Kur feja mësohej në shkollë…

Dr.Hasan BELLO April 14, 2016 10:33

Kur feja mësohej në shkollë…

Me Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe me themelimin e shtetit të pavarur shqiptar, çështjes së zhvillimit të arsimit iu kushtua rëndësi kryesore. Në gazetën e Qeverisë së Vlorës shkruhej se: “Vetëm me një lërim të shëndoshë e me një arsim të vërtetë mund të ngjallet e mund të mëkëmbet kombi ynë e mund të fitojë të drejtën për të hyrë në radhët e popujve të qytetëruar”. Sipas mundësive që pati, Ministria e Arsimit, në vitin shkollor 1913-1914 çeli 46 shkolla fillore dhe dy normale përgatitore për viset që ishin të lira.

Në funksion të forcimit të unitetit kombëtar, Qeveria e Vlorës, u përpoq të ndiqte një politikë ekuilibruese dhe afrimi me të gjitha besimet fetare. Kjo vihet re edhe me faktin se disa klerikë të njohur të asaj kohe, siç ishte Haxhi Vehbi Dibra dhe Dom Nikoll Kaçorri mbanin detyra të rëndësishme në kabinetin e Ismail Qemalit. Në ato pak shkolla që u hapën nga Qeveria e Vlorës, krahas lëndëve shkencore, ekzistonte edhe një numër i kufizuar i lëndëve fetare. Për vetë mentalitetin e kohës dhe për një shtet të sapo dalë një perandori teokratike, prania e lëndës së mësim-besimit, ishte diçka normale.

Vitet e Luftës së Parë Botërore përbëjnë një nga periudhat më të ndërlikuara të historisë së Shqipërisë. Territori i vendit tonë u shndërrua në shesh luftimi për të dyja blloqet ndërluftuese dhe u nda në tri zona pushtimi: austro-hungarez, italian dhe francez. Në kuadër të interesave strategjike për forcimin e elementit shqiptar, Komanda Ushtarake Austro-Hungareze, e cila kishte pushtuar një pjesë të Shqipërisë së Mesme dhe atë të Veriut, mori masa për ngritjen e një administrate vendase duke krijuar tre drejtori: Drejtorinë e Përgjithshme të Arsimit me drejtor Luigj Gurakuqin, Drejtorinë e Financave me drejtor Fejzi Alizotin dhe Drejtorinë e Drejtësisë me drejtor Avni Dabullën. Ajo që vlen për t`u theksuar është se përgjatë kësaj periudhe u hapën një numër i madh shkollash shqipe dhe u hartuan disa nga programet më të rëndësishme për historinë e shkollës dhe mendimit pedagogjik shqiptar, si: Organizimi i përkohshëm i shkollave shqipe, 20 shtator 1916; Programi i mësimeve për pesë rendet e shkollave fillore shqipe, 18 tetor 1916; Përparimi i arsimit shqiptar, 26 janar 1918, etj… Në të gjitha programet mësimore të këtyre shkollave lënda e besimit fetar, për t`u zhvilluar dhe për t`u shpërndarë sipas klasave, i ishte lënë në dorë komuniteteve fetare. Sipas planit mësimor kjo lëndë zinte tre orë në javë për tri vitet e para dhe dy orë në javë për vitin e katërt dhe të pestë.

Pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, më 21 janar 1920 u mbajt Kongresi Kombëtar i Lushnjes i cili mori vendime shumë të rëndësishme për shpëtimin e Shqipërisë dhe për bashkimin kombëtar. Qeveria e dalë nga ky kongres i kushtoi një rëndësi të veçantë zhvillimit të arsimit. Në këtë kuadër, Ministria e Arsimit, më 15 gusht 1920 thirri kongresin arsimor të Lushnjes, ku morën pjesë disa nga arsimtarët më të njohur të vendit tonë. Lidhur me zhvillimin e lëndëve fetare nëpër shkollat shqiptare, Kongresi Arsimor i Lushnjes, vendosi që programet dhe orët e mësimit të besimit t`i liheshin autoriteteve të secilës fe, ndërsa të drejtën e kontrollit për zbatimin e këtyre orëve duhet ta kishte Ministria e Arsimit. 12980950_1119641624755277_1964952291_o

