Kur fajin e ka Sistemi, kusarë kemi dhe s’kemi!

February 1, 2018 12:20

Kur fajin e ka Sistemi, kusarë kemi dhe s’kemi!

Në Rendin që kemi,
doni-apo s’doni,
kapua kryesor,
është korrupsioni!

Sa merr për gjithë jetën,
një punëtor i gjorë,
një i korruptuar,
e zhvat me një dorë!

E zhvat me një dorë,
veç për një minut’,
babëzi e tij,
nuk ka masë e kut!

Hall sa të fillojnë,
s’ndalen më pastaj,
jo këta-thotë Rama,
po Rendi ka faj!

E ka fajin Rendi,
domethënë sistemi,
me këtë logjikë,
në hale po vemi!

Kur i pari i shtetit,
broçkulla këput,
i gjithë sistemi,
do zhytet në mut!

Me këtë logjikë,
bëhet dhe gjykimi,
ndaj mender Fullanit,
ju dha dëmshpërblimi!

Ndënë hundë i “vodhën”,
shtatë milionë dollarë,
Fullua shpirtërisht,
keq na qënka vrarë!

Gjykimi i tij,
ka sharm e humor,
por që mund të jetë,
dhe vetë bashkëpuntor!

Se vërtetë në Bankë,
qe maja e lisit,
po çdo degë e gjethe,
i kish nga të fisit!

Gjithë degët dhe gjethet,
domosdo dhe rrënja,
të shkretit Sistem,
i bënë luftë nga brënda!

Veç një milionë lekë,
po të kishin marrë,
në kohë të Enverit,
do qenë në litarë!

Ndaj këta legenë,
shajnë Enver Hoxhën,
se ai kusarëve,
u këpuste kokën!

U këpuste kokën,
që herën e parë,
ndaj dhe muti kurrë,
nuk bëhej mullar!

Po këtu hataja,
është bërë tek tatimet,
që për TVSH-në,
mbulon kompensimet!

Kompani fantazma,
fatura me barrë,
miliarda lekë,
shtetit i kanë marrë!

Janë mbi gjashtë grupe,
që janë zbuluar,
me tri-katër vjet,
cubat janë dënuar!

Me tri-katër vjet,
dhe kushtet…shkëlqyer,
dhe as një qindarkë,
mbrapa nuk kanë kthyer!

Për dy milionë euro,
e merr parasysh,
dhe tri vjet në burg,
me qejf mund të hysh!

Tri vite njeriu,
me dhëmbë i ha,
pastaj vazhdon jetën,
tamam si pasha!

Lekët s’kthehen kurrë,
rrinë në thes të tija,
sa të rrojnë gjithë jetën,
gruaja-fëmija!

Burgut ja hedhe paq,
kthehet shend e verë,
futet langaraq,
dhe del milionier!

Vijon nesër Pjesa e Dytë me xhevahire të reja

February 1, 2018 12:20
Komento

10 Komente

  1. Populli February 1, 12:58

    Korrupsioni o Duke ne kohe te Enverit,
    ish te copa bukes, te kile sheqerit,
    kur buke dot fshatari ne qytet nuk ble,
    c’Korrupsion me shume do o koke gdhe?
    kur per kemishe najloni thyhej xham dyqani,
    ka me trok e turp o shoku Duke mjerani?,
    kur mish me tallon nje kile kishe ne muaj,
    ka me Korrupsion, Duke pa me thuaj?
    kohe e Enverit nuk kish media te flisnin,
    bojen e Korrupsionit ne drite t’ja qisnin,
    dukej te vdiste robi, te merrje pako kafe,
    c’do gje me Tallon, e ti Duke ben llafe,
    ne 2 te mengjezit te rradhat e qumeshtit,
    ka me Korrupsion se koha e Enver pushtit?
    rrogat e punetoreve vec nga 4 mije lek,
    njerezit nuk gjenin as llastik per brek,
    kur nje oke djath ne muaj per shpi,
    as ne Afrike s’ka patur kesi poshtersi,
    ja pra o Duke, koh e Enverit tend,
    qe ti si debil gjithmon e permend,
    Korrupsion me te madh se ajo kohe s’ka,
    e la mbare nje Popull, komplet fukara,
    kur u hapen dyert e izolimit te shqiptareve
    kur shqiptaret pane Europe e liri,
    sado kukuvajkat te kendojne per Enverin,
    ajo kohe nuk vjen me kurre ne Shqiperi.

    Reply to this comment
    • Drejtesia do te behet,duan apo nuke duan mijte e kenateve dhe avoketerit e ligesise. February 1, 15:00

      Ti Populli thua ajo kohe s’vjen me,por ne fakt ate e kemi si perhere,por pa ramize edhe pa envere,por me te babezitur si kurre ndonjenjehere.Me bije e me niper te kataputuan dhe me mostra bashke Shqiperine ata gllaberuan,ndac si toke bujqesore,apo pasuri kombetare,ata sot mbi tepsi sec na hedhin valle.Mali i Tomorrit sec po na renkon se like florri ate po germon.Me lloqe kavaje,sic ka nisur vallja,pordhe me shumice do kemi kete jave.Tashme kohes se tyre po i vjen fundi,dhe si mije kenetash s’dine ka te humbin,se me djersen e gjakun e shqiptarise,kurre nuke mund te zgerdhihesh e lozish ne mes te tepsise.Tik-Tak-Tik-Tak-Tik-tak,ora iken dhe nuke kthehet,ne burgun e Recit ata do zgerdhehen.

