SHËNIM: Kur Berisha braktis….gjuetarët!

August 8, 2014 14:00

SHËNIM: Kur Berisha braktis….gjuetarët!

 “Që nuk jeni dakord me këtë dhe atë e morëm vesh, por a mundet ta në thoni se me çfarë jeni dakord?!” – kështu do i drejtohej ministri Erjon Veliaj opozitës, teksa mbronte në parlament ligjin e ri për pensionet. Parimisht, opozita është për t`i bërë oponencë qeverisë e jo fresk, por siç morali politik e do që qeveria të korrigjohet nëse e ka gabim –sipas vërejtjeve që i bën opozita – edhe kjo e fundit, duhet ta ketë në moralin e saj që të thotë se ku po veprohet drejt.

Kur Rama qe në opozitë, nuk ka ngurruar të vlerësojë tre vitet e para të qeverisjes së PD-së dhe reformat e ndërmarra prej saj. Deri më tani, për sa reforma e iniciativa reformuese që ka ndërmarrë qeveria, vetëm në dy raste nuk ka patur reagim: Në moratoriumin për ndalimin e gjuetisë dhe atë të prerjes së pyjeve; jo se opozita është dakord, se tek e fundit, sa ishte në pozita qeverisëse, nuk ka treguar kurrfarë ndjeshmërie për florë e faunë – që duhet ta kish pasur, nëse i referohemi prejardhjes fshatare të liderit, lindur e rritur mes pyjesh e zogjsh – porse në këto dy raste, nuk sheh mundësi për të provokuar zjarr protestash, siç po rreket të bëjë në raste të tjera të ngjashme. Megjithatë, publikut i ka munguar dhe ky lloj mesazhi, që do ishte jo pak argëtues, në rast se do i ish përcjellë publikut (miqve të shumtë në FB), nga ana e liderit të madh, nëse do reagonte për moratoriumin e gjuetisë:

Të dashur miq, Edvin Kristaq Rama, që kurrë nuk ka kapur çifte me dorë, me një akt pashpirtësie ndaj gjithë atyre gjuetarëve që enden natën nëpër terr maleve e pyjeve për ndonjë lepur, thellëzë a laraskë, ua ndaloi të drejtën për gjueti. Me këtë akt, ai shfaqi urrejtjen e tij dhe për krijimtarinë e pasur popullore, nga e cila ka dalë dhe kënga e bukur që e këndojnë të gjithë brezat: Do marrë çiften, do dalë për gjah…. U bëj thirrje gjithë gjuetarëve, që me zagarët nga pas e me çifte në krah, të dalin në protesta kundër kësaj qeverie. Ftoj dhe qytetarët të jenë në mbështetje ndaj gjuetarëve, që ta sfidojnë këtë kryeministër, duke i kënduar poshtë zyrës vargjet e së famshmes “Do marrë çiften”.    / E.H.

August 8, 2014 14:00
Komento

9 Komente

  1. Samiu August 8, 14:15

    Ha ha ha Dhe kenga do vazhdoje: Ciftja BAM , Saliu Ham… jaman popull jaman jaman…

    Reply to this comment
  2. BJORN August 8, 14:39

    Saliu eshte dakort me vjedhjen e Fullanit,me keshillin mbikqyres se bankes,sepse ka marre pjesen e vet. Aq shume lek nuk i ka marre Bitraj, sepse nuk ka mundesi transporti duke i fshehur ne trup sic deklaron.Ai eshte lene te vjedhi qe Fullani kompani te marri te gjithe leket me format e tjera qe dihen.Kur Saliu te thote jo,pozita duhet ta beje po se eshte 100% e sigurt se eshte ne rruge te drejte,prandaj duhet nisur nga Fullani e keshilli mbikqyres per te gjetur leket,vrasjet e te tjera.Me arrestime me sasi te shume vetave ne numer, te arketareve e pastrueseve nga prokuroria eshte per te mbuluar vjedhjen.

    Reply to this comment
  3. Korabi,France August 8, 14:42

    O gomar plak,e flliqe gjithe Tropjen me surratin tend.

