Kur Ambasada Amerikane raportonte skandalin seksual “Pango”

February 18, 2018 11:26

Kur Ambasada Amerikane raportonte skandalin seksual “Pango”

Skandali me mesazhet Duma-Salianji ka risjellë në vëmendje të publikut, skandalet seksuale ku janë përfshirë më herët zyrtarë dhe politikanë.

Në mars 2009, skandali seksual “Pango” bëri bujë në Shqipëri duke u trajtuar gjerë mediatikisht.

Kryeministri i kohës reagoi me shpejtësi duke shkarkuar ministrin e akuzuar.

Ambasada Amerikane në Tiranë komenton ngjarjen, por bën edhe një paralelizëm me dy ministra të tjerë të qeverisë. Teksa Pango u shkarkua, Basha dhe Mediu akuzohen për vepra shumë më të rënda dhe ndaj tyre Berisha nuk ka marrë asnjë masë.

Ja si përshkruhet situata nga amerikanët në këtë kabllogram zbuluar nga Wikileaks, publikuar nga DITA:

 

Titulli: Ngritja dhe rënia e një grabitqari seksual

Dërguar: nga Ambasada e Tiranës më 17 mars 2009

Merr: Departamenti Amerikan i Shtetit

Autori: Nuk ka firmë në fund të materialit

Teksa skandali më i fundit seksual, i cili përfshin ministrin e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango ka plasur në të gjitha mediat shqiptare, unë nuk mund ti shpëtoj një pyetjeje që i bëj vetes sime në lidhje me etikën e politikës shqiptare. Sigurisht, “nuk është një gjë e re, dihej”, thonë njerëzit. Zërat se Pango kishte sjelljen e një grabitqari seksual diheshin prej vitesh. Por sërish, të gjithë ishin të habitur nga pamjet dhe zëri i regjistruar nga kamera e fshehtë, e cila tregoi qartë ngacmimet seksuale të ministrit drejt një vajze të re, e cila kërkonte punë në institucionin që ai drejtonte.

Pas 18 vitesh tranzicioni demokratik “jeta seksuale” e një figure politike bëhet një çështje kaq e madhe, pavarësisht faktit se incidente të këtij lloji kanë përfshirë edhe figura politike ose liderë të Partisë Socialiste. Siç duket, ngacmimi seksual dhe përdorimi i postit publik për fitime personale nuk është monopol i vetëm njërës parti. Kryeministri Berisha shkarkoi Pangon menjëherë, vetëm katër minuta pasi ngjarja u shfaq në TV, në një përpjekje të dëshpëruar për të mbrojtur PD-në nga skandali dhe dëmtimi politik.

Shumë mendohen përse Prof. Dr ylli Pango u bë ministër në radhë të parë duke ditur zërat për sjelljet e tij të pista dhe të jashtëligjshme. Ai ka qenë dekan i fakultetit të Shkencave Sociale dhe profesor për shumë vite. Në vitin 2005 ai ka detyruar stafin e fakultetit dhe studentët e tij që të punojnë në fushatën e tij elektorale. Të njëjtin vit ai botoi librin e tij të tretë të psikologjisë duke bërë plagjiaturë dhe përdorur studentët si përkthyes nga anglishtja. Ai drejtonte një OJQ të vetën dhe kishte reputacion se ngacmonte seksualisht studentet.

Një ditë pas publikimit të skandalit, Pango u shfaq në një televizion duke thënë se video ishte e sajuar. Por më e tmerrshmja është se tha: “Gjithkush në vendin tim do të vepronte si unë”. Për Pangon, të gjithë njerëzit e kësaj bote mund të bien viktima të dëshirave të tyre seksuale.

