INTERVISTA / Zemërimi i Luftar Pajës: Nuk ka Çeçua biçak. Të majtë e të djathtë duan të hanë si ujqër

November 23, 2015 13:28

INTERVISTA / Zemërimi i Luftar Pajës: Nuk ka Çeçua biçak. Të majtë e të djathtë duan të hanë si ujqër

Artisti i Popullit Luftar Paja në një intervistë për “Dita” shpreh jo thjesht për humor pakënaqësi për mosndëshkimin e korrupsionit, qeverisjen dhe  veçanërisht për Parlamentin.

Ai thotë për Berishën që duhet të ishte në burg:

– Ka dy vjet e ca që dërdëllit sa t’i dojë qejfi e çfarë t’i dojë qejfi sepse nuk ka Çeçua biçak… Nuk ka kush t’ia bëjë rrup-sup atij e t’ia mbyllë gojën. Ai ka vrarë njerëz, ka djegur e vjedhur Shqipërinë e nuk i ka hyrë gjemb në këmbë. Jo vetëm nuk u dënua dhe s’ka për t’u dënuar, po na bën edhe karshillëk. Na fyen si popull. E drejtë është kjo?

Artisti që mban titullin Mjeshtër i Madh thotë që ndihet i zhgënjyer edhe nga ata që votoi në 23 qershor

“Edhe këta që votuam në 23 qershor para dy vjetëve po na zhgënjejnë dita-ditës, po bëhen si ata. Po më humbet besimi dita-ditës. Po, jam i pakënaqur si me qeverinë dhe me parlamentin. Sidomos me parlamentin. Çfarë pret populli e çfarë llafosin ata.

Luftar Paja

Luftar Paja

Do më falësh që do përdor një krahasim. Sapo hyjnë në parlament si deputetë ata më janë dukur të mirë e të urtë si dele. Pasi kaloi ca kohë pashë marifetet që bëjnë për t’u marrë vesh me njëri-tjetrin dhe u shndërruan në dhelpra, duke harruar premtimet e fushatës. Tani me ato sharje e fyerje që dëgjoj, them se shndërruar në qenër. Zihen e hahen si qentë… Po kur dalin prej andej, duan të hanë si ujqër..”

Paja ironizon sjelljen e pushtetarëve me njerëzit që ankohen:

Populli është shumë i zhgënjyer nga këta politikanë, qofshin të djathtë, qofshin të majtë… E di kush shpikja më e madhe në botë? Celulari. S’ka shpikje më fantastike se celulari. I ke parë deputetët e ministrat kur zbresin nga makinat për të hyrë në parlament apo nëpër zyra? Të gjithë pa përjashtim flasin me celular.

E kur u del përpara ndonjë hallexhi që i ka votuar dikur, ata bëjnë vetëm një gjest me dorë si shshsht, si për të thënë se po bëjnë një bisedë shumë të rëndësishme me ata lart… Hallexhiu i shkretë duhet të largohet e ta lërë të qetë…

Aktori popullor ka kritika edhe për emisionet televizive që vijojnë prej vitesh me të njëjtat fytyra analistësh në ekran që flasin për të gjitha:

Kopertina Dita

Kopertina Dita

Qesharakë, si parlamenti, janë bërë edhe emisionet me debate politike në TV. Të njëjtët analistë nga një emision në tjetrin e nga një ekran në tjetrin. Jo vetëm nuk thonë gjëra të mençura, por mua shumë prej tyre më duken budallenj. Ata flasin për gjithçka, për gjithçka.

Po pse ore u shua ky vend dhe vetëm ato nja pesë a gjashtë kokrra do na torturojnë natë për natë në televizor? Ku janë specialistët e bujqësisë që të flasin për bujqësinë, ku janë ekspertët e mbrojtjes të na flasin për ushtrinë, ku janë ata të kulturës të na flasin për artin e letërsinë, e me radhë.

Mbylle o popull televizorin. Ashtu siç e mbyll të enjteve… Këta njerëz po ta bëjnë borxh! – thotë ai në intervistën që mund të lexohet e plotë sot në DITA. / Dita /

*************

Foto: Me të birin, aktorin e njohur Gazmend Paja. Version i plotë i intervistës, KËTU

November 23, 2015 13:28
Komento

72 Komente

  1. Enveri April 1, 08:40

    A me te lumte ajo goje o Luftar Paja o i Madh.

    Reply to this comment
    • Zabzunasi November 23, 19:04

      Pershendetje artistit te madh Luftar Paja.I ka folur zemra,jane fjale qe dalin nga zemra e nje artisti,bote e madhe e emocioneve dhe e humanizmit,nje bir i denje i popullit shqiptar.
      Une mendoj se problemet jane te panumurta dhe qe rendojne ne jeten e perditshme te ketij populli te neperkembur.Shoqeria shqiptare sot eshte nje shoqeri heterogjene qe drejtohet nga turmat injorante dhe jo elita dhe ne kete rast,individet jane te konflikt te perhershem me njeri-tjetrin.Kjo nuk ka nevoje per eksperte sociologe per tu vene re.Dil ne rruget e qytetit te Tiranes dhe veshtro ! Kaosi mbreteron kudo,zhurmat dhe ulurimat, ndotja akustike e TV neper bare dhe kafene,mungesa edukates shoqerore,nje rini e coroditur,harbute e arrogante dhe e kriminalizuar,plehrat qe po na marrin shpirtin,shkaterrimi urbanistik etj etj.Harrova femijet.Sa te egersuar qe jane,pjesa me e madhe gati 80 % te ushqyer keq, verdhacuket kane mbushur rruget e qytetit dhe kazanet e plehrave ,femijet qe ne pranine e prinderve ndotin mjedisin duke hedhur plehra bash aty ku luajne …Pse me keto njerez shkohet ne Europe ? Me njerez qe nuk dine te thone miremengjez dhe te vdekur nga zemra dmth indiferente sipas V.Hugoit per probleme kolektive ! Hajde shko ne hipoteke ku perballesh me injorante,me arroganta,me pis -pisash qe fillojne talljen duke u rras ne kolltuk dhe qe veshtrojne me perbuzje ,qe te fyejne qytetarine dhe diplomen me fodulleken e feudaleve te mesjetes ,tipik katunare te pasuruar shpejt dhe ne menyre te dyshimte ne rremujen e kesaj kohe te pakohe zaptues te zyrave te shtetit ! Perfundimisht, po e mbyll me nje pershendetje per Artistin e Madh Luftar Paja, Zoti e ndifmofte Popullin shqiptar dhe femijet e Shqiperise,e ardhmja Atdheut !

