Kur “bie parja në dorë të horrit”

June 15, 2016 11:06

Kur “bie parja në dorë të horrit”

Nga Viktor Malaj

 

“Elementi më i rëndësishëm i një shoqërie të lirë ku respektohen të drejtat e individit është kundërshtimi i dhunës”/ Ron Paul *

 

Në të gjitha shoqëritë njerëzore, pavarësisht sistemeve politike dhe shkallës së qytetërimit, dhuna ka qenë e pranishme si element i pandarë i veprimtarisë individuale dhe kolektive. Ndoshta dallimi midis shoqërive përparimtare dhe atyre reaksionare qëndron në faktin se si e konsideron, si e trajton dhe si e zgjidh vetë shoqëria këtë fenomen universal në kohë dhe hapësirë.

Edhe shoqëria shqiptare nuk bën përjashtim nga ky “rregull”, por ka karakteristikat e saj të veçanta lidhur me shfaqjen e fenomeneve të dhunshme dhe mënyrat e trajtimit të saj. Dhuna shfaqet si mjet që përdorin individët, grupet shoqërore, vetë populli apo edhe shteti për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe kontradiktave në shoqëri për të arritur synimet përkatëse. Normalisht, e vetmja “dhunë e pranueshme” është dhuna e arsyeshme e ushtruar brenda kufijve të ligjeve përgjithësisht të pranuar nga shoqëria.

Tek ne që nga dita e ndërrimit të sistemit e deri më sot, dhuna verbale dhe fizike ka qenë, mjerisht, e kudondodhur në shoqërinë shqiptare, duke filluar nga individët më ekstremë të lumpenit shqiptar e deri tek politikanët më të lartë të administrimit të jetës shoqërore dhe politike të vendit. Dhuna e paligjshme shtetërore dhe kolektive, si njëri nga aspektet e dhunës shoqërore, pati arritur kulmet e saj në maj 1996, janar-mars 1997, shtator 1998 dhe janar 2011. Por, dhuna verbale dhe fizike është e pranishme thuajse çdo ditë në jetën e shoqërisë shqiptare.

Këtu, dua të veçoj dhunën që është shfaqur më dendur kohët e fundit në futboll. Një shoqëri e paqëndrueshme, jo e qetë, e dhënë tërësisht pas të mirave materiale dhe indiferente, për të mos thënë shpërfillëse ndaj vlerave morale, nuk mund të mos paraqitet e padenjë edhe në veprimtaritë sportive. Qysh kur sporti nisi të konceptohet dhe përdoret thjesht si veprimtari biznesi dhe fitimi, qysh në atë moment nisi edhe shpërfytyrimi i tij dhe largimi nga qëllimi kryesor i zhvillimit të kësaj veprimtarie njerëzore.

Pas 1990 në Shkodër thuhet shpesh se “Ka ra parja në dorë të horrit”. Mirëpo ai që ka paranë zotëron, në mos drejtpërdrejt, tërthorazi edhe politikën, edhe sportin edhe kulturën dhe thuajse gjithë aspektet e tjera shoqërore. Nëse paraja ka rënë në dorë të horrave kjo do të thotë se këto veprimtari shoqërore do të marrin, ku më pak e ku më shumë, tiparet e horrave. Prandaj ka ndodhur dhe po ndodh që një numër i madh horrash u bënë presidentë klubesh futbolli dhe pastaj nisën trukimet e ndeshjeve, shitjet e tyre në kampionatin kombëtar e ato ndërkombëtare, fyerja, rrahja dhe blerja e arbitrave, dhuna në fushat sportive etj.

Fundi i kampionateve të sivjetmë të futbollit na solli shfaqjet më banale të dhunës në Pogradec, Peshkopi dhe Tiranë. Dhunë midis sportistëve, midis drejtuesve të klubeve dhe dhunë nga “sportdashësit” që zbresin edhe në fusha sportive në praninë e ruajtësve të rendit që nuk ruajnë asgjë. Rasti më ekstrem ishte ai në ndeshjen Tirana-Partizani pas së cilës u përfshinë në akte dhune edhe drejtues të klubeve. Madje, një futbollist i Tiranës me emrin Gentian Muça, me një megafon në dorë, iu drejtohej sportdashësve në stadium me fjalët: “Tirana! Mbyteni morrin e kuq! Mbyte Beogradin! Mbyti komunistët!”. Një individ i tillë pa mend, pjesë e lumpenit shoqëror, duke mos qenë i aftë t’iu dhurojë shikuesve spektaklin sportiv për të cilin paguhet, preferon të merret me një veprimtari tjetër për të cilën nuk ka as kulturë dhe as moral që ta ushtrojë. Thirrjet e tij drejtuar një turme sivëllezërish të tij kokëboshësh në shkallët e stadiumit dhe të përsëritura prej kësaj turme të dalldisur, përveç se janë tërësisht antisportive, ato përbëjnë vepër penale të parashikuar nga disa nene të Kodit Penal të RSH.

