Kur duhet të bien kambanat

March 20, 2018 11:59

Kur duhet të bien kambanat

 

Nga Bedri Islami

Dje, në gjykatën e Lezhës ishte një skenë groteske: një shesh i vogël i rrethuar, protestues me çadra që i tundnin si flamurë betejash, thirrje në kor, policë të lagur në shi, që përpiqeshin të gjenin një çast pushimi, makina që lëviznin në atë shesh të vogël, ardhja e 12 të arrestuarve dhe pritja me ankth e një seance që dihej se si do të përfundonte. Në sallë presioni ishte më i vogël se sa jashtë saj, ndërkohë që kryetari i bashkisë, jashtëzakonisht i qetë, pa u tronditur nga ajo që ndodhte rreth e rreth tij, dha mesazhin për vazhdimin e punës, duke u kujdesur për një grumbull dherash, diku buzë kalasë, si të ishte duke hyrë në zyrën e tij.

Nuk e di nëse janë fajtorë apo jo të akuzuarit. Kjo nuk është një gjë që më takon në këtë moment. Të gjithë do të rrinë për disa ditë në arrest shtëpie dhe, si ka ndodhur jo pak herë, një ditë e ardhshme do i gjejë rishtas në zyrat e zakonshme.

Të gjithë ata që prisnin se ranë kambanat për “peshqit e mëdhenj” mbetën të zhgënjyer. Në fakt , duhej të ishin të zhgënjyer që më herët, se vërtet Lezha e ka detin afër, por peshkaqenët e korrupsionit janë disa dhjetëra kilometra larg saj.

Paragjyqi, nëse mund ta quaj kështu, u shoqërua me një deklaratë të Bashës, fillimisht paksa e butë, sikur të donte të lante duart nga “tradhtari” që kishte ngrënë drekë me armikun e tij kryeministër; pastaj u kujtua se pas shefit të bashkisë kishte mijëra njerëz dhe e rriti pak tonin; e ndjeu se edhe kjo ishte e pamjaftueshme dhe nxori Palokën, që po bëhej gati të dëbonte “xhindet” e kanabisit në një hetim parlamentar, i cili, si për t’i dhënë zemër vetes kërcënoi deri në përplasje të fortë, dhe ai kurrë nuk flet për përplasen e asaj që nuk e ka, të mendimit; dhe, kur po vinte fundi ngriti strukturat e tij të protestonin në Lezhë.

Politika edhe një herë ia hipi drejtësisë dhe, pikërisht asaj pjese që pak ditë më parë i kishte marrë në mbrojtje ish shefi i partisë, Berisha, gjykatës,duke i bërë ata lule dhe prokurorinë, që nuk e ka nën pushtet aq fort si dikur, djall me brirë.

Kaq ishte ngjarja rutinë që u shfaq dje në Lezhë. Njerëzit mësuan për “Ranën e hedhun”, panë disa pamje plazhore, pastaj disa njerëz që po i dërgonin në gjykatë, duke i qëndruar secilit nga dy policë duar mbërthyer, kjo të kujtonte atë shprehjen e njohur “policia në krye të detyrës” dhe në fund, një gjyqtar që ngutej të lexonte një vendim me zë të marrë nga droja apo nga ajo që po ndodhte.

Por e gjitha para vetes shtron një çështje që nuk i takon rastit të Lezhës: është më e madhe dhe shtrohet në pyetjen: kur duhet të bëhen arrestimet e peshqve të mëdhenj, krokodilëve dhe peshkaqenëve politikë, financiarë, të drejtësisë.

A është kjo koha e duhur?

Është ky momenti kur ata duhen nxjerrë para një trupe gjykuese, e cila ende ka frikën e oligarkëve, jo vetëm nga hija e rëndë e tyre, por edhe nga që jo pak prej tyre kanë bashkëpunuar me to dhe kanë qenë partnerë të së njëjtës rrugë abuzimi?

A mundet, ta zëmë Gjin Gjoni apo Dritan Gina, Rovena Gashi e shumë të tjerë të hetojnë, analizojnë prangosin dhe të gjykojnë drejtë rastet më të dukshme të abuzimit me të drejtën e jetës (21 janari, Gërdeci, Azem Hajdari, 2 prilli etj); me rastet e pronës, (Rruga e Kombit, koncesionet, CEZ, ndërtimet e rrugëve, etj), a munden ata të gjykojnë dot Sali Berishën apo familjen e tij politike e ideologjike?

Shumë njerëz kanë pritur dhe shpresuar, mes tyre edhe unë, se qeveria Rama 1, e cila erdhi në pushtet edhe me sloganin e dërgimit në gjyq të të gjithë atyre që fshiheshin pas krimit, të bënte veprimet e para; të shtjellonte si duhej ngjarjen e rëndë vrastare të 21 janarit, të ngrinte edhe një herë në këmbë çështjen e Gërdecit, kush qëndron pas rastit të Kosta Trebickës, të Olldashit, çfarë fsheh në vete çështja më e nxehtë CEZ, edhe një mijë e një “patate” të nxehta të politikës dhe të krimit.

Ne kemi pritur të bien kambanat e drejtësisë që muajin e parë, që vitin e parë, jo se kemi në vete hakmarrjen, sepse askush nuk ka hak për të marrë, me përjashtim të atyre që u shuan familjarisht , por edhe ata kanë pritur nga drejtësia, por sepse njerëzve u ka ardhur në majë të hundës. Ata ndjekin jetën luksoze të ish ministrave, të ministrave, pasuritë e tyre, harbimin e bijve dhe bijave, shohin se çanta e vajzës së ish prokurorit është më e lartë se rroga e tyre vjetore, dhe pastaj, si për ironi të tyre, dëgjojnë në parlament, të pangopurit nga luksi dhe vjedhja t’u qajnë hallin të pangopurve me bukë!

Ka njeri që mendon se Llalla, prokuror deri në 18 dhjetor do të dërgonte në gjyq Berishën? Ai pshurrej para emrit të tij. Shefi i prokurorisë së krimeve të rënda, më parë se të raportonte tek shefi i tij, i dërgonte Berishës mesazhet e para të ngjarjeve, dhe, ky i fundit, ia tundte qeverisë si t’i thoshte” ja, ku jam, ejani po të doni”. Bode, ish ministri i financave, po ashtu. Presioni ndaj drejtësisë është shumë më i madh se sa presioni i drejtësisë mbi krimin. Nuk mbeti zyrtar e gjysmë zyrtar i LSI-së pa e quajtur arrest politik procesin e Autostradës Tiranë – Elbasan. Edhe të larguarit nga formacionet e saj marrin në duar shpatën për copëtimin e drejtësisë, ku kanë qenë vetë më parë.

