Kur Christian Panucci luante në El Clasico, detaji i veçantë

December 20, 2017 18:47

Kur Christian Panucci luante në El Clasico, detaji i veçantë

Të shtunën e ardhshme, më 23 dhjetor në orën 13:00 tifozët nga e gjithë bota do të kenë mundësinë që të shikojnë një nga përballjet me spektakolare që futbolli ofron.

Kundër njëri-tjetrit në “Santiago Bernabeu” do të jenë yjet nga i gjithë planeti, dhe sigurisht një nga duelet më interesante do të jetë ai midis Cristiano Ronaldo-s dhe Lionel Messi-t.

Në Itali i janë rikthyer së shkuarës dhe kanë nxjerrë detaje mjaft interesante që lidhin italianët me dy nga klubet më të suksesshme të botës.

Kështu, italiani i parë që ka luajtur në këtë duel gjigantësh është trajneri aktual i Shqipërisë, Christian Panucci.

Madje ai ka qenë edhe italiani i parë që ka veshur fanellën e Realit.

Panucci përjetoi emocionet speciale të të luajturit në një “El Clasico” në takimin e zhvilluar në janar të 1997-ës. Atë sezon tekniku i kuqezinjve u shpall kampion me “galaktikët” dhe vitin pasardhës ngriti trofeun e Ligës së Kampioneve.

Me Realin, Panucci u ndesh 8 herë kundër blaugranave, nga këto 5 takime në kampionat.

Por në shumicën e tyre përjetimet ishin të hidhura, pasi Barça fitoi 5 herë ndaj “galaktikave” me Panucci-n në fushë, 2 sfida dolën barazimit dhe tekniku kuqezi me shokë iu gëzuan fitores vetëm një herë.

Në suksesin e vetëm, në finalen e Superkupës spanjolle 1997/1998, Reali mundi Barçën 4-1 dhe ngriti trofeun, pasi sfida e parë përfundoi 2-1 në favor të blaugranave.

December 20, 2017 18:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*