Kur Drejtësia të shpallet Mbret! (Një rrëfim i sinqertë)

Arben Duka October 23, 2015 15:51

Kur Drejtësia të shpallet Mbret! (Një rrëfim i sinqertë)

Në greminë të kësaj jete,
unë shoh dritën dhe tek honi,
ndaj dhe nuk shkrova për vete,
po për juve që s’shikoni!

S’e kam jetën mjaltë blete,
dhe tani në fund kam mbërritur,
po nuk kam shkruar për vete,
po për ju-o të uritur!

Nëpër akull-nëpër vapë,
jeta s’më ka përkëdhelur,
po për vete s’shkrova prapë,
po për ju që jini shkelur!

S’gjeta flori në minierë,
dhe nuk jam unë një i zgjedhur,
ndaj dhe shkrova kurdoherë,
veç për ju që jeni vjedhur!

Gjer mes yjesh shikoj mirë,
edhe ditën-më besoni,
ndaj prapë shkrova me dëshirë,
veç për juve që s’shikoni!

Shpesh kam folur nëpër netë,
edhe me të madhin Zot,
ndaj shkrova në këtë jetë,
për juve që s’flisni dot!

Krimbi s’mund të fluturojë,
s’do shumë mend për ta kuptuar,
ndaj s’kërkoj që të më dojë,
kush mes llumit ka jetuar!

As prej djallit të mallkuar,
nuk jam trembur ndonjëherë,
po injorancë e harbuar,
më fut dridhmat dhe në verë!

Mbi dy brigje unë hedh urat,
po prapë shahem e mallkohem,
se të gjitha diktaturat,
mbi idiotët lartësohen!

Pushteti kafshon si gjarpër,
se është kohë e arrogantëve,
dhe në qofsh Sokrat i Varfër,
ke mllefin e injorantëve!

Dhe gomari e kupton,
përse mbetëm kështu trokë,
se çdo popull meriton,
qeverinë që ka mbi kokë!

Shkrepën yje kuq e blu,
ne te bisht’ i urës mbetëm,
po unë prapë do jem kështu,
dhe në mbetsha Një i Vetëm!

Do shpëtojë Shqipëria,
dhe ky popull për ibret,
veç ditën që Drejtësia,
do të shpallet këtu Mbret!

Si tani edhe më parë,
po thur rrjetën merimanga,
ah-mos vdeksha pa e parë,
këtë lukuni në pranga!

Këtë lukuni të ndyrë,
që vendit i piu gjakun,
jam poet-po me dëshirë,
në fyt do t’ua hidhja lakun!

Kur do soset letargjia,
kur do gjendet shpresë e humbur,
po s’u vendos Drejtësia,
asnjë hap nuk është i mundur!
Tiranë, Tetor 2013-22 Tetor 2015

Arben Duka October 23, 2015 15:51
Komento

18 Komente

  1. Tartufi October 23, 16:10

    Beni tim i dashur,keto vargje ne i kemi nisur ,qe ne kohen e shtipjes se madhe.
    Kete popull kaq te mjeruar e ka lidhur shume keq litari i lene jashte varit te Enverit.
    Po nuk ju pre litari ketij populli,ky popull do te zvaritet si gjithmone.

    Reply to this comment
    • katarakti October 23, 18:51

      Hajde llogjike hajde. Ketu vetem Enveri nuk hyn. Por disave u ka ngelur ora jo ne 1990-ten, por ne 1940-ten. Per 25 vjetet e katrahures shqiptare Enveri nuk ka asnje faj. Neqoftese nuk quajme faj qe merrte bariun e dhive nga Bjeshket e Nemuna dhe e çonte deri ne Paris per ta leçitur! Kusuret apo krimet e Enverit perfundojne me 1990-ten. Pastaj erdhen demon-kratet qe shiten, vodhen, grabiten dhe shkaterruan gjithçka.

      Reply to this comment
      • mira October 23, 19:23

        Nuk ka nevoje per komet

        Perla e Benit thote gjithçka

        Dhe gomari e kupton,
        përse mbetëm kështu trokë,
        se çdo popull meriton,
        qeverinë që ka mbi kokë!

        Reply to this comment
      • Shahisti October 24, 01:00

        Qe ta marresh vesh ti Kakarakti, Shqiperine e beri grope muti Enveri. Dhe gropen e mutit sado ta pastrosh, grope muti mbetet.