Adriatik Llalla ishte bërë një latifondist, si Shefqet Vërlaci. Me mijëra metra katrorë tokë e blerë si për fukarenjtë dhe e shitur si zengjinë. E merrte me dorën e majtë, që nuk mbante shumë, dhe, për pak ditë, e shiste me të djathtën që mbante pesha të rënda. Rovena Gashi ka një pasuri të pashpallur prej më shumë se 2 milionë euro, 14 apartamente që dihen, njësi të mëdha shërbimi, bashkëshorti i saj mban në njërën dorë rrogën e të gjithë vitit, një orë mbi 210 mijë euro, me dhjetëra gjyqtarë jetojnë në vila luksoze, kanë depozita pa fund, sa rrezik të harrojnë edhe se ku i kanë, dalin jashtë shtetit në udhëtime të shtrenjta disa herë në vit dhe vetëm një udhëtim kushton sa paga e tyre mujore.

Të gjitha këto janë bërë publike. Nuk ka asnjë deklaratë, denoncim, apo qëndrim koherent ndaj këtyre akteve të njohur. E gjithë opozita mund të ngrihet dhe të shkojë në Lezhë, dhe, dihet se në çfarë kushtesh do të ndodhet një gjyqtar që mallkon fatin që i ra atij në dorë kjo çështje.

Të gjithë ata që presin drejtësi në këto kushte, në vetëdijen e tyre e dinë se janë të humbur. Të jemi të qartë: askush nuk e merr përsipër të dënojë sot Sali Berishën, megjithëse ai e pranoi vetë, me zë dhe me figurë se vrasjet e 21 janarit ishin të tijat, ekskluzivitet i tij dhe se, po të afrohej shefi i opozitës mund ta vriste ai vetë, kryeministri i 21 janarit të vitit 2011. E thirri kush atë për këtë deklaratë skandal? Askush. As nuk do e thërrasë. Ndodh lobimi i Bashës. Jo vetëm çështja ruse në lobim, por më e mprehtë janë paratë e zeza në këtë ngjarje. Basha, duke e ditur se gjyqësori është ende pronë e tij, sepse janë të njëjtët që e hidhnin dosjen e tij me përbuzje tek shkallët e prokurorisë, pa të keq, deklaron se 500 mijë dollarë i ka mbledhur një fondacion shqiptaro – amerikan. Askush nuk e thërret se kush është ky fondacion, kush qëndron pas tij; janë vërtet njerëz që ndjekin rregullat e shtetit amerikan apo mund të jetë një grup mafioz, ndoshta i lidhur me qarqe jashtë vendit tonë, çka nuk do të kishte ndodhur për herë të parë.

Për shumë më pak se kaq, një lider historik, si Kohl, u braktis nga partia e tij, jetoi në heshtje, i harruar dhe mëkatar, megjithëse pak më parë kishte qenë heroi i vendit të tij.

Heroi i kujt është Basha që nuk deklaron një financim, i cili, mund të jetë normal, mund të jetë mafioz, mund të jetë dublant i një shërbimi të huaj sllav. Basha është heroi i rrugës së kombit që e masakroi, gjysmë hero i 21 janarit, për të mos hyrë në fillesat e tij politike.

Tani, le të mendojmë seriozisht: kush i nxjerr ata para gjyqit.

Në fakt, edhe ata e dinë se një ditë do të gjykohen. Ky vend nuk do të mbetet gjithnjë rob i marrjes së shtetit.

Ata, tani, si në rastin e Lezhës, po bëjnë provat e para për të shkuar drejt përballjes së ardhshme. Nuk shpëtojnë dot.

Puna është që kambanat e kohës së tyre të bien në orën e duhur, që të jenë vërtet kambanat ndëshkimit të së keqes dhe jo disa lule që do të thahen pa shkuar në gjykatë.

Me këta gjyqtarë, burgu i sigurisë së lartë në Reç, do të mbushet me ata që kanë abuzuar me dritat dje e me ujin sot.

March 20, 2018 11:59
Komento

12 Komente

  1. ALBAN DEGA March 20, 13:43

    ME GJUHEN E FAKTEVE

    KOPILAT E BERISHES NE DEREN E RAMES !

    – Nga Alban Dega Nju Jork

    I ndoqa drejtepersedrejti mashtrimet pa fund te Sali Berishes mbreme ne emisionin “ Zone e Lire” te Arjan Canit te “Klanit” te Berishes dhe protesten e deshtuar me sukses te 27 janarit sot.
    Deshtim i plote!
    Total failure e organizatoreve e liderve te saj te deshtuar!
    Humbi Mafia !
    Fitoi Shqiperia !

    Rrena pa fund te nje mashtruese pakufi !

    Cdo fjale, cdo fjali, cdo deklarate e tij ne emisionin “Zone e Lire “ ishte rrene. mashtrim, spekullim.
    Si ai edhe qehajai i cifligut te tij familjar PDSH, Lulezim Basha nuk nxjerrin fjale nga goja pa rre pa iu dridhur qerpiku dhe pa iu skuqur faqja.
    Jo mbreme e sot por tash e 27 vjet…
    Edhe mbreme ai i perseriti rrenat e tij se ekonomine e kishte mesuar nga Regani. Mik i vjeter i tij qe kur urdheronte studentet e mjekesise te hapnin zjarr kunder siluetes se tij si komisar i kuq ne zboret komuniste .
    Perdori gjithe arsenalin 46 vjecar te ish diktatorit komunist Enver Hoxha kunder imperializmit amerikan si ne 96-en, ne 97 -en, ne 98-en e dhjetra here te tjera bile edhe ditet e fundit .
    Sulmoi ashper qeverine e sotme pse votoi kunder SHBA-se per ceshtjen e njohjes se Jeruzalemit nga Presidenti Trump, kunder te cilit votoi krejt Evropa Perendimore dhe 7/10 e njerezimit !
    Sulmoi qeverine Rama per mungese investimesh te huaja ne Shqiperi, kur vete ua dhuroi me nje cmim pese here me te larte Autostraden e Kombit nje prej shumekombesheve me te korruptuara ne Bote Bechtel dhe mbi 500 milione te investuara ne xhepat Lul- Gites e gangstereve te tij nga xhepi e qafa e popullit te vet .
    Solli investimet e sponsorit kryesor te bashkeshortes se tij Taci Oil ne Nafte dhe e la nje grope borxhesh prej 700 e ca milione dollaresh kur e perzuri me vote plebishitare e 1 milione shuplaka populli , demosi !
    Solli investimet e Rapiscanit dhe krijoi nje humbje prej 250 milionesh ne Arken e Shtetit e kurrizin e shqiptareve .
    Solli investimet e Devirolit dhe Fatmir Kodoshit e Xen Sypeshkaqenit ne Gerdec dhe shpertheu Hiroshimen e Gerdecit me 26 viktima…e miliona te hedhur ne ere !
    Sabotoi bashke me nipin e Beogradit dhe bastardin e tij interkoneksionin e financuar nga gjermanet dhe i shkaktoi rreth 300 milione euro humbje Shqiperise dhe Kosoves ne 8 vjetet e fundit !

