Kur Enveri duartrokiste Vaçe Zelën

April 3, 2018 12:54

Kur Enveri duartrokiste Vaçe Zelën

 

(Në përvjetorin e lindjes së Vaçe Zelës)

Nga Naun Kule

Ulur mes sekretarit të parë dhe kryetarit të komitetit ekzekutiv të rrethit, udhëheqësi dukej i hareshëm. Ishte Enver Hoxha ai. Me sytë ngulur në podium, me buzëqeshjen babaxhane, aq dashamirëse sa ngopte me gëzim dhe lumturi gjithë popullin aty, i cili kishte fatin e madh ta kishte mes tij.

Dhe, për t’i rrëfyer komandantit sa lumturisht jetonin kooperativistët myzeqarë, pas gjithë punëve; mbledhjes me kuadrot, takime e  vizita, në fund ishte dhe koncerti artistik. Përcjellja e udhëheqësit domosdo, do bëhej me këngë dhe valle…Ndaj dhe përkujdesja e partisë në rreth për koncertin, kishte qenë aq e madhe. Vizita e udhëheqësit në kooperativë ishte historike, ishte nder i madh, por…

-Gjer më tani, gjithçka mirë. Ja, edhe koncerti dhe…!

Shoku Leko numëronte minutat. Ora i dukej muaj. Ta soste edhe koncertin, ta përcillte udhëheqësin kështu, të qeshur… Mirëpo tek ky djallo koncert e kishte një hall. E kishte një kleçkë ky që… Se, me këta të mëdhenjtë, kur merr të vesh vetulla, nxjerrë sytë… Ngul një gozhdë si punë e breshkës që të kryqëzon si Krishtin…Dy herë kishte debatuar me ata të komisionit miratonjës të koncertit. Në fund e bindën se s’kishte të keqe…

-Këndon Vaçe Zela! – tha konferencierja.

Aq i fortë iu duk ky zë sa lëvizi vetiu. Apo u hodh nga karrigia? Duartrokitjet e turmës që mbushte oborrin e shkollës dhe fushën e sportit, thirrjet Vaçe-Vaçe, e bënë t’i uturinte koka me mendjen degë më degë.

Herë shihte njerëzit përballë, herë me bisht të syrit fytyrën e udhëheqësit në krah e cila qeshej dhe i gëzohej këngëtares së re, një çupë e hajthme kjo, veshur me ngjyrat e fushës; me një trike gjysmë golf ngjyrë tulle. Nën jakat e bardha të bluzës një rreth rruazash ia zbukuronte gushën. Këndonte e qetë dhe e sigurt: me një lirshmëri skenike të admirueshme për moshën dhe vendin…

Por, shoku Leko, as dëgjonte këngë, as shihte këngëtare. Mendjen dhe frikën I kishte këtu; në krah. Vëngëronte sytë majtaz dhe , paçka brohorive të turmës, që duartrokiste nën ritmet e këngës, agjë s’i  hynte në sy.

Asgjë s’i dukej më e mirë dhe më e bukur se ajo…buzëqeshja miratuese e burrit në krah…Ky, ballaz podit dhe këngëtares, i rehatuar këmbë përmbi këmbë në kolltukët e sjellë enkas nga qyteti, përcillte ritmet e këngës duke i shoqëruar me lëvizjet poshtë-lartë të gishtave të dorës mbi gju, si të orkestronte që aty gjithë festën, turmën brohoritëse  dhe këngëtaren atje…!

-Eh, këngëtarja..?! Po sikur t’i shkrepej e të pyeste për..?!

Thirrjet Vaçe-Vaçe, dilnin mbi brohorimë. Shokut Leko, po i digjnin veshët, tek shihte vëngërthi burrin në krah për t’i hetuar ndonjë mendim. Gjakngrirë nga thirrjet në kor të emrit të këngëtares së re (sikur t’ia bënin për inat…!), rikujtoi çka kishin thënë ata të komisionit miratonjës dhe u ndje i penduar. Dy nga pjesëtarët aty, kundërshtuan rreptë. Po, po! Askush s’i dëgjoi…!

-Kënga para udhëheqësit të partisë është historike, shokë. Nuk mund të këndojë kushdo. Nderi që po ma bën partia dhe vet udhëheqësi me vizitën mes nesh, duhet t’ia shpërblejmë. Por, me njerëz të devotshëm, shokë, me njerëz të partisë. Se, kësisoj, rrëfejmë edhe fukarallëk, apo jo? Nuk paska Lushnja këngëtarë të tjerë, por ngul e shkul vetëm Vaçen?

