës kundër komunizmit në fushën e politikës dhe të propagandës. Krime nuk kemi parë të dënohen nga shteti i të drejtës. Lufta klasore pati (ka) viktima nga të dy palët që luftuan për interesat e tyre klasore. Pushteti popullor kishte dy rrugë: të mbrohej ose të dorëzohej. Mbrojtja i ka kushtuar shumë shtrenjtë popullit shqiptar, por i ka siguruar të mira historike, kombëtare, gjuhësore, kulturore, etj., vlera që bashkojnë të gjithë shqiptarinë. Ato janë të mishëruara tek populli që e ka jetuar atë kohë dhe pasardhësit e tij. Kush fut pyka për turbullira e përçarje në gjirin e popullit merr mbi vete turpin dhe mallkimin e të gjithë kombit.
    Një nga arsyet pse nuk po e gjen rrugën e duhur Akademia e Shkencave është se intelektualët e ndershëm nuk afrohen nga trysnia që ushtrohet mbi ta për të mohuar vlerat e punës së tyre atdhedashëse në sistemin e kaluar. Po të ndihen të lirë të shprehen ata do të grupoheshin e do të tregonin ndershmërinë e tyre intelektuale. Intelektualët e punës e të prodhimit flasin e shkruajnë hapur për punën e tyre, po jo intelektualët e zyrave studimore të cilët shprehen me paravolira ose klauzola mbrojtëse për të mos u goditur siç nuk janë-komunistë. Këtë ka bërë edhe historiani ynë Pëllumb Xhufi në këtë artikull duke fajësuar “politikën irracionale të E. Hoxhës” për dënimin e “shumë komunistëve të ndershëm që patën kurajën të ngrihen kundër katrahurës ku po e çonte vendin ajo politikë.” Kjo deklaratë do t’i kushtojë shumë profilit të tij historik dhe intelektual. Faktet që dimë e të tjera që dalin herë pas here dëshmojnë për kurthe dhe komplote monstruoze edhe nga njerëz të brendshëm që çuan në “katrahurën” dhe rënien spektakulare të dominosë së fundit socialiste në Shqipëri. Vetëm e vërteta historike vendos në vendin e duhur të historisë të gjitha forcat apo individët dhe forcon mirëkuptimin, unitetin dhe krenarinë në popull dhe midis brezave, dhe fiton respektin e botës që i di të gjitha. Këtë e di më mirë vetë Pëllumb Xhufi. Me respekt, Kasandra.

    Reply to this comment
  12. intelektuali April 5, 15:38

    Pellumb Xhufin po e bejne telef enveristet fanatike dhe e kane bere REZIL se ka tradhetuar kauzen e Partise dhe po shan Enverin si Paskal Milo me “Ca te liga por me shume te mira”

    prandaj:

    Pellumb Xhufi me mire te shkoje tek Dash Shehi per te respektuar babane e vjehrit te tij si Kryeballist,

    sepse:

    Me enveristet e ka davane te humbur

    Reply to this comment
  13. demo April 5, 16:40

    Partizani i vogel !Bejleret e bene Shqiperine,nuk e bene llumi i shallvareve te Haxhi Qamilit,.Nuk e bene kembe zbathurit e brekegrisyurit.Me gjej nje partizan,llum te fshatarsise,nder firmetaret e aktit te Pavarsise.Oxhaku mbetet oxhak.

    Reply to this comment
  14. Don Kishoti April 5, 19:13

    Nuk dua te mar pjese ne debate politike por mora shkas nga Zoti DEMO qe luften N>CL e konsideron lufte civile. ne nje shtet ose vend qe ka shkelur okupatori [ armiku ] nuk ka lufte civile. Lufta jone nga nje ane kishte popullin e armatosur dhe nga ana tjeter pushruesi e Ballistet e Zogistet.

    Reply to this comment
    • intelektuali April 5, 20:25

      Po mire mo Don Kishoti komunist, po nuk e di ti more bylmez qe LANC-i i Enverit ka luftuar me “Mullinjte e Eres” more mavri?

      sepse:

      Me jep ketu nje emer gjermani qe ka vrare LANC-i Legjendar i Enverit, kur Kumandari jetonte si veshka mes dhjamit tel vila e kunatit te tij Kryefashist dhe Kryeballist, Bahri Omari ja ke degjuar emerin?

      sepse:

      Intelektuali mund te jape listen e plote te 2000 e kusur tironsave tregetar dhe intelektuale qe vrau Mehmet Shehu kur hyri ne Tirane ne nentor te 1944 dhe qe i groposi ne rreze te Dajtit ku kane mbetur deri me sot te harruar nga historia,

      por:

      Intelektuali mund te jape edhe listen e plote te oficereve dhe ushtareve angleze qe LANC-i i Enverit vrau ne Kanalin e Korfuzit me mina jugosllave dhe u mcef me pas si skuth duke ja hedhur fajin gjermoneve dhe qe po kete LANC-in e Enverit gjykata e Hages e shpalli si nje organizate terroriste dhe konfiskoi floririn e Mbreterise qe ishte gjetur ne malet e Bavarise,

      prandaj:

      KUSH ESHTE BALLISTI DHE ZOGISTI KETU?

      O Don Kishoti komunist i Enverit?

      Reply to this comment
  15. Tirana April 5, 22:28

    Nuk ka qorr me te madh sesa ai qe nuk deshiron te shikoje. I tille je ti, intelektual.

    Reply to this comment
    • intelektuali April 6, 09:40

      Ke gje per te thene per krushkun e Pellumb Xhufit, Bahri Omari qe ishte edhe Bamires i Enverit, edhe Kryefashist dhe Kryeballist, per te cilin ky historian enverist i perkedhelur gjithe jeten ga Partia e Punes nuk flet asnjehere, por edhe askush nga kalemxhinjte e Enverit qe shtremberuan historine tone kombetare si mos me keq, por as politika jone mafioze kombetare qe i ka lene shqyptaret si nje fis prej Afrike Zulu te shqyejne njeri tjetrin si kanibale.

      KU ESHTE QORRI KETU?

      Reply to this comment
  16. onkezmi April 6, 03:29

    Sot,morre pasardhes te kolobocionaristeve mbyllen shkollat dhe hapen burgje.Ik mesoni se burgjet atje jane.Kur je i mesuar,fjalen burg e heq nga fjalori i perditshem…

    Reply to this comment
  17. Paci April 8, 22:18

    Tufa kur genjen kuptohet se skuqet te pakten dhe fillon belbezimin po turp per tufen ose kopene qe degjon e beson antishqiptaret si spo ju mbaron kurre tufa .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*