    Investime te huaja apo placktije masive
    e shqiptareve !?

    Solli Damir Fazlicin e Luli Argites dhe i shkaktoi nje humbje orej 100 milione eurosh investimesh te munguara te nje investitori te fuqishem pskistanez…
    Solli CEZ-in e Xen Kalajt dhe i shkaktoi nje humbje prej rreth 620 milione eurosh shqiptareve dhe nje investim prej te pakteni 7 milione dollaresh ne xhepat e Nue Xenit !
    Investimet e Berishes dhe familjes se tij biologjike e politike e bene Shqiperine Gerdec e Kandahar… i
    Vetem nga babezia e dhenderit te tij Maltezi u humben rreth 150 milione dollare investime te Bankes Boterore per zhvillimin e Bregdetit pa llogaritur shembjen e dhjetra shtepive shqiptare !
    Solli aq shume investime te huaja sa per tete vjet qeverisje te tij borxhi i jashtem i Shqiperise u dyfishua ne qafen e shqiptareve !
    Ndertoi aq shume rruge sa la mbrapa ne arken e qeverise Rames 850 milione euro borxhe te brendshme me te cilat do te ishte ndertuar nje autostrade e re nga Hani i Hotit ne Konispol !?

    Reaganomiku i rrenuesit te Shqiperise !

    Inauguroi tri here Autostraden e Kombit dhe Autostraden Tirane -Elbasan sa edhe sot nuk kane perfunduar punimet ne kete te fundit . Vetem per shembjet e shkaktuara nga korrupsioni Berisha- Meta Qeveria e sotme ka harxhuar rreth 250 milione euro te tjera …
    A doni me per investimet e Reganomikut Berisha !?
    A e dini sa para la Sali Berisha ne fondin e emergjencave kombetare kur leshoi karriken ne shtator 2013 !?
    4000 Euro gjithsejt ! Aq sa nuk do te mjaftonin as per tavanin e nje stalle lopesh po te godiste nje termet apo permbytje !? Po nje epidemi gripi kinez a australian!?
    Keto jane investimet e huaja dhe te brendshme te qeverise Berisha !
    E ka pafytyresine e poshtersine te jape leksione e rrahe gjoksin me ze e figure ne syte e shqiptareve per mrekulline Berisha qe e rrenoi te pakten 7 here dhe e zhberi tri here shtetin shqiptar ne 13 vjet qeverisje te Salikracise !?
    Vetem piramidat e 97-es u kushtuan shqiptareve 2 miliarde dollare te plackitur e 2 miliarde euro te djegura e rrenuara nga ajo katrahure kombetare !

    Nga “ qeveri gangsteresh” ne “Mafia
    jashte kontrollit” !

    “ Qeveri Gangsteresh e quajti ne kryeartikull Mbreteresha e shtypit boteror “ The Times” e Londres ne mars 1997
    “ Kjo Mafia ka dale krejt jashte kontrollit “ e cilesoi mbreti i shtypit te lire boteror “ The New York Times “ me 15 mars 2008, diten kobezeze te Katrahures Gerdeci te Fatmir Xenit te Berishes !
    Sa i pafytyre eshte e mund te jete Sali Berisha !
    Kopilat e vet e te bandes se tij te kusareve u orvatet t’ia lere ne dere Edi Rames e Qeverise se tij.
    A nuk ishte Sali Berisha ai qe hapi e lejoi kazino deri para dritareve te zyres se tij tek Tajvani… e mbare vendin e fajin per to ia hedh Edi Rames !?
    A nuk ishte Sali Lul Micotaqis Bakojanis qe ia shiti Athines 355 kilometra te Otrantos dhe tani na ben patriotin, nacionalistin. E nacionalizmi eshte streha e fundit e te gjithe maskarenjeve !
    Nuk mund te beje perjashtim nga ky rregull as krye- atdheshitesi e krye- maskarai Sali Toptan Zogolli !
    Sa i pafytyre eshte i pafytyri !?
    Edhe me te pafytyre se ai u tregua Arian Cani e pese filozofe , profesoret, Akademiket e UET-it e Plepave te tjere shqiptare.
    Jo vetem qe nuk reaguan, por me e keqja shkuan deri ne nje bythelepirje neveritese ndaj Mareshallit te Beogradit Sali Karaxhic.
    Shkelqeu me mjerimin e tij intelektual sidomos Profesor Arjan Curri. nje asskiser, bythelepires 24 karatesh qe na e ben edhe Filozofin edhe analistin edhe gjithckaditesin neper ekrane kur u langareps para Sali Berishes duke e quajtur “ Dielli qe ndricon” dhe iu pergjerua me zemer ne dore te rimerrte udheqjen e cifligut te tij PDSH dhe te revolucionit !
    Ky eshte njeriu i ri i Sali Kim Jong Un-it dhe bandes se tij te Gangstereve dhe Mafias qe ka dale krejt jashte kontrollit !
    Lanet !

    Reply to this comment
  2. Alban March 20, 13:51

    From: Alban Dega
    Date: MAY 29, 2016 at 9:30:21 AM EDT

    Fakte jo vetem mendime

    CFARE NUK DINE JO VETEM AMERIKANET JO VETEM PER POLITIKANET TANE … !?