Duke pasur formimin kulturor të njerëzve të rrugës ai thërriste “Mbyte Beogradin! Mbyti komunistët!” ndërkohë që po imitonte ekzaktësisht turmat e verbra të stadiumit të Beogradit gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri. Sjelljet dhe veprimet e tij janë si nata me ditën në raport me qëndrimet e futbollistëve serbë në ndeshjen e lartpërmendur. Nëse ne, me të drejtë, kërkuam dhe morëm fitoren e asaj ndeshjeje nga arbitrazhi sportiv evropian, atëherë përse nuk iu dhanë tri pikë edhe ekipit të Partizanit pas kësaj ndeshjeje? Kriteret sportive janë të njëjta si në planin e brendshëm ashtu edhe atë evropian.

Personi në fjalë, dhe cilido tjetër që nxit dhunën midis individëve apo pjesëve të ndryshme të popullsisë, nuk e ka vendin në fushat sportive por në qelitë e burgjeve. Përse nuk u arrestua dhe procedua penalisht ky halabak i çakërdisur? Jo vetëm kaq por ai, pasi u dënua një herë të mos luajë për një vit, tani iu ul dënimi në përjashtim për gjashtë ndeshje. Federata botërore e tenisit e dënoi me gjobë kampionin e botës Novak Gjokoviç vetëm pse, në gjendje nervozizmi, përplasi në tokë raketën e tenisit. Atëhere, çfarë meriton një sportist që bën thirrje publikisht për dhunë dhe vrasje?

Shqetësimi më i madh nuk është prania e individëve të tillë të padenjë në sport. Problemi më i madh duket se qëndron tek Federata Shqiptare e Futbollit e cila jep shenja se e ka degraduar tërësisht etikën sportive dhe e ka ulur nivelin organizues të këtij sporti në kufij alarmues. Në rastin më të mirë drejtuesit e kësaj federate duket se janë të lodhur dhe duhet t’iu lëshojnë vendin të tjerëve. Por, nuk është fare çudi që këta drejtues të jenë të sëmurë rëndë nga sindromi Blater-Platini. Nëse ky sport do të vazhdojë të shfaqet në këto nivele edhe në të ardhmen ky do të jetë një tjetër turp kombëtar.

Shumë domethënës dhe alarmues ishte edhe një emision i TV Klan për këtë problem. Njerëz fare jokompetentë të ftuar në emision, përpiqeshin ta justifikonin dhunën në këtë sport me mungesën e terreneve sportive, me “emocionet e fundit të kampionatit”, me faktin se kemi dhunë verbale edhe në parlament etj. Një gazetare mendjelehtë dhe tifoze e Tiranës tha se veprimet e Muçës nuk ishin kushedi çfarë prandaj faji duhej kërkuar tek drejtuesit e skuadrës tjetër etj. Një drejtues i lartë i Policisë së Shtetit u shpreh me mungesë përgjegjësie dhe kompetence profesionale se procedimi i ushtruesve të dhunës në veprimtari sportive në gjendje të lirë është njëlloj si ndalimi dhe arrestimi i tyre në flagrancë dhe se “policia nuk mund të ndërhyjë në raste të tilla pa lejen e gjyqtarëve”. Mirëpo, ligji nuk e pengon policinë, përkundrazi e detyron të ndërhyjë për të parandaluar një krim në flagrancë, jo vetëm në terrene sportive, por edhe në ambiente private. Në ngjarjet në fjalë ne kemi parë policë barkalecë që me zor lëviznin dhe kur mbërrinin në vatrën e dhunës, në vend që të identifikonin autorët e akteve kriminale dhe t’i ndalonin ata menjëherë, më tepër bënin rolin e një qytetari asnjanës e “babaxhan” që përpiqet të ndajë palët në konflikt. Nëse do të vazhdohet në këtë mënyrë nuk do të jetë e largët dita kur shoqëria shqiptare dhe vetë shteti do të përballen me ngjarje tragjike dhe turpëruese për gjithë kombin.

