Kur do të flasë Tirana zyrtare për shqiptarët e Sanxhakut?

November 6, 2019 10:47

Kur do të flasë Tirana zyrtare për shqiptarët e Sanxhakut?

Nga Shaban Murati

Nuk ka gjë më të dhimbshme se sa kur bota mbron interesat e bashkëkombësve të tu, ndërsa shteti shqiptar hesht, siç është rasti i shqiptarëve të Sanxhakut. Në datën 3 nëntor kryetari i Partisë së “Aksionit Demokratik të Sanxhakut”, Sulejman Ugljanin, i cili ka qenë ministër në qeverinë e Serbisë në vitet 2008-2014, mbajti një fjalim në të cilin parashtroi platformën e të drejtës së popujve të Sanxhakut për një entitet autonom politiko-territorial, me fuqi legjislative, ekzekutive dhe juridike. Në fakt kjo është një kërkesë e hershme e Sanxhakut për autonomi politiko-territoriale, për të cilën kanë votuar me unanimitet gjithë votuesit e atij rajoni në tetor të vitit 1991.

E re dhe interesante në fjalën dhe në platformën e politikanit të njohur boshnjak dhe ish-ministër i qeverisë së Serbisë është kërkesa e tij për “statusin special të Sanxhakut si një komunitet i qytetarëve dhe i popujve të barabartë, në të cilin shqiptarët, boshnjakët, malazezët dhe serbët, janë popuj shtetformues”.

Është hera e parë që një politikan i rangut të lartë në Serbi kur flet për rregullimin e statusit të Sanxhakun përmend edhe shqiptarët në atë rajon. Për shkak të sllavizimit të dhunshëm të popullsisë shqiptare si politikë zyrtare e Beogradit për zhdukjen e elementit shqiptar në të gjitha rajonet e Serbisë, ekzistenca e shqiptarëve në Sanxhak ka qenë e fundosur në pusin e harresës zyrtare, politike, akademike, mediatike, etj. Por e vërteta historike nuk mund të mbytet dot.

Ajo, që paraqet interes diplomatik, publik e kombëtar për Shqipërinë është fakti se ka tre elementë të rëndësishëm në platformën e paraqitur në 3 nëntor nga politikani i lartë i Sanxhakut për statusin special të rajonit të vet. E para është se politikani boshnjak përmend shqiptarët si pjesë e rëndësishme e popullsisë së Sanxhakut. E dyta është se në këtë platformë shqiptarët rreshtohen të parët në listën e popujve, që përbëjnë rajonin e Sanxhakut, çka tregon rëndësinë e numurit dhe peshës së tyre. Politikani boshnjak vendos shqiptarët të parët dhe pastaj boshnjakët, malazezët dhe serbët. Kjo do të thotë se realiteti është që shqiptarët në realitet përbëjnë shumicën e popullsisë së rajonit të Sanxhakut, përndryshe nuk do të viheshin të parët në listë. Elementi i tretë i rëndësishëm është se kryetari i partisë së “Aksionit Demokratik të Sanxhakut” në platformën e tij kërkon statusin e popullit shtetformues për shqiptarët e Sanxhakut. Është një kërkesë dhe e drejtë juridiko-politike e rëndësishme, e cila sanksionon rolin dhe peshën, që ka e që duhet të ketë populli shqiptar në rajonin e Sanxhakut.

Platformën për statusin special të rajonit të Sanxhakut, partia e “Aksionit Demokratik të Sanxhakut” ia ka paraqitur zyrtarisht presidentit të Republikës së Serbisë, parlamentit dhe qeverisë së Serbisë, kryetarit të parlamentit të Malit të Zi dhe faktorëve të tjerë, që kanë të bëjnë me këtë çeshtje, si dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë të BE, të SHBA dhe të OKB. Kjo do të thotë se presidenti i Serbisë, parlamenti dhe qeveria e Serbisë, BE, SHBA dhe OKB, janë njohur me realitetin e ekzistencës së komunitetit të rëndësishëm shqiptar në Sanxhak dhe me kërkesën për të drejtën e shqiptarëve që të gëzojnë status shtetformues në Sanxhak, bashkë me boshnjakët, malazezët dhe serbët. Nuk kemi informacion nëse platforma e partisë së “Aksionit Demokratik të Sanxhakut” për statusin special i është paraqitur zyrtarisht edhe Shqipërisë.