Megjithatë, sekretari i kulturës me dy-tre të tjerë ia zbutën të keqen dhe e bindën, Për mirë a për keq…? Ndoshta për të keqen time…?

…Vaçja ishte kthyer nga shkolla e Tiranës se nuk kishte fituar, thoshnin. Ca e ca thoshnin se pinte duhan, se këndonte këngë të huaja…Madje se gjoja bënte edhe serenata me kitarë pas orarit të gjumit…E pastaj? Gocë e re, nxënëse shkolle… Sikur arsyetonte veten shoku Leko me mendjen tym…

…Duartrokitjet dhe brohorima shpërthyen sërish. Këngëtarja përkulej me dorën në zemër, ndërsa ky, burri në krah, u ngrit paksa dhe duartrokiste me fytyrën e mbuluar nga e qeshura. Sakaq ktheu djathtaz dhe diç këmbeu me kryetarin në krah. Shoku Leko u ftoh.Ç’po i thotë…? Ç’i mollois ky..?!

Njerëzit thërrisnin gjithnjë e më fortë:-Bis…bis…bis! Kitarën…kitarën!

-Çfarë thonë mo Leko, ç’duan?

-Kitarën, shoku Enver..! I thonë të marrë kitarën..! Vaçja këndon edhe me kitarë…!

-Po ta marrë mo Leko! Pse të mos e marrë qitharën? Ta marrë dhe…

-Po, po..! Do ta marrë shoku…Do ta marrë, doemos, ja…!

Por tani shoku Leko e humbi krejt. As ishte aty, as e mbante më vendi..!

***

E dinte ai. Vaçja me kitarë, dyfishohej. Harronte kush e dëgjonte dhe kë kishte përballë. Mirëpo, shqelmat e burrit këtu, s’i njeh Vaçja..! Këto i ha unë! Apo s’e di Vaçja ku të përplas shqelmi i këtij…?!

Prap vëngëroi sytë në krah. Udhëheqësi po duartrokiste Gishtrinjtë e tij uleshin e ngriheshin mbi këmbën përmbi gju, tek shoqëronin ritmin e këngës dhe zërin e bukur të Vaçes. Apo tik-takun e zemrës së shokut Leko…?-Nga e keni këtë çupë mo shoku Leko, të vendit…?

-Po komandant, nga Lushnja…!

Sekretari nuk e njohu zërin e vet. I frikej pyetjes që do vinte…

Por çuditërisht pa se miku nuk e fshehu kënaqësinë.

-E shikon mo shoku Leko, çka bërë partia tonë?! Ja, këndojnë e kërcejnë çupat tona, me qitarë e çifteli…me shokë dhe shoqe, me djem dhe burra ! Po nesër? Më shumë e më mirë…Se më thuaj shoku Leko, ka kënduar ndonjëherë kështu, në mes të fshatit gruaja apo vajza myzeqare? Kurrë shoku Leko! Asnjëherë..! Vetëm beu dhe agai gëzonte dhe këndonte këtyre anëve…

-Po…tani shoku Enver…! i erdhi zëri shokut Leko.

-Ndaj lipset ta ndihim rininë shoku Leko! Ta udhëheqim dhe edukojmë…!Të shkollohet dhe kalitet rinia tonë. Se,ja; këtej do dalin artistët e këngëtarët..!

Në pod, përsëri Vaçja. Prapë me kitarë. Përsëri buçimë thirrjesh dhe duartrokitje. Udhëheqësi e la bisedën në mes. U përkul andej dhe sërish zuri të përcillte ulje-ngritjet e melodisë me këmbën mbi këmbë…Pushteti i artit e kishte bërë të vetën. Shoku leko mori zemër.

-Në shkollë e kemi shoku…në Tiranë!

-Shumë mirë shoku Leko! Talentet të mbështeten, t’i mbajë afër partia.

Ata janë ndihmësit tanë…!

Kaq u desh që sekretari të ngrohet, t’i shkrijë gjaku.Tani ishte i tëri…!

