Kur datat e dasmave i cakton berberi

January 30, 2016 18:07

Kur datat e dasmave i cakton berberi

Prej 6 vitesh në qytezën Mihalgazi të Eskishehir-it, Turqi, datat e dasmave i vendos berberi Rıza Tek, i cili prej 30 vitesh ushtron profesionin e berberit në këtë qytezë.

Në një intervistë për Anadolu Agency (AA) shpjegon se në vitet e shkuara organizoheshin 4-5 dasma në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë. Tek thotë se një gjë e tillë sillte shumë vështirësi tek qytetarët pasi nuk dinin se në cilën dasmë të shkonin më parë.

“Deri në momentin që i shkonte një ftesë askush nuk e dinte datën dhe orën e dasmës. Më pas ishte shumë e vështirë që data e dasmës të ndërrohej përsëri. Për shkak se dyqani im është gjatë gjithë kohës i hapur çdokush mund të më gjejë pa u munduar. Për këtë arsye në bazë të kërkesave pranova të jem përgjegjës për përcaktimin e datave të dasmave. Tani e 6 vite datat e dasmave i vendos unë. Së pari pyesim bashkinë për ditët e panairit dhe në këto ditë nuk jap data dasme”, shpjegon Tek.

Duke thënë se për ata që vijnë me data të caktuara ai i përcakton njërën prej tyre, Tek në vazhdim thotë: “Mundohem ti vij në ndihmë të të gjithëve. Organizojmë 30 – 40 dasma në vit”.

January 30, 2016 18:07
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*