Kur dhe një që do – s’e bën dot të lumtur…

(Baladë e trishtuar) June 12, 2015 16:01

Kur dhe një që do – s’e bën dot të lumtur…

Arben Duka

 

Nuk them dot për jetën
që është shumë e bukur,
kur dhe një që do
s’e bën dot të lumtur.

Jeta është e bukur
gënjeshtër e vjetër,
kur s’je vetë i lumtur
s’mund të bësh një tjetër!

Jeta është e bukur
shpesh të gjithë e themi,
sepse vetëm jetën
dhe gjë tjetër s’kemi.

S’kemi gjë veç jetës
s’jemi Zot mbi frona,
sido që të jetë
ajo është e jona!

Nuk kemi veç saj
gjë më të vërtetë,
jeta e njeriut
është njeriu vetë.

Njerëzit kur betohen
gënjejnë vërtet’,
se askënd nuk duan
mbi jetën e vet!

Nuk është egoizëm
mendjemadhësi,
nëse ti s’do veten
nuk të do njeri!

Nëse këto fjalë
ti i gdhend në mëndje,
mund që të betohesh
Veç me jetën tënde!

Veç jetën ke tënden
në vapë e dëborë,
e është i të gjithëve
Zoti me kurorë!

Për punën e Zotit
mbase flas dhe kot,
është i të gjithëve
në vërtet ka Zot!

Nëse s’ka një Zot
që krijoi jetën,
ndryshon krejt formula
për gjithë të vërtetën.

Erdhëm nga Krijimi
a Evolucioni,
pa menduar shumë
jetën e jetoni!

Jetën e jetoni
dhe kur s’është e bukur,
dhe veç një që doni
s’bëni dot të lumtur!

Porse lumturia
s’na ka ngritur lak,
ka që lumturohen
dhe me fare pak!

Po me ca të tjerë
do mundohesh kot,
t’u falësh gjithë botën
s’i lumturon dot.

Çdo detaj e kemi
brenda jetës son’,
se dhe lumturia
është një emocion!

Është një emocion
një ekstazë pa fre,
një rrymë pozitive
që përcjellim ne!

Kur rrymë pozitive
tek tjetri përçojmë,
dhe veten më shumë
ne e lumturojmë!

Nuk zgjat përgjithmonë
le të kesh talent,
herë pas here shfaqet
vetëm një fragment!

Shfaqet herë pas here
kudo nëpër Botë,
po asnjë s’ka pasur
lumturi të plotë!

Nuk mund të mallkosh
as veten-as Zotin,
se bashkudhëtar
ke në jetë dhe lotin!

Jeta ndonjëherë
mund të jetë e bukur,
kur atë që do
ti e bën të lumtur!

(Baladë e trishtuar) June 12, 2015 16:01
Komento

4 Komente

  1. LOVE June 12, 18:28

    po sot nuk kishte ditelindjen e partise ky ?!
    😛

    Reply to this comment
  2. 5/1 June 12, 19:24

    On this day in 1987, in one of his most famous Cold War speeches, President Ronald Reagan challenges Soviet Leader Mikhail Gorbachev to “tear down” the Berlin Wall, a symbol of the repressive Communist era in a divided Germany.

    In 1945, following Germany’s defeat in World War II, the nation’s capital, Berlin, was divided into four sections, with the Americans, British and French controlling the western region and the Soviets gaining power in the eastern region. In May 1949, the three western sections came together as the Federal Republic of Germany (West Germany), with the German Democratic Republic (East Germany) being established in October of that same year. In 1952, the border between the two countries was closed and by the following year East Germans were prosecuted if they left their country without permission. In August 1961, the Berlin Wall was erected by the East German government to prevent its citizens from escaping to the West. Between 1949 and the wall’s inception, it’s estimated that over 2.5 million East Germans fled to the West in search of a less repressive life.

    Ka ardhur koha qe dhe shqiptaret ti thone te nderuarit Obama:

    “Tear down” the Vicidol Wall, a symbol of the repressive mafioz era in a divided Albania

    Reply to this comment
  3. GAMORI June 12, 19:43

    I Paarritshem I MADHI I SHQIPERISE ARBEN DUKA !

    PENA TE BEFTE TOP !
    LUMTURINE TA JEP ” NONA ” OSE “MOMA” QE NE MOMENTIN E NGJIZJES , GJATE SHTATZANISE,RRITJES SE FEMIJES dhe KETO TE PAVARUR NGA POLITIKA NE QYTET FSHAT MAL APO NE FUSHE SI DHE GJITHASHTU KETE E BEJNE VETEM ATO NENA QE DASHURINE JUA DHA NENA E TYRE DHE GJYSHJYA E TYRE ; DASHURINE DHE RESPEKTIN QE MOREN NGA BABAI I TYRE , VELLAI I TYRE, XHaxhai i tyre ,DAJUA I TYRE, GJYSHI I TYRE , MESUESI I TYREBASHKESHORTI I TYRE ,MOTRAT E TYRE DHE SHOQERIA E TE AFERMIT E TYRE !

    KETO LLOJ NENASH FATKEQESISHT JANE SOT SHUME TE PAKTA ………………………….trishtim

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*