Kur e pashë për herë të fundit Lulin e Vocërr

July 8, 2017 21:23

Kur e pashë për herë të fundit Lulin e Vocërr

Nga Bedri Islami

56 vite më parë, kështu si sot, ka qenë e shtunë. Nuk i mbaj mend të shtunat e tjera, por këtë të shtunë e mbaj mend mirë. E kam të gdhendur në kujtesë dhe sot, gjithë ditën, jo rastësisht e kisha në men sot. Si gjithë gjërat e gdhendura, ajo vazhdon të jetë e pranishme, me të gjithë përmasat që mori më pas në jetën tonë.

Të shtunën e 8 korrikut ishte dita kur e pamë për herë të fundit babain tonë, Zenel Islamin, njeriun që ishte bërë i njohur më parë se ta kishe takuar; fillimisht nga Migjeni, mësuesi i tij, përmes prozës “Zeneli” dhe ishte shndërruar në personifikimin e Lulit të vocërr; më pas nga Nonda Bulka, përmes tregimit “Takim me Zenelin”, por edhe si drejtuesi më i ri i një qarku, fill pas luftës, kur 19-vjeçar do të emërohej si Sekretar i Parë i Komitetit të Partisë së Pukës dhe, si ndodh rrallë herë, do të ishte i pari sekretar vendas dhe i fundit. Ishte njohur si studenti i shkëlqyer i Fakultetit Filozofik në Moskë që kishte përshëndetur në emër të më shumë se 2 mijë të diplomuarve të huaj në këtë vend të madh, dhe, në fund, si dhëndri i një familje me emër, Gjylbegajt e Shkodrës, me njërin nga të cilët , Naimin, Heroin e ardhshëm të Luftës së Vigut, kishin qenë sëbashku në të njëjtën çetë.

Asaj të shtune gjithçka kishte qenë si zakonisht. Por, jo edhe aq. Ne kishim shkuar si mysafirë në një familje, që prej viteve kishte ardhur nga Kosova në Shqipëri dhe me të cilën, në fundin e vitit 1944 ose janarin e vitit të ardhshëm, Zeneli ishte njohur me to përmes Bedri Pejanit.

Njohja e tyre është një histori tjetër. Fjalën e kisha tek e shtuna dhe barra e saj.

Në Belsh të Elbasanit, ku shkuam për drekë, dhe nëna ime e mirë kishte marrë me vete byrekë të gatuar në shtëpi, qëndruam deri në orët e para të mesditës dhe pastaj erdhi Galip Mekshi, shoferi mik i afërt i babait tonë, të na merrte. Megjithëse atëherë im atë ishte kryetar i Komitetit Ekzekutiv të qarkut të Elbasanit dhe Galip Mekshi nuk ishte më shoferi i tij, si kishte qenë më parë, im atë, kur dilte jashtë qytetit, donte më shumë Galipin dhe nuk kishte qenë kurrë i gabuar në miqësinë e tij.

Të shtunën në darkë, si ishte traditë, njerëzit niseshin drejt Labinotit, fshatit kur ishte themeluar Shtabi i Përgjithshëm i Nacional Çlirimtares, me 10 korrik 1943. ishte një festë që dalëngadalë po kthehej në traditë. Shkonin edhe drejtuesit e rrethit e të qarkut, vinin edhe nga Tirana drejtues të rëndësishëm.

Asaj dite, nuk e di ende pse, im atë nuk kishte asnjë dëshirë të shkonte të kalonte natën në Labinot. Parandjenja apo..? Nuk e di. Megjithëse kishte rënë disa herë zilja e telefonit dhe njerëzit po e prisnin, ai u përgjigjej shkurt se do të shkonte në mëngjes herët. Vetëm kaq. Deri kur në shtëpinë tonë, buzë lumit të Zaranikës, një hyrje e zakonshme në katin e dytë, erdhi i deleguari nga Tirana, që nuk ishte njeriu që kishin pritur, por zëvendësministri i Punëve të Brendshme, që ishte njëkohësisht edhe drejtori i Sigurimit të Shtetit.

Kishte pasur gjithnjë një përplasje mes tij dhe babait tonë. Nuk e kam ditur deri vonë shkakun, pra, nuk e kam ditur deri kur botova romanin “Vrasja e Lulit të vocërr”, por edhe më pas, gjërat u bënë më të qarta. Mes tyre qëndronte një ngjarje e rëndë:vrasja e mikut të babait tonë, Lekë Berisha dhe represioni në Iballë.

Tani vonë, miku im Dashnor Kaloçi, më dërgoi fotokopjen e një letre që ndodhej në Arkivën e KQ të PPSH-së, e shkruar nga babai ynë, si Sekretar i Parë i Pukës, drejtuar Enver Hoxhës, lidhur me këto ngjarje, ku gjithçka, si thoshte në letër, ishte e organizuar nga Sigurimi i Shtetit, pikërisht nga ky njeri që tani kishte ardhur në shtëpinë tonë dhe, në fund, bëri pyetjen provokuese:

-Ti nuk vjen se jam unë?

Im atë u vesh, na tha se të nesërmen, në orën pesë të mëngjesit , do të vinte Galip Mekshi të na merrte dhe do të shkonim edhe ne në festën e Labinotit.

Ai doli. Ne rendëm, si zakonisht në ballkon, për të parë largimin e tij. Para se figura e tij të mbështillej nga gjethet e pemëve në trotuar, ai ktheu edhe një herë kokën dhe ngriti dorën.

Të nesërmen nuk erdhi. Pritëm gjatë. Askush nuk thoshte gjë, vetëm se shikimi i tyre kishte diçka ndryshe.

nga ora dhjetë e paradites erdhi kryetarja e gruas së rrethit dhe e ftoi nënën tonë të dilnin së bashku në qytet, thjeshtë për të bërë pazar. U vesh dhe dolën. Unë u ngjita një kat më lart, ku banonte familja e avokatit të shquar, Avni Skrapari, tek miku im i hershem dhe i përhershëm, Ermiri. Një e shtunë përvëluese.

Më pas, shumë vite më vonë, nëna ime do të thoshte se, ” gjithçka mund të ja bëj hallall pushtetit, por kurrë nuk ia fal që më dërguan një grua të më merrte si pa të keq, të shëtisja rrugëve si zakonisht, kur gjithë qyteti e dinte dramën që kishte ndodhur, ndërsa unë nuk dija asgjë”.

Pasdite, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, bashkë me Sekretarin e Partisë, Arif Peqnin, erdhën tek nëna jonë dhe i thanë se kishte ndodhur e pabesueshmja. Zeneli nuk jetonte më, për më tepër, kishte varë veten.

Nëna ime pyeti: përse e bëri këtë?

-Nuk e di, tha Arifi, mbrëmë gjithë natën i ka rënë çiftelisë dhe ka bërë humor, vetëm në darkë vonë u nis për të shkuar diku. Nuk e di më shumë.

Zëvendësministri -Drejtor i Sigurimit të Shtetit, tha shkurt se partia do e hetojë këtë çështje, se vetëvrasja është e dënueshme nga partia dhe se tani është koha të mendohet për familjen e tij.

ndërkohë dera u hap dhe nga Shkodra erdhi daja ynë, aq i mirë, bile, tej së mirës, i mrekullueshëm. Atë e kishin lajmëruar që në mëngjes herët, kur tek ne nuk dihej asgjë.

Mendova se tash e tutje nuk do e shoh më tej babain tonë, por sidoqoftë, unë isha më i rritur se ime motër, Zana, shtatë vjeçare dhe im vëlla, Agroni, 5 vjeçar.

Nëna pyeti edhe një herë: Me çfarë e vrau veten Zeneli?

Njëri nga shoqëruesit e Zëvendësministrit të Brendshëm, foli shkujdesshëm:
-E vrau me pistoletën e tij.

Nëna ime u ngrit, shkoi në dhomën e gjumit dhe u kthye me armën e mbështjellë në një copë të bardhë.

-Arma e tij është në shtëpi.

Prokurori i rrethit, shkodrani Hysë Zaja, tha se ka lënë edhe një letër.
-Po letra ku është, pyeti edhe një herë nëna jonë.

Letra nuk u gjet asnjëherë, nuk mund të gjendej, për deri sa nuk ishte shkruar.