Pas gjithë kësaj Pango vazhdon të jetë anëtar i parlamentit dhe tashmë po kërkon për një punë të re. Kur budallallëqet e historisë së tij do të nisin të zbehen, ai, me shumë gjasa, do të përfundojë duke punuar sërish në universitet dhe do të vazhdojë të qëndrojë i përfshirë në politikë si shumë figura politike “të poshtëruara” kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë në Shqipëri.

b.m. / dita

February 18, 2018 11:26
Komento

14 Komente

  1. aurora February 21, 08:33

    aman,sikur 100 picka te kisha,ketij fare surrati nuk i jepja asnje.shume i peshtire

    Reply to this comment
  2. # February 21, 13:10

    Po pse vetem Pango.Po ministri i pare i jashtem i PD Serreqi nuk u zu me vegla,hallatet seksit ne bordellot e botes.Apo keti i lejohet si mjek humanitar si dhe per literatur njohes seksologjiet.
    Keshtu e ka piknisjen morali i PD per te zhvilluar vendin drejt perparimtares.Nga kjo kohe e larget e deri me sot sa veprime poshtersie krimit,korrupsionit,tradheti kombetare etj etj kane ndodhur tek kjo PD.Dhe nuk kane turp te qendrojne drejte e te na bejne moral dhe politike madheshtore,te mos shkulen nga foltorja e te kerconojn e fyejne cdo opozitar qe nuk puqet me dashurin berisha.

    Reply to this comment
  3. Nazim February 21, 14:07

    “””Pas gjithë kësaj Pango vazhdon të jetë anëtar i parlamentit dhe tashmë po kërkon për një punë të re. Kur budallaqet e historisë së tij do të nisin të zbehen, ai, me shumë gjasa, do të përfundojë duke punuar sërish në universitet dhe do të vazhdojë të qëndrojë i përfshirë në politikë si shumë figura politike “të poshtëruara” kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë në Shqipëri.”””

    nje per,bledhje e sakte e menyres se si vepron politika shqipetare, dhe qe verteton ate qe thote Viktor Malaj tek Xhongleret….

    Reply to this comment
  4. kujtese amerikane May 13, 09:31

    Kur Ambasada amerikane raportonte skandalin seksual ” Pango ” ne shtepine e vet, Ambasadori i asaj kohe Josef Limprecht vdiste nga overdoza e Viagrave ne Lure te prehri i Inis Gjonit.

    Reply to this comment
  5. Lpl. May 13, 09:36

    Bravo dita e gjete barazimin ne skandal tani edhe ky eshte i justifikuar se e ka bere para tij Pango .Edhe vjelljet e abuzimet lejohen se keshtu ka bere edhe PD edhe trafiku droges nuk eshte qe tani por dhe PD ka trafikuar droge efhe te fortet qe kercenojne i kishte edhe PD kjo nuk i lejohet nje gazete me rene kaq poshte por kjo tregon gjendjen katostrofike morale e njerzore qe perfaqson Shqiperia sado qe mundohen Shqiptaret me u dukur si Evropian nuk i le veprimi sepse sillen si Avganistanas me shprehje mendime dhe veprime .Nuk mund ta justifikoni PS ne se jane shume skandale dhe ka shume kruminele brenda saqe kane dale haptas sepse te gjithe keta kane mbrojtje qeverine se nuk reagon deri sa trashet skandali se rrine r thojne ishalla po harrohet dhe ishalla ska ndonje prove te forte dhe pastaj hidhen ne kundrasulm per te mohuar skandalet e trafiqet .Kjo eshte qeveri diktatorjale mafjize e kriminale sepse kryeministrit i pelqejne kriminelet e mafjozet ka simpati per to saqe e shpreh me krenari e entuzjazem.Skandal nuk ka model asnje njeri ne bote as Kim Jongu nuk eshte si ky studjone mire ju gazetare e analiste sepse eshte dhume i rrezikshem efhe Kocon deshi ta shpetoje , llogarite cfare ben ky kur te uzurpoje gjykatat e te marri edhe presidencen ka per tu kthyer Venezuele vendi se ne keto modele kopjojme o vendet Islamike ose te Amerikes Latine e gezofshi Shqiperine ju qe na keni bere ne te ikim nga syte kembet .

    Reply to this comment
  6. Bab Rexha May 13, 12:53

    Po mos haroni se i kapur me brek neper kembe ne zyren e tij ka qene edhe Jemin Gjana per te cilin Andrea Dimushi ka deklaruar se ka qene edhe spiuni i sigurimit te shtetit komunist me pseudonimin I Vogli, qe pas aferes seksuale u” internua” nga Sali Berisha.