Vet arti dhe këngëtarja e re, Vaçe Zela, e nxorën nga ngërçi që e mbante ftohtë dhe gjakngrirë. Magjia e artit, meloditë dhe mesazhi që përcillte artistja e re nga ajo skenë e improvizuar e këtij fshati myzeqar, ia hiqte “spaletat” çdo komandanti e udhëheqësi dhe ngrinte në piedestalin e muzës pikërisht të pavdekshmit; artin dhe artistin për të cilët, e gjithë njerëzia aty, brohorisnin në kor këngën e kësaj gocës së re, veshur e zbukuruar me ngjyrat e fushës, me emrin e bukur:

Vaçe-Vaçe-Vaçe…!

April 3, 2018 12:54
Komento

27 Komente

  1. pensionisti April 3, 13:27

    Nuk te njoh zoti Naun, e te kerkoj ndjese,por ky shkrim per Vace Zelën e aq me shume kur merrte pjese vet Enveri eshte shume i dobet,pa emocion. Bizedat me Enverin ke dashur t’i beshe sa popullore ,por ia ke ulur bukurine…. Aty ku ishte Enveri e kendonte Vacja,entuziazmi ishte i papershkuar ei pa matshem… Me fjalet e dala nga goja e Enverit,duken sikur ke dashur te tallesh e jo te tregosh entuziazmin ,apo friken e atij Lekos….

    Reply to this comment
  2. Shen Kozmai April 3, 16:35

    Ti Naun je treguar shume genjeshtar e i pabese me veten tende. Je munduar te tallesh me figuren e Enverit, por ne fakt ia ke futur vetes. mesaduket ke mangesi te theksuara ne karakter. Nuk te njoh, por me kaq sa je cfaqur ne kete shkrim-letyre, besoj se do te kesh formim te dobet, shume te cungur. Gazeta DITA nuk duhet te botonte kete shkrim kaq te fukarepsur.

    Reply to this comment
  3. Kumandari April 3, 16:49

    Pensionist, i nderuar…
    Kam merak shume se s’je pensionist, por hilene e ben prej veterani te merzitur me perparimin, progresin…
    Se qe te arric te shkruash ne interrnet duhet te diç edhe shkrim edhe kendim por edhe te pranoç se ajo kohe ishte kohe e erresires, e frikes, e pa-lirise…
    Nauni ka qene i letrave qe asokohe, si sot, po aq i urte edhe mahere, por edhe me i urte se sot…se po te merzitej pak Enveri Ine (dhe kush dreqin e merrte vesh kur e pse merzitej ai!?) te merrte dhe te hidhte ne stamodumo!
    Jo sekretarin e partise se fshatit, por edhe Vaçen, po te kishte ndodhur ne ore te lige, edhe Vacen e kishte hedhur ne ndonje kanal vadites, apo te mblidhte patate me Faslli Halitin!
    Ndaj te eshte dukur se Nauni “sikur tallej me friken nga Udheheqesi”!
    Jo, Nauni nuk eshte tallur, Nauni thjesht ka rrefyer, ka lexuar ate qe ka pare aty rrotull, dmth ate qe kemi pare te gjithe ne, edhe ti do e keç pare kete gje, por as sot e kesaj dite s’te paska dale frika, o Pensionist i nderuar!
    Thuaj faleminderit Naun Kules qe shkroi ate qe do ishte mire ta ndjeje dhe te tregoje edhe ti, ate thuaj…
    Entusiazmin qe thua ti, aty e ka Nauni, zerin e mrekulline e Vaces e degjojme duke lexuar Naunin, edhe gezimin e popullit per zerin e saj…
    ty te ka mbetur zemra ne friken nga enveri, ndaj te duket ndryshe!
    Ty te ka dale frika ndaj Saliut, ndaj Edit, ndaj bijve te Enverit, por akoma jo ndaj Mesuesit te tyre, Kumandarin e paske frike akoma,,,,gjynah! Te paska ikur jeta dem…
    Po nuk u bere trim perpara Atij, do ikesh si frikacak…me vjen keq ta them, por lushnjar s’je ti, se paske mbetur akoma i trembur…

    Reply to this comment
    • Mon Kukaleshi April 3, 23:53

      Po ty mor Kumandar, sa vite te jetes te kane ikur dem?
      Mos na thuaj qe ke qene trim, sepse trimat ose arratiseshin ose perfundonin ne Burrel apo Spaç.
      He, sa vite te kane ikur dem? Ah, flisje kunder Kumandarit edhe ti? Po, po me ze te ulet, ne erresire dhe duke te ngrire gjaku pas ligjeratave te miqve, qe perseri flisnin me ze me se te ulet, e pastaj … tere naten pa gjume, nga mendimet, se mos ndonjeri nga bashkebiseduesit kishte shkuar te te denonconte, zhurma me e vogel ne qetsine e nates te behej si prologu i arrestimit tend. E vertete?
      Ha ha ha … ato vite kane bere efektin e tyre edhe tek ti, e urren me tere qenien tende Kumandarin, por ne te njejten kohe e adhuron aq shume sa i ke marre hua emrin, te foluren … di te them qe Kumandari do te ndjeke pas deri sa te mbyllesh syte perfundimisht.
      Mos u deshpero, keshtu e ka jeta.

      Reply to this comment
  4. intelektuali April 3, 17:51

    VALSI I “LUMTURISE” I VACES NE KOHEN E “KOLERES” SE ENVERIT

    Bukur i tregon ky pensionisti historite e Vace Zeles qe e “zbuloi” beqir Balluku nga fshatrat e Lushnjes dhe e nxorri nga balta e Myzeqese dhe e beri kengetare te Ushtrise, kur ja hodhi syte Enveri dhe s’ja shqiti me deri ne fund te jetes,

    por:

    Kur altoparlanetet e burgut fillonin te transmetonin me bucitje papushim “Valsin e Lumturise” te spiunit te sigurimit, Avni Mula qe e kendonte Vace Zela me nje pasion te vecante per te burgosurit e Enverit, ne mjeranet me hije ne biografi, mbyllnim veshet me pambuk, kur nuk kishim edhe me balte qe te mos degjonim kengen tejet cinike te kengetares qe na dukej si bretkoce bolshevike qe i kendonte:

    LUMTURISE ENVERISTE NE KOHEN E KOLERES

    Dhe e mallkonim kete kengetare servile te Bllokut komunist qe ne fund te jetes kerkoi te gjente strehe tek kapitalizmi amerikan, por Zoti e degjoi mallkimin tone dhe e ndeshkoi per sakrilegjin qe kishte bere duke i sherbyer gjithe jeten me besnikeri Antikrishtit Enver Hoxha.

    Sa here qe del nje shkrim per artisten e Realizmit Enverist, Vace Zela me ngihen qimet e kokes nga tmerri qe me del para syve papushim, ne pritje te mundimshme per te mbyllur apo dyllosur veshet qe te mos degjoj me kurre:

    VALSIN E LUMTURISE NE KOHEN E KOLERES

    Me kompozitor spiunin e Sigurimit, Avni Mula, qe ka nje thes me gjynahe ne kurriz.

    Fali o Zot Robt e tu Mekatare se nuk dine cfare po bejne!

    Reply to this comment
  5. I tillë je , sa herë që hap gojën April 3, 18:15

    Ajo kohe , nuk ishte kohe e erresires , sepse arti dhe kultura ne ato vite , ka qene aq perpara , sa qe “artistet” e tollovive te sotme , nuk do ta arrijne ndonje here ate nivel . Vetem atehere dualen kengetare , kompozitore , artiste te vertete te skenes e te penes , nevelin e te cileve , nuk po e shohim ta konkuroje kush , pas viteve 90 . Vetem nje qe mbzll syte me deshire , per te mos pare te verteten , si ky zoteria @kumandari , qe kerkon te jape mend falas ! Te mohosh arritjet e asaj kohe , do te thote te nxish me deshire fytyren e popullit , sepse arti dhe kultura jane te popullit dhe mbeten perjetesisht vetem te tij . Me thuaj z.kumandari , ne partine tende “Demakratike” , cili eshte ai qe do te guxonte te fliste qofte dhe nje fjale te vetme kunder prijsit historik ta dale nga kulla e Vicidolit ?! Kush ka guxuar vetem te lere te kuptohet se nuk eshte i nje mendje me te , dhe ka mundur te qendroje me tej ne partine , prone familjare te tij ?! Pse nuk shikoni ujkun e sotem qe po ben kerdine cdo dite me Shqiperine e shqiptaret , por perpiqeni te largoni vemendjen vetem me koken mbrapa ?! Gjithkush e di , se duke shikuar mbrapa , nuk mund te ece perpara , por do ti kthehet serisht kanunit e gjakmarrjes , per te na paraqitur si njerez te eger perpara gjithe botes !