Zeneli kishte pasur disa herë ndeshje të tilla. Njeri i varfër, nga Shkrelajt e Dedajve, të ardhur në Pukë për shkaqe të gjakut , si duket, ai kishte pasur një ëndërr të madhe, që edhe pse mund t’i thyhej, vazhdonte të besonte.

E kishin sulmuar ashpër, por kishte qenë një Qarkore e Enver Hoxhës, përmes së cilës, jo vetëm që shkruhej haptas, se ” të gjitha akuzat ndaj Zenel Islamit janë shpifje”, por edhe do të ndëshkonte hartuesin e tyre, ZG. Çuditërisht, për herë të parë e të fundit pas vitit 1948, Enver Hoxha pranon haptas se “Sigurimi i Shtetit kishte vënë në përpunim Sekretarin e Parë të Partisë së një rrethi pa marrë më parë miratimin e KQ të Partisë”.

Shefi i Sigurimit të Pukës, ndërsa priste të binte stuhia mbi kokën e tij, do të gradohej, megjithëse sapo kishte bërë një akt koxixoxian.

Të kthehem tek e shtuna e 9 korrikut tashmë, kur Ai nuk ishte më i gjallë dhe kur për gruan e tij do të fillonte një kalvar tjetër: mohimi i burrit të saj.

Gjashtë muaj më vonë asaj i vendosën para vetes alternativën e thjeshtë: të mohonte burrin e saj, ta dënonte atë dhe, më pas,të kthehej në mbiemrin e vajzërisë. Ose të largohej nga partia. mes dy rrugëve ajo, si nuk ndodhte zakonisht, zgjodhi largimin nga partia, jetën e ashpër që e priste, sepse kërcënimi për ta dërguar në fshatin e lindjes së burrit të saj ishte ende i pranishëm. Dorëzoi teserën e partisë dhe iu kthye jetës, tashmë pa atë që e kishte dashur në 13 vite jetë të përbashkët dhe që e donte edhe 56 vite pas largimit të tij, njëjtë së në ditën e parë.

U vendos të ktheheshim në Shkodër. tek shtëpia e prindërve të nënës sime, në atë ndërtesë që njihet si Shtëpia e Madhe e Gjylbegajve.

Pak para nisjes, në një kamionçinë që kishte sjellë daja me vete, shofer ishte një njeri i shkurtër, flokëkaçurrel, quhej Qemal, sollën edhe arkëmortin. Të mbyllur.

Ishte ora 11 e natës kur u nisëm. Në një kabinë të vogël ishim mbledhur sa një grusht katër vetë. Rruga ishte e errët, e vështirë, si një humbëtirë.

Pikërisht në kthesat e fundit të Krrabës, aty ku rruga merr e zbret drejt Tiranës, na ndalën. Na thanë se arkëmortin do e marrin ata dhe se, ditën e nesërme, 10 korrik, do e sillnin në shtëpinë tonë, një orë para varrimit. Nënës iu shkëput edhe diçka nga shpirti. Fillimisht nuk foli. Pastaj, duke u ngritur mbi veten, tha me një zë të qetë që të trembte: mos gaboni të mos e sillni.

Ishte një natë që kishte filluar në mbrëmjen e 8 korrikut, e shtunë, si sot, dhe kishte vazhdimin e saj në thyerjen e natës së 9 korrikut. dy ditënetë.

Arkëmorti erdhi të nesërmen. E vendosën në një dhomë të vetmuar, ku nuk kishte njerëz dhe dy vetë qëndruan para saj. Dajallarët, Iliri dhe Xhavidi, shkuan ta shohin. E zbuluan ngadalë dhe daja i vogël, Xhavidi, kur vuri re plagën që kishte hapur plumbi në anën e majtë të ballit, tha se nuk ka qenë vetëvrasje.

-Ku e di ti, iu gërmush njëri nga ata që ruanin.

Plumbi është në anën e majtë. Zeneli nuk ka qenë mëngjerash. Ka punuar dhe ka qitur pushkë me të djathtën. Një njeri që vret veten nuk mendon për të vrarë veten me dorën e gabuar dhe në anën e gabuar.

Poshtë arkëmortit ishte vënë një jorgan, flakë i kuq nga gjaku, që, edhe pas disa viteve, do të kishte shenjat e tij që nuk ia hiqnin as ujërat e as larja e vazhdueshme.

