Kur çdo gjë është dhënë me koncesion, përse na duhet qeveria?!

September 16, 2019 13:15

Kur çdo gjë është dhënë me koncesion, përse na duhet qeveria?!

Pa fund koncesione,
shteti nënshkruan,
dhe s’e pyet fare,
atë që paguan!

Jo veç ne të gjallëve,
shtatë lëkurë na rrjep,
po dhe ç’vinë pas nesh,
s’u lë gjë në xhep!

Me pak llogari,
edhe jam i bindur,
sa ka hyrë në borxhe,
edhe kush s’ka lindur!

Edhe kur vjen koha,
t’i marri fitim,
shteti-prapë pa pyetur,
koncesionet shtyn!

Ndaj dhe qeveria,
është kot-fare kot,
kur asnjë qindarkë,
s’ka marrë gjer më sot!

Një gjë e kam thënë,
sot e nga fillimi,
koncesionet janë,
një lloj skllavërimi!

Gjersa çdo biznes,
është me koncesion,
këtu-qeveria,
kot që ekziston?!

Gjersa koncesioni,
mbulon koncesionin,
dy-tri ministri,
këtu do mjaftonin!

Se pas koncesionit,
ti s’ke gjë në dorë,
kur dhe çdo kontratë,
është në disfavor!

Kemi Aeroportin,
që na bëri gropën,
se është më i shtrenjti,
në gjithë Europën!

Ndërsa PPP-të,
që bëjnë këta,
janë ato që quhen:
“Krime të mëdha!”

Ato realisht,
janë super kredi,
që me disa fish,
do paguash ti!

Sot je fort “i lumtur”,
se s’nxjerr gjë nga xhepi,
po brisku i tyre,
gjithnjë do na rrjepi!

E rritja e tyre,
kurrë s’do të ndalet,
do ta shtypi vendin,
si Piramidalet!

Pisllëk pa provuar,
këtu nuk na mbeti,
dhe gjithnjë e ha,
populli-jo shteti!

Shteti në çdo vjedhje,
është bashkëpunëtor,
populli voton,
por s’ka gjë në dorë!

Por edhe kur flet,
s’e dëgjon njeri,
është kali i karrocës,
në çdo qeveri!

Dhe pse në liri,
jemi të pushtuar,
se jemi një vend,
i kolonializuar!

A.DUKA

September 16, 2019 13:15
Komento

7 Komente

  1. power September 16, 15:18

    Ti more Arben e ke ne rregull dhe asgje nuk kundershton njeri po keta jane bere te pa fytyre e rropen si keci kete popull dhe rrine si ai ne shi eshte lloji i ADN-se nuk ke ci ben mjere ne kush na “Qeveris” Nje piktor qe kq si asistenze Ish premierin e Anglise Bler qe si kam lexuar edhe ai te njeten gje ka bere ne Angli piramide po ata jane ne rregull kurse ketu olele o nena ime

    Reply to this comment
    • Protesta September 16, 20:00

      Po more Aeben po,por moderatori i juaj i censuron komentet,qe akuzojne me fakte Ramen per korrupsion!
      Se ju doni vetem lojra fjalesh,te bukura,por pa prekur plagen e vertete!
      Behet politike,histori,por cakallin qe ben kerdine nuk e prekni!
      Bile as Veliajn nuk doni ta akuzosh me fakte se ta censuroni komentin!
      Doni fakte?
      Beri vjet analizen Rama te vitit te pare te mandatit te dyte qeverises,bera nje koment kritik me fakte,u botua komenti,por pas 7-8 oresh u hoq me gjithe shkrim kur shkrime pa vlere rrine on line edhe 2 jave!
      Mos luani me dy porta!

      Reply to this comment
  2. shqipe-pelivani September 16, 18:01

    BRAVO BENO DJALI

    Pse s’e thua troç
    Ja po drejt’ per drejte:
    “Më mos e votoni
    këtë hundë përpjetë!”

    Se n’a shiti vendin
    pëllëmbe per pëllëmbë
    Aqsa dhe ne varre
    gjithe do rrijme në kembë!

    Fundja le te vi
    Prap, t’na vi Sala!
    Më mirë pa varre,
    Sa t’na hajë gaba!..

    A se shihni ç’bëri
    Edi, tekahyti?
    Ja ka vënë vëndit
    dhjete thonjte per fyti…

    S’pruri nje te bardhe
    veç qindra te zeza!
    Dhe i zi do mbetet
    madje dhe ne breza!!…

    Në ardht’ dhe nje here
    Sala,gjalmezi…
    helmi,behet mjalte
    Lum kush do e pi…

    Ndaj bjeri Ben,
    Të lumt’ ajo dore
    O poet i Dites
    Me thanon përçor!…

    Reply to this comment
  3. albi September 16, 20:07

    Jepi , jepi Arben Duka,
    ca me shkop e ca me furka.
    thua ketyere ua futa ,
    e pastaj gjuhen e nduka,

    Nduka gjuhen dhe njehere,
    Bytheshituri pa vlere,
    C te te shaj ti je vec sharja
    o mjekroshi lara-lara,

    Lara lara mjekra jote,
    Ben gam- gam e nuk u lodhe.
    mendje hic
    e koka loqe.

    Reply to this comment
  4. albi September 16, 20:08

    Jepi , jepi Arben Duka,
    ca me shkop e ca me furka.
    thua ketyre ua futa ,
    e pastaj gjuhen e nduka,

    Nduka gjuhen dhe njehere,
    Bytheshituri pa vlere,
    C te te shaj ti je vec sharja
    o mjekroshi lara-lara,

    Lara lara mjekra jote,
    Ben gam- gam e nuk u lodhe.
    mendje hic
    e koka loqe.

    Reply to this comment
  5. Taraboshi September 16, 21:50

    BENI MERR NJE KRAHASIM TE VOGEL NE NJEORKESTER SIMFONIKE CFARE VEGLE I BIE DIRI
    GJENTI..SIPAS TEJE DHE ATYRE QE VJEDHIN VRERE NDAJ QEVERISE DUHET TE LARGOHET.
    CILAT JANE RREGULLAT E NDERTIMIT TE KAPITALIZMIT.MOS DONI TANI TA NDERTONI ME METODA SOCIALISTE PA PPP. SHTETI ESHTE RREGULLATOR I TYRE……TUNG

    Reply to this comment
  6. Goni September 17, 13:44

    Ben, me vjen keq sepse je poet i zoti por kjo eshte menyra si vepron gjithe bota qe enderrojme. Qeveria eshte regulator i politikave ekonomike-financiare dhe kaq!
    Goni

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim