Kur të mësoni se çfarë ndodh me lëkurën e djegur as nuk do e çoni ndërmend ta rripni vetë

June 7, 2018 14:24

Kur të mësoni se çfarë ndodh me lëkurën e djegur as nuk do e çoni ndërmend ta rripni vetë

 

Mund të keni përdorur krem kundër diellit çdo ditë të vitit, mund të keni blerë produktin me faktorin mbrojtës më të lartë, e sërish ditën e parë të plazhit do të skuqeni! Qëndrimi i tejzgjatur në diell, të harruarit për të riaplikuar kremin mund të rezultojë në djegie të lehtë të lëkurës, por deri në atë gradë sa t’ju rripet lëkura. Ndërkohë që mund të ndjeni dëshirën për të tërhequr lëkurën e vdekur, duhet të mësoni se dermatologët e ndalojnë rreptësisht këtë veprim. Çdo metodë për të përshpejtuar shërimin e lëkurës, mund të shoqërohet me efekte anësore, të cilat e zgjasin edhe më shumë këtë proces.

“Heqja e lëkurës së djegur mund të rrisë rrezikun për shenja, sepse lëkura nuk digjet gjithmonë me të njëjtin ritëm “, shpjegon Dr Debra Wattenberg, dermatologe me bazë në New York City. “E mira është që lëkura e vdekur të bjerë vete.”

Ky proces mund të zgjasë dy deri në katër ditë pasi skuqja të jetë reduktuar, por nëse ju do të tentoni të pastroni trupin nga qelizat e vdekura, do e lini lëkurë me shenja dhe procesi i shërimit do të kërkojë shumë më shumë kohë, sikur ju mos ta prekni fare lëkurën me dorë.

Rrezet e diellit mund të djegin lëkurën e re, t’ju formohen flluska e sërish të rripeni, dhe sigurisht ju nuk e doni këtë gjë !

Për ta parandaluar djegien e mëtejshme ju duhet të aplikoni një krem hidrokortisone dhe hidratues për të ulur inflamacionin . Ju mund të aplikoni dhe përbërës natyrale si aloe vera apo kos për të përshpejtuar shërimin.

l.h/ dita

June 7, 2018 14:24
Komento

1 Koment

  1. MH June 7, 17:50

    Mbreti i zgjidhjes se keti problemi,mbrotjen e lekures nga djegia pa lene fare shenje teper te sukseshem asht perdorimi i uthulles,duke e mbajtun vendin e djegur vashdimisht me langun e ufulles deri sa te mos ndihet fare djegia.Jo vetem nuk lejon krijimin e flluskave.Por ule temperaturen ne menyre tensiderushme dhe lekura e djegur rigjenerohet me as ma te voglin difekt.Per keto lloj djegiesh,ufulla asht mbreti absolut numer nji,medikament i sigurt se cdo medikament shkencore.Provojeni dhe aq sa do habiteni aq edhe do bindeni tue me dhane te drejte aq sa dhash edhe une te drejte falnderime keshilluesit tim.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*