Në kohën që prisnin dhe dera për tek arkëmorti ishte përsëri e mbyllur, nga dritarja u futën tre kushërinjtë e tij që kishin ardhur nga Puka: Ismail Shkreli e Harap Hajdari ia hapën rrobat dhe në gjoks kishte edhe tri plagë të tjera.

Shkuan tek daja dhe i treguan. Ai i tha që të mos flisnin më tej. Kaq.

Rrugica për tek shtëpia ku banonte daja ynë ishte e mbyllur.

Në darkë vonë, pas varrimit, në fshehtësinë e saj, kishim tri vizita.
Erdhi Thoma Liti, një sarandiot që kishte punuar në Pukë ma babin tonë, bashkë me gruan e tij, Lirinë.

Erdhën Kodhelët nga Lezha, miq të gjithmonshëm të familjes sonë, por që e pësuan më pas.

Erdhi edhe një mik i familjes. Quhej Fahri Kraja. Shoqërues i drejtuesve të lartë të shtetit. Ishte njeri i rritur në shtëpinë e madhe të Gjylbegajve.

Doli në oborr me nënën dhe i tha. Zeneli është i pastër. Faji është tjetër kund. Askush nuk e di se kam ardhë, askush nuk do e dijë.

Një muaj më parë, pikërisht me 8 qershor, Zeneli, babai ynë, kishte bërë 36 vite. E donte jetën me gjithë fuqinë e shpirtit.

Ishte hera e fundit që e pamë, kështu si sot, e shtunë, 8 korrik.

Shkrova gjatë. Lirova shpirtin.

NË FOTO KRYESORE: Zenel Islami, (në rreth), kryetari i Komitetit Ekzekutiv të Elbasanit, duke shoqëruar Enver Hoxhën gjatë një vizite në fshatin Shirgjan në vitin 1961

July 8, 2017 21:23
Komento

35 Komente

  1. Besniku July 8, 21:54

    Shume histori e hidhur, por e lene pergjysem.
    Si vazhdon?

    Reply to this comment
  2. Llazar July 8, 21:56

    Rrofshi dhe u kujtoft brez pas brezi !

    Reply to this comment
  3. Arber Iliri July 8, 21:57

    Bedri, me siguri e paskan vrare.

    Reply to this comment
    • ELIOT May 3, 16:07

      MOS U MERZITNI SHUME …..SE TE GJITHE ATO QE KANE QENE PRANE ENVERIT KANE VDEKUN ….KANE VRARE VETEN…. SE KUPTOVE …I FUNDIT ISHTE MEHMET SHEHU QE VRAU VETEN …..NGA TE GJITHE KAMUNISTAT KANE SHPETUAR PA VRARE VETEN .. ENVERI …NEXHMIJA RAMIZ ALIA HEKURA ISAI DHE ……..KAQ … TE TJERET KANE VRARE VETEN ….I PARI ISHTE QEMAL STAF ..VRAU VETEN NGA QE PINTE SHUME ..PASTAJ ALQI KONDI ..NAKO SPIRRO ..DHE VAZHDOJ GJITH DITEN .POR KAM PUNE NESER JU JAP EMERAT E TE TJEREVE .. NGUSHELLIME TE RROJE PARTIA ..DHE DULLLLLLLA …..

      Reply to this comment
  4. s.g July 8, 22:47

    Jo ti na kenaqe por besoj shum se puna e Udb Cia etj kan punu pa u ndal per damkosjen e shoqrise dhe E. Hoxhes deri ne zbulimin spektakular te ketij rrjeti kriminal

    Reply to this comment
  5. Plaku Xhuxhumaku July 8, 22:52

    Epo, s’po lini sebep kot a plot pa nxjerre ne gazete kurvin e kurverve Enver Bythaman Gjirokastren.

    Reply to this comment
  6. VF LP July 8, 23:02

    @Intelektuali
    Or HAJVAN
    Po te kisha perpara, gjithe te vjellat dhe diarrene do ta kisha hedhur ne fytyre!
    Po qenke GOMAR i madh or ditezi

    Reply to this comment
  7. LORA July 8, 23:10

    Si mund te lirohet shpirti pa e treguar emrin e zv.ministrit te brendshem ne vitin 1961 dhe te personit Z.G ????
    Kane kaluar 56 vite,,,,kur do te jete momenti i duhur per te bere publik emrat e krimineleve qe i moren jeten Zenel Islamit ????Mua mu rendua shpirti nga ky rrefim.