    Reply to this comment
  6. brisku April 3, 18:21

    Nuk e paskam ditur qe ka patur dhe lushnjar trim!

    Reply to this comment
  7. a April 3, 18:26

    intelektual ta paska ngul mire enveri, zaten kur burri hapet bythsh nga poshte vjell nga siper.

    Reply to this comment
  8. Mark .U.K April 3, 18:33

    pensionisti: Mosha e ben te vene.Nuk kan hallin e Vaces,po duan te nxierrin ket shpirt kazem,diktator,kriminel etj etj etj.

    Reply to this comment
  9. pensionisti April 3, 18:41

    I nderuari Kumandar !
    Ne radhe te pare te falenderoj qe paske lexuar komentin tim. Se dyti : Te jesh i bindur qe jam pensionist 74 vjecar.
    Se treti di shkrim e kendim .
    Se katerti. Une kam shprehur mendimin tim duke i kerkuar edhe ndjese zotit Naun, por shkrimi nuk tregon realitetin e asaj periudhe. Se cili ishte Enveri per kete e di i gjithe populli Shqiptar. Dhe se cila ishte Vace Zela ,po ashtu e di i gjithe populi shqiptar. Un nuk e kam ofenduar z ,Naun sepse nuk e kam as ne edukaten time,ashtu si nuk po marr mundimin ti kthej pergjigje nje fare intelektuali . Sa per friken qe s’me ka ikur akoma nga Enveri,une te them se nuk jam trim pas beteje. PO te them me sinqeritet se nuk kam patur frike nga Enveri,pasi kam kryer punen qe me eshte ngarkuar duke zbatuar ligjet e atij shteti,ashti si i zbatoj edhe sot ligjet eketij shteti,sepse dua shtet e jo anarshi. Sa per Saliun ta mbash me shendet ,se po ta them hapur nuk kam piken e pikes se respektit si politikan e si drejtues ,pasi s’ka pse flas une ,por faktet e shqiperise qe dogji e shkaterroi e po vazhdonta djeg, Mos me akuzo,kur s’me njeh. Faktikisht une s’jam Lushnjar,por jam krenar qe jam rritur e kam punuar midis atij populli te thjeshte, punetor e te dashur. Pra jam krenar qe me quan Lushnjar. Nuk ka me qesharak se sa trimat pas beteje. Te faleminderit e respekte !

    Reply to this comment
  10. intelektuali April 3, 18:55

    Po smbete Pa Share njeri mo burre he me tu thafte goja e gjuha tu befte kercu.
    Po me Vacen e Avnine cpate mo NUK me thua.

    Sa i semure Jam, duhet te marr ilace se sben.

    Reply to this comment
  11. intelektuali April 3, 19:05

    Po smbete Pa Share njeri mo burre he me tu thafte goja e gjuha tu befte kercu.
    Po me Vacen e Avnine cpate mo NUK me thua.

    Sa i semure Jam, duhet te marr ilace se sben. Do marr dhe Mark U.K. me vehte se mesa duket ka nevoje dhe ai dhe keshtu NUK Merzitemi.
    Atje ne Burg jemi rrit ne kolektive dhe ky na mungon tashti. Tajvani lloi lloj Po sta var njeri e zgjen dot njeri me te cilin Mund te besh Pak Muhabbet.
    Ne Burg kishim gjithe kohen e perendise per Muhabet e per te marre te tjeter neper goje. Tashti kjo me mungon por shyqyr shtyj kohen me keto gazetat dhe kam zbulu Komente t si nje menyre te perhapjes se thashethemeve.

    Reply to this comment
  12. intelektuali April 3, 19:06

    Po smbete Pa Share njeri mo burre he me tu thafte goja e gjuha tu befte kercu.
    Po me Vacen e Avnine cpate mo NUK me thua.

    Sa i semure Jam, duhet te marr ilace se sben. Do marr dhe Mark U.K. me vehte se mesa duket ka nevoje dhe ai dhe keshtu NUK Merzitemi.
    Atje ne Burg jemi rrit ne kolektive dhe ky na mungon tashti. Tajvani lloi lloj Po sta var njeri e zgjen dot njeri me te cilin Mund te besh Pak Muhabbet.
    Ne Burg kishim gjithe kohen e perendise per Muhabet e per te marre te tjeret neper goje. Tashti kjo me mungon por shyqyr shtyj kohen me keto gazetat dhe kam zbulu Komente t si nje menyre te perhapjes se thashethemeve.