        Reply to this comment
  2. LOVE October 23, 19:48

    @ Katarakti
    kam pershtypjen se je nga keta kapteret qe kane ngelur pa pension ,
    keta qe na mbrojten atdheun nga armiku …armiku shqiptar
    nuk jam marre asnjeher me skizofrenine tende akute ,se nuk ja vlen
    po sidoqofte do shkruaja ,tani keqardhje e madhe ,po me duhet te shkruaj ty
    dukesh si tip i lecitur ti , vepren “titistet” e ke lexuar ,po une do flas per
    DOKTOR ZHIVAGON
    ” eshte nje semundje e ketyre koheve te fundit
    une besoj se shkaqet jane morale .pjeses me te madhe prej nesh ,i kerkohet hipokrizi konstante ,e detyruar sistemit .por ju nuk mundni qe pa pasoja ,te tregoheni ndryshe nga c’jeni ,te sakrifikoheni per dicka qe nuk e doni ,ti gezoheni nje dickaje qe ju hidheron
    Sistemi nervor nuk eshte nje tingull bosh ,apo nje shpikje .Shpirti yne ze nje vend ne hapsire dhe eshte brenda nesh si dhembet ne goje .Ju nuk mund ta perdhunoni ate pa fund
    dhe duke mos u ndershkuar nje dite ”

    kete frazen ta shkruajta qe materia jote gri te heqi trurin se filloi dhe mbaroi te 90
    sepse ti je pasqyre e atij sistemi dhe e atyre qe te kane rritur
    e keshtu me radhe te gjithe
    nqs te dukem shume filozofike , me thuaj ,se do marr nje fraze nga “titistet” dhe do e mbyllim diskutimin ….mos me tirr lesh me ndonje replike 2 kilometra
    Zhivago eshte shkruar ne 57 …. nxirre vete konkluzionin ….

    Reply to this comment
    • katarakti October 23, 20:22

      Moj budallaçke skizofrenike. Nuk kam nge te merrem me ty. Dhe as te te kthej pergjigje. Vazhdo me ato idiotlliqet e tua. Shtremberime emrash, pika dhe presje pa fund, emotikone koti etj etj. Je thjesht nje depresive. Me duket se i ke nderprere ilaçet,! Nuk eshte mire. Me kaq po e mbyll me ty se nuk ia vlen te merresh me dike qe çdo dite “ben lufte dhe dezhurnin” te “Dita”. Qofsh mire. Dhe sherim te shpejte. Nje keshille te fundit: Mos i merr gjerat me shume zjarr se te fillon edhe tensioni pastaj. Edhe ai te duhet…

      Reply to this comment
      • LOVE October 24, 09:53

        nuk guxova ta shtremberoja emrin tend …se di cfare mund te dilte 😛
        e lexove dok .Zhivagon ?
        fund e krye je marre me mua ,jo me komentin tim
        eshte semundja e biografise ,ai shpirti qe flet Zhivago ,
        ky eshte ndershkimi ….

        nuk po dua te te lodh me ,po vazhdo dezhurnin me mua …
        se do mesosh ndonje gje …ose do heshtesh …

        Reply to this comment
    • Tartufi October 23, 20:32

      Ja nga doktor Zhivago te te kujtoj dicka….
      Nuk e dija qe populli tim rus,hante mishin e vellait te tij te vrare?????????
      Zhivagua ne mes te luftes ku ky mjekonte,pa nje luftetar Bolshevik ,qe me
      thike i prente misherat e trasha nje Mensheviku te vrare per te shuar urine.
      Ai qe ha mishin e vellait te vrare o mikesha time ,ai ha gjithe boten e gjalle.
      Bolsheviket hngren gjithe Rusine,per te shuar urine.
      Shqiperine e hngren Stanaret dhe shpellaret,nga urija e madhe qe kishin.
      Kete hajvanin me larte lere ne mjerimin e tij,nuk ja vlen me doren e dyte te
      shoqerise.

      Reply to this comment
  3. a October 23, 20:12

    SHKELQYSHEM ne kete shekull dhe ne shekullin e kaluar dhe ne cdo brez do mbetesh POETI ARBEN DUKA BRILLANTI FJALES SHQIPE PER BEMAT E RRACES SHQIPTARE NE SHEKUJDHE PASURINE ME TE MADHE NE BOTE QE I DHUROVE LETERSISE SHQIPTARE !

    Reply to this comment
  4. MEMEDHETARI October 23, 21:53

    Si tani edhe me pare,
    po thur rrjeten merimanga,
    ah,mos vdeksha pa e pare
    kete lukuni ne pranga!

    T`u lumte pena dhe mendja,i nderuar Poet,kjo eshte nje deshire e cdo shqiptari te ndershem,por,… Kur valle???

