Kur daton si qytet Shkodra?

June 7, 2014 10:25

Kur daton si qytet Shkodra?

I nderuar lexues! Shkodra është një nga qytetet më të lashta dhe më të mëdha të Shqipërisë. Daton aty nga shek.IV p.e.s. në kodrat përreth Kështjellës së Shkodrës. Ishte qendër e fisit ilir të labeatëve dhe gjatë sundimit të Gentit u bë kryeqendra e shtetit ilir. Të kësaj periudhe janë monedhat e prera me emrin e qytetit. Gjatë shek.XIV u bë qendër e rëndësishme komune autonome me institucione të zhvilluara dhe më pas qendër e feudalëve Balshaj. Shkodra u bë qendër kryesore ekonomike e Shqipërisë veriore dhe e sanxhakut të Shkodrës gjatë shek.XVII, ndërsa nga mesi i shek.XIX arriti zhvillimin më të madh ekonomik, ku përveç si qendër e vilajetit, ishte nyje e rëndësishme tregtare për gjithë Ballkanin perëndimor.

June 7, 2014 10:25
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*