Por ajo, që është tronditëse në funksionimin dhe në raportet rajonale dhe ndërkombëtare të shtetit shqiptar, është heshtja enigmatike e të gjitha qeverive shqiptare dhe e diplomacisë së tyre për çeshtjen e shqiptarëve të Sanxhakut. Qeveritë dhe diplomacitë e Tiranës nuk kanë folur kurrë as për ekzistencën, pa le më për të drejtat dhe për statusin e shqiptarëve të Sanxhakut. Nuk kanë folur kurrë në asnjë paraqitje publike e diplomatike, në asnjë kryeqytet perëndimor e as në Tiranë. Por për këdo, që ka punuar në ministrinë e jashtme të Shqipërisë, është i njohur informacioni se qeveritë e Tiranës nuk e kanë cekur kurrë këtë çeshtje në bisedimet dhe në takimet zyrtare dypalëshe me Serbinë.

Qeveritë e Shqipërisë janë shmangur kështu nga detyrimi kombëtar dhe kushtetues i kujdesit për bashkëkombësit tanë, që jetojnë në trojet shqiptare jashtë kufijve të shtetit. Qeveritë e Shqipërisë kanë privuar diplomacinë tonë nga një kartë e çmueshme diplomatike në tratativat e tyre të vazhdueshme me Serbinë. Mund t’i falet një apo disa individëve, që mund të mos dinë apo që të mos kenë lexuar asgjë për Sanxhakun dhe për shqiptarët e Sanxhakut. Por nuk mund t’i falet kurrë një shteti, një qeverie, një diplomacie, të mos dijnë për shqiptarët e Sanxhakut, dhe aq më tepër që të mos bëjnë detyrën e të lëvizin për të drejtat e shqiptarëve të Sanxhakut.

Politikani i njohur boshnjak i liston shqiptarët të parët në përbërjen e popujve të Sanxhakut. Politikani i lartë boshnjak ngren zërin për të drejtën e shqiptarëve të Sanxhakut dhe të popujve të tjerë për statusin shtetformues në atë rajon. Pra ai i tregon gjithë botës se ka një çeshtje sa një mal me emrin “çeshtja e Sanxhakut” në mes të tryezës diplomatike ballkanike si vazhdim i krizës jugosllave. Përse nuk e sheh këtë mal diplomatik qeveria e Shqipërisë?

Diplomacia shqiptare në periudhën e demokracisë është karakterizuar nga një kompleks inferioriteti të mjerueshëm në marrëdhëniet me shtetet e tjera të Ballkanit, të cilat gjatë historisë kanë bërë njëmijë e një mëkate ndaj kombit shqiptar. Është e pamundur t’i vesh një emër faktit tronditës që Tirana pranon shpikjen e shërbimit sekret serb në Shqipëri për plasmimin e një të ashtuquajturi minoritet serb nga muhaxhirët boshnjakë myslimanë të ardhur në fillim të shekullit të kaluar në Shqipëri, dhe nuk thotë gjysëm fjale për shqiptarët e Sanxhakut. A vjen kjo nga mungesa e integritetit kombëtar e personal të udhëheqësve të Shqipërisë, a vjen nga fakti që Serbia ua ka mbyllur gojën udhëheqësve të Shqipërisë me mënyrat e saj, kjo është temë për hulumtim jo vetëm historik.

Është lehtësisht e imagjinueshme habia e qarqeve diplomatike europiane dhe ndërkombëtare kur nga politikanë boshnjakë u paraqitet realiteti i komunitetit shqiptar në Sanxhak dhe kërkohet e drejta shtetformuese për rajonin autonom të Sanxhakut, ndërsa shteti shqiptar, qeveria shqiptare dhe diplomacia shqiptare nuk e zenë kurrë me gojë. Shqipëria duhet ta kishte përshëndetur aktin kurajoz të partisë së ”Aksionit Demokratik të Sanxhakut”, e cila në 19 korrik të vitit 2018 publikoi qendrimin e njohjes së Kosovës si shtet dhe i dërgoi një ftesë zyrtare zëvendëskryeministrit dhe ministër i jashtëm i Kosovës që në cilësitë zyrtare të postit të zhvillonte një vizite në Novi Pazar.

Shqipëria duhet ta ngrejë me forcë çeshtjen e të drejtave të shqiptarëve të Sanxhakut në bisedimet dhe në marrëdhëniet e saj me Serbinë. Shqipëria duhet ta ngrejë edhe në Këshillin e Europës, në OSBE, në Komitetin e të drejtave të Njeriut në OKB e kudo. Ajo duhet të kërkojë nga Beogradi njohje zyrtare të minoritetit etnik dhe autokton shqiptar në Sanxhak. Shqipëria duhet ta bëjë të sajën kërkesën për njohjen e statusit të Sanxhakut si rajon politiko-territorial autonom, që është kërkesa e gjitha popullsive të Sanxhakut. Shqipëria duhet të vendosë lidhje direkte dhe të ngushta me popullsinë shqiptare të Sanxhakut. Shqipëria në marrëdhëniet e saj diplomatike me Serbinë ka plotësisht të drejtën ligjore në bazë të të gjitha ligjeve dhe normave ndërkombëtare dhe konventave për të drejtat e njeriut dhe të pakicave, që të interesohet për fatin dhe të drejtat e pakicës shqiptare në Sanxhak. Kjo do të thotë që diplomacia dhe shteti shqiptar ta shtrojnë si pjesë të rendit të ditës në bisedimet e tyre zyrtare me Serbinë çështjen e pakicës shqiptare në Sanxhak. Kjo do të jetë edhe një nga provat për të dëshmuar Serbia se sa demokratike është, për të dëshmuar gatishmërinë e vërtetë për të zhvilluar marrëdhënie miqësore me shqiptarët dhe me Shqipërinë.

Shteti dhe diplomacia shqiptare duhet të jenë të pranishëm në Sanxhak, të takojnë njerëzit, të ngrenë kurse të gjuhës shqipe, të ndihmojnë me abetare dhe libra, me filma dhe video, me veprimtari kulturore e artistike nga Shqipëria dhe me gjithfarë mjetesh informacioni për të nxjerrë në dritë dhe për të legalizuar identitetin e tyre kombëtar. Televizionet shqiptare bëjnë mirë që dërgojnë ekipe në Ukrainë, Azerbajxhan apo Afganistan, për të qëmtuar komunitetet e harruara shqiptare, por edhe më urgjente është të qëmtojnë dhe të gjallërojnë vazhdimisht në Sanxhak pakicën e heshtur shqiptare, që nuk është shpërngulur nga trojet e veta.

Kërkesa për të drejtat dhe statusin autonom të Sanxhakut, përfshirë edhe shqiptarët, po vjen dhe po shtrohet në institucionet dhe në forumet ndërkombëtare nga vetë Sanxhaku. Kjo e bën më të lehtë për Shqipërinë të ngrejë fuqishëm zërin e saj shtetëror për të drejtat e shqiptarëve në Sanxhak. Përpara se të servirë profkat e internacionalizmit ballkanik për “integrimin ballkanikoperëndimor” nën udhëheqjen e Serbisë, Shqipëria duhet të mbrojë interesin dhe identitetin e saj kombëtar në të gjithë Ballkanin, kudo ku ka pakica shqiptare. Meqë është fjala për Sanxhakun, çeshtja e shqiptarëve atje duhet të bëhet pjesë e pandarë e dosjes së marrëdhënieve të Shqipërisë me Serbinë. Në një analizë me titull “Autonomia e Sanxhakut”, botuar në vitin 2011, kam shkruar : “Sanxhaku është, dhe do të bëhet edhe më shumë në të ardhmen, pjesë e shahut diplomatik dhe gjeopolitik në Ballkan. Ai ndodhet në zemër të rajonit, dhe nuk duhet harruar se atje jetojnë edhe shumë shqiptarë, për të cilët shteti dhe diplomacia shqiptare kanë detyrë kushtetuese dhe kombëtare të interesohen”. (Libri “Bosnja: Një pikëpamje nga Tirana”, 2019, fq. 95)

 

*****

Botuar në DITA. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë.

November 6, 2019 10:47
Komento

32 Komente

  1. lumi November 6, 12:03

    edhe une jam shume i cuditur me heshtjen e politikaneve dhe instancave shqptare lidhur me ceshtjen e Sanxhakut.
    Me sa di une gjate luftes se II Boterore shteti shqiptar shtrihej edhe ne Sanxhak ku kishte administrate dhe xhandermari shqiptare .

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 November 6, 12:31

      lumi
      “edhe une jam shume i cuditur me heshtjen e politikaneve dhe instancave shqptare lidhur me ceshtjen e Sanxhakut.”
      mirë këtyre të politikës nuk ju plas bytha as për ne që jemi brënda kufijve të shteteve shqiptare,po a të ka shkuar mëndja të pyesësh se sa e kanë luajtur bythën shqiptarët e sanxhakut,për të drejtat e tyre si shqiptarë??
      apo dhe aty e ka fajin europa kurvë??

      Reply to this comment
      • Sokoli November 7, 00:39

        mo koment idiot nuk kam pare ndonjihere. per ty qe e quan veten anticensure dhe pranon qe censurohesh nga cdo e drejte lqgjitime demokratike nga shteti yt eshte e kote qe ben pyetjen per Sanxhakasit, sepse te ishe ne vend te tyre jo gjuhe e kulture nuk do ruaje pas 80 vitgesh represion po do dilje i pari ta quaje veten serb e kaluar serbit. ja keta lloj kokrrash e kane marre me qafe kete vend si ne veri dhe ne jug e tani na dalin serb pse kan nga nji vic e grek se kan vene S kga pas emrit. shko shikoje sa vuajne dhe se cfare represioni ka ndaj tyre atje ku jane e ta kuptosh, se tani po ta Leron Rama udhen te mos duash as pasaporte jo me vize per serbi, e pastaj hajde e bej llogje ketu.