    Reply to this comment
    • Javer July 9, 02:19

      Zv. Ministri brendshem i asaj kohe dihet kush ka qene. Ai eshte arrestuar dhe denuar me grupin e Kadri Kazbiut. Nuk ju hap kjo ceshtje ne gjyq. Nuk e ngriti autori I ketij shkrime kete ceshtje atehere.

      Reply to this comment
    • Divjaka July 9, 09:43

      Njeriu eshte ”’ shkopi ” me i dobet i natyres ,
      por eshte nje ”’ shkop ” qe MENDON .
      Nuk eshte e nevojshme qe i gjithe universi te armatoset e ta vrase ate , pak avull , apo nje pike uje mund ta vrase ate .
      POR edhe se Universi e shtyp njeriun
      Njeriu do te ishte edhe me FISNIK , se sa vrasesi i tij .
      Perse ?
      Sepse e di qe do te vdese , dhe e njeh superioritetin e universit ,
      Kurse Universi nuk di Asgje .

      I gjithe Dinjiteti yne egziston tek MENDIMI .
      Dhe eshte kjo qe na Nobilon ,
      DHE jo hapsira e koha qe ne mund ti Mbushim .
      Prandaj , duke menduar me kujdes ,
      KY eshte parimi i Moralit .

      Reply to this comment
  8. meti July 8, 23:12

    Ti intelektu ale vetem intelektual nuk je,ti je nje qenef qe qelbe dynjane…

    Reply to this comment
  9. Eri July 8, 23:21

    Kam qare .Mu duk sikur lexova historine e tim eti. Sa do te doja ta shkruaja edhe un keshtu.Te rroni e ta kujtoni.Burra te tille nuk lindin me!!!

    Reply to this comment
    • ELIOT July 9, 15:57

      ERI ME VJEN KEQ PER BABAIN TEND … DHE BABII E KETIJ SHOKU ….. POR SA NAIVA QE ISHIT JU ….BABALLARET TUAJ ….SI SE KUPTUAN QE ENVERI VRAU KUNATIN E VET …QE I SHPETOI KOKEN SHUME HERE …. TRADHETOI QEMAL STAFEN .. DHE VRAU SHUME TE TJERE .. DHE THNONTE QE VRANE VETEN …. E KISHTE SI ZAKON ENVERI DHE KOMUNISTAT . QE TE VRISNIN NGA PRAPA . DHE PASTAJ TE QANIN …… KISHA NJE MIK LAB DHE I BESONTE ME SY MBYLLUR ENVERIT DHE PARTISE …..MEGJETHESE NENA IME BABAI IM E KISHIN PARALAJMERUAR ….QE EVNERI KUR MBARON PUNE …. TE PERDOR SI PAPIER DE TOILLETE ….TE HEQ QAFE ….. E KUPTOI …POR ISHTE SHUME VONE ….KUR RA NGA FIKU … … EDHE PRINDERIT TUAJ … DUKE I SHERBYER ENVERIT KOMUNISTAVE .. I KANE SHERBYER TRADHETAREVE TE POPULLIT ….. PRANDAJ ..A E DINI SA MIJERA FAMILJE JANE BURGOSUR NGA …….MIQTE E ENVERIT DHE …… ME MIJERA ….. PO ATO FAMILJE QE KANE HUMBUR FEMIJET NE KUFIJ DHE SI KANE GJETUR KURRE …. SEPSE DISA I SHERBYEN FASHISTEVE KOMUNSTA …….. KENI KORRUR ATE GJE QE MBOLLET ……DO ME THENE FAREN E KEQE ……

      Reply to this comment
  10. Aliu nga Selenic July 9, 01:22

    Shume e dhembshme. Nuk dihet perse beheshin kurben kuadro te tille.!
    Keto kan ngelur mistere. shume te renda jo vetem per familjen pore per te gjith ata qe kan ndjenja njerzore.!

