Ku ndodhet në Shqipëri kështjella Klausura e vitit 1272?

November 4, 2017 19:11

Ku ndodhet në Shqipëri kështjella Klausura e vitit 1272?

Këlcyra e sotme është qyteza në rrethin e Përmetit  përballë grykës së Këlcyrës, buzë bregut të djathtë të luginës së Vjosës.

Por dikur ka qenë një pikë e rëndësishme kalimi, që përmendet në librat e historisë që në shek. IV-III para Krishtit.

Rreth kësaj kohe në një kodër të malit të Trebeshinit, u ngrit kështjella e Këlcyrës me mure blloqesh guri drejtkëndësh. Fortifikimet u rindërtuan në mesjetën paraosmane.

Përmendet për herë të parë në dokumente të shkruara më 1272 me emrin Klausura.

Rreth vitit 1335 përmendet kur e marrin kryengritësit arbëreshë. Në pjesën më të lartë të kodrës qenë edhe rrënojat e një kështjelle të periudhës së pushtimit osman.

Në regjistrin osman të v. 1431 shënohet si qendër e vilajetit të Këlcyrës.

Gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare, në këtë zonë, zhvilluan veprimtari patriotike një varg atdhetarësh.

b.m. / dita

November 4, 2017 19:11
Komento

3 Komente

  1. demo November 5, 13:14

    Keto qe shihni ne foto jane rrenojat e sarajeve te Ali Bej Kelcyres,te shembura nga diktatura.

    Reply to this comment
  2. Pellazgos November 5, 19:33

    Mesoni pak histori e mori e mira.
    Klausura thote tjetri.
    Para Turqise nuk kishte Xhamija,Hoxhallare,Sulltaner e pi……i…semes.
    1100 vjet Bizant Greke dhe pse nuk e quani Agi Saranda sic i thonin ata qe nuk ndruan Besen por Saranda apo Dyzet Shenjtoresh?
    Cdo te thote Saranda “shqip” dyzet hajdute,servila,guzhinjere,pjatalares,peshkatare?
    Po Kostandinopolin qe e thone gjithe nota pse e deformoni ne Kostandinopoja pa muptim dhe me qellime politike ju islamistet?
    Po detin Ion (Ionet) pse Jon?
    Ke genjeni xhanem?

    Reply to this comment
  3. Pellazgos November 5, 19:36

    Klisura eshte emer Greke,dhe jo Klausura,qe do te thote E Mbyllur,apo Keshtjella e Petrulla e bete Petrela,qe emri isaj ka lidhje me gurin.Mesoni pak histori e mori e mira.
    Klausura thote tjetri.
    Para Turqise nuk kishte Xhamija,Hoxhallare,Sulltaner e pi……i…semes.
    1100 vjet Bizant Greke dhe pse nuk e quani Agi Saranda sic i thonin ata qe nuk ndruan Besen por Saranda apo Dyzet Shenjtoresh?
    Cdo te thote Saranda “shqip” dyzet hajdute,servila,guzhinjere,pjatalares,peshkatare?
    Po Kostandinopolin qe e thone gjithe nota pse e deformoni ne Kostandinopoja pa muptim dhe me qellime politike ju islamistet?
    Po detin Ion (Ionet) pse Jon?
    Ke genjeni xhanem?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*