Dhuna në veprimtaritë sportive, si ajo individuale ashtu edhe kolektive, është pjesë e një shfaqjeje të turpshme, të dëmshme dhe të dënueshme të dhunës verbale dhe fizike që karakterizon shumë aspekte të sjelljes tonë shoqërore. Kjo dhunë gjen frymëzim dhe mbështetje filluar nga individët kriminelë politikë që bëjnë thirrje në parlament për armatosje të popullit e deri tek disa analistë nervozë dhe të papërgjegjshëm që, megjithëse kanë shërbyer për një kohë të gjatë në institucione të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, nuk ngurojnë t’i thonë popullit shqiptar se “Kur mbaron fjala, gjykon palla”. Si të parët ashtu edhe të dytët harrojnë thënien e Biblës se “Kush rrëmben shpatën nga shpata do të vdesë”, si dhe mësimin e historisë se shumë shpesh ata që nxisin armatosjen bëhen të parët “viktimat” e thirrjeve të tyre.

Prandaj shoqëria shqiptare duhet t’i thotë njëzëri “Ndal dhunës!”, t’i referohet arsyes dhe të ndëshkojë moralisht cilindo që ndjell dhunë dhe pjell dhunë.

*Ish-kandidat për president i SHBA

June 15, 2016 11:06
Komento

8 Komente

  1. Mark uk June 15, 12:21

    Dhe ma e keqja kur mbrohen nga qeveria,bile nga kryeministri.

    Reply to this comment
    • VANDALET E SHQUP-it June 15, 22:17

      UJK MARKU , KA ZENE PUSI DHE RRI FSHEHUR MBAS FERRE,DUKE PRITUIR UDHETARIN E PARE
      QE DO TE KALOJE ATY PARI . MOS IU MERZITNI SE
      PER TE TILLET,NUK I KURSEN PARET BAJRAKTARI .

      Reply to this comment
  2. A.GRAMSH June 15, 12:52

    ‘KUR BIJE INFORMACIONI NE DORE TE FEVZI QORRIT!
    ————
    -Na thuaj emerin e nje ‘gazetari’ apo te perditeshme qe te kete thene:’FullHani nuk duhet as te largohet e aqe me teper denohet se nje ‘nepunes’ ka vjedhur arken PO duhet te DENOHET ME BURGIM TE PERJETSHEM se me firmen e tij jane trasferuar jashte tere PASURIJA KOMBETARE E POPULLIT SHQIPETAR!
    -Na thuaj nje emer gazetari apo te perditeshme qe tu kete thene shqipetareve 25 vjet:Mire qe nuk dime emrat e hajduteve me ‘IMUNITET’ 25 vjet se jane shumica po kush eshte ne gjendje te thote sa jane te NDERSHEM qe jane PAKICA!?
    -Na thuaj nje emer gazetari apo te perditeshme te kete thene:Nder 3 pushtetet Legjislativ,gjyqesor,ekzekutiv kush eshte LEGJITIM i pa varur e pa korruptuar!?
    -Na thuaj nje emer gazetaruci e te perditeshme letra higjenike te kete thene:LIKE FLORIRI MUND TE BEJE EDHE HOXHE EDHE ‘BABA TEQEJE’ PO JO KRYETAR I KUVENDIT TE SHQIPETAREVE SE KA QENE NE NDJEKJE PENALE E ME PRETENCE TE PROKURORISE SE SHTETIT SHQIPETAR!?

    Edhe ti o Malaj ‘derezi’ po kthehesh ne FEVZI e flet per TOPAT’ e LESHIT te topalles e futboll kur ne jemi kthyer ne sistemin e ‘komunitetit primitiv’!?

    Reply to this comment
  3. A.GRAMSH June 15, 12:54

    ‘KUR BIJE INFORMACIONI NE DORE TE FEVZI QORRIT ( antishqipetare e bythe lepires te oborrit) !
    ————
    -Na thuaj emerin e nje ‘gazetari’ apo te perditeshme qe te kete thene:’FullHani nuk duhet as te largohet e aqe me teper denohet se nje ‘nepunes’ ka vjedhur arken PO duhet te DENOHET ME BURGIM TE PERJETSHEM se me firmen e tij jane trasferuar jashte tere PASURIJA KOMBETARE E POPULLIT SHQIPETAR!
    -Na thuaj nje emer gazetari apo te perditeshme qe tu kete thene shqipetareve 25 vjet:Mire qe nuk dime emrat e hajduteve me ‘IMUNITET’ 25 vjet se jane shumica po kush eshte ne gjendje te thote sa jane te NDERSHEM qe jane PAKICA!?
    -Na thuaj nje emer gazetari apo te perditeshme te kete thene:Nder 3 pushtetet Legjislativ,gjyqesor,ekzekutiv kush eshte LEGJITIM i pa varur e pa korruptuar!?
    -Na thuaj nje emer gazetaruci e te perditeshme letra higjenike te kete thene:LIKE FLORIRI MUND TE BEJE EDHE HOXHE EDHE ‘BABA TEQEJE’ PO JO KRYETAR I KUVENDIT TE SHQIPETAREVE SE KA QENE NE NDJEKJE PENALE E ME PRETENCE TE PROKURORISE SE SHTETIT SHQIPETAR!?

