Kur Braçe bën dhe “agjentin turistik”!

Ermir Hoxha September 15, 2014 11:46

Kur Braçe bën dhe “agjentin turistik”!

Erjon Braçe po ofron një model deputeti e politikani, që nuk ka të dytë në 23 vite pluralizëm.

Me një temparament të gjallë, mishërimi i shprehjes së urtë popullore: “I vogël, i vogël, por punën e bën të madhe!”, i pafjetur si tip dhe kurrë i pajtuar me realitetin e gjërave, ai i ka dhënë vetes – pa e kuptuar ndoshta – dhe formatin e një qytetari aktiv, tej kufizimeve që të mban të qenit politikan e deputet.

Në komunikimin e tij shumëformësh e shumëlinjash me publikun, nuk i bie fyellit vetëm në vrimën e denoncimit të skandaleve që kanë të bëjnë me politikën, por dhe në “vrima” të tjera të ndjeshmërisë publike, ku përfshihet dhe tifozeria e beterosur e futbollit tek ne.

Por ajo që vihet më së shumti re tek ai, është të dhënit pas gjithçkaje që i përket zonës së tij elektorale, duke “shenjtëruar” tokën, fshatin, natyrën, njeriun mbi të gjitha, atë që punon e rropatet arave, për bukën dhe jetën.

Së fundi, ai ka kaluar dhe në pozitën e promovimit të bukurive natyrore të asaj zone, me servirjen e fotove shoqëruar me komente, për ngjyra, kontraste e ndjesi, si të ish agjent turistik.

Ka të drejtë PD-ja që vuan mospasjen e një “Erjoni” të tillë, në rradhët e saj. Dhe artistikisht është në krizë!

 

Ermir Hoxha September 15, 2014 11:46
Komento

6 Komente

  1. pashku September 15, 18:50

    Dhe e dini pse?!sepse eshte politikani me i pakorruptuar e i drejte i ketyre 20 e kusur vjeteve!zoti mbare ERJON BRACE.

    Reply to this comment
  2. shpendi September 15, 19:52

    Beni shume mire edhe ju te DITES qe promovoni Braçen edhe ne kete plan. Kete vere pothuajse kam shkelur te gjitha vendet “pikante” turistike bregdetare, malore, prane liqeneve. Nuk po flas me per bregdetin, por u habita kur ne fshatra me prespektive turizmi, pash hotele dhe pallate sa nje stadium ne pronesi te plitikaneve apo te te birve te tyre te cilet u benin hije shtepive nje dhe dyketeshe ngjit te fshatareve. Deri dje krenoheshim me ata fshatare dhe urbanistiken karakteristike te fshatit te tyre, sot ndjeheshin te vegjel dhe te invaduar nga bajloze gjigande. Asnje gazete, asnje gazetar flet te pakten me gojen e atyre fshatareve. te cilet i shihnin me perçmim e neveri, si pushtues. Politikane pushtues…..

    Reply to this comment
    • shpendi September 15, 21:06

      Kerkova te heq nje paralele midis ketyre politikaneve tane, qe jane ndryshe nga z. Braçe dhe politikaneve te nje vendi perendimor; nuk e gjen nje kurrajo te tille ne boten demokratike. Bera nje perqasje me Zogun dhe mendova: Zogu, perpos qe rrjedhte nga oxhak pashai, ishte mbret e, megjithate, edhe nje vile ne kodren e Durresit dhe nje ne Zogaj, doli qe i kish dhurrate nga tregetaret, ndersa nje deputet i kohes tone, vetem duke u marre me politike ka vene pasuri imobilare te pakrahesueshme me Zogun. Ne kete shoqeri shqiptare ku postulatet e Niçes kane gjete mbreteri, zeri i Braçes duket sikur stonon, spse eshte gati ze i vetmuar politik. Kjo eshte e dhimbshme. Megjithate, ai parfaqeson shume. Eshte zeri njerzor i shumices te ndershme, por qe eshte e paze.

      Reply to this comment
  3. labinot September 15, 20:08

    Nuk ka vila,nuk ka plazhe,nuk ka banka,nuk ka lokale,nuk ka pallate,nuk ka gurore,nuk ka butike,nuk mban selmanllare me vete dhe valixhen diplomatike te shkerdhenit.Eshte krejt i pambrojtur,mund ta rrahe edhe nje rrugac rruge,por kjo nuk e ben te trembet.Ai po ja pret gishtat padrinove,qe ndersejne rrugacet.Eshte zeri i popullit ne politike.

    Reply to this comment
  4. info-analitike September 16, 07:15

    Brace “heroi” do ta quanin dikur me qesendi.
    Heroizmi me te cilin mbronte e me pas sulmonte Ilir Meten, per te cilin tashme Brace nuk ndihet, heroizmi me te cilin u sul per te shpjeguar se cfare ishte sarina si te ishte nje ekspert kimie por me vone u be objekt barcaletash,heroizmi me te cilen u leshua kunder BSH-se dhe mjaftoi nje fjale e Rames qe ta strukte si kone, heroizmi me te cilin deklaroi pas arrestimit te Fullanit se tashme drejtesia po shenonte nje kthese e me pas deklaroi krejt te kunderten.
    Brace qe i di te gjitha e nuk di asgje qe flet mbi gjithcka pa kuptuar se cfare flet.
    Vendi ka nevoje per politikane te veprave e jo te fjaleve kote. Fjalet i merr era, veprat mbeten. Cfare ka mbetur nga Brace vec llafeve dhe zenkave me fjale te ndyra ne kuvend.
    Brace ngjan me teper me ato qente e vegjel qe lehin papushim sa here ndeshin ndonje qen te madh e te fuqishem, si per te kompensuar pafuqine e tyre.

    Reply to this comment
  5. Beni September 16, 08:19

    Brace te admiroj, po te mos egzisktoje duhej te te shpiknim. Krijo partine tende sa me shpejt. Ka ardhur koha per nje levizje “5 stelle ” ne Shqiperi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*