    Reply to this comment
  11. Thanasi qe ta plasi July 9, 03:10

    Zevendesministri ka qene Mihallaq Ziçishti

    Reply to this comment
  12. Alban Dega July 9, 04:57

    DRITE I PASTE SHPIRTI DHE EMRI !

    Babai jot Zenel Islami jeton ne shkrimet, krijimtarine dhe veprimtarine tende demokratike, Atdhetare ne sherbim te lirise se Kosoves se pavarur, ne sherbim te demokracise ne Shqiperi…
    I paharrur kujtimi i “Zenelit” e “Lulit te Vocerr” te Migjenit dhe ne perkujtimoret dhe krijimtarine tende shembullore.
    Nderim e respekt per Zenelin dhe birin e tij te nderuar !

    Reply to this comment
  13. Dhimbia e Madhe D. July 9, 07:06

    Histori e dhimbeshme si jo pake te asaj kohe…”xoxiane’.
    Shkrim real po mendoj; qe kerkon konkuzion…
    Dhimbia e madhe D.

    Reply to this comment
  14. drita July 9, 08:15

    Por nuk e kuptova se pse ishte bere vrasja!

    Reply to this comment
  15. Lennard July 9, 08:22

    Ngjarje e hidhur,JO vetem per Familjen dhe ne vecansi per djalin e Tij Bedri Islamin ,po per te gjithe shqiptaret qe kaluan nen ate Regjim Absurd. Qe Reklamonte Punen per Popullin po vetem per popullin nuk Punoi.

    Reply to this comment
  16. ceni July 9, 08:27

    MESAZH PER TE GJITHE INJORANTET QE NGA PADIJA E ANALFABETIZMI MENDOJNE SE KOMUNISTAT KANE QENE NJEREZ TE KEQINJ DUKE I BALANCUAR ME DISA KRIMINEL QE SOT QUHEN DEMOKAT E QE FATKEQESISHT DUKE MOS PATUR ASNJE NDJENJE E IDEAL PER KETA NJEREZ(SHQIPETARET)E PER KETE VEND VJEDHIN,VRASIN E SHESIN TROJET E PASURITE E SHQIPERISE SIKUR TE JENE PRONA TE TYRE!KOMUNISTET E VERTET I VRANE E IRONIA E FATIT ESHTE SE ATA QE KANE VRARE SOT BIJT E TYRE OSE JANE ME PARTINE DEMO-KRATIKE OSE JANE NJEREZIT QE KRYEJNE KRIME DITEN E NATEN SHKOJNE PER TU PIRE KAFENE VIKTIMAVE.KUSH ISHTE E ESHTE I NDERSHEM FATIN E TE NDJERIT KA KUSH S’KA MORAL E IDENTITET NDOSHTA PRET RADHEN PER TU BERE OSE DEPUTET OE PRESIDENT.

    Reply to this comment
  17. intelektuali July 9, 08:48

    Nje fjale e urte thote:

    “KUR RI PAS BYTHES SE PEDERASTIT DUHET TE KUJDESESH EDHE PER BYTHEN TENDE”

    prandaj:

    O Bedri Islami boll dhe mjaft vajtove si kukumjacke pylli bashke me enveristet fanatike ketu ne DITA per babain tend qe e ka vrare sipas gjasave Enver Pederasti,

    por:

    C’DESHI BABAI TEND PAS BYTHES SE ENVERIT?

    nderkohe qe ne te gjitha shkrimet e tua si dacibao kineze nuk thua asnje fjale per pendimin tend personal si pjese e bandes se xhelateve te Enverit qe vrane dhe masakruan me shume deshire dhe qef te madh intelektualet properendimore shqyptare qe e deshen Vatanin pjse te Botes se Lire dhe Demartike qe pas Luftes dhe jo pas pilafit sic po imiton Mafia e Kuqe me pushtet ketu e 27 vjet pas renies se Murit te Berlinit. Ne kete llogjike ne, pinjollet e intelektualeve properendimore qe u vrane dhe u masakruan nga xhelatet e Enverit ku bente pjese edhe babai tend o Bedri Islami te pyesim:

    KUR DO TE KERKONI FALJE PER KRIMET E PRINDERVE TUAJ QE MBUSHEN LUMENJ ME GJAK NJERIU NE SHQYPNI DHE KUR DO TE NDALONI TE VAJTONI SI KUKUMJACKA PYLLI XHELATET E SIGURIMIT QE ENVERI I LIKUIDONTE SI ZOGJ PULE?