    Reply to this comment
  7. rrofte rruspilleku demokratikas February 18, 13:53

    Ky eshte nje skandal teper i rende per njerez normal, ne vende normale, ne shoqeri normale, por jo per shoqerine aktuale shqiptare, ku qe nga viti 1991 e deri me tani vetem vidhet e rjepet nje popull i pambrojtur, ku shkatrrohet cdo gje, u shkatrruan genet e njerezve, Sot Shqiperia eshte kthyer nje nje shoqeri analfabetesh, lypsaresh, nje vend ne depresion, nje grusht i vogel njerezish zoterojne pasurite e te gjith vendit, ku fukaralleku i ka mundur njerezit dhe luftohet vetem per nje cope buke me pras, institucionet i kane mberthyer grupet e organizuara dhe te armatosura kriminale, sot respektohen hajdutet, kriminelet, kurvat e kurvaret dhe jo vetem kaq por ligjet u krijojne te gjitha mundesite ekonomike horeve o horave qe te bejne kokrren e qejfit kudo, ne plazhet me te mire e me te shtrenjta te botes, te kene vila brenda e jashte vendit, siperfaqe te medha tokash te vjedhura me dokumenta fallco, te bredhin me avione me parate e gjakut e te mundit te qytetareve, te te rrahin e te vrasin ne mes te rruges po ngrite krye si me 21 Janar e deri te te grabisin e te zhdukin pa name e pa nishan.
    Kete situate e pruri deri ketu ajo qe quhet e djathte shqiptare.
    Prandaj rasti i ketyre deputeteve horra te PD (Pango, Duma Salinjasi, e te tjere sa te duash te vathit te tyre), eshte nje fije floku ne krahasim me gjemat qe i kane sjelle ketij vendi.
    Per rastin e ketyre dy horrave te diteve te fundit, te gjith skalionet e te djathtes jane hedhur ne sulm, per te zhbere ate qe publiku pa me syte e vet, per ta quajtur “nje asgje” dhe biles kercenojne gazetarin kurajoz qe i a vuri ne dispozicion publikut dhe thot se ka fakte te tjera edhe me te renda.
    E pate ate torollakun (mendet jush edhe poetin) Zogaj dhe ate krricin gazetar me mbiemrin Hila, cfar apologjie i bene kesaj hores duke na mbushur mendjen se “sa burre i mire eshte i shoqi i kesaj Dumes” (cfar llogjike, ajo G.D. nuk ka bere asgje se burrin e saj e kam mik dhe eshte burre i mire).Kete horra te padisin edhe ne gjyq dhe marrin edhe demshperblime te majme si Fullani lu i biri fshinte djersen me 500 Euro neper bordello.
    Prandaj, e keni kot qe shqetesoheni o njerez te mire qe nuk kini me cfar te ushqeni femijet, pasi mundi e gjaku i juaj shkon per luksin, qejfin, horlleqet dhe pasurimin e horrave me imunitet qe na sundojne.( E dini pse nuk zbardhet ceshtja e vrasjes se Santos?)
    Kur i shoqi dhe PD e pranon kete ruspillek, ju cfar kini?
    Shkoni e votoni perseri Lulzim Bashen, te te sjelle perseri ne Parlament Dumen, Salinjasin, Pangon. Balliun, Noken e Noken, e horrate tjere pasi akoma nuk kane mbaruar pune me pasurine kombetare dhe kan per te pire gjak akoma tek ju.
    Kete vend e shpeton vetem Zoti ne qiell dhe Amerika nga toka.

    Reply to this comment
  8. gjermani i fundit February 18, 15:09

    kjo verteton se ambasada ka dijeni per shume e shume maskaralleqe te ketyre banditeve politike dhe nese nuk do ishte ai emisioni qe te nxirrte ne publik legenlleqet e Pango-llos, me shume gjasa do e kishim sot akoma deputet te nderuar te parlamentit., edhe pse konfidencialisht ambasada raporton sjelljet e tij super te denueshme. Atehere e qarte perse behete fjale; keto kabllograme nese nuk behen te dobishme per pasrimin e shoqerise tone nga keto fenomene, mund te supozosh se i mbajne per shantazh, qe kur tu duhet per iks çeshtje, ta perdorin personin duke i bere shantazh.