    Edhe ti o Malaj ‘derezi’ po kthehesh ne FEVZI e flet per TOPAT’ e LESHIT te topalles e futboll kur ne jemi kthyer ne sistemin e ‘komunitetit primitiv’!?

    Reply to this comment
  4. Pipi June 15, 13:25

    Fjale me vend… Te lumte pena z.Malaj.

    Reply to this comment
  5. I.Troplini June 15, 13:44

    Cfare krenarije,

    te ndjekesh ate spektakel gjate ndeshjes Zvicer-Shqiperi.Te shohesh ate lum ngjyrash kuq e zi dhe koreografite kreative te tifozeve shqiptare.
    Cfare ndjenje qetesuese, ta shohesh vendin tend dhe falmurin e tij, ne festen e kontinentit qe perkasim gjeografikisht, si pjese organike e saj.
    Per nje moment, mendova se shqiptarija u clirua pergjithmone nga prangat e shkerdhtaokracise shqipfolese.
    Kamera e UEFA, tregonte me radhe fytyrat e futbollisteve tane, e atyre heronjve qe na sollen deri ketu. Asnje prej tyre, nuk binte era Shqiperi apo kampionat kombetar shqiptar. Te gjithe, te edukuar, lindur apo te punesuar ne vendet e Europes.
    Tek lojtaret kendonin himnin tone te bukur, kamera levizi tek tribuna qendrore. Ekranin e pushtuan 2 fytyra nga vendi ame, i atyre heronjve ne fushen e blerte.
    Ishte Armando Duka. “PRESIDENTI I FSHF”.
    Nuk e di pse te pushton trishtimi kur sheh njerez te tille. Pse te ngaterrohen zorret e barkut dhe neveria, ia le vendin endrrave te bukura qe pate deri ne ate moment.
    Perkrah tij, Kryeministri. Perkrah “PRESIDENTIT TE FSHF”. Perkrah atij qe perfaqeson rrenimin shqiptar, rrumpallen dhe degjenerimin e sportit, korrupsionin dhe dhunen. Dora qe nuk kafshohet dot, puthet,,,,mendova me vete. Aq shume puthet, saqe edhe marreveshjet per ndertimin e stadiumit te ri, behen me te, me mire dhe me kollaj sesa me perfshirjen e komunitetit.
    Ajo Shqiperia ne fushen e blerte, me ben te ndjehem krenar per kombin tim, me ben te harroj per nje moment, ate Shqiperine ne tribunen qendrore.
    Ajo Shqiperi, e perfaqesuar nga Armando Duka, eshte gropa e gjirizit te ketij kombi. Sa me larg saj te jesh, aq me afer suksesit je,,,,aq me prane vendeve, ku jane lindur,edukuar dhe punesuar ata djem heronj ne fushen e blerte.
    Ne Shqiperi,nuk ka rene vetem paraja ne dore te horrave. Ne duart e tyre eshte gjithcka. Eshte nje Shqiperi e perdhunuar ajo qe kemi sot. Ndaj asnje nga ata ne fushen e blerte, nuk mund te vije nga ajo shpelle.

    Reply to this comment
  6. Sulejmani June 15, 14:09

    Shyqyr mor jahu ma n’fund u kujtu njani te thote se kreret e Federates e kan ba balt 15 vjet Duka mret me ca votime karagjoze e me ca tjer si Kasmi ogic pas bythe. Iku Blather e Platini e nuk shkulet ky kaqoli i vezeve prej froni si me e pas treshgim prej babe. Te bahet mor ligj kufizimi i mandateve ne kry te FSHF se do vdesi ne fron ky Duka me gjith sejmen prapa.

    Reply to this comment
  7. Aristidhi June 16, 09:57

    Po si te mund te jete ndryshe. Le te vleresojne nje here pasurine e I. Shulkut dhe te babait te tij hajdut e dallaveraxhi dhe do te kuptojme se persecution eshte ende kjo situate ne futbollin, por edhe sportet e tjera!?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*