    …. Jo vetem Perendimi demokratik por edhe Lindja eshte e Kuqe !!!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Nuk shtrohet pyetja cfare di Bota jo vetem per politikanet shqiptare!?
    Ceshtja eshte cfare nuk di jo vetem Perendimi demokratik jo vetem per politikanet shqiptare…!?
    Me mijera kilometra larg deri ketu ne Nju Jork vijne emra e bema ministrash e deputetesh, kryebashkiakesh e ish-kryekomunaresh . Per cdo sherbim publik qe e kane detyre ligjore, per cdo emerim apo shkollim, punesim apo gradim, promovim apo perkrahje kerkojne paga ne natyre apo me para ne dore e vetem ne euro.. dollare ose te dyja. Nuk kane kohe as ti numerojne leket e shkreta.
    Ne flasim vetem per Gjykates e Prokurore te korruptuar por harrojme se kjo eshte vetem gjysma e se vertetes dhe cereku i se keqes. Harrojme se shume prej tyre per nje post te tille kane paguar 100- 500 mije euro per ato karrike!
    Kujt !? Emertesave perkatese KLD-se , deputeteve e deri edhe Presidentit nepermjet nje lukunie sekseresh qe gjuajne si hienat cdo oferte per karrike e para, per p… jeshka e per sefa!
    PPPSH Ja – jo Partia e Punes, por Partia e Pjeshkes dhe Parase Shqiptare ka mbreteruar e sundon kete vend jo vetem tani!
    Zanati me i vjeter ne Bote! Ka mijera vjet qe Bota sillet e bie ne gjunje para tyre !

    TREGU NXJERR CDO GJE NE TREG!

    Sic na thoshte ish- Presidenti i Meksikes miliarderi Luis Echeveria Alvarez ketu e 30 vjet perpara ne shtepine e tij ne Cuernavaca ” Ne kapitalizem nuk ka te bukur e te shemtuar, te trashe e te holle, te Cdo gje matet me para! Je aq i zoti, aq i bukur, aq i mencur sa para ke. Para me cdo mjet e me cdo rruge !”
    Si u siguruan votat e munguara per 2 presidentet e fundit te Republikes se Shqiperise Zoti Puritan!? Me vota te blera, me vota te trafikuara…
    Kur shitet e blihet, kur trafikohet deri edhe posti i Presidentit ai vend ka marre fund!
    Ka dale ne semafor ne pritje te klientit te radhes!
    Ky eshte faji madhor i politikes shqiptare dhe krereve te saj! Kjo eshte zanafilla e korrupsionit qe fillon tek kryeplaku e kryebashkiaku, deputeti, … e perfundon tek Presidenti i Republikes!

    E PABESUESHMJE PARA 37 VJETESH…

    Ketu ne Nju Jork dhe me teper ne Washington e ne Bruksel, ju siguroj edhe ne Beograd e ne Athine, ne Moske e ne Pekinin larget e dine me emer e mbiemer e deri ne hollesite me te vogla veset, virtutet, cenet, miresite e dobesite, bemat dhe poshtersite e cdo politikani e zyrtari te rendesishem shqiptar…
    Po sjell nje fakt te para plot 37 vjetesh nga nje reviste seroze spanjolle ” Cambio 16″. Duke iu referuar burimeve te sherbimeve sekrete ajo njoftonte se ish- KGB- Ja sovjetike kishte nepermjet Ministrise se Tregtise se Jashtme te BS kishte marre me qera nje “zyre tregtare” perballe selise se Ambasades amerikane ne Madrid… Aty kishte instaluar nje pajisje pergjimi te posacme qe rregjistronte bisedat e diplomateve amerikane nepermjet perplasjeve te valeve zanore te tyre ne xhamat rreth 5 cm te trashe te zyrave te tyre nga nje largesi prej 750 metrash..
    E pabesueshme per kohen dhe teknologjine sovjetike te asaj kohe qe as mund te krahasohej me ate amerikane, japoneze, gjermane, franceze…perendimore ne teresi!?

    FOTOT DHE FILMI QE NDRYSHUAN BOTEN

    A keni degjuar per ndodhite dhe filmin qe ndryshuan Boten!?
    Gjate nje vizite ne Washington ish -Presidenti amerikan i tregoi disa fotografi ish- liderit te fundit sovjetik Mihail Gorbacov…
    Njera prej tyre tregonte limuzinen e tij duke u futur ne strehimin e tij super sekret antiberthamor ne nje nga vendet me te fshehta dhe te sigurta ne BS-ne pa fund e pa ane…
    Tjetra i tregonte targat e makines ne permasa reale dhe silueten e tij mbas perdeve te trasha te xhamave te zinj dhe te blinduar te saj duke u futur ne nje strehim tjeter teper sekret!
    Te dy fotot ishin bere nga satelite spiune amerikane nga nje lartesi prej mbi 40 mije kilometrash nga Toka!
    Gorbacovi u trondit tejet mase shkruan Regani ne kujtimet e tij.
    Pas tyre dhe filmit te Hollivudit ” A day after” Bota do te ndryshonte!

    PO SOT !?

    Teknologjia ka arritur maja te paimagjinueshme vetem 10 vjet perpara. Po plaket cdo ore e cdo sekonde!
    Sot ne hapesire numerojne rreth 5000 satelite artificiale. Vetem per telekomunikacionin sot veprojne ne hapesire mbi 1000 satelite te tjere nga rreth 25 shtete.
    Pjese e luanit u perket SHBA-se, Rusise, Kines, BE-se….
    Per publikun kjo. Po per institucionet speciale!?
    Jane te pakten 5- 10 vjet perpara!
    Puritanet e Tiranes bejne sikur nuk e dine!
    Te gjithe pergjojne te gjithe!
    Secili pergjon secilin.
    Dine per secilin prej nesh shume me teper se secili prej nesh di per vetveten!
    Dine edhe cka dime ne per vetveten…
    Dine edhe cfare dine e cfare thone te tjeret per secilin prej nesh.
    … Nuk dine vetem cka ata nuk duan as nuk kane interes te dine per secilin e ne te gjithe!
    Ndaj te mos bejme Puritanin dhe as te Virgjerin, te ndershmin dhe as engjellin, te Drejtin dhe te pakorrupturshemin….
    Jemi ku jemi se jemi si jemi sepse te tille jemi…
    Vendi me i bukur ne Bote me nje popull qe lind e rritet mbi nje truall flori duke numeruar qindarkat per te shtyre ditet e muajt, ndersa nje grusht politikanesh e kusaresh te pa dine e iman hyjne ne politike si te mjere e behen milionere.

    JEMI KU JEMI SEPSE JEMI ATA QE JEMI!

    Politika eshte bere mjeti dhe rruga me e lehte dhe me e shpejte per tu pasuruar dhe degjeneruar jo vetem veten e familjen, fisin e tarafin, por edhe shoqerine e shtetin ne teresi si ne Tirane edhe ne Prishtine, si ne Tetove edhe ne Malesi…
    Ndaj Reforma ne Drejtesi eshte nje emergjence Kombetare!
    Perndryshe, edhe do te jemi aty ku jemi sepse jemi si jemi, sepse jemi ata qe jemi!
    E ka thene shume qarte ketu e 150 vjet me pare nje nder baballaret e demokracise amerikane Abraham Linkolni ” Cdo popull ka qeverine qe meriton”!
    Nuk meritojme me shume…. Kenaquni shqiptare me p… jeshka. Nuk ka me plasi peshku!
    Tani e tutje ka vetem plasi p…. jeshkat!

