Kur është ndërtuar xhamia e Tiranës?

June 19, 2013 21:31

Kur është ndërtuar xhamia e Tiranës?

I nderuar lexues!

Xhamia e Tiranës që njihet edhe me emrin Xhamia e “Ethem Beut” ka nisur të ndërtohet më 1794 dhe përfundoi më 1823 bashkë me gjithë pikturat. Menjëherë pas ndërtimit të xhamisë, fare pranë saj u ngrit edhe Kulla e Sahatit të qytetit. Xhamia me sallën e lutjes është e mbuluar me kupolë plumbi dhe me portikun e hapur në formë L-je të mbuluar me çati të drunjtë dhe tjegulla vendi, paraqet një rast të kristalizuar të traditës shqiptare në arkitekturën e xhamive. Xhamia e Tiranës është gjithashtu një dëshmi historike e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror që e karakterizoi Tiranën gjatë shek. XVIII-XIX.

June 19, 2013 21:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*