    Reply to this comment
  4. Selim Rroshi August 8, 15:06

    Ghjahun ne Shqiperi e ndaloi oreksi i pafund i LSI qe mendoi ta vilte vete te ardhuren e tij. U be pale me ca shalatane hajdute si Themi Perri e kompani e bene plane te ndanin leket.
    Gjuetine e mbylli dhe ksenofobia injorante e shqiprateve nen parrullen italianet te ikin ne shtepi te vet ani pse lane ne Shqiperi mijera euro qe shteti si investoi kurre per 22 vjet ne gjah. Ato euro i perfitojne tani shtete te tjera qe sbejne idjotizma si ne shqipot.
    Ato mijera euro ku shteti kishte pjesen e vet te luanit i hodhen ne kosh.
    Dhe bene me qesharaken kur sja dolen mbane me injorancen me te madhe ndaluan gjuetine per 2 vjet per te perfituar nje shtese natyrale 10% ne vit te specieve autoktone qe shteti vete me korrupsion dhe mosveprim krininal 22 vjecar i copetoi deri ne zhdukje. E ky 10% shtese kur akoma kerracsin anekend ciftet dimer e vere as mund te garantohet.

    Reply to this comment
  5. 29 nentori August 8, 15:14

    Inagurimet e Sali Berishës

    “Inagurove” për dy dekada,
    “Inagurime” si ’97 – ta,
    inagurimet si ne Gerdec
    veç ti i bëre o burrë mistrec.

    Veç ti qëllove dhe loze rolin,
    bëre viktimën edhe gogolin,
    sa je i zoti për të këqija
    është dëshmitare gjithë Shqipëria.

    Sa je i zoti të bësh rrëmujë
    e di dhe kripa që shkrin në ujë,
    e dinë të gjithë – je strumbullari
    ku ka të keqen e tij shqiptari.

    Me piramidat n’a ktheve nderin,
    “inagurove” Suden, Xhaferrin,
    e kur kjo punë doli me hile
    “inagurove” Luftën Civile.

    Inagurove hidrocentrale
    që me nder teje ishin kanale,
    rrugës së Kombit i shkoi fatura
    si e paguar me gjithë vetura…

    Inagurove dhe në Janar
    ku mu në shesh mbolle të vrarë,
    mor plak i çmendur, i zi me bojë
    që s’le njeri pa ndyrë me gojë.

    Prej njëzet vjetësh s’gjete karar
    veç ti të dilje gjithmonë i parë,
    kush dreq në krye desh e të futi,
    mor dreq i dreqit, mor malok m..ti.

    Nuk le rehat krevat shtëpie
    i telendise si burrë hafije,
    e del gjithmonë ti prej sëndukut
    mor papagalli i Fejsbukut.

    Veçse një borxh pezull n’a mbeti
    të inaguronim ty prej vërteti,
    se me këtë do n’a kthesh nderet,
    të inaguronim tek ” shtatë penxheret”…

    Reply to this comment
  6. Kris August 8, 15:41

    Ne e dime qe Berisha eshte i semure ndaj e hoqem,por qeveria Rama dhe nje pjese e medias e ruajne si monument kulture.Nuk mund te trembet populli me gogolin Berisha dhe te mbeshtetet pa kushte karagjozi Rama.
    Deri tani Rama ka harruar premtimet elektorale dhe vazhdon rrugen e berishes duke u ankuar per berishen.Lufta ndaj korrupsionit dhe zbardhja e gerdecit ,21 janarit,anullimi i vendimeve antikushtetuese te qeverise Berisha ishin nje shou elektoral i socialisteve te djathte.Rama u bashkua me hajdutet kunder kokepalareve dhe tragjikomedia shqiptare vazhdon.

    Reply to this comment
  7. fgd August 8, 15:48

    Po cfare ka mbetur per te gjuajtur ne kete vend me nuk e kuptoj.

    Reply to this comment
  8. lis dushku August 8, 18:24

    -Hyri nje derr nga Maqedonia!.Roje kufiri nuk ka me,as posta kufiri,por ka kompani celularesh,qe kane montuar antena ne majat e maleve buze kufirit dhe kontrollojne levizjen e faunes se eger,qe hyn ne teritorin e Rep.se Shqip.Nga Tirana nisen vrasesit e armatosur me cifte automatike te cfarosjes ne mase,me fuoristrada Hummer,qe do ti kishte zili dhe ushtria amerikane.Dje vrane dhe demin e fundit te eger ne Divjake,te mbetur gjalle nga 91-shi dhe 97-ta.Po si nuk e hodhi Amerika nje bombe atomike,makar Krushovi,nje bombe me hidrogjen,te shpetonin gjallesat e pyllit!

    Reply to this comment
  9. shqip hesapi August 9, 02:38

    Saliu duhet te shkruaje ne fb nga qelia e burgut dhe jo nga kullat moderne te korruosionit.E.Rama duhet te mbaje fjalen per hetimin e Gerdecit ,21 janarit ,te detit,te rruges dhe te gjitha keto qe dolen ne cdo minisri kur filloje qeverisjen e tij.Ndryshe le te shkoje t’ia rruaj,t’ia pastroje dhe t’ia laje perdite Berishes se nuk qenka burre por frikacak.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*