      Reply to this comment
    • Komenti im! November 23, 21:59

      Mos vdesh kurre o Luftar Paja.
      Kjo lukuni duhet tredhur e gjithe ne sheshin Skenderbej. Po c’te bejme qe mes ujqerve ka dhe ulkonja.Atyre c’tu bejme.

      Reply to this comment
  2. Arkidi April 1, 08:41

    U befsh 100 vjeq me shendet dhe prane familjes o talent, cobrat e politikes shqipetare i kane futur duart aq thell ne xhepat e popullit qe po nuk doli nje Robin Hud vone do i nxjerrin….

    Reply to this comment
    • Na, ore Figure… November 23, 19:06

      Mbete “zerigjor”, syri dhe dora e Partise ne artet, se dihej kush ishte REGJIZORI i Vertete, kur lulezonte Estrada e Teatri i Fierit.
      Po nuk e di ti or Luftar se Berisha eshte yti, je ti, dmth, ne nje organizate te madhe baze keni bere pjese, apo harrove zotrote?!
      Ndryshimi eshte se Berisha ktheu faqe, kurse zoteria Jote as faqe nuk kthen dot: e sheh artin dhe lirine e fjales si ne kohen e Shokut te Pare Sekretar, qe te beri figure edhe ty…

      Po ce ore, ce i shton veshtiresute tet biri? Ce nuk e le te behet si te tjeret, se paku ai te behet sa e meriton dhe sic ia ka enda atij vete, ce o Luftar?
      Ne mezi e presim te Enjten, or ti, se vetem te Enjteve marrim vesh sa genjeshtra na kane bere rilindasit e tu, qe as ata nuk te nderojne ty, se ata se paku nuk jane komuniste te vjeter, si ty dhe Berisha! Ata jane Neo-Komuniste, tallen me vjetersine tende, qeshin me konitat e tua, nxjerrin gjuhen kur ti flet ne emer te Popullit heroik e puntor te mallakastres se eger! Ti e ke dhimben tek Memet Shehi, keta jane te Ramizit, kaq gje nuk e merr vesh ti?
      Vetem te Enjteve ne krahasojme genjeshtrat e ketyre te sormeve me ato te Berishes tend. Sic krahasonim genjeshtart e Enverinos me ato te 39-es!

      Rri ore urte, pije nje kafe rehat, se te ra bretku tgere jeten dhe mos e lere edhe tet bir, te robtohet si puna jote…
      he te kam rixha…

      Reply to this comment
      • Per " Na ore figure" November 24, 03:42

        Me mire te kishe pjerdhur se do ta duronim dhe eren…sesa shkrove dhe a mbushe me qelbesira komentin…
        Po pse dhe nje njeri normal qe flet nga zemra do e shash “o popull”?
        Je tamam bageti, padyshim ndonje sternip cobani qe ka zbrit nga malet qe ne kohen e xhaxhit…

        Reply to this comment
  3. arber April 1, 08:43

    Popullin nuk e degjon askush o Luftar
    Dhe per mua fajin e ka populli
    Ndoshta eshte e vertete qe jemi ende foshnje si popull jemi parapopull
    Se gjema si keto qe u ka bere Saliu shqiptareve nuk ia bejne dot nje populli tjeter se u shkon koka ne sater

    Reply to this comment
  4. drejt April 1, 08:45

    te kishim edhe ca artiste te tjere si Luftar Paja , mjerisht duket se punojne vetem te marrin rrogen

    Reply to this comment
  5. fierak April 1, 08:46

    Artistet popullore si Luftari duhet te shprehen te flasin te bejne opoziten shoqerore te munguar.
    Sepse kemi mbetur rob te oponences politike mes palve dhe ata jane njesoj nuki degjon dot se te vjen per te vjelle.
    Dhe te disa analisteve vk, qe e kane mendjen te bejne ndonje leke me licensa e sekserlleqe.
    Kush do flase ne emer te popullit?
    Te flasin ky brez te pakten, sepse respektin e popullit e kane.
    Jete te gjate Luftar

    Reply to this comment
    • M A R K O November 23, 19:07

      A Luftar ,a Luftar. Une kisha gati biçakun tim ,por jo per te prere, por per te rjepur te gjalle. Keshtu si thua ti duhet filluar nga qeni Sali… e kushedi ku mbrrin… e mpihet i shkreti biçak.

      Reply to this comment
  6. Eli April 1, 08:49

    Te ndrit mendja e te lumte pena o mik po kujt ti thuash….te gjithe ata politikan te akuzuar per korrupsion vazhdojne te hedhin vallen.
    Shushunja qe po u shkelqen lekura me gjakun tone.

    Reply to this comment
    • Zerigjori kunder Regjisorit December 15, 16:09

      Luftari u shfaq dhe u madhua si aktor i madh ne teatrin e Fierit,
      krahas disa aktoreve te tjere, jo me pak te talentuar.
      Por Luftari kishte plus biografine: Ganiu kishte bere perjekje per tua hequr litarin Deshimtareve te Hekalit, por s’mujti qe s’mujti.

      Edhe une jam me Luftetarin, qe Historine do ta shkruajne historianet, por deri athere le ta rrefejne deshmitaret:
      Ne Fier, arti beri sy kur u pengua pak me pak Pellumb Kulla. Luftari ndiqte udhen e Partise, por ndonjehere nuk i vihej kunder biografise se Pellumb Kulles.
      Ndonjehere, regjiine e bente Pellumbi, por ne ate reklamen e madhe qe vihej anes bulevardit Loni Pa Papuçe, shkruhej si zerigjor emri i Luftar Pajes!
      Kete e dime te gjithe ne ne Fier, dhe kete e di edhe Luftari, edhe Paskali, dhe keshtu duhet shkruar historia…

      Luftari le te mbetet i Mengjert, sic ka lindur, por miqte duhet t’i mbaj miq dhe Mirenjohjen nuk ben mire ta harroj se Fieraket dhe aktoret e Shqiperise se asaj kohe jane akoma gjalle dhe partia tani nuk ua mbylle gojen dot!

      Reply to this comment
      • emigranti December 15, 16:10

        E tu lumte goja o bir i Mallakastres kuqe.

        Reply to this comment
        • niko December 15, 16:10

          Intervist e shkelqyer kisha koh qe nuk ndjeja aromen e mbrekullushme te atdheut kemi haruar te qeshim dhe te bejme humor Po kalojme nje semundje me kurim pa percaktim stresi dhe ankosi gjer te ndryshoj politika atehere do te kete sherim dhe ky popull i vasanisur gjate ketyre 24 vjeteve tranzicion nga monstra Berishjane

          Reply to this comment
          • feniks December 15, 16:10

            Je i nderuar i madhi LUFTAR PAJA!
            I madh ne skene,por me i mADH ne jete je!
            Ti je nje shqiptar IDEALIST e jo si ca servile si Fadil Hasa etj,qe per 24 vjetet e fundit i sherbyen sundimit kriminal te Sali Berishes per shkaterrimin e shtetit shqiptar dhe MJERIMIN E POPULLIT!
            I NDERUAR QOFSH!

          • raimond vlonjati December 15, 19:23

            Luftar , keshtu si flet ti duhet ti ndryshojme emrin Mallakastres
            –Nga Mallakaster , ne ….Malla-koqe ..loool

            Ri ore Luftar mos u bej partiak, se je njeri i artit dhe duhet te qendrosh i Pa-anshem , qe te tregosh se je Human dhe modern

          • feniks December 15, 20:45

            O,raimond ballisti!
            Te pavarur ne kete dynja jane….. GOMERET dhe ti!!!

  7. N.VJOSA April 1, 08:50

    Nje nga intervistat me kuptimplote dhe te goditura qe kam lexuar ketu tek Dita, qe shperndan Drite!
    Te lumte Luftar!
    Luftar e ke emrin dhe nje Luftetar i pamposhtur je me Humorin tend!…

    Reply to this comment
    • fieraku April 2, 04:19

      I thote gjerat si shqeto, po i ka te sakta.
      thote ato qe mendon cdo njeri i mire dhe i ndershem ne Shqiperi.
      Ato qe thone te tjeret jane pordhe partish te lyera me rigon interesazh personale.
      Perqafime Luftarit dhe Dites se dashur nga Toronto

      Reply to this comment
    • Tartufi November 24, 01:33

      O Luftetar ziu keta nuk jane te majte e te djathte qe na thua ti dhe te tjeret.
      Keta jane qelbesira mashtruse,qe punet i bejne njehere nga e djathta tone
      dhe njehere nga e majta tone. Keta i qelbin te majtet keta qelbin te djathtet.

      Reply to this comment
  8. qejvani April 1, 09:20

    vetem nga keta njerez apolitike mund te presim dicka te zgjuar dhe te drejte. Ishalla na degjojne politikanet dhe ata qe kane mundesi te ndryshojne rrjedhen…Edi Rama tani po behesh me djale, por bej dhe nje djale ne politike; Shporre Saliun dhe mbaj premtimet qe te mos e cosh djalin jashte per shkolle se ke bere leke por te rrije dhe jetoje ne Shqiperi…Beje ate vend qe te mund te jetohet pa grabitur sic po behet deri tani.

    Reply to this comment
  9. lis dushku April 1, 09:35

    Llapa e Berishes tani ka dirigjent Meten.Meta eshte i pangopur me pushtet si gjithe maloket..Ai kerkon te degjeneroje Ramen, t`i mare partine ,duke perdorur Berishen,prandaj thyen rregulloren e kuvendit.Rama ben sikur nuk kupton sepse pa votat e Metes rrezohet nga pushteti.Ketij populli i bie detyre tani te mos e votoje fare partine e Metes,qe te mos na caje daullen Berisha.

    Reply to this comment
  10. stop April 1, 09:37

    Të vazhdosh të mbash militantët e thekur të PD-së në administratë dhe të tulatesh kur Berisha bërtet për largimet nga puna të këtyre zyrtarëve të qeverisjes së kaluar, kjo është e pafalshme. Unë takoj shumë militantë të PS-së, burra, gra, të rinj e të reja, që në të vërtetë janë njerëz të aftë dhe me kapacitete për të punuar dhe drejtuar, që enden rrugëve të papunë.

    DMTH te zevendesojme militantet me militante… Ke fol si Nard Ndoka mor SHOKU Luftetar!

    Reply to this comment
  11. aron April 1, 09:49

    Zgjedhjet i fitoi PS por po drejton PD-LSI.Per komentin e stop.Po jane ne pune me diplloma te blera ,pa aresimin perkates.Te hiqen te paaftet ,hajdutet.

    Reply to this comment
    • Gramozi i Larte April 1, 18:25

      Luftari thote qe qeveria po ben perpjekje por…
      Paradoks…Si mund te punoje Rilindja me nje administrate anadollake qe la pas Berisha?Pjesa me e madhe e tyre jane, jo vetem me diploma falco, por edhe injorante dhe te pabese.Qellimi i tyre eshte te sabotojne punen ne administrate dhe t’i japin informacione Berishes.Per kete uleret Berisha me “gojen e ujkut”, bashke me çakallin Lul Basha. Pse te kete frike Qeveria Rama te spastroje administraten nga te pa aftet dhe maskarenjte e PD-se?Shqiperia shkon perpara me njerez te afte.Boll shine keto shushunja tete vjet ne pushtet kur te tjeret endeshin rrugeve.Berisha uleret se deputetet e PS-se po bejne drejtore te afermit, krushqit dhe dhenduret etj.Po harroi klani i Berishes se cilet punesoi ne administraten e tij dhe cilet i hoqi per motive politike?Po sjell vetem nje fakt konkret.Ne vitin 2005, fill pasi Berisha mori pushtetin, drejtor juridik ne Ministrine e Financave ishte nje djale i ri, qe kishte mbaruar Universitetin Shteteror te Tiranes(Juridikun) ne vitin 1998 me rezultate te shkelqyera, dhe, po me rezultate te shkelqyera mbaroi Masterin dy vjecar ne Itali.Dhe, e dini cilen vuri Berisha ne vendin e tij? Gruan e Ilir Rusmajlit e cila vazhdon te jete ende drejtoreshe ne kete ministri.
      Ende do ta na drejtojne keta militante te PD-se?Sa per informacion le te shikohen CV-te e ketij djali dhe te zonjes Rusmajli, sa i afte eshte njeri e sa tjetri.
      Raste te tilla ka me mijera qe u flaken ne rruge nga pushteti i Berishes.Dhe ne te degjojme tani ulerimat e Berishes dhe Lulit pse te largohen nga puna militantet e tyre?Po keta djem dhe vajza te reja qe kane studiuar jashte shtetit nuk paskan te drejte te punesohen ne administraten shteterore?Te kemi frike nga Berisha pse heqim te pa aftet dhe vendosim te aftit?Ndoshta ndonje dite Berisha do te dale e te flase ne Parlament se “me kane hequr nga puna si Kryeminister”. Atehere c’duhet te bejme? Ta mbajme akoma ne krye te vendit? Nje milion shqiptare votuan Rilindjen dhe Rilindja duhet t’u thote “sikter” atyre qe la pas Berisha.

      Reply to this comment
  12. Horri i Bulevardit April 1, 10:04

    Tek Saliu te genjen syri, se po ta shohesh me vemendje, koka e tij, luan rolin e bythes dhe bytha ka rolin e kokes.
    Te tjerat jane fiasko.
    Luftar Paja, sduhet te flase serioz, se barazohet me ne te tjeret, por duhet te jape talentin e tij, gjej materialin, ose coi lajm Pellumb Kulles dhe ta sjelle materialin, qe kur te dale nga talenti yt, i jep Saliut medaljen qe i takon.

    Reply to this comment
  13. Pionier Lubonja April 1, 10:22

    ARTISTI I POPULLIT JA THOTE KUJT………?
    Skemi informacion pale gazetari investigative.Po marim fund.Artisti ja thote ‘dites’ dita na i thote ne e ne ja themi ‘nates’.
    I nderuari k/redaktor ka ardhur koha te japesh shembull gazetarije te munguar ne keto 23 vjet.Duhet te besh ‘opozite’ shumices parlamentare e aqe me teper kur mungon opozita politike qe ka qene e vazhdon te jete nje bande hajdutesh.
    Sa reforma ka bere parlamenti i Bathores per 6 muaj?
    Sa kapitale financiare jane degedisur jashte nepermjet bankave me emra e mbiemra?
    Pse pengohet reforma kunder privilegjeve?
    Pse nuk fillohet urgjent reforma e sistemit elektoral duke pergjysmuar numrin e deputeteve,duke ju prere rrugen hajduteve me imunitet qe kane me teper se 2 legjislatura.
    ESHTE NE GJENDJE KY PARLAMENT I WIKILLIKS TE BEJE REFORMA KUNDER HAJDUTERISE?
    Po nuk u analizuan keto nga shtypi i nderuari Thana jo vetem do shkohet per turpin e dynjase ne zgjedhje te parakoheshme por do na vere edhe Ballkani kufirin tek ‘Thana’ i nderuari Thana.
    Shtypi e politikanet qe meren pas 23 vitesh me Saline kane tre alternativa:
    -Te ngujohen e mos u degjohet me zeri
    -Te ikin nga syte kembet jashte vatanit qe e shkaterruan
    -Te luten me bythe perpjete para xhamise qe ti ndihmoje zoti.

    Reply to this comment
    • red por jo i kuq April 1, 13:42

      o Pionier Lubonja… Jepini mor pak kohe Rames dhe ekipit te tij se e mbytet farem po beni lojene Saliut keshtu. DITA ben mire qe tregohet e matur, kane kaluar vetem 6 muaj dhe nuk eshte bere pak: te pakten eshte rifutur frika e vjedhjes ne administrate, nuk ia mban kujt te bej pazare per vende pune e gjera te tilla.
      Te tjerat ngadale ngadale, mos harroni qe Saliu ka ende pushtet ne Presidence, Gjyqesor, SHISH, etj

      Reply to this comment
      • LSI April 1, 17:40

        Z.Red! Te gjithe e dime te verteten por nuk e themi per shume arsye.Sa per ate qe thoni ju per “rifutjen e frikes ne administrate”,ne konceptin e korrupsionit,me falni qe ju kundershtoj,por nuk eshte e vertete.Administrata ka vetem friken e heqjes nga puna.po sa per korrupsion, drejtuesit e rinj jua kalojne shume here atyre te pareve ,te cilet vodhen aq shume dhe aq paturpesisht sa une humba besimin ne Zot. LSI-ja edhe ne ministrite e PS-se mori drejtorite kryesore ku ka mundesi te medha te futjes ne pune si dhe te korrupsionit,Ju nuk e imagjinoni se c’fare mostrash kam njohur keto kohe! Mendova se pangopesia ,paturpesia,imoraliteti i drejtuesve te PD-se ishte limiti i fundit qe mund te shihnin syte e mij,por pastaj pas 23-shit kuptova qe ne shqiptaret rrojme per te vuajtur ne kurriz poshtersite me te medha te njerezimit,te shkaktuara po nga shqiptaret tane……

        Reply to this comment
  14. info analitike April 1, 12:38

    Me vjen keq kur arti ngaterrohet me politiken e militantizmin sepse edhe parimet e punes behen pershesh.
    Shteti ka nevoje per njerez te pergatitur dhe me nivel dhe jo militante. Meritokracia nuk matet me militantizem politik. Kaq shume na eshte ngjitur politika ne mendje sa nuk arrijme dot ta ndajme nga arsyetimet qe bejme.
    Gjithashtu me vjen keq qe Luftar Paja nuk e ka kapur thelbin, por ka kete opinion mbi artikullin e Lubonjes per Vace Zelen. Nuk ma merrte mendja te kishte metrin e gjykimit te Aurela Gaces.

    Reply to this comment
  15. Malsori April 1, 13:07

    Art i lidhur me atdhetarizmin, jo me politiken. Jete te gjate artistit te madh.

    Reply to this comment
  16. Syrja Qarri April 1, 13:07

    Komenti u fshi nga moderatori.

    Reply to this comment
  17. TROJA April 1, 13:30

    Tu befte dita njemije,e zemra gaz e hare te leshofte sa te jesh gjalle.
    Rama jo vetem qe po mban ne pune njerezit e PD,por edhe ata qe kane qene pa pune po i ben drejtora.Kete porosi kane mare deputetet ne zona,e nga ana tjeter i thote deputeteve qe militantet e PS,mundojuni e punesoini ne firma private????
    Drejtoresha e DRA Laç,ka qene,historikisht me PD,tre drejtore shkollash,jane militante te PD,pa u futur ne punesimet qe jane bere nga LSI.
    Kjo eshte gjendja ne gjithe vendin dhe i nderuari e i respektuari Lufter Paja e njohka gjendjen me mire se vete kryesia e PS.
    Keni pare si fshihen,sot deputetet e PS nga njerezit qe i kane mashtruar.si mbyllin telefonat,si kane dryshuar zyrat? Kjo gjendje e krijuar ne PS,do sjelle dhe habine e madhe ne zgjedhjet e radhes,ku Edvini do habitet si u habit ne 23 Qershor.

    Reply to this comment
  18. MARKO April 1, 13:51

    Te flasesh nga mezi i poshte i bie te flasesh si ai miku…deri ketu te kete mberritur skenderbegu i Viçidolit? Do vije dita qe te mos flase si ai miku… por do te qurravitet si nje me prostat…

    Reply to this comment
  19. Shkëmbi i Kavajës April 1, 13:55

    E mor miku im! I ke thënë ca të vërteta të hidhura por me atë lezetin tënd të thjeshtë e të mençur. Të lumtë o mik e të më rroç për shumë mote, pa ai ‘miku yt’ (SB) ti kthejë patkojt nga dielli sa më shpejt e të biem rehat.

    Reply to this comment
  20. Lulip April 1, 13:55

    Luftar Paja,humoriste i ndritur,njeri i drejte dhe eshte nga ata njerez qe gjithcka ka bere ne jete e mbrone me vendosmeri e dinjitet per te mos e ndryshuar kurre pasi i ka bere me taban vertetesie qe i rezistojne cdo sitetemi e cdo epoke.Ne vepren artistike te Luftare Pajes nuk mundesh te vesh as gjilperen per te bere ndryshime.Ne kete interviste me humore por eshte e vertete e thene nga Luftari dhe nga as kush tjeter deri me sote eshte thenia se” Berisha flete nga mesi e poshte”.Kjo thenie qe shpreh te verteten e sjelljes se Berishes e sintetizuar nga Luftari do te jete refreni i dites ketej e tutje ne shqiperi.Luftar,mbaje ment se ka mundesi te permiresohet gjendja nese Qeveria punon me mire dhe shpejte ne menyre qe Pjata te shtohet per te gjithe dhe shpirti te sherohet e lartesohet.

    Reply to this comment
  21. Dike Mullai thote- April 1, 14:13

    I lutem Gazetes DITA:-Jam nje pensionist, qe i kam kaluar te 75-at dhe marr nje pension prej 24 mije lekesh prej afro 15 vjetesh. Me sa dij une, kete pension marrin punonjesit, qe kane punuar ne Miniera, Nafte e Industrine Kimike (te atehereshme). Shtroj pyetjen:-C’fare rroge marrin Deputetet, qe jane ne Kuvend prej 24 vjetesh, por edhe kur e mbarojne Mandatin, c’fare “PENSIONI” marrin dhe per sa kohe, pasi kane lene Mandatin. Mos e kane bere VEZEN me ‘Dy te VERDHA”(?!) Faleminderit.

    Reply to this comment
  22. Mark uk April 1, 14:31

    Te vetmit aktor me emer Luftar Paja e i ndieri Kadri Roshi mbeten komuniste te flakt edhe mbas ndrrimit te emrit te partis socialiste.

    Reply to this comment
  23. Shkruesi. April 1, 14:58

    Kundershtoj disa komente emocionale-iracionale, qe “spekulojne me raportin art/politike” prej idhujtarive personale. Me qe permendet Lubonja dua te kujtoj se artikulli i tij ishte ne linjen e deshiruar te antikonformizem-çmitizimt, por i tepruar kur flet per “Histeri kolektive te varrimit te Vaçe Zeles”.Protokolli i shtetit shqiptar ne keto raste duhet pare nese eshte ne pajtim, ne teprim a ne pakesim te pervojave te vendeve te tjera te zhvilluara dhe duhet rregulluar, si ne rastet kur lideret tane me rastin e festave fetare shkojne ne institucionet perkatese dhe japin mend sikur po i zbulojne publikut per here te pare se ç’eshte besimi, ortodoksia, katolicizmi, islamizmi a bektashizmi. Por te flasesh per “histeri kolektive”ne varrimin e nje figure te artit “ikone kombetare” eshte njesoj si te ironizosh perkujtimin e nje fatkeqesie si psh te 11shtatorit ne SHBA, ose te Gerdecit tek ne.Z.Lubonja mundet ta dije mire se varrimi i Majkell Xhekson,perkunder gjithe perqasjeve te rastit, u ndoq nga tre miliard shikues dhe mbi varrin e tij u vendosen 11mije trendafila.Ka plot raste te tjera te nje civilzimi domethenes ne bote ne respekt te njerezve, qe me vepren dhe jeten e tyre kane krijuar status te veçante per publikun, duke mbetur nje “ushqim shpirteror” nder gjeneratat. Kotesi histerike e marrezise eshte mbase ekzagjerimi i disa “figurave” te partive politike, qe i “imponohen publikut” duke spekuluar me kodin e nderimit te vdekjes per te perfituar prej tyre,edhe pse jane kundershtuar e antemuar gjate jetes.Ketu mundet te shihet e quajtura “histeri kolektive” qe eshte brenda nderim/perçmimit te heshtur,te fshehur qe i kultivohet shoqerise prej meskinitetit te liderve te prapambetur.

    Reply to this comment
  24. Arben April 1, 15:11

    RESPEKTE LUFTAR.

    Reply to this comment
  25. zizu April 1, 15:43

    Do hyjë PD-ja në parlament që të mos u hiqen mandatet dhe të marrin rrogat. Po prapë me prapësira do të merren. Do dalin prapë. Mbaj vesh – thote Luftari
    Une jam gati te hedh bast qe do dalin prape dhe do bejne si gjasme te acarum. Ose do hedhin nga shkallet Strazimirin qe ti thyejne kerbishten dhe te thone e rrafi Edvini zi 🙂 🙂

    Reply to this comment
  26. horri April 1, 17:21

    me behet qejfi qe nuk do ta merrje ate dekorate qe do te jepte nje i korruptuar Luftar.
    Sikur ti benim te gjithe rezistence temenave, Shqiperia do ishte ndryshe.
    Po ne jemi race e dobet.
    Sa na bejne pak qejfi, perkulemi dhe harrojme

    Reply to this comment
  27. Vëzhguesi F. April 1, 18:12

    Brilant ne te gjitha fjalet, fjalite dhe pergjigjet qe jep.
    I madhi mbetet i madh dhe mbi te gjitha njerzor!
    Luftar Paja mbetet nder trashegimtaret me te denje te rruges se artisteve me me emer shqiptar.
    Politika dhe politikanet shqiptar kane se ç’mesojne nga keta njerez te shquar te popullit shqiptar, por mbi te gjitha ;urtesine, mençurine, vizionin dhe dashurine per njerzit dhe punen.
    Vetem personalitetet si Luftari mund ta thone pa kurfare droje se jane te nderuar per ç’kane qene dhe ç’kane bere!
    Ndjej keqardhje qe Shqiperia ka shume pak njerez si Luftar Paja dhe ndoshta asnjerin nga ata qe bejne politiken shqiptare.
    Ju rrofshin diplomat, titujt dhe gradat qe kapardisen, se sensin njerzor nuk e kane jo ne mendim dhe veprim por as si petk mbi lekure.

    Reply to this comment
  28. Shkruesi. April 1, 18:19

    Kur e di dhe ke zgjeshur vete te jeshe ujk, nuk ka rendesi se çfare mufkash keput.Ata artiste te nderuar,Rroshi e Pajo nuk jane deklaruar tinezisht per parti qe nderkombtarisht u ka humbur davaja,por per parti legale ne te gjithe boten, qe mbahen nga kolonat historike dhe jo nga suvaja.Madheshtia atyre nuk u vjen dhe nuk u iken si tymnaja, nuk ndryshon si dita dhe nata, pikerisht se integriteti i tyre gjeneron vlera te fuqishme, jetedhenese, ushqim shpirteror nder gjenerata.Nuk eshte nje rastesi e kendeshme qe dijen, artin e skenes, qe eshte persosja e jetes me ane te fjales, te mos e kuptojne disa mendje te vakta, eshte e pakendeshme per nje shoqeri qe don te civilzohet, te hedhe si pa te keq permbi vlerat njerezore, gure dhe shkarpa. Megjithate te gjithe individet,grupet e shoqerite bejne perpara duke hedhur shikimin prapa per te dale nga prapambetja e injoranca. Shume nderime e respekt i percjell per intervisten e kendeshme aktorit te nderuar Luftar Pajo!

    Reply to this comment
  29. orest April 1, 18:27

    “…Mua edhe tani më dhëmbin qyçet e këmbëve nga një skeç i Pëllumb Kullës, kur si ‘ballist’ më varën për këmbësh në një degë ulliri….”

    HAHAHAAAAAA 🙂 Je i madh o Luftar. Ta ka bere kastile se Pellumbi esht ballist per vete 🙂

    Reply to this comment
  30. Birishi. April 1, 20:39

    Nuk e din vetem Birishi, por dhe prifti, hoxha e dervishi, siç dine ku asht Shkelzeni me bore, se besniket e Salberes te tane, jana ata qe qe po ta shohin siper nanes se vet shpellarin e bjeshkes sone nuk u bahet vone, sepse kendej nga ne karaduzet e Salistanit ne wichidoll, betohen duke thane:”Ia bafsha nanes teme ne te rrejsha or uku i malit, mbeça pa kame e pa dore!”Rrnofte Salbera, ma i madhi mbi toke,qi ka mujtun me majtun nan sundim tane miletin e ketij vendi me pordhe, tue ua zane diellin me shoshe dhe tue i çue t’mushin uje me shporte!

    Reply to this comment
  31. ali April 2, 17:03

    Cuditem perse nuk pasqyrohen komentet e mia ne gazeten tuaj ? Ka paragjykime ?

    Reply to this comment
  32. Hate April 7, 21:17

    Intervista e artistit L.Paja eshte e drejt,kjo pasqyrohet nga shumica e komentuesve.Un e njoh Z.Luftar dhe jam nga Mallakastra ish-ushtarak dhe kam biseduar edhe me baban e tij,ne fshatin Gorishovë.
    Luftari u be i mire se rrjedh nga nje familje e mire.Luftari ka qene antar i PP por ngelet perseri me bindje te majta,pra nuk tregohet hipokrit si SB,i cili ish komunist dhe eshte bere antikomunist i terbuar dhe i padurueshem.
    Sa te jet gjall SB ky vend nuk do te ket qetsi.Dosjet e korupsjonit dhe te vrasjeve te qeveris se shkuar s’po hapen dhe veprohet nga drejtesia e koruptuar,populli 1 miljonesh po pret ndryshimet..Nuk dihet se ku fshihet”LEPURI”..!

    Reply to this comment
  33. Darvini December 15, 17:11

    Te lumte e jete te gjate o Luftar Paja.

    Reply to this comment
  34. Mark uk. December 15, 17:22

    ———————————–

    T’a degjojne gjithe Verioret:

    Pa punen dhe zgjuarsin e “jugut”

    “verioret” s’mund te jetojne,

    pasi jane dembela, te pa bese dhe te trashe qe nuk hane as “PYKE” !

    ———————————————————————————————-

    Reply to this comment
  35. December 15, 18:29

    Ka qene artist i mire , djalin e ka akoma me te talentuar . Per te tjerat le per te deshiruar,,,ndoshta mosha bene te veten

    Reply to this comment
  36. Mark uk December 15, 18:50

    Ju qe keni shkruar ne emrin tim,do ju themi dy fjal.Si ju mos mu baft as qeni,nuk po themi jugoret sic thuani ju per verioret.Edhe nje gje ta bafsha cfar kam ne mendje,me gomart e Barbullushit fshat afer Shkoders qe ka me shumic gamare mashkuj.

    Reply to this comment
    • ortes December 16, 00:48

      O Mark Ujku!
      Ti je si GOMARET E MALINATIT ,fshat ne Berat,qe jane shume te medhenj dhe mbajne sa nje SKODE!!
      Kuptohet, kane kurrizin te forte se mendjen e kane si ty,o mark!!

      Reply to this comment
  37. Lulip December 15, 19:48

    Mendimet e Luftarit ne kete interviste shprehin mendimin mbare popullor ne ditet tona.Luftari ne rolin e artistit ne sistemin e kaluar u be figure e dashur ane e mban shqiperise dhe kjo veprimtari nuk eshte zbehur as sot dhe ruan vlerat dhe te mbush shpirtin kur i shikon apo kujton.Edhe ne qendrimet e sotme per ceshtjet shoqerore e politike Luftari eshte pozicionuar vendosmerishte pa asnje lekundje ne anen e progresit,ne anen e se vertetes,ne anen e se drejtes,ne anen e shtetit ligjore,kunder vjedhjes dhe zhvatjes se pasurise se popullit,ne mbrojtje te perparimit te vendit e shoqerise shqiptare.Ne kete interviste Ai mbron veprimet e qeverise per te ndertuar shtetin ligjor qe deri para nje viti nuk ka ekzistuar,kete e di edhe kukumjacka.Po ashtu Ai flete me dhimbje te se vertetes popullore te vlerave te larta te LNCL te kesaj historie nga me te ndriturat qe ka bere ndonjehere populli shqiptar per interesat e veta.Dhimbja e Tij ne shprehje te ndjenjave te Popullit eshte se 70 vjetori i Clirimit u erresua nga bashkepuntoret e fashizmit e nazizmit me mbeshtetjen e tradhetareve si Berisha dhe President Nishani.Kulmi i tradhetise eshte se ne kete dite te lavdishme dekorohen bashkpunetoret e pushtueseve nazifashiste,prandaj turpi i mbulofte ne jete te jeteve.Shume perpjekje kan bere e po bejne bashkepunetoret e pushtuesit per ta shtremberuar historine,por ata duhet ta dine se te gjitha perpjekjet e tyre nuk e ribejne dot historine e bere nga trimat partizan dhe kjo ka bere qe kjo epope eshte futur ne gen te popullit dhe keshtu do te vazdoje perjetesishte. Megjithe perpjekjet qe bejne Ballistet dhe legalistet nuk nxjerin dot nje deputet sepse GENI i lavdise se LNCL eshte imprenjuar ne trupin e popullit dhe qendron roje vigjilente kunder tradhetareve e bashkepuntoreve te nazifashizmit.Qeveria dhe e majta u mbulua me turp deri sa hoqen edhe shallet e kuq te Partizaneve dhe gjoja kjo lufte nuk paska pasur udheheqes e drjtues por na eshte zhvilluar ashtu nga deshira.Po aleatet me ke bashkepunonin ne kohen e luftes? Prandaj ta pranojne hapur qeveria dhe e majta se si frikacak mjeran i ben nje dem te madh 70 vjetorit.Luftar,te uroj shendet dhe na dil me shpesh qe te na gezosh,pjaten te na e shtosh dhe shpirtin e boshatisur te na e mbushesh e sherosh.

    Reply to this comment
  38. Syrja December 15, 20:07

    Un e di se kur dikuj i vjen per te qeshur shume thuhet u dhie duke qeshur dhe luftari qenka dhier duke qeshur

    Reply to this comment
  39. albano December 15, 20:57

    more njerez te zgjuar ? A NUK E SHIHNI SE KETIJ LUFTARI JA PASKA HONGER DHIJA LIBRAT QE KUR ISHTE NE KATUNET E FIERIT .. JANE DISA VETERANE QE E MBAJNE FOTON E DIKTATORIT DHE NUK KA GJE SE ISHTE KAMANDANTI I TYRE ..SA I ZGJUAR KY FSHATARI … EDHE VETERANET E HITLERIT DHE TE DUCES DUHET TE DALIN ME POTRETIN E TYRE NE MANIFESTIME.. SE ISHTE KOMANDANTI I TYRE … E SHIKONI QE ESHTE COBAN POR KOMUNSTET PRANDAJ I MBANIN NE TIRONE … SEPSE ISHIN TE TRASHE DHE I XHIRONIN SI TE DONIN…CMIRRNI NE INTERVISTA KETO TIPA TE HUMBUR ..ME LIMITE MENDIMI TE KUFIZUAR ..NJE ARTIST NE BOTE ME NJE FILME FITON MILIONA …POR KY COBANI AS NUK KA 10 LEKE NE BANKE… PRANDAJ MOS I OFENDONI LEXUESIT ME COBANE MGA FIERI LUSHNJA .. NUK E NJOHI JETEN …

    Reply to this comment
  40. Kinkel December 16, 00:21

    O Luftetar, partizanet ishin veshur si partizane, qe t’i kujtonin per gjermane, vetem “luftetari ishte luftetar” se edhe patatet ishin Bomba. O derezi mallakastre, po pse dinin gje ne 43-shin keshilltaret e Hekalit qe komandar i pergjithshem ishte Enver Hoxha?! Apo kur “vrate” veten si Mallakaster ne 81-shin u hodhet me socialisten?

    Reply to this comment
  41. Ericson December 16, 05:51

    Luftar I dashur nuk e di akoma se kush kadet Bigler a nentoger Dubi me fshiu ketu nje komentin tim me nje vleresim sipas meje te personalitetit tuaj “par excellence” ,perfshire ketu edhe konsideraten time per ballist

    Reply to this comment
  42. Mark uk December 16, 15:24

    ortes:Nuk ju ka then kote mistrec Berati.Meqen se i paske te fort e fshatit,atyre mashkuj besoj si i ke ma simpati.

    Reply to this comment
  43. M A R K O December 16, 18:05

    O Luftetar o yll i humorit…

    Reply to this comment
  44. Ericson December 16, 18:38

    Moderator, o cilimi I lumtur akoma s’e ke botuar komentin tim ketu me numer 11 qe e fshive kot se koti e na ve ne siklet ne lexuesit e admiruesit e Dita-s?! Po keshtu ke bere edhe me nje komentues te nderuar ketu Vezhguesi F!

    Mos mendon se “nga inati i sime vjehrre,do vete te fle me mullixhiun” ,domethene te shkruaj apo komentoj ne nevojtoren mediatike “55” te Fahri mut Balliut,apo me bajga te tjera te ngjashme me te?

    Nuk vritet qofte edhe nje blete, megjithse zgjoi I bleteve ka me mijra te tilla!

    Reply to this comment
  45. Haskasa November 23, 21:59

    O i madhi Paja, kujt po i flet ,mjer ky popull qe i voton kta capacula te majte e te djathte,me zi kta te qendres.Hallall per mendimet qe ti shpreh,je nje figur e madhe dhe qe kuur nuk do te harrohen rolet e tua,kish lezet me i pa e me tregu ktyre te mashes se internetit,je i pa arrire.Teuroj jete te gjate.

    Reply to this comment
  46. Haskasa November 23, 22:34

    Flm,redaksi per botimin.

    Reply to this comment
  47. Turi November 24, 03:40

    Fiks shembullin qe tha me personin ne irrikum
    Qe vjene dhe eshte piniolle i ballit kombetar
    Eshte fiks si thote i MADHI PAJA spiun ne breza dhe rrace e shkerdhyher
    Lavdi lufes te ndritur te LANC. Poshte tradhtaret e kombit shqipetar
    Rrofsh e qofshe o Luftar Paja

    Reply to this comment
  48. Agimi November 24, 04:27

    Fjale me vend o I madhi Pajo! Por duhet te flasi e gjithe shtresa e mencur,nuk duhet te tremben nga keto pushtetaruce,,,,Te paret ishin kriminele ordinere, keta jane ca kolltukofage, qe u bene ministra e drejtora pa punuar nje dite, dhe nuk dijne cfare jane hallet dhe problemet e njerezve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*