Kur hiqen maskat

June 10, 2017 00:12

Kur hiqen maskat

Viktor Malaj

 

Maskat janë një mjet që, prej shumë kohësh, kanë gjetur përdorim në shumë veprimtari individuale dhe shoqërore. Përdoruesi i maskës synon që të duket se është dikush tjetër nga ai që është në të vërtetë. Kur maskat përdoren në teatër apo në festivale karnavalesh shkaktojnë kureshtje apo zbavitje; kur përdoren nga keqbërësit për të kryer krime shkaktojnë dëme, frikë dhe pasiguri; kur maskat përdoren në politikë, ato synojnë të krijojnë besim që, herët a vonë përfundon në zhgënjim.

Maskimet politike janë të dëmshme sepse ato nuk fshehin thjesht fytyrën por mendimet, moralin dhe qëllimet e personit që maskohet. Në një mënyrë apo tjetër thuajse të gjithë politikanët maskohen pas frazave, programeve dhe gojëtarisë së rreme në përpjekje për të bindur sa më shumë njerëz që t’i mbështesin e votojnë në rrugën e tyre për pushtet.

Përveç Sali Berishës, gjithë jeta dhe veprimtaria politike e të cilit është një maskaradë e shkallës më të lartë, edhe politikanët e tjerë kryesor Rama, Basha dhe Meta e kanë përdorur maskimin politik si mjet për arritjen e synimeve të tyre. Për Lulzim Bashën dhe “Republikën e Re” të tij si falsitete politike të kthjellëta ose, siç thoshte Jozefina Topalli, “I rremë është fjala që e përshkruan më mirë Kryetarin e Republikës së Re”, kam shkruar herë të tjera. Sot po shfaq disa mendime lidhur me dy politikanët e tjerë kryesorë.

Të paktë duhet të kenë qenë shqiptarët që kanë besuar në sinqeritetin e nënshkruesve të aleancës parazgjedhore të 1 prillit 2013 midis PS-së dhe LSI-së, në mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e tyre të sinqertë për të përmbushur programin qeverisës që u ravijëzua në atë kohë. Elektorati i quajtur i djathtë nuk mund të besonte, sepse kishte parasysh përvojën e aleancës të vitit 2009, kur “e majta” LSI i kishte hedhur pas krahëve sa hap e mbyll sytë të gjitha ato që kishte thënë në fushatën zgjedhore për PD dhe, pashmangshëm, edhe ato që kishin thënë për njëri-tjetrin ndër vite Ilir Meta dhe Sali Berisha. Zgjedhësit e majtë nuk e kishin kapërdirë dot aleancën e 2009 midis LSI dhe PD. Ishte shumë e hidhur për ta që vota e të majtëve u tradhtua. Ndërkaq, në prillin e 2013 e kishin ende para syve korrupsionin që lulëzoi gjatë qeverisjes, bashkë me rrjedhojën e tërthortë, ngjarjen kriminale të 21 janarit.

Në kushtet që marrëveshja u nënshkrua do të ishte e pandershme që për këtë të fajësohej vetëm njëra palë. Tani, pasi kemi ndjekur katër vjet “festivalin politik” shqiptar dhe kemi parë shumë ndodhi të paparashikuara, të pamenduara dhe të papeshuara, vëmë re se armiqësia më e madhe po demonstrohet midis këtyre dy forcave politike që para disa vitesh ishin vetëm një.

Gjatë këtyre ditëve që fushata për zgjedhjet ka nisur, Kryeministri ka pohuar disa herë se nuk duhet votuar për partitë e vogla, duke përfshirë edhe LSI-në, sepse ato shndërrohen në pengmarrse të pushtetit dhe në kufizuese të veprimtarisë qeveritare nëse janë pjesë e koalicioneve. Ky nuk është gjë tjetër veçse një pohim i atyre fakteve dhe përfundimeve që shumica dërmuese e shqiptarëve i kanë ditur dhe i kanë pëshpëritur në mjedise të ngushta. E, ndërsa pohimi i mësipërm është krejt i vërtetë, ai nuk mund të shërbejë si mjet përligjës për gabimet dhe mosarritjet e qeverisë gjatë katër viteve të fundit. Nuk ka dyshim se mosarritja më e madhe e qeverisë ka qenë premtimi për hapjen e 300 mijë vendeve të punës. Për ata që i besojnë arsyes më shumë se politikës ky premtim zgjedhor, ashtu si të tjerë të ngjashëm të mëparshëm apo të sotëm, të bërë nga PS dhe partitë e tjera, ishte dhe mbetet i parealizueshëm për shumë shkaqe objektive e subjektive, të brendshme dhe ndërkombëtare.

Natyrisht që nuk mund të besosh se mosarritja e këtij premtimi ka pasur si shkaktar kryesor LSI-në, për më pak aleatët e tjerë në qeverisje. Gjithashtu, aleatët qeverisës nuk mund të jenë fajtorët kryesorë pse në qeveri dhe në institucione të tjera qendrore ka pasur figura aspak të merituara, individë të paaftë për detyra administrative dhe me formim moral të papërshtatshëm për të kryer detyra shtetërore. LSI-ja nuk mund të jetë përgjegjëse për daljen jashtë kontrollit të situatës së bimëve narkotike gjatë vitit të fundit, as për disa koncesione të panevojshme dhe të dyshimta të bëra gjatë katër viteve, as për shkeljen e rregullave statusore në PS dhe largimin e pamotivuar dhe të gabuar të disa figurave me vlera intelektuale e morale dhe me kontribute të shquara nga organet drejtuese partiake, as për qëndrime mospërfillëse të qeverisë ndaj disa nevojave elementare qytetare dhe kritikave të vazhdueshme të bëra nga media.

