Kur dashuria të “sëmur”?

November 15, 2019 14:00

Kur dashuria të “sëmur”?

“Kam frikë të dashurohem sërish, e di mirë se si do të përfundojë”…

Për disa dashuria shndërrohet në një përvojë të dhimbshme që përsëritet vazhdimisht.

Biem në dashuri gjithmonë “me të njëjtin person”, me një kopje të keqe të një imazhi ideal të paarritshëm.

Kështu, pavarësisht se biem në dashuri shpesh, nuk e takojmë asnjëherë realisht tjetrin.

Ngarkesa jetësore e dashurisë humbet, lodhemi nga një shpërthim energjish që na lënë brenda një ndjenjë boshllëku dhe mërzitjeje.

  1. Çifti shumë i mbyllur

Ai dhe ajo gjithmonë së bashku, larg të tjerëve. Një pikturë që, të paktën në kohët e para të dashurisë, është më se normale. Por kur kjo sjellje bëhet në vazhdimësi, ka diçka që nuk shkon. Një çift i shëndetshëm nuk i trembet jetës sociale. Nëse më pas është vetëm njëri prej të dyve që pretendon “ekskluzivitetin”, ky është një tjetër sinjal se dashuria është jashtëzakonisht shumë e çekuilibruar.

2. Mendimet fikse

E kalojmë gjithë ditën duke menduar vazhdimisht për partnerin, duke pyetur veten se çfarë është duke bërë dhe mbi të gjitha, me kë. Frika nga tradhtia, fizike apo psikologjike, flet për një dashuri të sëmurë, ku nuk mundemi të sillemi sa më harmonishëm me tjetrin. I shkarkojmë vetes të gjitha “fantazmat” dhe projektojmë kështu pasigurinë që ndiejmë.

  1. Pagjumësi zvarritëse

Shpesh, një dashuri e sëmurë, shoqërohet nga problemet e pagjumësisë. Pagjumësia flet për një vështirësi të përjetimit të dashurisë në të gjithë përbërësit e saj, fizikë apo psikologjik.

  1. Sëmuremi më shumë

Me një dashuri të pashëndetshme, shfaqen problemet e lëkurës, astma dhe patologji të zorrëve. Shfaqjet e alergjive na lajmërojnë se trupi refuzon të infektohet nga një mënyrë të dashuruari që dëmton shëndetin.

j.l./ dita

November 15, 2019 14:00
Komento

1 Koment

  1. Ogni mio pensiero vola verso di Te ... November 15, 16:15

    Teorikishte eshte nji shkrim i pranueshem ,

    pooor nqs Dashuria me te dyve ,

    eshte Rrock jo nji art i zakonshem pop apo X -Art Muzike ,

    ndoshta dhemb deri diku ,por
    thell nesh ajo Muzike ai emocion,
    sheron e mban ne jete

    deri ne ate perqafim zemrash te vertete

    Hey hey ,my my …

    Rock & Roll can never die,

    There’s more to the Picture 😉

    Than meets the eye …
    ————————

    Nganjiher mugon edhe ai art komunikimi ,miqesor …
    per te shpetuar Dashurine , nga trishtimi ksaj Bote ,
    te japim 100% te pasionit tone ,
    qe ajo te mos semuret kurr e jetoje ,e buzeqeshi jetes.

    —–
    Amor mio ,(nn ho smesso mai di pensarti )

    eshte nji Dashuri e till e ngjashme me nji Tatto ,

    ajo Asesua e Perjeteshme ,qe identifikohet ,nepermjet
    asaj figure te dizenjuar diku brenda gjoksit tend ,
    nji portret ,
    stampuar ne ate organin me te ndjeshem ,
    qe personifikojne personin e zermes ,
    Boten e saj ,
    ne nji atmosfere intime cpuarje ,ku ne sfond
    degjohen tigujt e muzikes qe do ti …

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Tirana Bank