    PLASI … JO PESHKU…. PJESHKAT!

    Hani p….jeshka, pini p… jeshka qe politika e politikanet, gjykatesit e prokuroret, Sali Berishet e Fatos Nanot, Gjin Gjonet e Ylli Rakipet, Alekandender Frangajt e Adriatik Pallat, …. te hane rehat parate dhe pasurine tuaj, djersen e gjakun tuaj, te sotmen e te ardhmen tuaj!
    Hajde p… jeshka me lesh!
    Hajde p… jeshka pa lesh!
    Paguan Paria e Tiranes….
    Qe tu kaj me kollaj pjeshken jo vetem te Nanes!
    Edhe Nanen e Nanes e te babes, memedheun e Atdheun tone te bukur!
    E Bukura e Dheut- Shqiperia ne semafor!

    SHENIM: SHKRUAR E BOTUAR PER HERE TE PARE ME 29 MAJ 2016

    Reply to this comment
  3. Alban Dega March 20, 14:36

    From: Alban Dega
    Date: November 11, 2017 at 13:35:24 EST

    PESHQIT E MEDHENJ APO KUCEDRAT E KRIMIT !?

    -Nga Alban Dega, Nju Jork

    Dosje… dosje e dosje petmbi dosje !

    Jane me qindra e qindra dosje te tjera per krime shume te renda qe shkopjne deri ne kufijte e Hages.
    Jane dosje te renda qe shkojne deri ne shkelje ligjesh e konventash nderkombetare perfshi edhe ate te Gjeneves, deri ne kontrabande armesh e nafte per regjime terrori shteteror e gonicidi si ai i Milloshevicit dhe i Ruandes me mbi nje milione viktima te viteve 1994- 1996 !
    Dosje urdherash per perdorim Lendesh Helmuese Luftarake, LHL, e zhdukjeje ne mase si Napalmi kunder popullisese civile ne 97 me mbi 10 mije viktima te pafajshme !
    Dosje si ajo e Gerdecit me mbi 26 te vrare e qindra te plagosur , apo si e Otrantos me mbi 60 viktima perfshi edhe femije e gra shtatezene qe perfunduan ne fundin e detit te human trafikut po aq ne mos edhe me i rrezikshem se narkotrafiku,
    Dosje narkotrafiku qeveritar te vertetetuara nga Republika e Lazaratit !
    Dosje e tokave te helmatisura te Porto Palermos te Argita, Shkelzen e Sali Fazlicit!
    Dosje kusarie me vlere gjysem miliarde dollaresh te Autostrades se Kusariese se Kombit nga Sali Berisha, Lulezim Basha e banda e tyre e kusareve,
    Dosje si ajo e plackitjes se arit dhe Thesarit te Shtetit Shqiptar dhe 700 mije euro vetem nje faqe blloku me ze e me figure qe e ka pare gjithe Bota te Like Floririt !
    Dosje tradhetie kombetare dhe Atdheshitjes se Sali Berishes, Lulezim Bashes, Arben Imamit e corp. me vlere multimilardeshe gazi e nafte te ndaluar me vendim te pakonstestueshem e perfundimtar, me vendim unanim te Gjykates Kushtetuese te Republikes se Shqiperise qe nuk u hap kurre dhe nuk hetue kurre nga drejetsia e kapur nga Sali Berisha.
    Te gjithe shqiptaret e nderkombetaret
    flasin per “peshq te medhenj te krimit kur para syve tane si ne Shqiperi edhe ne Kosove, si ne Maqedoni edhe ne Mal I zi , e deri edhe ne Luginene e Presheves shohim e degjojme per korrupsion e vjedhje masive te djerses e mundit te shqiptareve nga politikanet shqiptare.

    Cfare peshqish te medhenj?!

    Behet fjale per balena , per kucedra e dinosaure kusarie me ze e me figure, me dugaja e me saraje , me kala e vila multimilioneshe ne Gjirin e Lalezit e ne Farke, ne Shengjin e ne Vlore, ne Sarande e ne Velipoje, ne Ulqin e ne Kodren e Trimave , ne Oher e deri ne Dubai….
    Behet fjale per kucedra te pangime me gjak e djerse shqiptaresh, me plackitje e padrejetsi pa fund qe kane krijuar nje hendek sa kanionet e Drinit midis nje populli te tere dhe nje grushti kriminelash me kollare e kemisha blu por pa asnje skrupull e frike nga ligji te cilit ia kane mbyllur syte para krimeve te tyre dhe vendosur lupen per nje rrenje kanabis apo nje qindarke te vjedhur.
    Kesaj i thone vjedh nje qindarke e perfundon ne burg. Vjedh nje shtet e popull te tere e behesh multimilioner, kuceder qe sa me shume djerse e gjak shqiptari thith aq me shume i shtrohet oreksi. Eshte nje gare midis ketyre kucedrave se kush grabit e vjedh, kush vret e pret e me shume , duke vrare se pari atdheun e kombin e vet .
    Cfare jane Shullazet e Prengat, Roshet e Berishat, Ismailet e Altin Dardhat para Sali Bertishes e Lulezim Bashes, Fatmir Mediut e Ilir Metes, para Genc Pollos e Genc Rulit, para Monikes dhe Argites, Shkelzenit e Fullanit ….!?
    Cironka!? Sherbetore me ose pa pagese per qerim hesapesh midis kucedrave te krimit politik e juridik, mediatik e jetik.
    Pikerisht keto kucedra kryekusare e kryekriminele pikerisht keta kryekriminele e kryehajdute me ne krye Il Capo dei Capi Sali Baben e Lulezim Bashen, Ilir Meten e Fatmir Mediun, Ridvan Boden e Aleksander Frangajn …. qe nga nje karrocier perfundoi ne cifligarin e latifondistin me te madh te Golemit ne saje te sherbimeve dhe reklamave te Klanit te tij per politiken e korruptuar.
    Jane pikerisht keto kucedra qe tundin nate e dite e japin leksione per dekriminalizmin.

    Kur kryehajduti therret kapeni hajdutin !