    Reply to this comment
    • intelektuali April 4, 12:40

      Beji te fala Nexhmijes,

      por:

      Me mire shko dhe lutu Edi Rames qe te shpetoje djalin, Ermalin e Enverit nga burgu, qe ta morri ne qafe Taulant Balla kur ta emeroi si administrator te Laboratorit te Xibrakes,

      Shko tek Edi Rama dhe lutu per djalin dhe nipin e Nexhmijes dhe mos u merr me llogje budallesh duke imituar te tjeret si majmun, ketu ne DITA.

      Reply to this comment
  13. kenga qe me mungon April 3, 20:45

    M’u duk si ndonjë komedi e saturuar nga njerëz që akoma e kanë frikën në zëmër. Edhe sot ke frikë të shkruash ashtu si ka ndodhur Naum?! Akoma ke frikë nga njerëz bastardë që as të shkruajnë shqip nuk dinë? S’ka gjë, perkëdhel veten me një shkrim që as ty nuk të besohet. Ej, ktheni kokën nga burrëria, sinqeriteti dhe çlitërsia se ngelët frikacakë të këtij sistemi ! Një çudi: Të shkruash në një mënyrë të tillë. E pabesueshme sot, mirë dje.

    Reply to this comment
  14. demo April 3, 20:46

    Autori i shkrimit ka dashur ta beje sa me parodik shkrimin,te imitoje Enverin,te percjelle friken e Lekut(duhet te jete nje sekretar i pare me mbiemrin Gjermeni) dhe i ka katranosur te tera,ka ndyre dhe Vacen,gjoja po e mbron nga gojet e liga.
    Me duket se kete takim te Enver Hoxhes me ish udheheqesin bullgar Teodor Zhivkov ne nje koop.te Lushnjes e ka percjele me vertetesi shkrimtari Faslli Haliti.Po nuk i therret enver hoxha sekretareve te rretheve me shoku,..!Jo enver hoxha,por as Sulo Gradeci nuk i therriste shoku sekretareve te rretheve!

    Reply to this comment
  15. Martaneshi April 3, 21:25

    Shkrim denigrues per personalitetin e udheheqwsit te shtetit shqiptar per gadi 45 vjet. Kam ndot te bej e te botoj shkrime te tilla te paverteta. Mund ta trajtoje si nje tregim te vogel letrar por jo me personazhe historike. Enver Hoxha e gjeti popullin shqiptar ne mjerim te skajshem por e la ne varferi dinjitose. por nuk duhet te harrojme se na arsimoi dhe na hoqi morrat. Me vjen keq kur mesoj se ky gjarper qenka myzeqar! Me vjen ndot kur mesova qw paska qene insstruktor i Kom/Partise te Tiranes. I jap shume te drejte havelit kur thote se “komunistet me te keqinj jane komunistet , antikomuniste” Turp dhe mungese karakteri! Per Enver Hoxhen, nese nuk ta mban ta flasesh mire, hesht sepse eshte udheheqwsi me i madh dhe qw beri shume per popullin e vet dhe asgje per vete. Por s’ke ç’ben! Ai shtet u muor me qafe nga te pa beset si ty o vagabond politik

    Reply to this comment
    • L.F. April 4, 00:07

      Vagabond politik?
      Mos i bjer ne qafe te shkretit, se sheh me kujdes foton e tij kupton gjithshka, eshte nje nga qindra mijra viktimat e komandantit, ha ha ha …
      mua me kujton Nenpunesin e Dostojevskit, po … vazhdimi ne volumin e dyte..

      Reply to this comment
  16. libofsharaku April 4, 09:55

    Nauni eshte treguar vertet rrufjan, edhe Enverin e ka denigruar, edhe sekretarin e rrethit e ka menderosur, por edhe vacen e ka paraqitur si nje lecke ne duartt e tyre. Nje shkrim shume i dobt. Uroj te mos e lexojne njerezit e afertt te vaces.