    Reply to this comment
    • Beni July 9, 11:17

      Ne ate stan hante dhe atje e hengri. Me ata rrinte e punonte, ata ja hengren koken. Ai stan ate bylmet kishte. Edhe ti o Bedri me djemte e tyre dhe tek partia e tyre je dhe me ta po ha buke, prandaj mos u qaj shume.

      Reply to this comment
  18. Jorgo Mandili July 9, 09:02

    Më vjen keq z. Bedri për këtë ngjarje të dhimbshme që kaq bukur dhe dhimbshëm e ke pasqyruar pa mllef, sharje epitete. Dukesh që jeni fisnik e familje fisnikësh. Sa i neveritshëm dhe i pështirë duket meti dhe dhjetëra metër të tjerë përkundrejt fisnikërisë suaj. Këta pjella të kësaj demokracie po e çmoralizojnë shoqërinë shqiptare me shëmbëlltyrën e tyre injorante dhe jo etike. Zoti i faltë.
    Z. Bedri, si gazetar, publicist i shquar, si patriot i vërtetë ju uroj shëndet, bereqet në misionin tuaj për të vërtetën jashtë kazanit mediatik dhe begati shpirtërore.

    Reply to this comment
  19. Agjenti 007 July 9, 09:37

    Jo me kot E.Hoxha i denoi shume njerez te sigurimit si K.Hazbiu, F.Shehu e te tjere aty. Ishin plehra. Sidomos Fecor Shehu. Kishin marre me qafe shume njerez te ndershem. Nje nga ato eshte edhe vdekja e camit Ilmi Seiti, kryetari i deges Shkoder. Qe faktikisht u vra nga sigurimi se nuk bashkepunoi me ata ne nje loje te ndyre te sigurimit. Te afermit e tyre duhet t’i zbardhin te vertetat e ketyre ngjarjeve te dhimbshme.

    Reply to this comment
  20. Arifi July 9, 10:03

    Gadi çdo familje përjetoi krimet e Enverit dhe prap shumica lavderojne Enver Hoxhen !
    Çka duhet me ndhodhë tek ne qe te vetëdijsohemi ?

    Reply to this comment
  21. Plaku July 9, 18:30

    Ashtu isha futur né mendime deri sa e lexoja , sa mè dukej se mua mè ngjante. E pèrjetova aq sa familjes Zeneli t’ia marr tè drejtén qè t’a ndan me popull njè dhèmbje tani më 56 vite.

    Reply to this comment
  22. ju mendoni se manjatet e tipit tramp dhe sander klanin jane pasanike te .....DASHUR?????? July 9, 19:11

    eshte nje problem, qe duhet zgjidhur . here here i turreni komunizmit here here enver hoxhes . me ke e keni te dashur dredharake . kur keni qene komunist te devotshem dhe ju kane denuar, e ka pase fajin enver hoxha . kur keni qene klasa te permbysura . mallkoni komunizmin . ka mosperputhje, prandaj ndajeni mendjen . o i shani te dy palet, ose asnje . pra….. shani veten .

    Reply to this comment
  23. Musa July 9, 20:57

    Atyre qe kontestojne shkrimin e Bedri Islamit per babain e tij, Zenel Islami, ndjeje gjithe obligimin tu them se Bedri Islami nuk eshte njeri mllefesh, as revanshist, as hakmarres, as brutal, as sahanlepires, por eshte dinjitoz dhe i vertete per gjithçka ai shkruan. Ne vitet ’80, ne shtepine e tij ne Shkoder sa e sa here kam degjuar te bisedohej per kete ngjarje. Isha i ri, miqesia familjare na kishte lidhur me kete familje. Kujtoi se si edhe fletoret ditar me shenime te Zenel Islamit na i lexonte Bedriu, ndersa nana Drita degjonte e heshte ! Natyrisht, nuk flitej aq hapur sa sot per arsyet qe tashme dihej, por qe ne ne ate familje nuk eshte besuar asnjehere vetevrasja e Zenel Islamit, kjo eshte nje e vertete si drita e diellit ! Pas vitit 1990 e ne vijim Bedriu gjeti mundesine te studionte shume dokumente e dosje te panjohura me pare rreth babait te tij, mbi bazen e te cilave shkroi dhe romanin “Vrasja e Lulit të vocërr”. Merrni mundim dhe lexojeni kete roman, jane me emer dhe mbiemer te gjithe mekataret, pastaj gjykojeni Bedri Islamin !