    Kryehajdutet cirren ne kupe te qiellit: Kapeni hajdutin!
    Kryekriminelet me ze e me figure faqe shqiptareve e mbare Botes na bejne predikuesin dhe mesuesin, lektorin e profesorin e dekriminilizimit.
    Nuk behet fjale as per kriminele e as per kryekriminele ordinere,
    Behet fjale per kryekriminele ne krye te politikes shqiptare tash e 27 vjet .
    Behet fjale per kryekriminele ala Luigj i 14-te “Ligji jam une”
    Te gjtihe flasin per gjyqtare e kryegjyqtare, prokuroe e kryeprokurore, per police e kryepolice te korruptuar e sherbetore krimi.
    Po nga na erdhen e si erdhen ata ne ato pozita!?
    Kush i emeroi e si i emeroi ata ne kycet e drejtesise dhe ligjzbatimit te tij.

    Kush paguan me shume !?

    Konkuruan shume, shume.
    Fituan ata qe paguan me shume.
    Ka fakte pa fund se shume prokurore e gjyqtare kane fituar vendet qe kane ne baze te parimit ” kush paguan me shume” Keshillit te Larte te Drejtesise” qe kryesohet nga Presidenti i Republikes.
    Po Presidentet si u zgjodhen !?
    Te pakten dy presidentet e parafundit jane zgjedhur me vota deputetesh te blera deri ne 250 000 euro secili, me vota te trafikuara !
    Te pakten 100 gjyqtare e prokurore jane emeruar e graduar kundrejt pagesave prej 50 000 deri ne 500 000 euro sipas peshes se karrikes.
    Kush paguan me shume. Kur shitet blihet posti i Presidentit te Republikes, kur shitet e blihet, vidhet vota e deputetit e per pasoje edhe deri tek kryeministri qe u be mode sidomos pas 26 majit 1996 merreni me mend se cka ndodhe me cdo karrike te atij shteti qe nga pastruesi e deri tek ministri !
    Politika eshte bere rruga dhe mjeti kryesor i pasurimit te shpejte edhe me shpejt se me narkotrafik, se me human trafik se me asnje lloj krimi tjeter.
    E keshtu krimi pjell krimin

    Pse !?
    Ku i ka marre parat prokurori ose gjykatesi, ose mesuesi, ose infermieri, ose mjeku ose…. kushdo per paguar ato shuma!?
    Si do ti rifitoje ato harxhime marramendese !
    Suigurisht duke shitur ligjin, drejtesine, mesuesine, shendetesine, jeten e popullit.
    Keshtu eshte krijuar xhironi i kusarise dhe krimit !
    Ndaj cdo reforme ne cfareolloj fushe te jetes ne Shqiperi nuk do te jete as e plote, as efektive, as a sukseshme po nuk e keput ky xhiron kryekrimi e korrupsioni, duke filluar nga politika fillimisht.
    Asnje Veting, asnje reforme nuk do te jete as e zbatueshme e aq me pak e sukseseshme pa se pari Vetingun ne politiken shqiptare.
    Aty jane kucedrat e krimit dhe korrupsionit!
    Te tjerat shkojne deri tek peshkaqeni ose Toni jo me tej !
    Populli sheh e ndjen ne kurrizin e shpirtin e vet pasojat e krimeve te tyre pa fund kur i vjen thika te palca.
    Por kriminelet nuk kane skrupuj, nuk kane moral, nuk kane shpirt.

    Ne emer te popullit

    Gjithe diten e naten flasin ne emrin e popullit .
    Gjithe gjykatesit e japin vendimet ne emer te popullit !
    Te gjitha poshtersite kunder rpopullit behen ne emer te popullit perderisa ky apo cilido popull do te votoje e mebeshtese politikane te tille kriminele!
    Ne mbare boten demokratike vendimet merren e jepen ne emer te popullit e per popullin.
    Por edhe kryekriminelet vrasin e presin, drogojne e tregtojne . shperdorojne e gjakosin popullin ne emer te popullit
    A ka ku te shkoje me tej cinizmi dhe krimi. Krim ndaj popullit ne emer te popullit!
    Krimi ndaj Atdheut te vet duke rrenuar e shitur Atdheun e vet haptazi.
    Institucioni me i larte i Drejtesise ne Shqiperi eshte Gjykata Kushtetuese!
    Gjykata Kushtetuese jep vendim anonim kunder atdheshitjes nga kryeadtehshitesi Sali Berisha per ceshtjen e Otrantos.
    Cfare ndodhe !?
    Pas 8 vjetesh ish- kryeministri Sali Berisha merr guximin te akuzoje e shpife Gjykaten Kushtetuese te emeruar nga maxhoranca e vet ai per shit- blerje te saj !?
    Kryeprokurori Adriatik Palla qe ka detyre paresore mbrojtjen e zbatimin e kushtetues se Shqiperise jo vetem hesht , por ben telallin e tij e te Lulezim Bashes.
    Bashke me kamikazet e Berishes ala Besim Hajdarmatasj dhe prokruroren e Matit mbyll dosjen e CEZ-it kunder emeruesve te tij me kontrate.
    Ne vend te beje kryeavokatin e Shtetit Shqiptar ben kryeavokatin e krimit dhe Garden Pretoriane te politikes kriminale e atdheshitese te Sali Floririt dhe bandes se tyre te gangsteresve.
    Sali Berisha ben publik videot e prokurorit dhe kryeprokurorit te Lalles, Hajdarmataj per nje operacion kunder narkotrafikut duke e deshtuar ate.
    Kryeprokuhori Adriatik Lalla eshte i zene me pergatitjen e deklaratave ala PD lidhur me Saimir Tahirin ne vend te urdheronte arrestimin e menjehershem te vartesve te tij dhe Sali Berishes per shperdorim detyre dhe sabotimin e aksioni te policise.
    Shihni simbiozen, bashkejtesen midis krimit politik dhe juridik deri ku ka arritur !?

    Kryeprokuror apo kryeprokuhor ?

    Ne vend te beje kryeprokurorin, kryeavokatin e shtetit qe e paguan dhe ruan ben kryprokuhorin e krimit dhe Garden Pretoriane te Bandes se Gangstereve dhe “kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” te Kucedres se Vicidolit dhe Balenave te megakrimit megakorrupsionit te tyre !
    Jo vetem kaq por menjehere mbas mbylljes se Dosjes se CEZ-it gradon dhe transferon me ngritje ne detyre nga Burreli ne Tirane te prokuhores se kesaj Mafia vrastare e kusare.
    A ka ku te shkoje me lidhja, bashkepunimi, bashkejetesa midis politikes, antidrejtesise dhe krimit flagrant me vera multimlioneshe te Sali berishse, Ilir Metes dhe bandes se tyre te gangstereve !?

