Kur daton si qytet Elbasani?

March 30, 2015 14:56

Kur daton si qytet Elbasani?

I nderuar lexues! Elbasani përmendet që në shek.II e.s. me emrin Skampa në varësi të Durrësit. Në itineraret rrugore të shek.III-IV del me emrin Hiskampis, ndërsa më 519 daton si qytet, qendër peshkopale e ushtarake, me katedrale dhe një bazilikë jashtë mureve rrethuese. Vendbanimi i lashtë, duke qenë në një pikë të rëndësishme kalimi nga veriu në jug në kryqëzimin e rrugëve nga Shkodra e Durrësi për në Berat e Ohër, ishte stacion i rrugës Egnatia. Pas dështimit në rrethimin e dytë të Krujës, sulltan Mehmeti rindërtoi kalanë më 1466 dhe qyteti mori emrin e sotëm. Pasi u bë qendër sanxhaku në shek.XVII-XVIII, Elbasani u zhvillua si një qytet i rëndësishëm zejtar e tregtar. Në mes të shek.XVII dëshmohet me 2000 shtëpi, 900 dyqane, përpunoheshin lëkura, mëndafshi e metalet. Ndikimi i qytetit shtrihej në gjithë Shqipërinë e Mesme dhe deri në Ohër e Shkup.

March 30, 2015 14:56
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*