Më 4 nëntor 1920, Ministria e Arsimit njoftoi Këshillin e Naltë të Sheriatit për të mbledhur një komision të posaçëm, i cili, do të merrej me shqyrtimin e pyetjeve që dilnin lidhur me përcaktimin e lëndës së besimit në arsimin publik. Pikat kryesore që do të diskutoheshin në këtë takim ishin: caktimi i orëve të mësim-besimit nëpër shkollat që frekuentoheshin nga myslimanët, shkollat e katundeve, në shkollat fillore, në shkollat qytetëse dhe normale; programet analitike që do të shërbenin si udhëheqës për autorët që do të hartonin librat e besimit mysliman; dhe se ç`rregull duhet të ndiqnin shkollat publike në muajin e Ramazanit për vazhdimin e mësimit të nxënësve. Megjithë këto lëshime, shteti i ri shqiptar nuk miratoi asnjë fe zyrtare dhe shpalli se ndiqte një politikë laike në marrëdhëniet me bashkësitë dhe praktikat fetare të popullsisë. Kjo, u bë me qëllim për të forcuar lidhjen kombëtare midis shqiptarëve të tri besimeve fetare. Për pasojë, shteti laik e shpallte veten si agjentin veprues të kombit dhe në emër të njësimit kombëtar, ai ushtronte kontroll të rreptë mbi çështjet dhe organizatat fetare. Kjo më së miri u vu re në orientimin që u ndoq për organizimin e sistemit arsimor, ku si shembull u mor kryesisht Franca, e cila, njihej për konsekuencën që ndiqte për laicizimin e institucioneve publike. Kështu, më 7 janar 1921, ministri i Arsimit i drejtoi kryeministrisë një shkresë me anën e së cilës shprehte nevojën që ky dikaster kishte për modelet e sistemeve të ndryshme arsimore që aplikoheshin nga kombet e qytetëruara. Gjithashtu, ai kërkoi që të urdhërohej kryesekretari i Ministrisë Jashtme, Nuri Vila, i cili, ato ditë ndodhej në Paris, që t`i dërgonte kësaj ministrie programet, rregulloret dhe ligjet e arsimit fillor dhe të cikleve të tjera shkollore, si dhe nga tre ekzemplarë autorësh të ndryshëm për çdo libër që përdorej nëpër shkollat fillore të Francës. Kjo ministri, sugjeronte gjithashtu që një urdhëresë e tillë, t`i jepej edhe kryetarit të delegacionit shqiptar në Gjenevë, Fan Nolit, që edhe ai të dërgonte të njëjtat programe, rregullore dhe ligje arsimore që përdoreshin në kantonet e Zvicrës. Kjo tregon se drejtuesit e Ministrisë së Arsimit ishin të prirur të merrnin si shembull vendet më të përparuara.

Duke u mbështetur në të drejtën e njohur më parë nga vetë shteti shqiptar, në muajt e parë të vitit 1921, Gjyqi i Nalt i Sheriatit i kërkoi Ministrisë së Arsimit që të drejtën e inspektimit të lëndës së besimit në shkolla, ta merrte përsipër ky institucion. Por, një kërkese të tillë ky dikaster iu përgjigj në mënyrë kategorike, duke shkruar se mbasi në këtë fushë ende nuk kishte ndonjë ligj të veçantë, sipas të cilit do të mund të rregullohej kjo çështje, inspektimi i mësimit të fesë për të tre besimet do të zgjidhej pasi të bëhej një ligj i posaçëm. Prandaj, një inspektim i tillë së bashku me shqyrtimin e librave që do të përdoreshin për këtë lëndë, nuk mund të lejohej. Sipas ministrit të Arsimit Rexhep Mitrovica, i cili njihej për pikpamjet e tij ekstremisht laike, kjo ishte një e drejtë legjitime dhe ekskluzivitet i kësaj ministrie.