Po për çfarë është përgjegjëse LSI-ja? Tek forumet drejtuese dhe, sidomos, tek anëtarësia dhe militantët e bazës së saj u ngurtësua bindja se ata ishin dielli rreth të cilit silleshin dhe duhej të silleshin të gjitha planetët-parti politike, pavarësisht madhësisë së tyre; se pa LSI-në nuk mund të krijonte askush qeveri dhe se kur ajo të donte mund t’i rrëzonte ato dhe, çfarë është më e keqja, u krijua bindja e përjetësisë në pushtet. Kjo bindje, gjithkund dhe gjithmonë, shoqërohet me afrimin vullnetar jo vetëm të nevojtarëve, por të gjithfarë horrash që gjuajnë për poste e privilegje dhe sapo iu jepet mundësia nuk lënë gjë pa bërë pasi ideja e qënies gjithnjë në pushtet iu krijon edhe sigurinë e rreme se nuk do të ndëshkohen kurrë për ligjshkeljet e tyre. Në këtë mënyrë ata vazhdojnë të punojnë në çdo administratë, të majtë e të djathtë, të vjelin dhe të shijnë në ara dhe lëmenj që s’janë të tyre dhe, më e zeza, të mos ndëshkohen duke bërë që çmimin më të madh të keqqeverisjes ta paguajnë partitë e mëdha. Panorama bëhet edhe më e qartë kur i vlerësojmë këto bashkë me politikën e ndjekur nga drejtuesit e LSI-së që gjatë bashkëqeverisjes bëjnë shpesh opozitarin dhe, sidomos, dy-tre muaj para datës së zgjedhjeve të reja i paraqiten publikut shqiptar duarlarë sikur të kenë qenë në opozitë. Kjo sjellje synon të tërheq votën e individëve të pakënaqur nga të dy krahët kryesorë të politikës.

Gjatë katër viteve bashkëqeverisje LSI-ja dhe, veçanërisht, kryetari i saj bënë çmos të paraqiteshin si të moderuar, si palë e mirë midis dy të këqijave, si paqësorë dhe gjakftohtë dhe, madje, edhe si “pajtues gjaqesh”. Një qëndrim i tillë prej babaxhani, i mbajtur vend e pavend, ndërkohë që ishte dashur t’u përmbaheshin kërkesave të marrëveshjes së bashkëqeverisjes, u zvetënua (degjeneroi) në format e tij më të dëmshme kur erdhi koha për miratimin e Reformës në Drejtësi dhe, së fundi, kur opozita u fut nën çadër. Këto qëndrime që nuk lidheshin asgjëkund me parimësinë demokratike të bashkëqeverisjes sollën edhe vonesat në miratimin e reformës, por edhe pasojat e pasçadrizmit që po i shohim sot.

Të jesh pjesë e qeverisjes dhe të thuash se nuk futem në zgjedhje pa opozitën edhe pse e di dhe e pohon se pretendimet e saj (opozitës) dhe veprimi i mbylljes në çadër ishin të gënjeshtërta, ngre dyshime serioze për besueshmërinë tënde. Por kur e përsërit këtë qëndrim edhe pasi kancelaritë perëndimore e dënuan çadrizmin duke pohuar legjitimitetin e zgjedhjeve edhe pa opozitën, bëhet e qartë se veprimet e tua nuk burojnë nga kurrfarë parimesh, por thjesht janë manovra dhe hile politike në kurriz të bashkëqeverisjes dhe të normalitetit demokratik për të arritur objektiva që mund t’i vlejnë partisë, por aspak qeverisjes dhe shoqërisë.

Kur LSI filloi të dyshojë se Rama dhe Basha mund të jenë marrë vesh për ta nxjerrë atë jashtë qeverisjes së ardhshme atëherë maskat u hoqën  dhe “dashuria dhe qetësia” u shndërruan në hidhërim, gjaknxehtësi dhe në shfrime zemërimi me etiketime deri ordinere. Kjo tregon se qetësia dhe “moderacioni” i mëparshëm buronin nga siguria e pushtetit që vinte nga gatishmëria për t’iu bashkëngjitur cilitdo fitues zgjedhjesh. Tani, Meta e akuzon Ramën (me të drejtë) se ka lënë në hije apo eleminuar një numër figurash të rëndësishme në PS por “harron” se ai vetë i pati shkëputur PS-së një të katërtën e anëtarësisë dhe të zgjedhësve. Ai pretendon se e pati bërë këtë për shkaqe parimore por, nga ana tjetër mburret se ishte meritë e tij që e solli PD-në dy herë në pushtet (2005 dhe 2009) kundër PS-së dhe se mundësoi zgjedhjen e Bashës në krye të bashkisë së Tiranës (2011), jo dhe aq në kurriz të Edi Ramës sesa të socialistëve të thjeshtë.

Edhe këto “ndere” që i ka bërë PD-së Meta përpiqet t’i shesë për akte dhe sjellje parimore, por njerëzit nuk mund të kuptojnë se si mund të jenë parimore veprimet politike që ndihmojnë riciklimin në pushtet të një partie dhe, sidomos, të një njeriu që ka dhunuar jo vetëm opozitën politike, por edhe gjithë normat e shtetit demokratik gjatë karrierës politike deri në konfrontimin e armatosur me popullin e vendit të vet, vrasjen e kundërshtarëve politikë dhe tentativën për marrje të pushtetit me dhunë. Vërtet që krahët politikë tek ne janë bërë konvencionalë dhe i përkasin të njëjtit zog, zogut që quhet kapital, por të ikësh prej një grupimi politik që ka qenë shumë më liberal, më i moderuar dhe më përfaqësues dhe t’i shërbesh një grupimi tjetër tërësisht të diskredituar dhe të inkriminuar, kjo nuk flet për parime dhe as për ideale. Madje, pohimi i z. Luan Rama se ishte LSI-ja që u bë faktori themelor për nxjerrjen e PD-së nga çadra, tradhton gjithë qëndrimin e LSI-së gjatë tre muajve të fundit dhe deri ditën e marrëveshjes Rama-Basha, pasi tregon se, sipas tyre, ishte presioni i LSI-së që e detyroi Ramën të bëjë marrëveshjen. Nëse është kështu, atëherë drejtuesit e LSI-së nuk kanë pse çuditen dhe as pse e konsiderojnë “pabesi” faktin që Rama mund të jetë marrë vesh për një qeverisje me PD-në pas zgjedhjeve. Nuk duhet të çuditen sepse nuk ka dalë nga asgjëja ajo fjala e popullit që thotë se kush hap gropën e tjetrit bie vetë brenda. Pavarësisht sa thashë më sipër, unë ndiej neveri ndaj çfarëdo tendence për ” gjueti shtrigash ” që mund të vihet re tek ndonjë ministër – roje i vënë pas 20 majit 2017. E keqja nuk ka dhe nuk mund të ketë ngjyra. Kush është kundër saj duhet t’i presë ” shpata ” në të dy krahët përndryshe i duhet futur ” shpata ” në këllëf sa më parë.

Personalisht unë do të dëshiroja që partitë e majta shqiptare të ishin të unifikuara dhe as që duhej të ishin ndarë. Që të jenë të bashkuara duhet sadopak idealizëm nga të gjitha anët dhe drejtuesit e tyre. Në pamundësi të këtij ribashkimi, pretendimi dhe kërkesa e Ramës që të marrë mbi 70 mandate deputetësh si PS, ndonëse e vështirë, më duket e drejtë. Vetëm atëherë, mbas një qeverisjeje tjetër katërvjeçare, Edi Ramës do i hiqej çdo alibi për mangësitë dhe mosarritjet dhe e gjithë përgjegjësia do të binte mbi të. Nëse ndodh kjo gjë, pra, që t’i marrë aq deputetë sa i nevojiten për të krijuar qeveri të PS do të kemi gjithë të drejtën morale, politike dhe demokratike që në vitin 2021 ose ta lartësojmë për punën e mirë dhe arritjet ose t’i fusim një breshëri shkelmash që nisin tek godina e qeverisë dhe përfundojnë në Surrel.

Shumëkush mund të thotë pse duhet rivotuar Edi Rama. Rama nuk është as mbinjeri dhe as shpëtimtar. Shpëtimtarë as nuk ka dhe as duhet t’i kërkojmë. Ne duhet të kërkojmë vetëm njeriun normal, të ditur, të ndershëm dhe të përkushtuar ndaj vendit dhe popullit. Siç e kam thënë edhe herë tjetër, Rama nuk e plotëson imazhin tim për drejtues të vendit por, pavarësisht kësaj dhe në mungesë të të duhurit, Edi Rama dallon nga të tjerët në të paktën dy gjëra thelbësore: Së pari, askush dhe asnjëherë si ai nuk ka sakrifikuar pushtet për hir të konsolidimit të shtetit. Ne ishim mësuar me parti dhe politikanë që e bëjnë vendin rrumpallë dhe i japin liri keqsjelljes së shtetasve, ligjshkeljes masive dhe nëpërkëmbjes së shtetit për hir të votave sipas parimit të pashqipëruar hapur: unë ju lë të bëni ç’të doni, por vetëm më votoni. Dhe dihet se kjo lloj politike është në shërbim të pjesës më të padenjë të shoqërisë dhe vjen kundër interesave afatgjatë popullore e kombëtare. Kush mund ta besonte para katër vitesh se s’do të ngrihej asnjë ndërtesë pa leje, se do të paguheshin dritat (40% e energjisë “humbet në rrjet”, na thuhej atëhere), uji dhe taksat, se do të kufizohej prerja e pyjeve dhe ndotja e rëndë e mjedisit, jo vetëm nga furrat e gëlqeres që digjnin goma automjetesh, se do të përfundoje në burg po të tentoje t’i jepje ryshfet policit që të ndalon për shkelje ligji; se mund të ankohesh edhe onlajn (me kompjuter) në instancat shtetërore dhe të marrësh përgjigjen shpejt dhe jo rrallë edhe të të zgjidhet problemi; se prokurorëve dhe gjyqtarëve iu hyn frika në palcë përpara joshjes për mitmarrje; se të përndjekurit politikë do t’i merrnin të gjithë dëmshpërblimet; se pensionistët etj. do të kryenin vizitat dhe analizat mjekësore me kartën shëndetësore të lëshuar dhe të paguar nga shteti etj.

Së dyti, përveç disa reformave të tjera, Rama është i vetmi që pa asnjë mëdyshje nisi reformën në drejtësi dhe këmbënguli pa më të voglin ngurrim për ta vënë në jetë atë.  Ne i kemi jetuar dhe parë dredhitë e subjekteve të tjerë politikë për të penguar këtë reformë jetike për funksionimin normal të shtetit. Ata që vërtetë dëshirojnë të bëhet diçka e mirë në sistemin e drejtësisë duhet të votojnë promotorët e saj. Nëse ajo reformë bie në duart e atyre që u përpoqën ta sabotojnë, kalvari i endjeve dhe padrejtësive do të vazhdojë pambarimisht.

Unë besoj se këto zgjedhje nuk kanë të bëjnë shumë me krahët politikë dhe partitë politike. Ato kanë të bëjnë dhe përcaktojnë faktin nëse do të konsolidohet shtetfunksionimi dhe do të shërohet sadopak drejtësia në Shqipëri apo do të vazhdojmë të pllaquritemi në llucë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

June 10, 2017 00:12
Komento

32 Komente

  1. MH June 10, 01:32

    Shkurt:
    Asnji votues mos te mendoje per krahun politik.Por vetem per ate subjekt qe i qendron konsekuent zbatimit te rreformes ne drejtesi.Vota per kete subjekt asht vote edhe per konsideraten e diplomacise boterore qe mbeshtet reformen ne drejtesi.
    Doni te beheni shtet si bota!Hidhni voten tek PS.

    Reply to this comment
    • Si Franca, as majtas as djathtas June 18, 19:42

      O MH
      Po na ben perseri propogande partiake more ende i pakallur ne grope, mor kerme socialiste!
      Po imban ison ketij Malos se maskave qe ne kohen e Enverit!
      As per te majtet e as per te djathtet, por sic i denoi Franca te dy krahet e degjeneruar politikan!

      Reply to this comment
  2. Novruz Taip Vishanji June 10, 07:46

    DAKORD MALAJ-THANO,

    por mos harro nje gje, qe per tu bere “i madh” duhet te kalosh gjithnje nje femijeri te sterlodheshme, apo siç quhet ne gjuhen popullore “te besh gaveten”, pra te stermundohesh ne tere piruetat e nje nismeje te tille.

    Por shalegjati i Surrelit, qe me te drejte i jep ate qe edhe me syzet e te verberit mund ta veshtroje kushdo, pra ato reformat qe ka bere, nuk erdhi ne krye te PS-se nga gaveta, e gjeti ate te gateshme, dhe i zgjedhur, pasi e kaloi ne dushin lares te automjete, dhe ne thonjeprereset e buze-rruges, nje klasik i te korruptuarit te pacipe, e te hajdutit edhe te ndihmave per mbijetese per popullsine ne ate dhjetorin e larget t e1990-tes, nje fare Fatos Nano, e katapultoi ne krye te socialisteve, sikur te ishte Parisi i Helenes se Trojes.