        Reply to this comment
        • anticensurë25642654 November 8, 10:08

          sokol o copë idioti!!
          në sërbi e në greqi ka shumë më shumë shqiptarë se në kosovë e shqipëri së bashku!!
          janë po ata shqiptarë që ndryshe nga 80 vitet shtypje e asimilim,kanë më tepër,që të kanë bërë masakrat më të mëdha mbi ata banorë që sotë quhen shqiptarë,si unë dhe ti!!
          pra o njeri pa tru në kokë por me shumë dëshira dhe emocione,mund të më thuash se si mund ta quaj një gjë të tillë!!mos vallë duhet të shkoj “unë”në sërbi e në greqi tek presidenti ose tek ministri i jashtëm,që janë shqiptarë dhe nuk e mohojnë një gjë të tillë(greku sidomos) dhe ti kërkoj të drejta për ata “shqiptarë” që përpiqen ta bëjnë dhe këtë shqipëri që ka mbetur sërbi a greqi??
          dhe për sanxhakun,ka shkuar nja dy herë marin mema dhe ka bërë nja dy emisione!ka pyetur disa veta që mund të jenë nga më burrat,nga më shqiptarët dhe tashti o burra se janë të gjithë si ata??
          or debil jemi në mes të shqipërisë dhe një pjesë tona,unë e quaj bastarde,na bëhet gërk,turk,bullgar,sërb e boshnjak,kurse ti më kërkon të “pushtosh” gjithë botën,si puna e asaj debiles me pseudonim min diana!!
          hapni sytë dhe vinin trurin në punë!!
          duhet të kërkosh të drejtat e kombit tënd atje ku e kërkojnë vetë ata që e mbajnë veten për shqiptarë!!
          sa kanë lëvizur në sanxhak??
          edhe shqiptarët ortodoks të maqedonisë që filluan të lëvizin,ne ju vumë murin e refuzimit përpara!!
          bëj atë që mund të bësh dhe jo të fluturosh me presh në bythë!!
          hapi sytë o sokol në male se do të përfundosh me humdë në hale!!
          kjo mënyrë e të menduarit të vepruarit si bën ti e po thotë shaban murati të bën që “të hapesh bythsh”!!pra të hapesh si vaji në lakra e të humbësh dhe atë që ke bazë,themel!!

          Reply to this comment
      • Ram November 7, 11:31

        Sokol…jam dakord me Ju në pergjithsi. Por “autocensurë” e ka nga e keqja ate qe thotë. Nese do kishim nje lloj “KRYENGRITJE” të vazhdueshme, te fortë e të nderprerë TË BASHKUAR E TE BASHKRENDUAR…Në formen e kerkesave dhe protestave, greva e bojkote NE TE GJITHA TREVAT SHQIPTARE. Sigurisht qe do kishim rezultate te mira, edge neqoftese nuk do arrinim KREJT BASHKIMIN, do kishim vetë drejtimin dhe vetë administrimin, do kishim tonin politikanin, pushtetarin, mesuesin, policin, gjyqtarin…SHQIPTARIN kudo ku banojnë shqiptarët.
        Në kete aspekt, edhe zotnia autocensurë, duhet ti beje pyetje vetes…njëlloj sikur e tha për Ty…

        Reply to this comment
  2. BELI November 6, 12:05

    ME KLASEN AKTUALE POLITIKE, DHE ME AT QE METON TE VIJË(OPOZITA E LULIT) NUK KA SHANSE TE BISEDOHET PER QESHTJET E SHQIPTARËVE JASHT KUFIRIT, SHILONI SI LOZIN GREKET NE JUG….

    Reply to this comment
  3. anticensurë25642654 November 6, 12:28

    Shaban Murati
    shqiptarët e sanxhakut duhet të flasin vetë të parët dhe jo të bëjnë zanatin e shqiptarëve!
    nuk duhet të presin nga të tjerët si presim dhe ne!!
    I ZOTI E NXJERR GOMARIN NGA BALTA!
    nëse ata nuk e hapin gojën!?
    përse duhet ta hapë ky ndyrësira i radhës që po na shet dhe jugun??
    ne flasim tërë ditën për shqiptar sanxhaku e arvanitë e harrojmë tërë tradhëtitë që po na bëhen në këta dy shtete të mbetura shqiptare!!