    Reply to this comment
  17. intelektuali April 4, 12:08

    KENGETARET E REALIZMIT SOCIALIST TE ENVERIT DUHET TE KALONIN “PROVIMIN” NE KREVATET E SEKRETAREVE TE PARTISE

    perjashtim ketu nuk bente edhe katunarja nga fshatrat e Lushnjes Vace Zela me nje ushtri pilivesash nga pas. Kur Beqir Balluku e pa dhe e deshi per vete, Vace Zela u be PRIMA e estrades dhe ajo vendoste per fatin e kengetareve qe do ta pasonin, ka shume emera qe une do te thoja qe ishin me te talentuara, kendonin me bukur dhe ishin me gracioze ne skene: Parashqevi Simaku, Eli Fara, Liljana Kondakciu, Merita Halili, Ema Qazimi, alida Hysku etj,

    por:

    Partia e Punes kishte vene traun per ne skene si ai i Edi Rames ne rrugen e Kombit dhe qe nje kengetare ta kalonte traun e Partise se Punes duhet ta kalonte “PROVIMIN” ne krevatin e sekretarit te partise dhe pasi te merrte miratimin e tij i kalonte “ZHURISE” se spiuneve te Sigurimit te Shtetit per verifikimin se mos ishin ARMIQ te brendshem ose te jashtem dhe pasi kalonin ne keto filtro beheshin gadi per te kenduar per Byrone Politike dhe Enverin.

    KETO “HOLLESIRA” NUK I KA TREGUAR KY LUSHNJARI I SQUTE.

    por:

    Pyetja qe mbetet pa pergjigje eshte:

    Pse keto kengetare famoze te Partise se Punes dhe qe i shkriftonin shpirtin Enverit ne dite te veshtira,

    PSE ASNJE NGA KETO KENGETARE FAMOZE NUK BERI HAJER NE DHE TE HUAJ NE BOTE APO NE SHBA KU SHKUAN MENJEHERE PAS RENIES SE MURIT TE BERLINIT KUR SHQYPTARET SHURRUAN ENVERIN NE SHESH?

    Reply to this comment
    • Mon Kukaleshi April 4, 15:27

      Eh mor bole plak, si mund te bente hajer Vaçe Zela ne Svicer ne pleqeri, e kush e çante trapin per Vaçen ketu, kur vjen e ben koncerte gjithe ajka e botes?

      Reply to this comment
      • intelektuali April 4, 16:21

        O Mono o Qazimit, po pse BOLE, po futu ne teme o Moni dhe thuaj diska te hajrit, se i thone Zvicer dhe jo Svicer, por hajt ta falim,

        sepse:

        ME BOLE DHE KOQE NUK SHTYHET JETA.

        Reply to this comment
  18. intelektuali April 4, 18:50

    O shqyptar Po i thone shqipetar more njeri i gjitheditur.
    Po sa te ha mo derezi, me te gjithe do kruhesh.

    Po shko merr i gjethe fiku e provoje nje here mbase qetesohesh ose gje ndonje rrap.
    Methode e provuar e sprovuar, arinjte i ndihmon shume.

    Ilac ilac me duhet. Vetem ai mbase me Ben derman.

    Bashkekomentues te nderuar mos ma vini re, nuk e kam vehten nen kontroll. Te me falni, sinqerisht.

    Me respekt…

    Reply to this comment
    • intelektuali April 5, 10:27

      Ty te kam thene me pare:

      BEJI TE FALA NEXHMIJES DHE KUJDESU PER DJALIN QE TA MORRI NE QAFE TAULANT BALLA

      prandaj:

      Leri llogjet me imitime majmuni se na plase shpirtin.

      Reply to this comment
  19. intelektuali April 5, 19:27

    Ja ishalla me plaste nje ore e me pare.
    Vetem ne dy klonet kemi Kohe te shkrujt gateva,beri ne nje hemisfere e tjetri ne tjetren, apo derman U ktheve nga LA e te gjej ne tajvani?

    Reply to this comment
  20. intelektuali April 5, 19:29

    Ja ishalla me plaste nje ore e me pare.

    Vetem ne dy klonet kemi Kohe te shkruajme gazetave, njeri ne nje hemisfere e tjetri ne tjetren, apo derman U ktheve nga LA e te gjej ke tajvani?

    Aman se vetem Ty te kam, baben se njohim, Nena na ka braktis qe te vegjel prandaj perfunduam burgjeve ne te dy

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*