Ndërkohë nga masat e gjera të popullsisë çdo ditë e më shumë po shfaqej një pakënaqësi e përgjithshme. Ankesës së Gjyqit të Naltë të Sheriatit mbi problemet që ishin hasur në Prefekturën e Korçës dhe Gjirokastrës, Ministria e Arsimit iu përgjigj se sipas raporteve që kishte marrë nga drejtoritë arsimore të këtyre rretheve, mësimi i besimit si për myslimanët ashtu edhe për të krishterët jepej rregullisht nëpër shkollat e këtyre prefekturave. Kjo lëndë me vendim të këshillave arsimorë i ishte ngarkuar mësuesve të gjuhës, duke u caktuar edhe orët përkatëse. Në ato shkolla ku kishte nxënës të përzier, për të dhënë mësimin e fesë ishin emëruar dhe po emëroheshin mësues të veçantë. Duke qenë se ky mësim jepej sipas statutit të atyre prefekturave, ministri i Arsimit shkruante se nuk mund t`i kundërshtonte në asnjë mënyrë. Ai e kishte princip që mësimi i fesë të lihej i lirë e të mësohej në çdo prefekturë e nënprefekturë sipas vullnetit e dëshirës së popullit. Si rezultat i presionit të krijuar dhe për të vendosur ekuilibrat e brendshëm, në një situatë politike ende të pastabilizuar për shtetin e ri shqiptar, kryeministri Iliaz Vrioni urdhëroi Ministrinë e Arsimit që të tregohej më e kujdesshme. Ministri i Arsimit i revoltuar nga këto ankesa iu përgjigj kryeministrisë se, që nga Kongresi Arsimor i Lushnjes programet dhe orët e mësimit të feve i ishin lënë autoriteteve të secilës fe, ndërsa të drejtën e kontrollit për zbatimin e këtyre orëve e kishte kjo ministri.  Ministri ankohej gjithashtu edhe ndaj ndërhyrjeve të Ministrisë së Brendshme, e cila, e interesuar për të ruajtur qetësinë publike dhe për të evituar mundësinë e shfrytëzimit të këtyre rasteve nga ndonjë shtet i huaj, kishte urdhëruar prefekturat dhe nënprefekturat që ishin nën varësi të saj që të ndërhynin menjëherë pranë shkollave për zbatimin e programit të mësim-besimit.

E gjendur në një situatë të tillë, Ministria e Arsimit kërkoi formimin e një komisioni, i cili, do të merrej me çështjen e hartimit të programit të lëndës së mësim-besimit. Në këtë komision, që u mblodh për herë të parë më 16 shtator 1921 bënin pjesë figura eminente të klerit dhe intelektualë të njohur myslimanë, si: Hafiz Ali Korça, Sali Vuçiterni, Hafiz Ibrahim Dalliu, Halit Rroji, Sali Çeka, Hysen Myshketa, S.Ndroqi, S. Kadi, etj., me kryetar Hoxha Kadriun. Komisioni vendosi që lënda e besimit mysliman të ndahej në mënyrë të veçantë për shkollat fillore, qytetase dhe të mesme, duke marrë parasysh metodat pedagogjike bashkohore. Sipas propozimit të Komisionit dhe pëlqimit nga ana e Ministrisë së Arsimit u vendos hapja e një kursi gjashtë mujor në qytetin e Shkodrës, i cili, do të përgatiste mësues të pajisur me aftësi profesionale për dhënien e lëndës së mësim-besimit nëpër shkollat shtetërore.

Për shkollat fillore që përfshinin moshën 7-12 vjeç, sipas programit të mësipërm, nxënësi do të mësonte të lexonte Kur`an dhe Ilmihalin duke marrë parasysh normat bashkohore të pedagogjisë.

Për rendin e I do të kishte vetëm gjëra praktike me gojë e jo me shkrim.