    Reply to this comment
  24. Cdo krim le gjurme. July 10, 05:04

    Disa komunista, si ai qe shkruan pak me lart komentusi : “THANASI QE TA PLASI’, kane qene tipike idjote te medhenj te atij sistemi idjotesk.
    Idjot eshte ai njeri qe te flet dhe te sillet mire me ty dhe per ty , por, (vertet por), kur ti i ke besuar plotesisht atij , ky person te ben gjemen per te te patur poshte vetes se tij ty dhe familjen tuaj dhe nese nuk mundet te arrije per kete gje ; ky idiot krijon skena te tilla makabre per “vetevrasjen” tuaj anti parti, apo “tradhetine ” tuaj kunder popullit dhe te tjera idjotesira te tilla.
    A ka lidhje idjoti Mihallaq Zicishti dhe tek “zhdukja” e trimit Ferit Sinica , per te cilin partia e Mihallaqit hapi fjale fillimisht se e e vrane gjoja se Feriti donte te arratisej ne mes te dites , por ne fakt dy idjotet haruan se ate dite Feriti qe gjithmone e mbante fjalen e dhene , pritej ate dite ne fshatin e tij qe te merte pjese tek nje dasme tek nje familje kristiane me te cilen kishin lidhje teper te forta familjare qysh nga koha e Turqise.
    Tipi i njejte si Mihallaqi, idioti “” i mencuri”” P… T……, u ul ne ate dasme tek tavolina ku e kish nderin te ulej Feriti.
    O Zot , rruana nga i ligu !! Mua nga idjoti !!

    Reply to this comment
  25. emil July 10, 14:13

    Mihallaq Ziçishti ka qën njëriu kafsh që merrej me këto lloj vrasjesh.Dhe vrasja e Z Islamit u bë 2 muaj, pasi u dënua grupi i Teme Sejkos ku dhe aty Mihallaql kish torturuar ne mënyr çnjerezore, pjestar të ketij grupi, dhe ekzekutuar pa gjyq 2 pjestar te ketij grupi.

    Reply to this comment
  26. Meckojati July 11, 04:19

    I nderuar BEDRI! Kam shume respekt per ju,per kurajon dhe inteligjecen qe tregon ne shkrimet, qe sapo shoh emrin tuaj i lexoj me nje frym. Por kjo histori e familjen tuaj me ben qe te lexoj kete shkrim dy here, duke u njohur me historine e familjes tuaj me shufishoj dashurine dhe respektin per ju. Ju falenderoj!

    Reply to this comment
  27. Meckojati July 11, 17:32

    Me shume dashuri dhe respekt!

    Reply to this comment
  28. Kastriot Teta July 19, 09:41

    Perplasje dhe Keqdashje ne jete ka dhe do te ketePor duke ditur si funksiononte shteti psk mundesi kishte Ministri i brendshem aq me pak zv Ministri te realizonte veprime te tilla aq me teper me kuadro te larte pa miratimin e Udheheqsitekuptoj si nje keqdashje te njerezeve me influence por me e mundeshme si vetvrasje ne kushtet e presioneve dhe depresionit

    Reply to this comment
  29. reshat July 28, 14:08

    nuk po i dihet kush ja paha fajet ksaj shqiptarie askush nuk po flet se cfar duhet bere por vetem te ndjekim influencat e dikujt ka gjithmone probleme ka qen ne pushtet cdo udheheqes ka telashet e veta me kete mentalitet shekullor qe armikun e kemi brenda vetvetes lexone mire vetvetn permes analizave dhe reshtave prandaj kur eshte koha per tu reshtuar per bashkim unifikim ikim si lepuj e keshtu te shperndare e don cdo armik e dini kush jane ne gjithmone e lakmojme te huajen apo e shajme ceshtjen tone respekt dr.rd

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*