    Qe eshte hipokrit dhe injorant ne drejtimin e shtetit dhe te ekonomise se tij, eshte tashme eqarte per te gjithe, sepse rreth tij, ka grumbulluar fekalet me te shemtuara te manipulimeve mafioze qe mund te kemi pare ne vendin tone, nen shembullin e mafieve italiane e me tej. Figura te tilla si Agaçi dhe Fuga, jane me tipiket e ketij monstruoziteti kriminal. Sepse te dy, njeri me eksperience ne drejtesine italiane te korruptuar dhe tjetri i “edukuar” ne kurset mediatike te mofiozit Berluskoni, duke i bashkuar te dipllomuarin me korrispondence ne Universitetin e Shkodres, Tahirin, nj kryebandit i basifondeve te krimit dhe vrasjeve te bujeshme ne Tirone e gjetke, nuk mund te mos i jepet , shalegjatit te Surrelit, diplloma e “Humus Causa” si plotesisht e merituar.

    Andaj, edhe me mefshtesine qe tregon prej disa kohesh, i nderuar Malaj-Thano, perseri te bej thirje te hulumtosh edhe ne drejtime te tjera, ku “gavetiste” si Bojaxhiu, per shembull, mund te promovohen per te drejtuar kete vend ne nje te ardhme te afert, pse jo edhe me votimet e 25 qershorit qe vjen.

    Sigurisht, dikush mund te permende gjashte denoncimet per shperdorim detyre dhe korrupsion te Bojaxhiut ne te kaluaren,e pa provuar ligjerisht, por kjo nuk do te thote qe ti japin mundesine dhe shansin e duhur qe te vere ne jete ate qe ka shpalosur, me grupin e tij te intelektualeve te te gjitha niveleve, per te drejtuar kete vend.

    Te pakten le ta fillojme me njeriun e “gavetes”, qe aq simpatikisht i paraqiti publikut librin me premtimet boshe te shalegjatit te Surrelit, keto dite rrugeve te Tirones. Nje grupimi te tille, mjaft modern ne zgjedhje, me te zgjedhurit e votuar on-line nga mijera qytetare, eshte jetike ti ipet mundesia per tu perballur me drejtimin e te ardhmes se Shqiperise, te cilit (grupim) mund ti bashkohen , pse jo, edhe te larguarit me forcen e kapadaillekut dhe megallomanise ediramiste, qe shume mund te konntribuojne ne ndertimin e se ardhmes.

    Si mund te lihet ne harrese nje personazh si Arta Dade, nje figure e shkelqyer ne qendrim e moral, nje personazh qe na e kane zili shume syresh edhe nga bota perendimore. Apo edhe te tjere te nivelit te saj, qe me eksperiencen e tyre kane ç’ti japin akoma ketij vendi.

    Mos u ngul vetem tek shalegjati i Surrelit, me teorine disfatiste “kur u ndame keto na rane”, sepse pa rrezikuar me te rene, pa tentuar me pak te njohuren, duke e ndihmuar ate te dale ne drite, nuk mund te kete nje permbysje te kodoshllekut te vjeter, qe vazhdon te na prezantohet si i ri, nuk mund te kete, rikthim ne normalitet, te te jetuarit te kujtdo qe ban pjese ne kete bashkesi njerezish te quajtur ne milenare albans apo shqiptare me pas.

    Reply to this comment
    • I MASHTRUARI June 10, 17:23

      Je shume subjektiv dhe me mllef , ne keto sa thua , z.
      Nevruz Vishanji ! Kryesorja per shqiptaret sot , eshte ringritja e shtetit te rrezuar per toke dhe jo eksperimente , per te promovuar te pa provuarit , qe do te ishte levizje ne nje rreth vicioz , pa asnje rugedalje ! Duhet te jemi shqiptare , para se te jemi partiake . Ndaj , mendoj se z.V.Malaj e trajton drejt problemin . Edi Rama nuk eshte njeri i pa gabueshem i rene nga qielli , por njeri i vdekshem , si gjithe te tjeret , qe duhet mbeshtetur pa tjeter kesaj radhe , ne te mire te shqiptareve e te Shqiperise . Mjaft u muaret me shalet e gjata te tij e idjotesira te tjera , kur nuk kini se ku te kapi .Vota e sotme eshte jetike per te ardhmen e vendit dhe te femijeve tane .

      Reply to this comment
      • Novruz Taip Vishanji June 10, 22:25

        ZOTNI I MASHTRUAR

        mendo mire para se te behesh tellall i nje njeriu qe vetem per Shqiperine e shqiptaret nuk ka menduar ndonjhere ne jete te tij. Qe vetequahesh i mashtruar, ben mire po me duket se nuk arrin ta kuptosh se je mashtruar pikerisht nga “sahlegjati” qe te paska hyre kaq shume ne zemer.

        Ka te tjere te shumte shqiptare qe e duan vertete kete vend, sepse ai “shalegjati” yt eshte vetem nje i ardhur ne keto troje nga nukdi cila krahine eku banojne edhe sot vlleherit i gjitheandejshem, pa te kaluar e aq me pak te ardhme.

        Thirri radakes kur ben aludime te tilla, sepse me duket se pak nga ajo kokaina qe aq shume i pelqen “shalegjatit” tend, ka turbulluar edhe veshtrimin dhe arsyen tende, tashme te komprometuar e te degraduar.