    Reply to this comment
  4. Arben November 6, 12:29

    Shqiperia uropiane prostitute e greqise dhe serbise, si mendon z. Murati, kur do te flase per keto tema.

    Reply to this comment
  5. katarakti November 6, 12:37

    Nuk e lexova shkrimin. Se qe nga titulli mu duk absurd. Shqiptaret e Sanxhakut! Le te bejme nje here kete Shqiperine e sotme para se te flasim per shqiptaret e Sanxhakut. Me sa di une nuk kemi as kufij te perbashket me Sanxhakun! Ne mezi po mbahemi ne kembe si shtet, po shpopullohemi çdo dite dhe u dashka te flitkemi edhe per shqiptaret e Sanxhakut! Jo po edhe per ata te Ukraines dhe Krimese! Tu mbrojme te drejtat! Me nje fjale budallallik nga fillimi ne fund. Nacionalizem kafenesh. Shqiptaret kane braktisur vendin e tyre dhe po e braktisin gjithmone e me shume dhe Shabani po na flet per ata te Sanxhakut! Po per ata te Turqise, qe nuk kane asnje shkolle ne gjuhen e tyre, kur do na flase ndonje dite Shaban Murati?! Le te bejme shtet kete Shqiperine e sotme dhe jemi te nderuar. Se nuk kemi takat per me shume.

    Reply to this comment
  6. Diana November 6, 12:43

    Ne duhet së pari të dimë se pjesët e kesaj we duhet Shqipëri kanë pasur emra të ndryshëm si për shembull Kosova ka qënë Dardania, Shqipëria e sotme ka qënë Abëria, Sanxhaku e ka pas emrin e njëjtë mos harrojmë se edhe Greqia ka qënë pjesë Shqiptare, Bosnja la qënë Shqiptare edhe Kroacia ne duhet të shikojmë historinë para shekullit të 5 kur Serbët vëshuan dhe pushtuan tokat tona edhe Turqia na ka shkatërruar me fe e me kufinj

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 November 6, 13:14

      o diana
      mbaje lart, se kush e boshatis gjithë europën!apo vetëm tiu kërkojmë të gjithë jo shqiptarëve që kanë pushtuar europën të na japin dëmshpërblim??
      kei ramën që bën legalizimet pastaj!!
      ec motra se do bojm pare të modhe me “tokat e zamuna” nga europianët!!
      kur të mbarojmë paret e marra prej tyne!?
      ja fillojmë me azinë dhe afrikën!!dhe ata diqysh në tokat tona po jetojnë!!
      ec moj debile!!
      njeriu ka një farë llogjike a një far mënyre si të frenojë budallallëkun e vet!!

      Reply to this comment
    • Marku November 6, 13:40

      Ne rradhe te pare kjo eshte nje analize teper e mprehte e zotit Murati per sa I perket ceshtjes se te drejtave te shqipetareve te Sanxhakut.
      Tirana zyrtare ka qene dhe mbetet ne thelb antishqipetare dhe indeferente ndaj cdo gjeje shqipetare . Keta “Tironasit” tone e kane nje ndjenje inferioriteti ndaj cdokujt qe nuk eshte shqipefoles , ne te njejten kohe mundohen ta mbulojne kete me nje ” modernizem” te tepert dhe te neveritshem. Jane po keta dordolece “moderne liberale ” qe i kane shkaterruar plotesisht kapacitetet luftarake te ushtrise shqipetare , e gjitha kjo e bere nen moton e
      po kesaj ” largpamesie te fqinjesise se mire”.
      Eshte nje fakt I pamohueshem se ajo cfare sot quhet “serbi” s’eshte asgje tjeter vecse nje mini-jugosllavi e Vogel e cila u krijua ne tokat shqipetare me ane te gjenocidit dhe spastrimit etnik te popullsise autoktone shqipetare .
      Ne menyren e sjelljes me serbine gjenocidiale keta “Tironasit e moderuar” duhet te marrin shembullin e Kroacise “primitive” e cila ju tregoi vendin ne kohe lufte ,dhe ne te njejten kohe po I tregon vendin serbise edhe ne garen e armatimit .

      Reply to this comment
      • KORÇARI November 8, 09:45

        Marku, koment realist dhe cilësor ky i yti.
        E ke përshkruar realitetin e politikës shqiptare saktësisht.
        Jam plotësisht dakord me ty, pa i hequr apo shtuar Asnjë presje komentit tënd.

