Kur duart i shtrëngonin edhe…

June 12, 2018 13:04

Kur duart i shtrëngonin edhe…

 

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe drejtuesi koreano-verior, Kim Jong Un shtrënguan duart, një imazh ende i paimagjinueshëm disa muaj më parë.

Nga Sadate dhe Begin te Kim Jong Un dhe Moon Jae-in, historia është shënuar nga shtrëngime simbolike duarsh mes kundërshtarëve.

Kim Jong Un dhe Moon Jae-in

Më 27 prill 2018, disa javë para samitit Kim-Trump në Singapor, drejtuesi koreano-verior shkëmbeu një shtrëngim duarsh me presidentin koreano-jugor Moon Jae-in në Linjën e Demarkacionit ushtarak që ndan Korenë.

Kim është drejtuesi i parë koreano-verior që shkel tokën koreano-jugore që prej Luftës së Koreve (1950-1953).

Ky takim prej disa orësh mes dy krerëve konkretizon qetësimi që është përhapur në Gadishull që prej pjesëmarrjes së Koresë së Veriut në Lojërat Olimpike të dimrit organizuar në jug në muajin shkurt.

Obama dhe Raul Castro

Më 10 dhjetor 2013 në Afrikën e Jugut, presidenti amerikan, Barack Obama shkaktoi habi duke dhënë një shtrëngim duarsh me homologun kuban Raul Castro gjatë ceremonisë mortore të Nelson Mandelas.

Në stadiumin e Soweto, Obama, i cili u nis drejt tribunës për të mbajtur një fjalim, shtrëngoi dorën e drejtuesve të pranishëm duke përfshirë dhe Raul Castron. Imazhet e publikuara nga televizoni afrikano-jugor treguan që ata shkëmbyen edhe disa fjalë.

Ndërkohë që dy vendet i kishin shkëputur marrëdhëniet diplomatike zyrtare në vitin 1961 dhe për shumë kohë kanë pasur një histori të gjatë armiqësie të ndërsjellë, ky gjest i paprogramuar do të pasohej më pas nga një afrim i papritur mes ish-kundërshtarëve, më pas nga rifillimi zyrtar i marrëdhënieve diplomatike.

Elizabeth II dhe McGuinness

Një nga imazhet më emblematike të procesit të paqes në Irlandën e Veriut është ai i shtrëngimit të duarve shkëmbyer më 27 qershor 2012, në një teatër të Belfastit, mes mbretëreshës Elizabeth II dhe ish-komandantit të Ushtrisë Republikane irlandeze (IRA) Martin McGuinness.

Pasi kishte luftuar dominimin britanik për 30 vjet të trazirave në Irlandën e Veriut, McGuinness u bë një negociator i madh i marrëveshjes për paqe i së Premtes së Shenjtë në vitin 1998 dhe një prej mbështetësve kryesorë të çarmatimit të lëvizjes klandestine në 2005.

Arafat dhe Rabin

Më 13 shtator 1993 në Uashington, kryeministri izraelit, Yitzhak Rabin dhe lideri për Çlirimin e Palestinës (OLP) Yasser Arafat, dy kundërshtarë të betuar, vendosën nën praninë e presidentit Bill Clinton bashkimin e vështirë.

Atë ditë, në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë, konventa për një autonomi palestineze tranzitore pesëvjeçare, e negociuar në mënyrë të fshehtë në Oslo, do të nënshkruhej.

Në atë moment, Bill Clinton kthehet drejt Rabinit dhe i shtrëngon dorën, më pas ai shtrëngon atë të Arafat, nga ana tjetër.

Drejtuesi palestinez, i cili është mënjanuar pak për këtë gjest, vazhdon lëvizjen e tij dhe i shtrin dorën, dukshëm hezitues, kryeministrit izraelit.

Pas një hezitimi të shkurtër, ai që qendron pas të gjitha betejave kundër palestinezëve shtrëngon këtë dorë duke shkaktuar duartrokitje dhe thirrje të publikut.

Sot, zgjidhja e konfliktit izraelo-palestinez vazhdon të jetë e bllokuar.

Sadate dhe Begin

Më 19 nëntor 1977, presidenti egjiptian, Anouar el-Sadate është presidenti i parë arab që zhvillon një vizitë në Izrael që prej themelimit të shtetit në vitin 1948 dhe pas katër luftrave izraelito-arabe.

Ai mbërrin në aeroportin e Lod, pranë Tel-Avivit, për një vizitë 43-orëshe. Pas uljes së avionit ai pritet nga homologu izraelit, Ephraïm Katzir dhe kryeministri, Menahem Begin.

Tre krerët shtrëngojnë duart, pothuajse të padukshëm pas një grumbulli fotografësh dhe truprojash.

Ky udhëtim historik në Jeruzalem do t’i hapte rrugën marrëveshjeve të Camp David që do të përfundonin në mars 1979 me nënshkrimin e paqes izraelo-egjiptiane, e para e arritur mes Izraelit dhe një shteti fqinj.