        Reply to this comment
  3. I.Troplini June 10, 08:02

    Online,

    mund tè dèrgosh njè koment tek DITA. Nè mè tè shumtèn e rasteve, ka gjasa tè duket dhe lexohet ai shkrim.
    Sa i pèrket tè njèjtès gjèje, tek administrata e kèsaj qeverie, harrojini iluzionet Z.Malaj. E vèrteta èshtè kokèfortè, edhe pse fushatè zgjedhore. Jo vetèm qè nuk ka pèrgjigje prej tyre por as tè mos iu shkojè ndèrmend ss do mbèrrini diçka, pa paguar.
    Nèse bèjmè bilanc tè punès sè kèsaj qeverie dhe tè kètij Kryeministri, atèherè dalim domosdomèrisht nè pèrfundimin se dritè-hijet, anojnè nga kjo e fundit.
    Nèse Edi Rama zgjidhet sèrish nga shqiptarèt, atèherè, jo mè pèr tè rilindur diçka sepse kjo u konsumua tashmè por thjesht pèr faktin se kjo skenè politike shqiptare, nuk servir asnjè alternativè tjetèr qè do ia vlente ta merrje seriozisht.
    Shqiptarèt nuk kanè pula Z.Malaj, ndaj iu duhet tè hanè sorrèn.
    Meqè jemi tek maskat, provojeni edhe Ju Zotèri njèherè, tè hiqni tuajèn pèr njè moment. Mbase do iu mundèsojè tè kini njè pamje HD tè rrumpallès korruptive nè Shqipèri. Nè spitale apo shkolla, bashki apo polici, gjithkund ku qytetari shqiptar e ka tè nevojshme dorèn e shtetit. Ajo dorè mbrojtèse dhe rregulluese mungon. Vetèm ata me maska, shohin gjithkund arritje.

    Reply to this comment
  4. info analitike June 10, 08:06

    Po ti je mjeshter i perdorimit te maskave o Viktor! Ke veshur masken e perendimorit per te fshehur enveristin e thekur brenda teje qe jeton ende me propagnden partiake.
    Ndonje fjale per viktimat e Gerdecit e te 21 janarit ke zotrote? Po per hashashizimin e Shqiperise? Po per koncesionet e hajduteve te rilindjes qe e cuan borxhin e shtetit ne shifra stratosferike? Me mire ta le me kaq se jane shume llogarite qe duhet te jape. Perse nuk behet nje bilanc i punes duke u nisur qe nga premtimet e bera ketu e kater vjet me pare? Perse humbet kohe ne batuta e barcaleta e nuk jepet asnje llogari per deshtimet?
    Mos u lodh kot per propagande se e kane zgjidhur Luli me Ramen dilemen tende duke bere koalicion. Duke ia dhene voten Rames ia ke dhene edhe Lulit e Saliut.
    Shiko si kane rene squke edhe antisalistet e forumit te Dites. Gezohu se me se fundi bijte e PPSH-se pas 27 vjetesh po bashkohen perseri per te plackitur vendin ashtu sic bene per mese 70 vjet.

    Reply to this comment
    • margo June 10, 12:32

      O ti i marri, me pseudonimin ” Info Analitike “. As Viktori, as Bedriu dhe askush tjeter nuk kane faj pse nje apo disa te marre si puna jote komentojne pa i lexuar shkrimet dhe i kane gati pergjigjet ” kontra “. Opinionet ” kontra ” jane te vlefshme kur kane argumente jo kur kane inate dhe mllefe. Autori e fajson Ramen dhe vetem ate per koncesionet si dhe per kanabisin dhe disa gjera te tjera ndersa ti i marri i pasherueshem e pyet pse nuk shkruan dhe per keto. Hajde budallenj, hajde.

      Reply to this comment
      • info analitike June 10, 16:08

        Ore ti trimi me nofke femre. Kane faj qe cke me te Bedriu, Viktori etj sepse keto gjera i shkruan tani qe nuk i fsheh dot. Nderkohe qe ne 4 vjet skandale rilindjote u moren me Saliun per te mbuluar zullumet e kryepsikopatit. Keshtu ore ti mendjeshkurter ruaj ato dy fije mend qe ke se ke 4 vjet qe shkoni pas nje te cmenduri e i marri qenkam une qe ju paralajmerova qekur ai u ul ne kolltukun e kryeministrit. Hej bela kur delet e kopese duan te sillen si qen karvani te gajasin fare. I marre eshte ai qe i del ne mbrojte te mareve e hipokriteve.

        Reply to this comment
      • As majtas, se djathtas, po si Franca June 18, 19:53

        O margo,
        Je ajo kerma ende e patretur e PPSH, moj!
        Qe na mburreshe me perparimi e diktatures e akoma nuk po te vjen truri, moj mbrojtese e krimineleve!
        Ti ka marre mend Partia e nuk can koke per popullin shqiptar, moj e pandergjegjshme!

        Reply to this comment
  5. Demokrati i vertete June 10, 08:12

    Po z.Viktor jeni i saktë, me llogjikë të qartë të një intelektuali të vërtetë shqiptar. Të falenderoj që flet mendimin tënd pa doreza. Personalisht jam me këto mendime po thuaj 90%. Kemi dalë nga një shoqëri e drejtuar nga monoparti shtet.Trashëgonim deri në vitet 2000 në rreth 70-80% të popullit që të drejtoheshim nga nji parti-shtet, më pas filluam të kuptonim se pluralizmi jepte një mundësi më të madhe. Fatkeqësi që pluralizmi u sajua artificialisht nga një grup njerëzish që ishinbtë thekur për monoparti-shtet dhe shkatërruan gjithçka. Shpresojmë të mbyllet pluraluzmi artificial 27 vjeçar dhe të përqendrohet drejtimi politik shqiptar jo më në pluralizëm qindra parti sshushunja, por në dy parti rivale serioze me koncepte ďemokratike por mbi themelet e ndershmërisë, besnikërisë tradicionale shqiptare. Besoj se z. RAMA është më afër parti-shtet që do të hedhë themeletce demokracisë shqiptare, e cilësoj shqiptare. Edhe një herë ju falenderoj që po shkruani me përgjegjësi qytetare intelektuale.
    Demokrati I vërtetë

    Reply to this comment
    • Jetimet pa pension June 18, 20:18

      O Demokrat i ” vertet”
      Maloja ka shkruar sic shkruan si qe ve Partine mbi dashurine per shqiptaret, per popullin qe po vuan…
      Ne se ti je demokrat, je vec per vete…

