Kur është përmendur për herë të parë emri Krujë?

May 20, 2013 17:56

Kur është përmendur për herë të parë emri Krujë?

I nderuar lexues!

Për herë të parë emri “Krujë” përmendet në shekullin e XII-të. Emri “Krujë” mendohet ta ketë origjinën nga fjala “krua” (burim uji), sepse në Krujë ka shumë burime të tilla.Banorët e Krujës i thërrasin qytetit të tyre dhe burimeve të ujit me të njëjtin emër “krò”. Banorët e Krujës i thërrasin vetes “krutonë” ose “krotonë”. Në gjuhën zyrtare banorët e Krujës quhen “krutanë”. Kruja njihet si kryeqendra e rezistencës ndaj pushtuesve osmanë gjatë kohës që Skënderbeu udhëhiqte këtë rezistencë. Keshtjella e Krujes u rrethua 4 herë nga ushtria Osmane. Në rrethimin e katërt kështjella e Krujës ra në dorën e pushtuesit.

May 20, 2013 17:56
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*