    Reply to this comment
  5. Shahisti October 24, 00:57

    Or ti bejtexhiu Arben Zyko, po mire or burre i dheut po si je kaq mendjemadh? Po si or derezi te duket se vetem ti shikon dhe te tjeret jane qorra e mezi presin fjalen tende qe te zgjohen e te kuptojne kete bote. A te ka shkuar mendja ndonje here, makar qofte edhe per nje sekonde qe je nje bejtexhi medioker, dhe me gazrat qe leshon andej ketej vec i ben ata qe ti kujton se nik shohin te rrudhin hundet nga era e qelbet qe leshon. Vazhdo pirdh or rben Zyko Kamberi, vazhdo pirdh, se lirohesh, pa per ne qe nuk shohim mos u bej merak, se mbase shohim edhe gjera qe ti as nuk u avitesh me trurin tend prej cobani te kenaqur.

    Reply to this comment
  6. iliri October 24, 04:02

    Te diskutojme seriozisht dhe pa fyer njeri:
    Shoku Arben Duka, ja ke gjithe keto vite qe ke bere bejte sa asnje njeri tjeter.
    Po ku eshte perfitimi per shqiptaret dhe Shqiperine?
    Ti shkruan per gjera te cilat shqiptaret i shikojne cdo dite, shqiptaret pa pune i bisedojne dhe I sterbisedojne ulur kafeneve me nje kafe per ore e ore te tera. Ato qe shkruan ti ne i marim vesh dhe I shikojme nga burimet e shumta te informimit.
    Prandaj mendoj se ke bere dhe po ben vetem qe te paguhesh dhe duke pritur te bijesh ne sy te te medhenjve per ndonje shperblim se populli nuk ka as dhe nje perfitim, vec sharjeve dhe perbaltjeve qe bejne injorantet mes tyre ne gazetat online.
    Meru me poezi te verteta, kthehu ne krijimtarine tende te viteve para1990 dhe do te jesh I nderuar nga njerzit qe kuptojne letersine, qe kenaqen nga poezite e tua te ndjera apo nga lirikat e dashurine.
    Flaki tutje keto bejte politike me te cilat kenaqen vetem ATA qe ne jeten e tyre nuk Kane lexuar ndonje liber, pale qe liber me poezi nuk kane lexuar qe nuk kane lexuar.

    Reply to this comment
  7. rrushi October 24, 07:35

    O love, si nuk ngope me mutin qe ke ngrene gjer tani?C me ha mutin perseri,kesaj radhe deri sa te ngopesh.

    Reply to this comment
  8. Patriote October 24, 07:40

    Shahist ! Pretendon se ke kapacitet per t’ju kundervene poetit ????!!!! Po ti vetem banalitete nxjerr nga goja , ne te gjitha komentet qe shkruan , per kete je ” modeli ” i komentuesve !!!
    SHARJA NUK ESHTE ARGUMENT – Sepse i shari te shan – thote populli !!!

    Reply to this comment
    • Shahisti October 24, 10:45

      Patriote, une nuk shaj. Une them te verteten. Neqoftese e verteta eshte e hidhur per disa, ky nuk eshte faji im. Respekte e t’u shtofte inati.

      Reply to this comment
  9. .fteri October 24, 14:57

    Tartuf magjari bene komente ,por vetem sa i shton vehtes jo nje zile ,por nje kembore te udheheqesit te rrjeshtit te gomarllekut lidhur per qafe ,qe te degjojne gomarte qe vijne mbrapa tije , si Love,SHahisti,dhe Tartuf etj si magjari ne funde te argumenteve. Ju te g.Dita me tufen e magjarve PO NA VARROSNI TE GJALLE me keta debila arrogant me keta do te BEJME POLITIKE ?! .I urojme suksese talentit te pa diskutueshem dhe respekte te veçanta poetit brilant e te ndershem A.Duka qe groposi per se gjalli keta shkerdhat politikan,grabiqaret e pasurise se shqiptarve ,kriminelet bajrektar injorant,zogista tradhtar ,hajdut mercenar,injorant e rrugaqe te Saliut.Ke goditur poet i dashur njerzit pa karakter,servila,vrasesit pas shpine,shpifaraket ,cmiregjijet e dilengjinje te pa skrupullt.

    Reply to this comment
    • Tartufi October 24, 15:16

      Ku kemi kohe neve te varosim hajvanerine?? Hjvaneria mbeturina e dylberizmit
      i duhet argetimit te qytetareve.Oo hajvani fteri,ne rrojme ne mes te gomarerise
      shqiptare te shkelur me kembe .

      Reply to this comment
    • Shahisti October 24, 21:49

      O .ftero a e di ti qe shqipja ka edhe germen “xh” ne alfabet or delenGJi?

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*