      Reply to this comment
  6. demo June 10, 09:10

    Meta ka humbur qetesine,sepse ne rast te koalicionit PS+PD,Demokrataxhinjt i njef mire nga afer qe nuk jane socialista,.Nuk jane nga ata qe heqin 5 drejtora.Demokrastaxhijte jane maloke arrogante qe te shkulin per zverku gjithe ata 300 mije militante te punesuar ne shtet nga LSI.Me i heq keta nga puna mbaron karburanti i Ilir Metes,le te kete pare me thase.Per 12 vjet ne pushtet,90% te punesuarve ne shtet jane te LSI.Demokrataxhijte nuk pyesin shume per te drejtat e njeriut,OSBE-ODHIR,bE.pEU,STRASBURGU,LU,VLLAHUTIN etj.Kjo e shqeteson Ilir Meten,prandaj del cdo dite ndonje Luanush,qe sqaron:-Nuk kemi gje me PD,aman,se nuk ju kemi ngacmuar!.LSI e di mire qe pushteti kryesor eshjte atje poshte ne drejtorite arsimore,drejtorite e naftes,shendetsise,KESH,Cez,Policite,etj.Atje kuadrin e ka pasur per 12 vjet ne dopre LSI.Me e marre PD,keta jane si ujq te uritur,per flokesh do t`i perzene nga puna te privilegjuarit e LSI.Ketu e ka hallin Ilir Meta.

    Reply to this comment
  7. Luani June 10, 09:16

    Nje analize perfekte,ose me sakte nje radiografi e skemes politike dhe e udheheqesve kryesore te partive tona politike.Nuk mund t’i heqesh nje presje.Ky shkrim eshte per ata qe i shohin gjerat pa syzet e partive politike dhe qe vene atdheun parpara partive.

    Reply to this comment
  8. Gani USA June 10, 09:22

    Ia ke fut kot o Viktor
    Thua per Meten si.mund te bashkepunoj ai me kriminelin Sali.
    Nderkohe harron cuditerisht qe Rama kriminelin r futi ne qeveri.
    E cuditshme nga ana juaj kjo mungese logjike. Vjen vetem nga verberia politike.
    Ne Meten e dime kush eshte. Nuk e njohem sot qe i duhet Rames “i keqi” per te verbuar turmat.
    Qendrimet e gazetes Dita kane qene me te pjekura se kaq lidhur me situaten brenda se majtes. Keta jane te vetmit qe kane luptuar qe pergjegjesia per te mos riardhur ne pushtet Saliu i pandeshkuar nuk i perket nje partie te vogel si LSI por nje partie te madhe si PS.
    Detyre te cilen PS e Rames nuk e ka kryer. Madje ka bere te kunderten

    Reply to this comment
  9. Lennard June 10, 09:26

    Fatkeqsia jone eshte se gjithmone duhet te zgjedhim te KEQE ME TE VOGEL.Pra ne fakt nuk flitet per Programe ,Alternativa apo ndonje gje tjeter..Per mendimin tim paresore eshte Reforma per Drejtesi dhe me pas Skanimi i politikaneve shqiptare dhe Kositja e te korruptuareve. A mund te realizohet kjo? Ja per kete jam une vete.

    Reply to this comment
  10. lejlek June 10, 10:05

    Me e keqja e te keqiave tek ne eshte se “lidere” me fuqi politike kur shohin se nuk i mbulon dhe e i shfajeson maska ,me reputacionin e tyre krijuar verberisht nga “turma “por tashme jo injorante po te joshura me pushtet e para i hakerrehen popullit .
    I hakerrehen pse nuk e votuan….pse po e perflasin ne mediat e shumta vizve e te shkruara se “suprizat nuk jane cudi e ne prape do te jemi te paret”
    Z Malaj me te drejte e ngre problemin me nje qefmosprishje por modeli Rama eshte me i perparuari deri tani.
    Por me i desheruari per drejtesine popullore roli opozitar i diteve te fundit ne qeverisjen e vendit me dore tehekurt pa toleruar ligjin bashke me perfaqesues te PD duket ogurmire per te ardhmen e vendit tone te lodhur nga maskarada e maskave te aparatcikeve
    te ketij shteti pa shtet akoma ,
    pse t’i bejme qefin vehtes jemi ne hapat e para dhe Edi e din shume mire kete gje dhe ne nje fare menyre po i sqaron troc njerzit.
    Nese nje suprize e pakendeshme paszgjedhore do te ndodhe ne lidhje me bashkeqeverisje hileqare , njerezit do te ndihen te tradhetuar dhe shprese humbur dhe edhe shume te tjere do te bejne gati valixhet per te ikur .Sepse hakerrimi i bere realitet me nje pushtet absolut nuk ka luge per te pamundurit e te pashpreset .Por do te bertasin “rrofshin hajdutet e maskarenjte”.

    Reply to this comment
  11. Sallakja June 10, 10:52

    Koncentrat, Viktor koncentrat.
    Ndryshe nuk lexohesh.

    Reply to this comment
  12. kris 1 June 10, 12:07

    Te thuash qe Edi Rama beri shtet se u paguan dritat nga te varferit duke denuar mbi 3500 vete dhe disa u detyruan te vetflijohen eshte te veshe nje maske e te jesh si thone komshijte tane Prosopulle politike.
    Shtet beri Enveri ,natyrysht me diktature sic po mundohet te beje ky shembelltyra e keqe e tij por qe per rrethanat nuk e arrin dot me nje adminisrate te korruptuar dhe me meshume lakrer forragjere ne koke sesa mendim shtet formues.
    Te votosh perseri Ramen do te thote te votosh perseri Saliun e meten,Te votosh korrupsionin dhe te konsolidosh dhunen verbale,ekonomike dhe shteterore.
    Do te thote qe ky popull te ndihet i mbrojtur nen pushtetin e mafies.
    Eshte mire te ndahemi nga nga pushteti i mafies megjithese ajo ka hedhur themele betoni ne Tirane.
    Neqoftese nuk e bejme kete ne Europe do te shkojme sic kemi shkuar,secili per vehte e zoti per Shqiperine.

