Kur daton Kalaja e Krujës?

June 4, 2013 16:21

Kur daton Kalaja e Krujës?

I nderuar lexues!

Kalaja e Krujës është një nga kalatë me të njohura në Shqipëri. Kjo kala me trajtë eliptike dhe me perimetër 804 m, zë një sipërfaqe prej 2.5 ha tokë dhe është ngritur në një kodër shkëmbore. Gërmimet arkeologjike të vitit 1978 dëshmojnë se kodra ka qenë e banuar që në shek e III p.e.r. ndërsa kalaja është ngritur në shek. V-VI e.r. Pranë saj është zbulluar një varrezë e madhe e kulturës arbërore. Përmendet me emrin e sotëm në shek e IX bashkë me qytetin e Krujës si qendër peshkopale. Në shek XIII-XIV ishte qendra e shtetit të Arbrit. Gjatë periudhës së Skënderbeut u bë kryfortesa e qëndresës së shqiptarëve kundër pushtimit osman. Edhe ne ditet e sotme njihet nje nder vendet me te njohura dhe me te vizituar nga turistet.

June 4, 2013 16:21
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*