      Reply to this comment
    • Shqipe-Pelivani February 2, 05:45

      o, “popull!”
      a ç’po na ha mun…

      Reply to this comment
  2. ..... February 1, 14:45

    PO ty kush ta jep te drjten o zgjyr te flasesh ne emer te popullit ti perfaqson vetem jashtqitjen komtare ,do ti kundervihesh dukes dhe me poezi pale njeri qesharak, llumi kombit dhe jashtqitja komtare nuk flet ne emer te nje populli se perfaqson me pak se nje perqind te popullsis , karagjoz.

    Reply to this comment
    • Tartufi February 1, 16:03

      O ti hajvani ,,, pika pika,qe eshte me mire te hashe ndo nje
      luge mumulige te mbushesh barkun,se sa te leshoshe bajga,si nje hajvan qe te ka bene kjo jete. Nje popull ka
      pjeset e veta,qe krijon popullin e tere. Te gjitha keto pjese
      japin kondributin e tyre per kete popull. Lexo hajvan.
      Beni ne pjesen ku ai kullot te ky popull,, shkruan poezira te bukura,,, shkruan dhe bejde,,qe te bejne per te qeshur,, shkruan dhe gomarlleqe,qe ata qe nuk i pertipin dhe i kthejne pergjigje [ Ore ti gomari i madh beni nuk hoqe dore nga te futurit ne duhan ]

      Komentatori,,, populli,, kullot ne nje vend tjeter se bashku me miqte e tij,si pjese e ketij populli,,,, por i kujton Benit ato qe ka haruar ne kohen e pederastise se pederastit Enver. Une kullos ne nje pjese tjeter te ketij populli ,ndoshta shume grup i vogel ,me nje vlere te vogel,qe i dua paqen ketij populli te mjere.. Ti je ne pjesen e hajvaneve,qe ndrishojne nga kafsha hajvan vetem se ti ligjeron dhe nuk je nje thundrak. Po te pjesesh Benin ke do te preferonte te kishte ne krah te tij
      une kam besimin,se Beni poeti do te thoshte,, 100 here
      me ,, popullin,,, qe e ngacmon,,, se sa me ti ,,, pika pika. Eshte me mire me nje te zgjuar ,qe nuk te do,,, se sa me nje hajvan,qe te prish pune,,nate dhe dite se nuk kupton. Nje popull eshte i ndare ne shume pjese,qe te gjitha keto pjese bejne punen qe ju takon per kete popull.qe te krijohet ky popull si nje i teri,me mendje dhe pune.,Dhe ti nuk te perjashtojme,na duhesh per tu ngarkuar me kofina te na mbaresh matrialet e ndertimit te shtepise se partise.,, je i domozdoshem per transport.

      Reply to this comment
  3. ..... February 1, 14:46

    PO ty kush ta jep te drjten o zgjyr te flasesh ne emer te popullit ti perfaqson vetem jashtqitjen komtare ,do ti kundervihesh dukes dhe me poezi pale njeri qesharak, llumi kombit dhe jashtqitja komtare nuk flet ne emer te nje populli se perfaqson me pak se nje perqind te popullsis , karagjoz.arrespekte zoti DUKA shum e goditur poezia pena top tu beft dhe mos degjo zaberhanet e kti vendi ka i njeh vet ti.

    Reply to this comment
  4. tomsojeri February 1, 15:27

    Vertet o popull kur mos ardht ajo koh ne shqiperi
    po ri e gezoju kesaj kesaj kurve kohe tani
    Plot pazar mish qumesht vez raki
    Ti ka bo Munika xhepat lesh e li
    Gzoju pra ksaj kllase t RE
    qe i la shqiptaret pa Atdhe
    zezak ,lypsar ne dyr te Botes
    tu punu deri ne mes te notes
    e ti pret dergojn parat
    se kjo kllas esht vetem shat
    ***
    Ty poet te lumte dora
    mo caj trapin per ca hora
    vazhdo shkruaj historin
    ta lexojn brezat qe vin
    te kuptojn cfar ka ndodhur
    kte Shqipri sot kush e ka pordhur

    Reply to this comment
  5. anticensurë25642654 February 1, 19:21

    beno ça do bësh??
    do dalësh kundër shitjes së shqipërisë apo do vazhdosh ti thurrësh vargje tradhëtisë???
    dhe kur shan slën,o ben??
    prap vargje tradhëtisë po i shkruan!!
    është bashkpuntor me atë që ti po përpiqesh të na i shesësh për djathë!!

    të shutnën pa politikanë tek kryeminiestria!!
    poshtë tradhëtia!!

    Reply to this comment
  6. Izeti February 1, 20:09

    ARBEN DUKA ,,,,,,,,,,,RESPEKTE ,,,,,,,,,,,SHENDET,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,QENTE LE LEHIN…….TY SHENDET TU BEFTE………

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*