    Reply to this comment
  13. Sokol June 10, 13:34

    Viktor Malaj dhe Mero Baze jane te vetmit analiste prej te cileve meson ndonje gje. Viktori krejt ndryshe nga Baze ka edhe moralin te paster, se duket qe nuk ka interesa personale te perzjera me “parimet” qe shesin shume analiste te tjere, perfshi edhe ata qe shkruajne ketu tek “dita”, dhe ketu nuk e kam fjalen per ndonjerin qe “merr” vesh nga te gjitha..
    Per fat te keq eshte si thuhet ne kete shkrim, shqiptareve ju duhet perseri te zgjedhin te keqen me te vogel, thene ndryshe PS pasi vetem Rama garanton te pakten zbatimin e Reformes ne Drejtesi. Fajin per kete zgjedhje perseri e kemi vete ne shqiptaret qe duke qene te pa afte, sahanlepirsa dhe te nenshtruar nuk kemi mundur te gjejme alternativa me te mira nga surratet qe kemi mbi koke. Sa per Meten…ske cthua, ai eshte i destinuar te mbaje “bllokun ne dore” se vetem keshtu prodhon vota.

    Reply to this comment
  14. Bureto June 10, 14:08

    Ilir Meta do ta veje perseri MASKEN me 24 korrik, por tashme do ta dine te gjithe se kush eshte prapa saj; Edhe ata qe nuk e kane ditur apo nuk e kane pranuar se Ilir Meta eshte nje biznesmen politik, i cili nuk ka parime, ideale dhe ndershmeri, pavaresihst atyre qe ka thene e thote. Per te ka vetem interesa PASURIE, sipas binomit Pasuri-Pushtet dhe Pushtet-Pasuri.
    Miku i tij ka qene dhe eshte Berisha, i ngjajshmi i tij, sepse duke ia kuptuar ambicjen, e peshkoi dhe e ia mesoj rruget per te marre PS-synimi i tij me i madh. Kur nuk ia arriti kesaj me maske, e hoqi ate dhe bashkepunoi haptas me Berishen ne vitin 2005, 2011 dhe 2013. Thenia “Per inat te sime vjehrre vete fle me mullixhine”, nuk ka perligjie me te mire se ne rastin e Metes. Personalisht mendoj se sot per sot e keqja me e madhe eshte kjo dyshe, sepse Berisha nuk ka vdekur. Ky nuk ka maske, vepron “sypatrembur’ ne mes te dites, me lojen e vet shpif-shpif se dicka do te ngelet, zanat qe e ka bere tere jeten, duke shantazhuar brenda e jashte vendit dhe nga te gjitha krahet. Ky eshte njeriu me i rrezikshem, prandaj dhe suporti qe i ka dhene dhe i jep Meta e ka vene kete ne nje pozite diskredituese.
    Sa per kujtese, (per ata qe nuk degjuan intervisten e Berishes transmetuar mbreme ne TVSH) pyetjes se gazetarit Dervishi se a ka ndonje arritje qeveria Rama gjate ketij katervjecari, ai iu pergjigj:
    -Asnje, veçse kenete!, dhe me tej, ne vend te asaj qe e pyeti gazetari renditi avazin e ‘qytetarit dixhital”, mashtrimin publik:
    1.-Rama ka harxhuar nga buxheti i shtetit 320 milione Euro per kolltuqe
    2.-Rama ka arrestuar 22.000 qytetare qe nuk kane paguar energjine elektrike
    3.-Gjate kater vjeteve te qeverise Rama nuk eshte bere asnje kilometer rruge, kur ne qeverisjen e tij u bene 11.000 km (gjithe Shqiperia ka 14.000, perfshire dhe ato te skërkave)
    4.-Gjate kater vjeteve nuk eshte bere asgje, zero, perveç kanabizimit te vendit
    5.-Nuk ka patur asnje investitor te huaj
    6.- Vendin e ka pllakosur pasiguria dhe per kete, iken nga Shqiperia 23.000 vete etj etj.
    Deri ketu, s’ka asgje te keqe, Berisha s’ka maske, eshte i drejperdrejte, kur eshte fjala per te luftuar kundershtarin e tij politik te rradhes, por e keqja qendron, pikerisht tek Meta, tek bashkekryetari i maxhorances qeverisese, sidomos keto 12 muaj te fundit, ku nepermjet tellalleve te tij amplifikonte pikerisht shpifjet e “qytetarit dixhital”,alias ‘dobesine’ e tij, bashkemekatarin Berishe. Gjë që s’e ka bere kurre ndaj Berishes, edhe kur ndodhen krime te tmerrshme si Gerdeci, 21 janari, vjedhja e hatashme e rruges se Kuksit apo mareveshjes se detit me Greqine. Kjo eshte maske dhe cfare maske!. Por çudia me e madhe qendron se ai s’ka turp ta beje kete edhe tani qe u zgjodh president me votat e socialisteve. Si do duhet qe ne shqiptaret, qe e duam serioz shtetin serioz, ta pranojme pese vjet kete ‘palo president’ si perfaqesuesin e unitetit te popullit, i departizuar dhe mbi palet? Si xhanem, nuk duroi te pakten edhe nje muaj me maske? Por, s’ke ç’ti besh zullumit. Ai keputet pikersiht atehere kur trashet.

    Reply to this comment
  15. Tap Topi June 10, 17:25

    Kur nje “unknown soldier” nuk denjon te heqe per vete masken e hipokrizise dhe militantizmit te semure, vlerat e tij, sado pene e forte qe te jete, ato mund t’i shumezosh pa problem me zero.

    Ndryshe do te ishte nese kete lloj maske, nje mendjendritur do ta shkembente me masken transparente te analistit apartiak dhe te paanshem.

    Duke iu referuar paragrafit te trete nga fundi, rrjedhimisht dhe ne lexuesve na lindin ne menyre spontane disa pyetje:

    1.) Kush mund ta besonte para katër vitesh, se “reformatori shtetformues”, per te ardhur vete ne pushtet do t’i duhej patjeter te bente haleance pikerisht me shkaktarin e protestes se 21 janarit?

    2.) Kush mund ta besonte para katër vitesh, se qeveria legjitime qe do te shpallej pas zgjedhjeve te 23 qershorit, fill pas ardhjes ne pushtet do ta hiqte masken e qingjit te bute, dhe ne vend te saj do te vinte ate te ujkut te pabese?

    3.) Kush mund ta besonte para katër vitesh, se qeverisja me “kthetrra te pastra” e bajraktarit vucidolas do t’i paraprinte e do te sherbente si udherrefyes edhe per pasardhesin e tij?

    4.) Kush mund ta besonte para katër vitesh, se premtimet rilindjote per te ndeshkuar krimet e bashkeudhetareve te tyre te politikes do te perfundonin ne kazanin edvinist.