        Reply to this comment
  7. Gege Kosova November 6, 13:52

    Sanxhaku me Prazarin e Ri kryeqender, ishte eshte edhe sot i banuar-popullezuar me shqiptare,dshmi e fakte kemi pasur dhe kemi edhe sot qwe faktojne kete qe thame e qe eshte the gjithmone. Banoret e Sanxhakut, qe MARIN MEMA e dha para disa kohesh , jane me operjardhje nga Rugova,Lajqi(q) e shkrelisi dhe nga Shkodra.Por ne ketop hapesira kishte edhe me pare banore shqiptare te fisit kelmend,i. por dhuna ortodokse sllave,si edhe ne disa hapesira te tjera shqiptare, okupoi dhe sundoi ashper edhe ne keto hapesira,duke kryer asimilim dhe konvertim nga shqipatre ne Boshnjak,Pa asnje te keqe,as synim qellimkeq,Sot keta shqiptare e kane te qarte origjinen e tyre shqiptare,por detyrimisht jane konvertua ne Boshnjak,Kete dijne e thone dhe e de shmojne me gjuhe dhe tradita kombetare shqiptare,Per kete dy shtetet shqiptare andej ekendej Drini,kan edetyrim kombetar e njerezor qe, te dalin ne eprkrahje dhe mbeshtetje politike e kombetare,hapesinore shpirterore.

    Reply to this comment
  8. Munir Hoxha November 6, 13:54

    Të lumtë Profesor Shaban Murati për qartësinë e argumenteve që paraqiten në lidhje me shqiptarët e Sanxhakut….!

    Reply to this comment
  9. qeveria e (Gent) KAKAVE November 6, 13:58

    Kur do te flase Tirana zyrtare per shqiptaret e Sanxhakut?
    Ja nje pyetje e mire per palo ministrin G. KAKA (por pasi ti shpjegohet ku bie Sanxhaku)

    Reply to this comment
  10. $$$ November 6, 14:58

    Nuk eshte cudi.Shqiperia po vuan nje nga pushtimet me te egra qe historia njeh.Politika e brendeshme dhe e jashteme ne Shqiperi ka qene antipopullore dhe antikambetare…Te gjitha qeverite I kane vene shqelmin ne qafe popullit Shqiptar ,brenda dhe jashte kufijve sbteterore..Ato duhen marre te gjitha ne ndjekje penale.Krimet e tyre ,nga njeshat , deri tek i fundit ne radhe jane nje mal me dosje …Ca me pardesy,ca me kollare ,ca me mjeker e ca pa floke ,ca me citjane dhe ca si kaubojsa…,ca tradhetare te veriut,ca te jugut,ca te lindjes dhe dhe ca te perendimit..dhe ca zagare ,kone ,sahanlepires dhe me nder b……elepires qe ju bejne fresk,ju japin vota deri dhe shishe me benzine per te djegur ato cfar nga ky vend ngeli akoma pa u vjedhur ,mbushin sheshet per ti perkrshur…Nje popull qe mban dhe ushqen qeveritare,tradhetare,gankstere,te korruptuare dhe te cfardo bande te hurit dhe te litaret ,eshte edhe ai pjese e kesaj katrahure..,e meritoni te zvarritet me shqelmin ne qafe….Ndaje mendjet o njeri i mjere .Nuk kerkon njeri pushtet per te miren e popullit,e kerkojne per vete..Prandaj lufte indivedeve qe hiqen si engjej deri sa te na marin voten….Populli duhet te veteqeveriset,vetem me veteqeverise s’ka padrejtesi.Populli duhet ti zgjedhe vete direkt drejtuesit vendore dhe qendrore ,pa ndermjetesine e askujt…dhe me mandate te kufizuara…,ndryshe s’ka shpetim nga pushtuesit shqiptare…

    Reply to this comment
  11. shqiptar me tru në kokë e këmbë në tokë November 6, 15:28

    Or Shabë, pa shiko se ka ca shqiptarë dhe andej nga Oklahoma e Japonisë… (?!) Shiko, dilu zot dhe atyre, të bëjmë ndonjë “shtet” edhe andej, sepse shtetin Shqiptar dhe atë Kosovar, i kemi dhi aq shumë, sa mban era në gjithë Evropën…, vetëm amerikonit “nuk i bie dhe aq erë…” !!! Hahahahahahahahaaaaaaaaaa…………….., ç’mërhumer (që u duket vetja i mënçur) mban kjo tokë…, si p.sh. @ Munir Hoxha…!!!

    Reply to this comment
  12. Sandžak Fake November 6, 16:22

    (Sandžak Fake)

    Zoti Shaban !

