Kur e vërteta mbytet në detin e gënjeshtrave!

December 2, 2017 12:44

Kur e vërteta mbytet në detin e gënjeshtrave!

Aty ku gënjeshtra,
natë e ditë gatuhet,
ndonjë e vërtetë,
edhe mund të thuhet!

Ndonjë e vërtetë,
edhe mund të flitet,
po në det gënjeshtrash,
e vërteta mbytet!

Aty ku gatuhen,
gënjeshtra me bisht,
asnjë e vërtetë,
s’merret seriozisht!

Kur Sala pa fund,
na ngop dixhitalet,
është e pamundur,
të kuptosh skandalet!

Gënjeshtrat pafund,
gjer në marrëzi,
janë një antiplumb,
për çdo qeveri!

Ndaj dhe nuk shqetësohet,
Njeriu i Gjatë,
kjo lloj opozite,
është një dhuratë!

Është një dhuratë,
një fat për këdo,
kur bëhet kauzë:
“Moho dhe sulmo!”

Është një yll në ngjitje,
thanë për Lulin-o,
moho çdo arritje,
dhe sulmo këdo!

Po fjala kështu,
s’ngjit tek asnjeri,
se jetojmë këtu,
kemi veshë e sy!

S’them se qeveria,
ka bërë mrekullira,
po ka bërë kudo,
plot punë të mira!

Të gjitha qytetet.
kanë ndryshu’ fytyrën,
Sala la nga mbrapa,
gropat edhe zgjyrën!

Them se e dinë mirë,
po s’e thonë kokëlopat,
ç’energji që duhej,
për të mbushur gropat!

Po vazhdon avazin,
banda e Lulashit,
u mbeti në buzë,
kënga e hashashit!

Ju them edhe sot,
pakëz më avash,
PS-ë ka fituar,
dhe kur s’kish hashash!

Vërshojnë gënjeshtrat,
nga dy kuplarara,
po PS-ë gjithmonë,
ka dalë e para!

Këtë të vërtetë,
e dimë ne dhe Bota,
ndaj nuk kish nevojë,
që të blinte vota!

PD-ja këtu,
ka namin e zi,
se vjedhjen e votës,
e ka strategji!

Kjo tri herë me radhë,
është vërtetuar,
nuk e lanë të vidhte,
ndaj është shpartalluar!

Europa-Ramës,
ja njeh përparimet,
po SHQUPI vazhdon,
shpifjet dhe mashtrimet!

Nuk e dimë ç’do bëjë,
stani i Lulashit,
kur të ketë mbaruar,
kënga e hashashit?!

Arben Duka

December 2, 2017 12:44
Komento

15 Komente

  1. Syrja Qarri December 2, 13:00

    Derisa ka akoma njerez qe naten lexojne ( me laps ne dore) veprat e sh. Enver dhe diten bejtet e tua ( dhe shohin ERTV) ky vend KURRE S’KA PER TE PARE DITE TE BARDHE.
    Shprese se ndoshta nuk do te rrojne 300 vjet si shqiponja dhe me ne fund te celet nje EPOKE E RE per niperit dhe mbesat tona.

    Reply to this comment
  2. Kris 1 December 2, 13:14

    U bere si xha Brahua .

    Reply to this comment
  3. rapsodi popullor December 2, 14:30

    Hesht o Syrja, c’fare po thu?
    Veprat e Enverit Duka i ka mbaru,
    tani po shkruan vete nje veper,
    (per Edi Ramen e per ke tjeter?),
    vepra do beje Boom, bota do mahnitet,
    me bemat e Rames njerezia do cuditet,
    parathenia e vepres, nga Taulant Balla vete,
    te dy tok me Duken, bolet e Rames perjete…

    Reply to this comment
    • Shqipe-Pelivani December 2, 18:23

      O,more”Rapsod!”

      Duka,Per ty,qe te shkruah s’di
      Ka botuar 54 libra me poezi,
      T’i lem menjan’ cmimet,qe ka mare
      ne cdo event a festival shqiptar…

      Po ju,o hiçer c’far kini shkruar
      apo u duket se diç po beni
      Apo, ju quani art
      te lehurat prej qeni…

      U’a kam thene nje here
      po u’a perseris:
      – Ju kini tru ne koke,
      sa çka Beni ne …

      Ju,po dhe te paret tuaj
      kini 70 vite e jo me pak…
      si gjithnje do mbeteni,
      kakzoze ndene pllake….

      Bijt’ e komunistave,majtas,djathtas
      medemek,keta qe do jene dhe prap
      u kane dhene liri,por jo te ngjiti lartas…
      Te shani,te llapni,veç qe aty ndene pllake…

      Reply to this comment
      • Artemisa December 2, 22:02

        Ne te vertete ti je Sorre Pelivani , dhe je po ti vete qe ke mend aq sa kane te tjeret ne b..the.
        J’u ka ngelur ora tek “socializmi fitimtar” dhe tek “komandanti legjendar” e me injorancen dhe nostalgjine e semure vazhdoni te INFEKTONI shoqerine e sotme.
        Ju jeni atavizma te epokes me te erret qe u detyrua te kaloje populli yne.
        Nuk u ngopet 45 vjet ?

        Reply to this comment
        • Shqipe-Pelivani December 2, 22:48

          Mos me sulmo me fajle te mia..se ndodh qe kane efektin erikoshetit,apo dhe te plumbit qorr!…..Kush e helmon shoqerin sot,ne daçi bejme nje test.sikur thjesht dhe ne kete faqe komentuesish ne vargjet e Ben Dukes.Shohim ç’do thone per mua,dhe ç’do thone per ju,qe me te mençur kini Mark uk-in…Une s’jam nostalgjik,as dhe komunist,por jam ai qe ju s’mund te ini dot,i VËRTET….

          Reply to this comment
          • Artemisa December 3, 00:03

            Ti qe ne krye e ke komplet gabim- ben ndarjen NE dhe JU
            Ti je akoma me mendesine NE dhe ARMIKU i brendshem e i jashtem. Ti vazhdon akpma me parrullen : ” O me ne o kunder nesh”.
            Sa per ate TESTIN qe kerkon, nese behet me njohuri nga Kongreset e PPSH, Pleniumet dhe mbledhjet e Byrose dihet qe fiton ti , por po te jete test i inteligjences ,te siguroj se nuk ke asnje shans te fitosh qofte edhe nje pike ( dhe kete e them me modesti).
            A nuk ka ardhur koha te kuptoni se MYKU juaj duhet pastruar me rrenje qe te mumd te prosperojme si vend Europian dhe jo gjysmeaziatik ku kerkoni te na mbani.
            Dhe thua se nuk je komunist. Aq me keq atehere qe ben punen e Qoftelargut.

      • PidhiISateme December 2, 22:28

        Ah ziu ti qe akoma s’te ka dale rakia e Dulles.

        Reply to this comment
      • rapsodi popullor December 2, 23:03

        Shqipe-P…
        ta kam thene dhe tjeter here,
        vec si uturak per Ramen ke vlere

        Reply to this comment
      • rapsodi popullor December 3, 09:00

        Shqipe P…
        Une di te shkruaj,
        por ti fol e na thuaj,
        “shkruah s’di” c’kuptim ka
        moj e mjera Tra la la?
        rri moj analfabete,
        se nuk je ti per bejte,
        meso te shkruash njehere,
        pastaj repliko me te tjere…

        Reply to this comment
      • Drejtesia do te behet doni apo nuke doni ju o mije kenetash dhe mizakali. December 3, 11:19

        O ti shqipe-pelivani, qe perpara je si djalli ku te merr prej dore tutori dhe te con me deshire tek semafori. Nen gure nuke rrin dot kritika se nuke eshte as mije kenetash,dhe as mizekali, qe ti o pamers i diktatures komunisto-nazifashiste i kendon nga “malli”.Koha juaj tashme po perendon, dhe ju shume shpejt do te hypni ne kamjon, jo per te shkuar si ne diktatures para pushkatimit, por per te shkuar ne burgun per jete si pjese e ndegjegjshme e mijra krimeve ne dite e vite. Drejtesia do te behet doni apo nuke doni ju o mije kenetash dhe mizakali, se tashme drejtesine e kerkon me force, Ai qe ne shumice ju bojkotoje ne zgjedhjet e fundit parlamentare, pra SOVRANI,i mbeshtetur tek USA dhe BE-ja.Besoni dhe binduni o mije kenetash dhe mizakali,Shqiperine e krijoje Zoti e ruajten ideanistet dhe e cliruan patriotet.

        Reply to this comment
  4. Shahisti December 2, 16:12

    Kete bejte ta kishe botuar me 1 Prill.

    Reply to this comment
  5. Mark U.K December 2, 17:46

    O poetraruc partiak servil,na je bere si zeri i popullit dikur.

    Reply to this comment
  6. Drejtesia do te behet,duan apo nuke duan mijte e kenateve,mizat e kalit dhe avoketerit e ligesise. December 2, 21:19

    O duke djali,Reforma ne Drejtesi,Vettingu dhe ligji i dekriinalizimit,nuke zbriten nga malli,por ngase rama,berisha,basha,meta,mediu mbeten sozi te djallit.Mjaft me,me kulte e hymne ndaj ligesise,qe vetem kendojne si gjeli siper tepsise,thurrja e kulteve eshte si rruge me kthesa,qe kure nuke e sheh rrugen te merr e t’fshin fshesa.Besoje o duke, dhe mos na kujto qoftelargun,qe si shkuli shoket nga varri,dhe qoftelargun e shkulen servilet nga varri.

    Reply to this comment
  7. Leonard Dashi December 6, 20:24

    Vaj me det o Beno,
    për pushkë nuk ishe i zoti
    edhe per penë nuk ja thua shumë
    për servilizëm t’ka pa zoti
    e bën mirë edhe në gjumë

    Ke ngel në komunizëm o burr i dheut, vetëm i thur elozhe udhëheqësit. Ka vetëm dy rrugë, ose ndërro datën e kalendarit, ose dil një xhiro nga psikiatria te kontrollosh shëndetin mendor se rrugë te mesme nuk ka.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*