Në rendin e II do të mësohej Abetarja Shqip dhe do të fillonin shkronjat arabishte sipas metodës përkatëse, në rendin e III do të fillonte këndimi i Kur`anit dhe Ilmihalit.

Në rendin e V të fillores do të mësohej historia islame në mënyrë graduale dhe një pjesë e vogël e Texhvidit që përfshinte rregullat e leximit të Kur`anit.

Në mbledhjen e zhvilluar më 9 tetorit 1921, Komisioni mori vendimin që orët e mësim-besimit të ndaheshin në këtë mënyrë: në rendin e II të fillores mësim-besimi të bëhej 3 orë në javë, çdo orë do të kishte dy lëndë mësimi nga një gjysëm ore secila.

Në rendin e III të IV e të V nga 3 orë në javë, në këtë mënyrë merrte fund edhe problemi i mësim-besimit në shkollat fillore.

 

Tabela .1.

Mësim-besimi në shkollat fillore (1921)

Klasa Orë në javë
I
II 3
III 3
IV 3
V 3

 

 

Tabela .2.

Mësim-besimi në shkollat qytetëse

Klasa Orë në javë
I 3
II 2
III 2

 

Tabela .3.

Mësim-besimi në shkollat normale

Klasa Orë në javë
I 3
II 3
III 3
IV 3
V 3

 

Tabela .4.

Mësim-besimi në gjimnaze

Klasa Orë në javë
I 2
II 2
III 3
IV 2
V 2

 

Për hartimin e librave të mësim-besimit u vendos krijimi i një komisioni të veçantë ku do të bënte pjesë Hoxha Kadri Prishtina, Hafiz Ali Korça, Sali Vuçiterni, Sulejman Kadiu dhe përfaqësuesi i Ministrisë së Arsimit Salih Çeka.

Në bazë të vendimeve të marra nga Kongresi Pedagogjik i Lushnjes më 18 korrik 1920 për sa i përket ditëve të pushimit në shkollat shtetërore, krahas ditëve të pushimit me karakter kombëtar ose të besimeve të tjera fetare, për nxënësit myslimanë konsideroheshin si ditë pushimi festat e mëposhtme: 2 ditë para Bajramit të Ramazanit, 5 ditë me rastin e Kurban Bajramit, 3 ditë me rastin e Bajramit të Ramazanit, 1 ditë me rastin e Mevludit, dhe nga 1 ditë me rastin e netëve të mira.

 

Tabela .5.

Ditët e pushimit për nxënësit myslimanë

Festa Nr . i ditëve
Dy ditë para Bajramit të Ramazanit 2
Bajrami i Ramazanit 3
Kurban Bajrami 5
Mevludi 1
Nata e Regaibit 1
Nata e Miraxhit 1
Nata e Berait 1
Nata e Kadrit 1
Nata e Nevruzit 1
Gjithsej 16

 

Megjithë përpjekjet për gjetjen e ekuilibrave të nevojshëm midis Ministrisë së Arsimit nga njëra anë dhe popullit mysliman e Gjyqit të Naltë të Sheriatit nga ana tjetër, midis të dyja palëve pati dhe keqkuptime, të cilat erdhën kryesisht nga masat e pamatura dhe të nxituara për kohën të ministrit të Arsimit Rexhep Mitrovica. Kulmin këto keqkuptime e arritën në vitin 1922, kur pas ankesave të popullsisë së Shkodrës, me anë të një shkrese ai i drejtohej kryeministrisë me fjalët: “Një anomali të madhe jemi tue pamë në Ministrin tonë, megjithëse qeveria jonë quhet e thirret afetare ne jemi tue mbajtun, sidomos ndër shkolla t`anës së veriut, mësimin e besimit e tue prishun shuma bukur të forta në mënyrë që Ministria jonë mund të thuhet se asht fetare, punë që i kundërshton parimit që ka marrë për themel Qeverija”. Një ballafaqim të njëjtë, tani jo për çështjen e lëndës së mësim-besimit, e cila, sipas pretendimeve të klerit dhe popullsisë myslimane nuk zbatohej me përpikmëri nëpër shkollat shqiptare, por për hapjen e gjimnazit në Shkodër, Rexhep Mitrovica pati edhe me klerin katolik. Kjo sepse ky i fundit e shihte këtë si një rrezik të monopolizimit të arsimit nga shteti. Kleriku P.Ambroz Marlaskaj u përpoq të tregojë në broshurën Nji monument pazotsije në lamë të arësimit në Shqipni, Shkodër, 1922 se gjimnazi do të ndiqej vetëm nga nxënësit myslimanë.

Me kalimin e kohës orët e mësim-besimit në shkollat shtetërore erdhën duke u reduktuar. Kjo shkaktoi pakënaqësi në radhët e klerit mysliman. Më 16 nëntor 1924, me një vendim të posaçëm Këshilli i Naltë i Sheriatit e kontestoi qarkoren e Ministrisë së Arsimit datë 24 shtator 1924, e cila, urdhëronte drejtoritë arsimore në çdo prefekturë që:

1) Mësimi i besimit  të bëhej dy orë në javë, në klasat e fundit, në orët e fundit, paradite ose pasdite.

2) Mësimi i besimit të bëhej prej trupit mësimor sipas fesë e, në rast të mungesës së personelit, mësimi i fesë përkatëse do të rekomandohej prej autoritetit përkatës fetar, i cili do të merrte përsipër edhe pagimin e rrogës së tij.

3) Ministria e Arsimit e shihte si të domosdoshme që mësuesit e secilit besim fetar të ishin në pajtim me kërkesat shtetërore e njerëzore, që shkolla të rriste dhe të edukonte fëmijë, vëllezër, etj. Ndryshimi në fe nuk i pengonte shqiptarët të ishin shtetas të mirë dhe atdhetarë të ndershëm.

Nga të gjitha këto pika, Këshilli i Naltë i Sheriatit më shumë të arsyeshme shihte pikën tre, duke qenë se mësimet e fesë islame nuk binin në kundërshtim me këtë pikë. Por, ky Këshill kërkoi nga Ministria e Arsimit sigurimin e zhvillimit të mësim-besimit nga mësues të aftë; kompetenca e dhënies së mësim-besimit të caktohej nga autoritetet fetare; të ngarkoheshin autoritetet fetare për të mbikqyrur dhënien e mësim besimit; mësim-besimi të ishte një lëndë e detyrueshme ashtu sikurse lëndët e tjera; kjo lëndë të ishte pengesë për të kaluar klasën, nëse nxënësit nuk tregonin zotësinë e duhur mbi mësim-besimin në kohën e provimit; rrogat e mësuesve të mësim-besimit të paguheshin nga arka e shtetit, si mësuesit e tjerë; mësim-besimi i nxënësve myslimanë të zhvillohej sipas programit analitik, i përgatitur nga një komision i posaçëm që i ishte paraqitur Ministrisë së Arsimit me anë të shkresave 640/II, 640/III datë 19.11.1924 dhe 11.10.1921 dhe 11.9.1921 nga ana e Kryemyftiut të Shqipërisë.

Pikëpamjet mbi laicizimin dhe kombtarizimin e shkollës shqiptare, ministri i Arsimit Rexhep Mitrovica, në mënyrë më sintetike i shpjegoi në një numër të posaçëm të “Revistës Pedagogjike” me titull “Letër e dytë Arsimtarëve të Shqipnis”. Ndër të tjera ai justifikohej se personalisht nuk ishte kundër besimeve fetare; se ishte plotësisht e vërtetë se një ndër mjetet për të formuar njerëz të ndershëm ishte mësimi i besimit dhe ai i moralit. Por, gjithësesi ai i përmbahej parimit se: “Shkolla popullore duhet të ishte një shkollë asnjanëse, por jo me indiferencën e saj për ndjesit fetare, mbasi ajo është shkollë kombëtare, shkollë e një kombi ku nënshtetasit janë mbështetun në ndjenja fetare të ndryshme. Shkolla do t`a respektojë këtë ndjesi fetare, do të kujdeset fort e të ruhet që të mos i nisë pa kohë nxënësit e vegjël të shkollës fillore ndër pasione që nuk i përshtaten moshës së tyre”.

Pavarësisht këtyre mendimeve, që siç e kemi theksuar dhe më sipër ishin disi të nxituara për kohën, në raport me mentalitetin por edhe me reformat arsimore të ndjekura nga shtetet më të civilizuara të Europës, Rexhep Mitrovica mbetet një figurë me një kontribut të rëndësishëm në fushën e arsimit kombëtar.

Në shkollat shqiptare lënda e mësim-besimit vazhdoi të jepej edhe më vonë. Por, tani vetëm në shkollat fillore dhe në mënyrë më të reduktuar se sa periudha e marrë në shqyrtim nga ana jonë.

* Studiues, Instituti i Historisë-Tiranë

 

Dr.Hasan BELLO April 14, 2016 10:33
Komento

14 Komente

  1. KOZi April 14, 12:13

    Ndersa Shteti Shqiptar i periudhes se Mbretit Zog nuk lejoi asnje lende fetare ne shkolla. Ministrat e Aresimit Hil Mosi e me pas Mirash Ivanaj e ngriten shkollen shqiptare ne nivel te larte dhe gjimnazistet tane pranoheshin direkt ne cdo universitet europian….tung

    Reply to this comment
    • Claus April 14, 16:07

      Me vjen keq qe gazeta jone e dashur Dita,te publikoje shkrime te tilla,ku duket hapur synimi per te justifikuar trillin e rrezikshem te zotit Rama.
      Me vjen edhe me keq akoma,sepse ky shkrim vjen pas nje reagimi te fuqishem mbarepopullor,kunder trillit te zotit Rama.
      Me vjen keq e me keq, qe s’ka k u te shkoje me keq,kur ky shkrim vjen pas kundershtimit te fuqishem,qe trilli te zotit Rama i bene figurat me te shquara intelektuale shqiptare.
      Po pse,more zoterinj te nderuar dhe respektuar mbroni nje gje qe,tek e fundit,e marrte djalli e marrte, as i prish e as i ndreq pune qeverise dhe zotit Rama,por i prish pune shoqerise shqiptare,Shqiperise,kombit shqiptar?
      Pse?Pse?Pse?

      Reply to this comment
  2. MH April 14, 14:05

    Po ne shkollat e larat(universitete) sa ore mesimit ne jave kishin mesimet fetare.
    Ne cilen periudhe historike populli ishte ne nji mendje unik.
    Fishta qe asht aty ne fotografi,thoshte Sa mund te bashkosh nji grusht pleshta aq mund te bashkosh dy shqiptare ne nji mendje.

    Reply to this comment
  3. haliti April 14, 14:35

    falenderim profesor,rrofsh,je i vetmi qe mundohesh perte vetetat historike

    Reply to this comment
  4. Darius April 14, 14:56

    Dita…..
    nuk eshte e thene qe ti dilni kaq hapur ne mbrojtje Psikopateve te Politikes shqiptare.
    Ju Dita po komplet si STAF,o do i beni freski Politiqeneve o do jeni ne nje Linje me popullin dhe lexuesit tuaj!!!???
    Titulli dhe Faktet skane asnje lidhje me nj-tjetren,SOT shteti shqiptar nuk eshte ne ato kushte ku sapo kishte dale nga nje Sundim 500 vjecar Turk,ku ishte e nevojshme Bashkimi Kombetar,ku ne ato vite Kokat e Verteta te Shqiperise kendonin,meshonin,poezi,tregime etj,qe Feja e Shqiptarit Asht SHQYPTARIA!!!!

    Tani ju me kete shkrim pa asnje lloj lidhje me REALITETIN,fetar dhe shteteror,mos Ofendoni te pakten lexuesit tuaj,duke bere copy paste Historine,dhe duke u bere Teper po shume fare ama….AMATORE!!!

    Reply to this comment
  5. kacaku April 14, 15:10

    O Darius, une e lexova dosierin, esht thjesht histori, me fakte e te dhena qe tregon se mesimi i fese ne shkolla ka ardh duke u rrudh. Derisa u hoq fare. Pse u dashka te shikosh politike dhe grupe armiqsore ne cdo materiel? Dita ka pas nje forum dje pardje, ku kish pro e kunder historise se fese ne shkolle sa te duash. Ca osh gjith ky patetizem?

    Reply to this comment
  6. arbeni April 14, 16:33

    Bravo per shkrimin. Kjo tregon se ne vendin tone ky nuk eshte nje eksperiment i ri. Nuk e di pse tremben disa ne menyre absurde. Frika me e madhe duhet te na vije nga padituria. Pastaj ky dossier na ndihmon per te kuptuar nje fenomen te ngjashem vite me pare. Studiuesin ne fjale Ministria e Arsimit duhet ta ngarkoje me nje detyre te posacme lidhur me kete problem ne vendin tone. Ekspertet duhet te jene ne plan te pare kur behet fjale per keto probleme.

    Reply to this comment
  7. mesuesi April 14, 17:01

    Sa po gezohet populli mbare nga ky sihariq i Rames per te mesuar histori fetare ne shkolla. Nxenesit mezi presin kur ti vije mesuesi i fese kurse militantet e rilindjes mezi i pritet te emerohen ne kete detyre.

    Reply to this comment
  8. komshiu April 14, 20:09

    Kur Rama do te shkolloje per histori feje nje popull qe fene e ka nderru dhe e nderron sipas qejfit. Edhe pa shkollen e Rames. Ik more Pall e shiko ekonomine se po varferon fetar e laik bashke. Nuk mbeti arsimi fetar detyr qeverie kur ke kete situate ekonomike bloze.

    Reply to this comment
  9. Haaaaa April 14, 20:11

    Nga qe u fut feja ne shkolla prandaj populli shqiptar pas L2B doli 90% analfabet!

    Reply to this comment
  10. vasil April 15, 11:25

    Tani qe populli eshte i ndergjegjshem per fene ,nuk ma mer mendja qe te influencoje per keq njohja e historise te saj. Prandaj mos diskutoni me sharje e fyerje te nderuar lexues.Shihni ceshte bere ne 97, gerdec,21 janar e qindra krime te tjera qe nuk po u del koka , kete shihni …..

    Reply to this comment
  11. Psikologu ju pershendet nga diaspora April 16, 00:46

    A i shifni programet jane drejtime arabe,tukoshake.ne nuk po mesojm shqipen .leximin shqipe ndryshe flet saranda ndryshe Kuksi duhet perkthyse jo me te mesojm kuranin arabishte.
    Shkollat amerikane ne te gjitha ciklet jane laike nga elementar deri ne universitet(shkollat fetare kane program te vecat por te miratuar nga shteti qe ajo shkolle ne fund vitit kualifikohet me gjtha shkaollat tjera atje behe arabishtja ,anglishtja, mesim fes, fizika kimia ,historia soipa programit qe behet ne shkollat tjera).Psh. qendra kulturore Islamike ne state Island esht si nje univesrsitet ,Qe nga filloaja nxensit kane vendet e tyre dhe gjith laiteraturen fetar e shkencore cdo bank apo ,,tavolin ka kompjuterin e vete.Edhe kur mbaraoj gjimnazin qe i thone haj shkoll -shkalle laret defetesa e tyre pine uje per ta vazhduar gjith unaiversitetet e amerikes,.sipas kriteve perparimite.Por ama esht shkalle fetare.Ndesra ne miljonat e shkollave shtetrore publike nuk zhvillohet lened a fetare..
    Kush te dojne esht i lire te shkojn ne shkolla nate e te mesojn turqisht, arabish apo latinishte.
    Laiciteti duhet ruhet. Ne nuk jemi turq as arabe .nuk kemi pse ta mesoj ate gjuihe.
    Gjuha shqipa esht Mema e gjuhve esht me e v j e t r a ,
    PS e ka per elektorate femijet e vet te gjith i udheheqsit oligarket i dergojhn jashte shteti me studjuare .Kjo esht me ja fute barutin ceshtejs kombetare.
    Neve na bashkon g j u h a s h q i p e , k o m b i shqipater.Lexijeni fishten e Pashen faja e shqiptareit esht shqiptaria te dy kane qen fetare e me tituj fetare. Feja esht huazuare nga Turqia .Imponuar me dhune.Une jam qe te behet nje r e f e r e n d u m cfare feje duan s h q i p t a r e t e??
    Shteti i Kosoves Po turqizohet e arabizohet me kisha e xhamija duke hapur kulte fetare ne cdo lagje.Edhe ne TV kendohen kenge T u r k e Laj Lahej I la lla.
    Po ku jemi ??edi rama ne arabistan apo tukistane.
    ?Kjo thirrje nga q e v e r i esht nje t r u k e per e l e k t o r a t ne PS dhe ne arenen e jashtme jo shqiptaret jane polifetar.
    Nuk esht e vertet faja i ndane shqiptaret.Eshte e verete se shqiptaret nuk vriten me njeri tjeterin per ndryshim fetare por ka dallime,e njeanshmeri.
    Katoliket e ortodoksit nuk i duan asnje cike muslimanet.Jo per faktin se jane radikakle por vetem nga emri sepse orthodoksit e kataoliket sundojn ne europen dhe kane me perkrahje nga kryqi
    kurr ne shqoiperi nuk kishte munde me qendruar nje hoxh turk apo dervishe e Janulloatise talle koqet me shqiptaret sepse esht orthodoks dhe nuk i thote asgje europa.Pse europa nuk e fute turqin ne B:E.?? se nuk done greku me katolicizmin.
    Franca thote duhet behet r e f e r e n d u m a esht dakord populli me hy turqia ne europe.Kur ka fole Ismail Qemali ne Parsie askerkush nuk levizi nga vendi e ka diskutuar si diplomat i kl.Pare Kur foli Luigj Gurakuqi levizen nga vendi apo At Drt.dr.dr.Fan Noli.
    Edhe ne biseda shoqerore kur jane ne nje tavoline katoliket, thohe erdhi ky ..pa then muslimani.
    Kur jane musliman thone erdh ai..pa then emerin. katolik apo ortidokes.
    E mire bejn qe u beien trumpetave qe shqiptaret kane tolerance fetare.duratroktine .
    Por pas krahve thone Po une musliman e gruaja katolike kur te shkojm ??ne xhami e ne kishe do te n d a h e m i .
    Pra feja i n d a n e
    Ajo fjale t o l e r a n c e esht konsum opinini publike.Nuk ndodhe ne shumicen e vendeve te botes.Eshta martuar nje gjermane me shqiptar dhe e ktheu emrin ne Fatime e shkonte ne xhami me burren .Se nuk pranoj me shkaue vetem ne kishe e burri ne xhami ashtu rane dakord para marteses. toleranca eshte si baracalet per boten e qytetruare por nje cifte i qyteteruar nuk pranon gruaje te shkojn e ti ngeren kembet ne xhami te puthin drrast e dyshemes apo te puthet ne kishe me ate qe ka ne krahe.Ky esht p r o v o k i m percares. Pa shikoni sa dite pushimi do kerkojn muslimanet 20 dite ne vite e katoliket e ortodoset 15 dite . e 15 i ka shteti po behen 2 muaje pushime.Po fute fene ne shkolle kerkon te dretat e veta ne te gjitha hapsine shkolle shtype gazeta TV,pushime argtime doke e zakone fetare.
    Ne amerik kane pushim krishtlindejet..
    Luja porten tahir aga.mos qofsh borc hyne dorzane.PSD nuk duhet tja bejen vetei pote sespe thur kurthemnper vete.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*