Shumë i kritikuar në vendin e tij, Anouar el-Sadate do të vritej në vitin 1981 nga islamikët.

a.s/dita

June 12, 2018 13:04
Komento

3 Komente

  1. fteri June 12, 16:27

    Shtërngim duarësh imperjaliste,e thikën pas shpine ,lulëzim e shfrytëzim i sektorit privat kapitalist , …..!…..

    ky është raliteti në botën kapitaliste,bashkëpunim shefi llogarisë me shefin e prodhimit ,imperjalizmi prodhon false dhe ja shet vendeve të varfëra,shtërngim duarësh , dështim ekonomik ,resturim kapitalist ,papunsi,ngritje çmimesh ,taksa të larta -populli shtërngon rripin-kapitalistët fryhen .

    Përsëri shtërngim duarësh ,grabisin vendet e varfëra ,pabarazi në mardhanjet të naftës ,çelikut ,njëra humb ,tjetra fiton ,përsëri shtërngim duarësh .Embani mend Arafat -Begin shtërngim duarësh ,por përsëri sot luftë e predha e gjakë !

    Ku shkon uranjumi i minjerave të botës ,për bombën atomoke në kore të veriut ?….Jo,jo ,ajo shkon e ndahet midis shtetesh të fuqishme të botës .
    Rreth 90 % e Uranjumit Çekosllavak shkon në Rusi !…

    Politika e borgjezisë së imperjalizmit SHBA-së dhe Rusisë ,kinës dhe Japonisë ,Anglisë dhe Francës ,është “paqësore” ,ajo zbaton politikën e shfrytëzimit nacional ,ndërhynë në pajtime e shtërngime duarësh në katër anët e globit .Për një aroplan lufte tip i fundit prodhuar në SHBA ,Sirianët paguajnë milona dollar.

    20% e kauçulut Malajzia grabitet nga Rusia , ajo jepte 1 ton kauçuk dhe merr nga Rusia 6 ton letër,pas tre vitesh merr 3 herë më pak . Për 1 kamjon Moska merr nga vendet Afrikane 2 ton kakao ,ndërsa tani merr 3 herë më shumë ! Përsëri shtërngim duarsh dhe shtërngim rrypi për vendet e varfëra .

    Edhe Korea e veriut duhet të shtërngoi duart,por edhe një vrimë të rrypit për popullin e thjesht Korean .Kjo është tipari i shtërngimeve të duarve Kim -Tramp që ju heroi të G.Dita i shpalosni këto foto shtërngime duarësh si kujtesë e oferta false. Trump ngre grushtin si triumf përshëndetje të fundit nga aroplani në largim për SHBA.
    Kurse Kim i pa sigurtë drejt popullit të tijë me duart në xhepa !

    Reply to this comment
  2. fteri June 12, 16:34

    Shtërngim duarësh imperjaliste,e thikën pas shpine ,lulëzim e shfrytëzim i sektorit privat kapitalist , …..!…..

    ky është raliteti në botën kapitaliste,bashkëpunim shefi llogarisë me shefin e prodhimit ,imperjalizmi prodhon false dhe ja shet vendeve të varfëra,shtërngim duarësh , dështim ekonomik ,resturim kapitalist ,papunsi,ngritje çmimesh ,taksa të larta -populli shtërngon rripin-kapitalistët fryhen .

    Përsëri shtërngim duarësh ,grabisin vendet e varfëra ,pabarazi në mardhanjet të naftës ,çelikut ,njëra humb ,tjetra fiton ,përsëri shtërngim duarësh .Embani mend Arafat -Begin shtërngim duarësh ,por përsëri sot luftë e predha e gjakë !

    Ku shkon uranjumi i minjerave të botës ,për bombën atomoke në kore të veriut ?….Jo,jo ,ajo shkon e ndahet midis shtetesh të fuqishme të botës .
    Rreth 90 % e Uranjumit Çekosllavak shkon në Rusi !…

    Politika e borgjezisë së imperjalizmit SHBA-së dhe Rusisë ,kinës dhe Japonisë ,Anglisë dhe Francës ,është “paqësore” ,ajo zbaton politikën e shfrytëzimit nacional ,ndërhynë në pajtime e shtërngime duarësh në katër anët e globit .Për një aroplan lufte tip i fundit prodhuar në SHBA ,Sirianët paguajnë milona dollar.

    20% e kauçulut Malajzia grabitet nga Rusia , ajo jepte 1 ton kauçuk dhe merr nga Rusia 6 ton letër,pas tre vitesh merr 3 herë më pak . Për 1 kamjon Moska merr nga vendet Afrikane 2 ton kakao ,ndërsa tani merr 3 herë më shumë 6! Përsëri shtërngim duarsh dhe shtërngim rrypi për vendet e varfëra .

    Edhe Korea e veriut duhet të shtërngoi duart,por edhe një vrimë të rrypit për popullin e thjesht Korean .Kjo është tipari i shtërngimeve të duarve Kim -Tramp që ju heroi të G.Dita i shpalosni këto foto shtërngime duarësh si kujtesë e oferta false. Trump ngre grushtin si triumf përshëndetje të fundit nga aroplani në largim për SHBA.
    Kurse Kim i pa sigurtë drejt popullit të tijë me duart në xhepa !

    Reply to this comment
  3. Maelga June 12, 21:05

    Ai qe doli i fituar nga takimi eshte Kim.
    Trumpit i rrofte tangerlliku.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*