Kur arti me letër tejkalon kufijtë…

September 4, 2018 11:54

Kur arti me letër tejkalon kufijtë…

Një artiste suedeze ka arritur t’i japë letrës një pamje tejet të stilizuar.

Cecilia Levi  ka eksperimentuar prej vitesh me letrën dhe rezultati është aq mbresëlënës sa ka marrë  një ftesë për të qenë pjesëmarrëse këtë shtator në ekspozitën “Homo Faber” të Venecias.

Ajo nuk është e vetmja në Suedi e cila ka marrë famë për punimet e jashtëzakonshme.

Carina Sohl përpiqet gjithashtu të ruajë gjurmën unike të natyrës me objekte lëkure, disa prej të cilave janë krijuar për linja të kufizuara veshjesh, telefonësh celulare dhe elementesh të dizajnit të brendshëm.

Punët e Sohl-it janë zbuluar nga shtëpitë e mëdha të modës dhe nuk kishte se si ajo të mos merrte pjesë në ekspozitën “Homo faber”.

Me stilin e tyre të rrallë, të dyja artistët është e qartë se do t’i bëjnë Suedisë një prezantim mjaft dinjitoz.

s.a/dita

 

September 4, 2018 11:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*