    Uragani i Vetingut ala turk “Avash Avash “

    Gjithe kjo bande gangsteresh politike e juridike, mediatike e familjare, e gjithe kjo Mafia kucedraersh krimi jo vetem shqiptare eshte kapluar nga tmerri dhe paniku i Vetingut dhe Reformes ne Drejtesi e kan kthyer cesthjen Tahiri ne flamurin e reckosur , ne fijen e kashtes per te shpetuar cfare mund te shpetojne prej gjemise se tyre te krimit qe po e do te mbytet nga dallget e Uraganit Veting qe me ne fund filloi nga veprimi.
    Pa Vetingun dhe zbatimin e Reformes ne Drejtesi, nje minute e me pare, asnje reforme e veting tjeter nuk do te kete sukses.
    Veting nje minute e me pare!
    Vraponi burra e gra , shqiptare e nderkombetare!
    Nuk ka kohe me prite!
    Sot, neser eshte e mund te jete teper vone !
    Vraponi burra nuk me prit eshte edhe Kushtrimi i Himnit tone Kombetar!
    Eshte thirrja e Shqiperise dhe kombit per ti prere te gjtiha kokat kesaj kucedre qe ka pllakosur Shqiperine !

    Perditesim me 19 mars 2018

    NJE REFORME E VETING ALA TURKA

    “ Avash… Avash … “

    Me shume se nje veting ala “ Boing- 777”, ala “ Mercedes Benz” gjerman , ala “ Concorde “ francez deri tani Reforma ne Drejtesi e Vetingu po ecen me ritmin e breshkes me oren Alla Turka “ Avash Avash … behet shelegu dash” duke u dhene edhe me shume kohe “ Bandes se Gangstareve “ e kesaj “ Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” te fshehin e prishin provat, te shantazhojne e perpunojne deshmitaret….
    Fatmiresia e drejtesise dhe fatkeqesia e shqiptareve dhe Reformes se Drejtesise dhe Vetingut eshte se krimet e Kucedrave te tij jane aq te renda, aq te medha,
    provat jane aq te shumta e te forta me ze e me figure… ne ekrane televizive e faqe gazetash, ne satelite e dosje syshqiponjash amerikane e
    Europerendimore…. sa nuk kane nevoje per hetim por vetem per ndeshkim shembullor ligjor….
    “Less words more works ! “ eshte titulli i nje mesazhi per ish- Presidentin amerikan Barack Obama ne prag te mandatet te dyte te tij…
    Vlen edhe per Drejtesine e Ligjin ne nje vend qe lengoi e u sakatua per 5 shekuj sundim e zaptim otoman e …….

    Reply to this comment
  4. Adih March 20, 15:52

    Shkrim brilant .Faleminderit z Bedri .

    Nuk shpetojne peshqit e medhenj ,krokodilet .peshkaqenet e balenat .
    Vetem nje mundesi shpetimi kane :Te kerkojne azil politik ne KORENE e VERIUT
    KIMI edhe mund tja beje letrat . Personalisht dua ti ndihmoj se e di ligjin .
    Kimi jep vetem 30 viza ne muaj ,shpejtoni se per ndryshe ,ju pret RECI i SHKODRES .
    Repekte z Bedri

    Reply to this comment
  5. liri March 20, 15:55

    ketu nuk te bohet me lexu artikullin, se ky bediru shkruan percart i shoqerhoet dhe albani dhe behen nje duet qe me nji te pame thu, “OUA, po ku dun me dal iher!”

    Reply to this comment
  6. info analitike March 20, 16:00

    O Bedriu i partise e harrove se cfare beri ai bedeli lali Eri para Gjykates me nepunesit e bashkise? Po per Tahorrin a te kujtohet se cfare ndodhi? Po drekat me Petrit Fushen e koncesionet me firmen Fusha e cila do te jete ajo qe do te perfitoje truall per ndertim kullash nga Teatri. Per keto nuk ke sy e veshe ti se ti ka mbyllur partia. Po i bieni tamatameve me Artan Brocin, Rovena Gashin apo kete Frrokajn per te fshehur megavjedhjet e medha qe po pergatiten me tokat e bregdetit dhe me ndertimin e kullave mastodontike ne zemer te Tiranes. Korrupsioni, krimi, tarfikantet nuk kane ngjyre o Bedriu i partise po ti ke sy vec per ata te partise kundershtare.

    Reply to this comment
  7. Kris 1 March 20, 16:27

    Janullatosi tha se kembanat do te bien per pashke dhe do ta festojme rreth tepsise te mbushur me sardele

    Reply to this comment
  8. Mali March 20, 22:00

    Kur behen bashke Bedriu e Albani ka bash lezet sepse i bien njje kavalli 1 milion here.Te dy nuk dine te shkruajne shkurt e humbin neper budalliqe te veta.
    Cfare t’ju bejme ju te dyve ne ,ishit shume rehat ne komunizem, demokracia jua prishi cerdhen ku benit spiunazh e ja fiknit deren gjithekujt…..Jua shtofte Zoti inatin! Komunizmi e soji e sorrollopi juaj i perkasin se shkuares…. Perpiquni te hapni nje kapitull te ri , ne jeten tuaj se ju mbyti nostasligjia…..e kesaj here perpiquni qe kapitulli i ri te jete me nder e dinjitet e jo me poshtersi siç keni bere…….

    Reply to this comment
    • Alban Dega March 20, 23:24

      KE GJET PSEUDONIMIN ME FANTASTIK

      Mali…. vecse komenti tende eshte tipik nga ato tazibaot- flet rrufete mao-enveriste.
      Qe ti bie shkurt : u mbars Mali nga Sali Karaxhici dhe polli nje mi me kete koment qe ta nxjerr tugen nga prapanica !

      Reply to this comment
    • Alban March 20, 23:32

      TI NUK JE AS “MALI “ E AS “ SHPATI “

      qe edhe per se vdekuri u fanitet ne cdo hap.
      Ti je vetem nje M… UT tru Vicidoli !
      Jazek fare e keqe Salikracie !

      Reply to this comment
  9. Alban March 20, 23:27

    NUK ESHTE KOHA E TAZIBAOVE…. MALI

    From : Alban Dega
    Dated on January 5, 2018 at 2:42:21 AM EDT.

    Mendime me e mbi fakte fakte

    ESHTE KOHA TE KERCASIN PRANGAT !

    – A mund te krijoje qeveri Antimafie
    Lulezim Kryemadhi dhe Mafia e tyre?

    – Ti varesh melcite ujqerve te pangime !

    – Enough its enough….. Boll me !