    Jam pambarimisht i habitur me ju qe nga nje analist profesionist brilant i situatave nderkombetare ne Shqiperi,Ballkan Europe je kthyer ne nje dyfek qe gjuan me sacme qeverine Rama..dhe sidomos ministrin e tij te jashtem
    .
    Mos me keqkuptoni !
    .
    Qeveria Rama te pakten qe nga 2014-ta drejtohet nga sekte te dyshimta deri antishqiptare ne Washington dhe Bruksel ashtu si dhe qeveria Berishalja 1 & qeveria Berishalja 2
    ..
    Ku e keni shitur ju nderin e analist profesionist ?
    .
    e para
    Kur akoma Kosova eshte gjysma gjel e gjysma pule..kur Shqiperia e RAMBERISHBASHMETES po behet e urryer jo vetem nga nderkombetaret por dhe vete nga shqiptaret si guxoni ju te “ngrini zerin ne nje gote uji”
    .
    e dyta
    Kur Vojvodina 2 MILJONSHE nuk po e ngre zerin qe ka parametra njeqind here para Sanxhakut 60-80 mije banoresh e ndare ne dy shtete serbi dhe mal te zi….Pse ben peeesht kur nuk ke pula..
    e treta
    Ju abuzoni me perqindjet e popullsise shqiptare se ato jane te paperfillshem me sllavet myslymane..boshnjaket..serbet malazezet…Mos ngaterro Nishin para 150 vjeteve qe ishte banuar me shqiptare 80-90 perqind me sot qe jane te 5 deri 6 %..
    e fundit ne forme lutje:
    Zoti Shaban !
    Ju fal nese gaboni …por ju kritikoj fort kur mashtroni apo lajthiteni dhe le ta marr nje rast:
    Para pak javesh e bere “COPE COPE” Rusine se kishte cuar ne BEOGRAD nje ambasador shume te zoti……por ju harroni qe aleatja jone Amerike na ka lene pa ambasador(e) prej me shume se nje viti….pra Mos keni vene re nje Jalta apo Malta ne qendrimin e perendimoreve…dhe jeni ngarkuar si vuvuzela per te na shurdhuar me Sanxhakun shqiptarisht te Vdekur ?
    .
    Shabe !…rri shtrember dhe fol drejt !..nese je i paguar hallall benefitet !!

    Reply to this comment
  13. Mollosi November 6, 17:33

    Z. Murati!
    Banoret e Snxhakut (shumica) ishin shqiptare. Shumica e tyre, fatkeqesisht tani vehten e ndjejne boshnjak (mysliman). Prandaj, mendoj une, eshte e kote qe shteti shqiptar te merret me kete popullsi. Aq me teper kur kjo popullsi eshte e njohur me prirjet e saja pro-erdoganiste dhe salafiste.

    Reply to this comment
  14. Zgalem November 6, 17:58

    Shkrimi I Shaban Muratit , per Sanxhakun , eshte nje kembane alarmi , per Ministrite e jashteme Kosove – Shqiperi . Shqiptaret I njofin fare pak ose aspak trojet shqipfolese te Ballkanit . Sanxhaku po se po , Medvjeda dhe Bujanovski , Malesia e Malit te zi . Shqiptaret e Ballkanit , perbejne nje popullsi te qenesishme , por , qe nuk njifet ky realitet I rendesishem etnik . Nje njeri kopetent , duhet te precizoi “Shqiptaret pakica te Ballkanit ” ketu duhet te shprehet e dhe Therspotia . Nuk do te thote se keto territore , do bashkohen me te dy shtete shqiptare , qe sot ekzistojne . Keto pakica duhet te bashkohen rreth gjuhes dhe zakoneve shqiptare . Eshte e lligjeshme mbrojtje e minoriteteve . Nuk shkelet asnje ligj nderkombetar . Duhet te marrin statusin , qe u takon , sic e ka minoriteti grek dhe maqedon ne Shqiperi , sic jan e Medvjeda ne Serbi etj . Shabani meriton lavderimet , per ngritjen e ketij problemi te prehte , per shqiptarizmen . Zgalem

    Reply to this comment
  15. Aliu nga Selenic November 6, 18:41

    Qe te flase Tirana per shqiptaret e Sanxhakkut duhet ne radhe te pare te flasin shqiptaret e Sanxhakuit per veten e tyre. Rralla her ose hiq eshte degjuar ndonje shkrim nga ana e tyre.! Ata duhet ne radhe te pare te kthehen ne retropektive e pastaj te ecet sipas kerkesave te tyre.!

    Reply to this comment
  16. Ismail November 6, 20:24

    … “Diplomacia shqiptare në periudhën e demokracisë është karakterizuar nga një kompleks inferioriteti të mjerueshëm në marrëdhëniet me shtetet e tjera të Ballkanit, të cilat gjatë historisë kanë bërë njëmijë e një mëkate ndaj kombit shqiptar”. A KA MUNDËSI, O “ANALISTË” KOKËBOSHË, TË MËSONI TË LEOXNI SHQIP?!? NË VEND QË TA FALËNDERONI PROF. SHABAN MURATIN PËR KONTRIBUTIN E VYER QË JEP NË NDIHMË TË KOMBIT, BËNI KRITIZERIN?!? NUK PO FLAS PËR ATA QË FYEJNË. SEPSE DIHET: ATA KANË FYER VETEN.

    Reply to this comment
  17. nako November 7, 10:15

    Shqiperia pas te Madhit Enver Hoxha eshte ne rrezik per ekzistence.Frenat e Shqiperise jane ne duar te janulles dhe ai e drejton qerren andej nga i do zemra dhe shpirti.Ka filluar me Jugon dhe ngadal por sigurt marshon drejte Tirana.Te ruajme kete qe kemi se eshte duke na rreshqit dheu nder kembe.

    Reply to this comment
  18. Ram Depedi November 7, 11:46

    Sokol…jam dakord me Ju në pergjithsi. Por “anticensurë” e ka nga e keqja ate qe thotë. Nese do kishim nje lloj “KRYENGRITJE” të vazhdueshme, te fortë e të nderprerë TË BASHKUAR E TE BASHKRENDUAR…Në formen e kerkesave dhe protestave, greva e bojkote NE TE GJITHA TREVAT SHQIPTARE. Sigurisht qe do kishim rezultate te mira, edge neqoftese nuk do arrinim KREJT BASHKIMIN, do kishim vetë drejtimin dhe vetë administrimin, do kishim tonin politikanin, pushtetarin, mesuesin, policin, gjyqtarin…SHQIPTARIN kudo ku banojnë shqiptarët.
    Në kete aspekt, edhe zotnia anticensurë, duhet ti beje pyetje vetes…njëlloj sikur e tha për Ty…

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 November 8, 10:28

      Ram Depedi
      vetes ja kam bërë pyetjen
      e shikon në komentin e mësipërm që o e vendos këtu!!
      “anticensurë25642654

      Shaban Murati
      shqiptarët e sanxhakut duhet të flasin vetë të parët dhe jo të bëjnë zanatin e shqiptarëve!
      nuk duhet të presin nga të tjerët si presim dhe ne!!
      I ZOTI E NXJERR GOMARIN NGA BALTA!
      nëse ata nuk e hapin gojën!?
      përse duhet ta hapë ky ndyrësira i radhës që po na shet dhe jugun??
      ne flasim tërë ditën për shqiptar sanxhaku e arvanitë e harrojmë tërë tradhëtitë që po na bëhen në këta dy shtete të mbetura shqiptare!!
      Reply to this comment”
      si e thua dhe ti,sanxhaku,dhe kudo që ka shqiptarë autoktonë,duhet të flasi vetë të parët!!
      “fëmija që qan i jepet qumësht”,se po i dhe kur nuk qan!?
      ka rrezik ta mbytësh!!
      një shëmbull kam takuar vite më parë një “kroat” me emër e mbiemër shqiptar të pastër!
      kuptohet të sllavizuar me një “iç” pas!!
      e pyeta se nga e ka prejardhjen!!nga kroacia më tha!!i thashë se mbiemri i tij pa “iç” është i pastër shqiptar!!
      zgurdulloi sytë në fillim dhe më pas më tha,me përçmim në fytyrë,se “nuk jam,dhe nuk jemi shqiptar”!!
      u kapa pak me atë punën e mimikës por e drodhi,ska rëndësi!!
      Ram Depedi si mund ti them këtij shqiptari me prejardhje “se ti je i detyruar të mësosh shqipen se je shqiptar”??
      si mund ti themi pjesës më të madhe të arvanitëve që nuk duan të jenë shqiptarë,që nuk duan të mësojnë gjuhën e tyre dhe jetojnë në një shtet tjetër,se janë të detyruar ta mësojnë??
      ne duhet të mbështesim ata që kërkojnë të drejtat e tyre dhe jo ata që ne duam të jenë si ne!!
      ne në radhë të parë,sepse jemi hapur aq shumë bythsh,duhet të mbjmë këtë që kemi “brënda vathës” se po na ikën,po na asimilohet brënda kufijve,se po na tradhëtojnë politikanët tanë duke na shitur si bagëti e si teritor!më pas të mendojmë për ata që duan të jenë shqiptarë!!
      unë qefin e kam që gjithë bota të flasë shqip,por as në ëndërr nuk e shoh dot!!
      diana dhe disa të tjerë i shohin shpesh me sy hapur!!
      sepse realiteti për ta është ëndërr!!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*