    Reply to this comment
  9. info analitike February 18, 16:35

    Shoke meqe ra fjala e moret vesh se ku do te promovohet Brisi? Nga drejtoreshe ekzekutive e AIDA-s tek drejtoreshe e Angjensise Kombetare te Titujve te Pronesise nderkohe qe drejtoresha tjeter hajdute u kthye ne deputete skenderbeshe qe na kenaqi me budallalleqet qe nxjerr nga goja. Po per keto a ka ndonje kabllogram nga nahija e shokut Lu?

    Reply to this comment
  10. Kali Tropojes February 18, 16:44

    Autori i kabllogramit nuk ka hedhur firmë në fund të materialit ?

    Mooooooos more, c’na thate…

    Po ku ka dokument “kaq sekret”, qe te mos permbaje te pakten dy inicialet, apo emrin e koduar te artikullshkruesit more dallkauker te katapultuar me lloj-lloj marifetesh ne majat e mediave.

    Miope te dobishem !

    Lexoni pak me vemendje, se cfare krahasimi interesant ka sjelle per ju zotnia me nofken “kujtese amerikane”, per te kuptuar se sa i pa vend dhe qesharak eshte nxjerrja e ketij “xhevahiri” nga senduqet e pluhurosura te Dites.

    Nese deshironi te beni vertet gazetari serioze, mos u kapni si legene pas kabllogrameve anonime te te huajve, por mundohuni te jeni gjithmone nje hap para tyre. Hulumtoni gjithmone me profesionalizem dhe ndershmeri, se vetem keshtu do e beni te mundur katapultimin e horrave dhe pocaqirave drejt postiqeve te kuvendit. Po te ishte per ju, qenia e urritur per sex kushedi se sa “mberthecka” do kishte varur prapa deres se zyres. Hapni syte se orgjite vulgare te bera publikisht ditet e fundit duhet te jene vetem maja e ajsbergut.

    Reply to this comment
  11. dashamires February 18, 16:47

    Ai qe quhet skandali seksual “Pango” ishte nje aktore e dirigjuar nga Filip Cakuli e dergu ne shtepi te Ylli Pangos me pergjues ne bythe.
    Por e nderuar gazete DITA, do ishte me interes te na tregoni se si e ka percjelle Ambasada Amerikane ate Skandalin real seksual te ish-Ambasadorit saj Limprecht qe vdiq nga overdoza e viagrave ne preher te Inis Gjonit ne Lure. Kjo do kish vertet kureshtje per lexuesit.

    Reply to this comment
  12. RPT February 18, 16:48

    Autori i kabllogramit nuk ka hedhur firmë në fund të materialit ?

    Mooooooos more, c’na thate…

    Po ku ka dokument “kaq sekret”, qe te mos permbaje te pakten dy inicialet, apo emrin e koduar te artikullshkruesit more dallkauker te katapultuar me lloj-lloj marifetesh ne majat e mediave.

    Miope te dobishem !

    Lexoni pak me vemendje, se cfare krahasimi interesant ka sjelle per ju zotnia me nofken “kujtese amerikane”, per te kuptuar se sa i pa vend dhe qesharak eshte nxjerrja e ketij “xhevahiri” nga senduqet e pluhurosura te Dites.

    Nese deshironi te beni vertet gazetari serioze, mos u kapni si legene pas kabllogrameve anonime te te huajve, por mundohuni te jeni gjithmone nje hap para tyre. Hulumtoni gjithmone me profesionalizem dhe ndershmeri, se vetem keshtu do e beni te pamundur katapultimin e horrave dhe pocaqirave drejt postiqeve te kuvendit. Po te ishte per ju, qenia e urritur per sex kushedi se sa “mberthecka” do kishte varur prapa deres se zyres. Hapni syte se orgjite vulgare te bera publikisht ditet e fundit duhet te jene vetem maja e ajsbergut.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*