    Nga Alban Dega, Nju Jork

    “Banda e Gangstereve” te Sali Berishes e rrenoi, e shkermoqi, e zhberi te pakten 7 here nga themelet Shtetin Shqiptar ne 13 vjet sundimi te Salikracise e kryeministri Edi Rama flet per sabotimin, pengimin e Integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian qe e duan e aspirojne 95 per qind te shqiptareve me evropian e pro perendimore se vete ata !?
    Cila rini e popull ne cilindo vend te ish- Perdes se Hekurt e Perandorise se Djallit doli neper sheshe me parullen lapidare :
    – E duam Shqiperine si e gjithe Evropa ! ne dhjetorin historik te 1990-es !
    Edhe kete aspirate e kushtrim unikal mbarepopullor e nakatosi Katovica e Sali Alise !?
    A nuk ishte “ Kjo Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit “ e Sali Kadafit, qe i shpalli lufte te hapur nga foltorja e altarit te Salikracise ne ate kohe “ imperializmit Amerikan dhe dores se zeze te tij CIA-s” ne pranveren e vitit 1997!?
    A nuk ka dy muaj plot qe Partise se Cadres se Putinit iu bashkua edhe Mafia me bllok ne dore me ze e me figure e Like Floririt!?
    A nuk e bekoi edhe vete Mareshalli i Beogradit bashkimin e Mafias e Cadres dhe asaj te Cizmes qe i shpallen se bashku lufte te hapur “ imperializmit amerikan “ ne pragdiimrin e vitit te trishte 2017 kunder Ambasades amerikane ne Tirane dhe ne vigjilje te protestes nekrofile te deshtuar me sukses te plote nga braktisja e shqiptareve ?
    A e dini cila eshte kerkesa kryesore e “ kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit “ dhe Mafias se Bllokut 700 mije euro faqja dhe e Cizmes per protesten e 27 janarit 2018 !?
    Permbysja e Rames dhe krijimi i nje qeverie Anti- Mafia !?
    Po a mund te krijoje nje Qeveri Antimafia

    1- Dopjo- Mafia e 97-es,
    2- e 14 shtatorit 1998,
    3- e kusarise 500 milione euroshe te Autos-trades se Kombit me Lul- Giten ne krye,
    4- e Gerdecit me Fatmir Xenn ne balle,
    5- e atdheshitjes se Otrantos me Sali Zerven,
    6- Mafia e bllokut me 64 prej 82 videove te Likes me deri 700 mije euro faqja
    7- Mafia e 850 milone eurove te munguara te privatizimit te ARMO-s ,
    8- 620 milione eurove te CEZ-it ,
    9- 250 milione dollare e te Rapiscanit,
    10-mbi 100 milione eurove investim te humbura shtetit e popullit shqiptar nga Gita,
    11- e rreth 100 milione eurove te humbura Shqiperise nga Xeni dhe dajet e tij serbe me Interkonksionin Shqiperi- Kosove me i vestime gjermane …. !?
    12- e miliona dollare allishvetishe te pista e te kunderligjshme te Lulezim Bashicit, me Mafian turke e nderkombetare off-shore , ku vetem per nje fotografi me Donald Trumpin ka paguar 500 000 dollare, fotoja me e shtrenjte ne Bote e ketij sharlatani zecjerre e zeshtjerre qe na trashe edhe zerin e humbur e na ben edhe garipin, edhe te fortin si Il Capi dell Capi, post qe nuk ia leshon Sharovi i Vicidolit sa te jete gjalle sepse ai e di mire qe qehajai i tij ne krye te PDSH-se eshte nje p… jeshke mashkull.
    Ai e ka zgjedhur qenushin Basha per te zbatuar urdherat e tij e jo per te drejtuar Partine e tij qe e ka me tapi “derisa ti jape ymer ai lart”, sic e ka deklaruar ne gojen e tij.
    A mund te krijoje e drejtoje nje qeveri antimafia kjo “ Mafia qe ka dale krejt jasht kontrollit “, sipas “The New York Times” , mbretit te shtypit te lire Amerikan dhe boteror, te cilin Kapobandoja e saj Saleh Karaxhici e quajti “ nje leter higjenike” vetem se ne kete fjali ia beri radiografine e persosur te krejt sundimit te tij – SALIKRACISE !?
    Po si mund te pranoje rinia e populli me proamerikan ne Bote qe ta qeverise nje p… jeshke mashkull qe kurre ne jeten e tij nuk i ka thene per hajer nje pune te dobishme per te e per Shqiperine !?
    Po si mund ta ndjeke nje popull e rini nje humbameno, nje p… mashkull si Lulezim Basha qe per kater vjet ne krye te Bashkise se Tiranes nuk mbajti nje, qofte edhe nje premtim, qe per kater vjet nuk nguli qofte edhe nje gozhde ne Tiranen tone te bukur !?
    Po si mund ti shkoje mbrapa nje hori e hajduti me cizme jo vetem te Autostrades se Kombit, por edhe te kapur me ze e me figure duke vjedhur votat e Tiranes ne 2011… por edhe deri votat per kryetar te Partise se tij Salikratike te Shqiperise me kamikaze qe votuan deri ne pese here secili per kete hajn votash ?
    Si mund te besoje nje popull e rini nje rrenc te pafytyre si Lulezim Berisha qe nuk nxjerr nje fjale nga goja pa genjyer !?
    Te protestosh per krijimin e nje qeverie antimafia te Lulezime Kryemadhit eshte njesoj si ti varish ne qafe ujkut melcite per ti ruajtur … !!!
    Kane vjedhur boll per tu dhene shans te fshehin gjurmet, te prishin edhe me provat e deshmite, te stervjedhin perseri edhe vet vjedhjen !
    Eshte koha tu kercasin celsat e prangave ne kycet e duarve e jo tu jepen celesat e qeverisjes se saj kapove te kesaj “ Bande Gangsteresh” e “ Mafia qe ka dale krejt jasht kontrollit” per te shpetuar kokat e saj prej kucedrash te pangopura me parate, pasurite dhe gjakun e shqiptareve nga Vetingu dhe Reforma ne Drejtesi !
    Lanet !
    Populli duhet te dale ne sheshe me kushtrimin:
    Hiqnu dreqer prej meje
    Se jeni pa kurrfare feje !
    Enough it’s enough … Boll me !
    Eshte koha te paguan deri ne qindarken e fundit kusarine dhe vjedhjen masive te ketyre hajduteve me cizme e pa asnje skrupull, te ketyre atdheshitesve e atdherrenuesve, te ketyre vrasesve serial te popullit e Shqiperise !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim