Kur hapej ekspozita e parë e artizanatit në Shqipëri…86 vite më parë

September 29, 2017 18:26

Kur hapej ekspozita e parë e artizanatit në Shqipëri…86 vite më parë

Edhe pse në vitet e mëparshme janë zhvilluar ekspozita lokale, ekspozita e parë e artizanatit në rang kombëtar është mbajtur në vitin 1931 në Shqipëri.

Kjo ekspozitë do të organizohej nga Komiteti Artistik i Entit Kombëtar “Djelmnija Shqyptare”. Në organet mediatike të kohës do të bëhej vazhdimisht thirrje të gjithë artizanëve të vendit që të merrnin pjesë në këtë ekspozitë me punët e tyre më të mira. Ekspozita do të hapej në Tiranë me 20 qershor të vitit 1931 e do të qëndronte e hapur deri me 30 qershor të po atij viti.

Synimi i kësaj ekspozite ishte njohja e mjeshtërive të ndryshme që kishte vendi dhe ambicia ishte edhe për t’i dhënë një zhvillim më të madh artizanatit në vend. Në këtë mënyrë, prefekturat u detyruan që të paraqiten me produktet e tyre më të mira.

Kjo ekspozitë do të administrohej nga Prefekti i Tiranës dhe kreu i Entit.

Në numrin e korrik-gushtit 1931, revista “Hylli i Dritës” i bën jehonë kësaj ekspozite dhe apelon për zhvillimin e ekspozitave të tjera të ngjashme, roli i të cilave konsiderohej me ndikim pozitiv në zhvillimin social dhe ekonomik të vendit.

“Ekspozita u mbajt në Pallatin e ri të Drejtësisë dhe ishte e ndarë në zona, sipas numrit të prefekturave. Aty, ndër dhoma të stolisura me mjeshtëri, ishin paraqitur sendet, të punuara vetëm nga shqiptarët, dhe organizuar në kategori të ndryshme. Secila prefekturë ishte shumë interesante për produktet karakteristike të saj.

Veç sendeve të reja, ishin ekspozuar edhe sende të punuar me mjeshtëri në kohë të hershme. Po ashtu, ishte caktuar edhe një sallon për vepra artistike figurative: pikturë, skulpturë, ravizim”

Jemi të sigurt se në një tjetër ekspozitë e tillë , populli do të marrë pjesë dhe atëhere do të mund të shihet edhe më mirë se shqiptari është i zoti i punës dhe do të punojë, ndaj edhe Shqipëria do të përparojë, pasi kush punon gëzon, ka thënë i moçmi” do të shkruante revista e njohur.

Organizimi i kësaj ekspozite kishte si qëllim krijimin e një pikëtakimi mes artizanëve të vendit, me qëllim njohjen e praktikave më të mirat të prodhimit të sendeve, në kushtet e mungesës së mjeteve të komunikimit në Shqipërinë e atyre viteve./SCAN

 

September 29, 2017 18:26
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*