    5.) Kush mund ta besonte para katër vitesh, se juristet tane impotente s’do te ishin ne gjendje te vinin ne zbatim per here te pare ne historine e vendit themelet e nje shteti vertet demokratik?

    6.) Kush mund ta besonte para katër vitesh, se premtimi rilindjot per krijimin e shtetit te se drejtes (Rechtsstaat), i cili ka si baze respektimin e te drejtes qytetare dhe barazine para ligjit, do t’ja linte vendin hipokrizise dhe mashtrimit me te ashtuquajturin “Vetting”?

    7.) Kush mund ta besonte para katër vitesh, se juristet tane impotente s’do te ishin te zotet te vinin ne zbatim ligjet ekzistuese (ligjet jane, por nuk zbatohen!), pa qene nevoja te presin “peshqeshe” te tilla ambasadoresh, te parashikuara me teper per te guxhulitur poshte sqetullave ca gjyqtare (gjynahqare) te korruptuar e pa imunitet, dhe jo per te ndeshkuar ne menyre shembullore kokat e krimit 70-vjecar ?

    8.) Kush mund ta besonte para katër vitesh, se shpenzimet per shembjen e ndertesave pa leje (pshm. ndonje hotel gjigand buze detit Jon), do t’i kompesoheshin ndertuesve te paligjshem me ane te “demshperblimeve” me shuma marramendse?

    9.) Si mund te flitet ne tym per “reforma te sukseshme”, kur qytetarit personalisht i mungojne efektet e dobishme qe sjellin ato? Me kete dua t’i rikujtoj autorit, se pseudo-reforma e arsimit pshm. ka ngjallur mjaft protesta studentore.

    Nje qeveri qe mbahet ne kembe fale nepotizmit dhe diletantizmit te theksuar nuk mund te merret haptazi ne mbrojtje me retorika boshe ne kombinacion me ngjyrime letrare te tipit “lavazh viktorjan”, se po te jete per zbukurime fasadash, ne e kemi nje prototip. Pasi ky prototip e nakatosi sic donte persheshin e tij (ndryshimi inenit 449, dhe me pas krushqia me cadristin), do te ishte injorance e theksuar te besosh, se me nje mandat i dyte katervjecar, “ndermarrja asociale” e akomoduar ne seline rrozge do te angazhohej seriozisht per vendosjen e demokracise, dhe zhdukjen e praktikave te shumeperfolura shtetshkaterruese, sic jane mosndeshkimi i krimit ne instsancat e larta, ndeshkimi absurd i fukarenjve (burg per konsumatorin e energjise elektrike s’pati as ne diktature”!!!), gjobvenia vend e pa vend ndaj biznesit dhe qytetarit, dhenia pa hesap e koncesioneve, etj.

    Pas 4 vitesh tallje e hapur me vete socialistet dhe elektoratin, dhe pas mungeses se theksuar te pergjegjsise per te permbushur te pakten minimumin e premtimeve te bera gjate fushates parazgjedhore te 2013-es, do te ishte absurditet te votohet ndonjera prej tre cetave simotra (PS-PD-LSI), dhe me pas te shpresoh se do te kete permiresime te ndjeshme ne zhvillimet ekonomike, ne terheqjen e investimeve, ne uljen e papunesise tejmase e larte, ne mjeksine “falas”, ne luften kunder korrupsionit, droges, krimit te organizuar dhe prostitucionit.

    Perpara se te degjojme apo jo bresheria imagjinare shqelmash ne 2021 kemi perpara ca “ultratinguj”, qe s’i kapin kollaj veshet e bukosur te militarucave. Kush eshte ne kontakt te vazhdueshem me shtypin e perditshem (sidomos ai online) dhe nuk kufizohet vetem ne dy-tre portale te shitura, ai eshte ne gjendje t’i nxjerre vete konkluzionet e duhura.

    Opinioni publik i shprehur permes komenteve, ndryshe nga i ashtuquajturi “barometer politik” apo sondazhet e manipuluara, po deshmon gjithnje e me shume se si po i “percellohen” faqet gazetave nga zerat kritike te popullit opozitar.

    Bej dhe pak durim deri ne fund te qershorit. Deri tani s’kemi pare vertet gje akoma. Kush e di se c’do shohim. Bota – thone – eshte (plot) me rrota…

    Reply to this comment
  16. ETHEM June 10, 17:34

    ARTIKULL I SHKELQYER.ATA QE DALIN KUNDER-JANE BERISHIST TE REGJUR.SB E LB JANE KRIMINEL TE HERDECIT,21 JANARIT E KO.POR NESE SB BEN GAM-GAM,TE VRET NATEN E TE QAN DITEN,LB E IM TE VRASIN E NUK TE QAJNE.TI LEME TE TJERAT,POR TE KUJTOJME OLLDASHIN QE E VRAN E NUK E QANE SB E LB.NDERSA LIKE FLORIRI ME “QETESIN, DASHURIN” DUKE U MBESHTETUR TE SALIU KA MBIJETUAR NE POLITIKE SA DESHI KUR DIHET TE ISHIN NE BURK TE TRE.KM RAMA KA GABIMET E TIJ NE DRETIMIN E QEVERISJES ME SANOTATORIN META,POR NUK KA VJEDHUR E VRARE SI ATA TE TRE.NDAJ RAMA JO VETEM DUHET VOTUAR PER 4 VJET TE TJERA;POR DIHET CILESUAR SI KM ME I MIRE NE KTO 27 VJET E ME TEJ.AI ESHTE PUNETOR,VIZJONAR,LARGPAMRS DHE SHTET NDERTUES.PER TE MIREN E VRNDIT AI PO SAKRIFIKON PUSHTET, QE SALIU NUK E BENTE MARVESHJEN RAMA -BASHA.ME 25 QERSHOR DO SHIFET KUSH DO JET PD E LSI.DY PARTI QE I KANE PIRE GJAKUN KTIJ VENDI DHE HIQEN SIKUR NUK KAN NER ASHJE.KJO ESHTE HIPOKRIZIA E TYRE E SHFRENUAR.

    Reply to this comment
    • As majtas, se djathtas, po si Franca June 18, 20:12

      O margo,
      Je ajo kerma ende e patretur e PPSH, moj!
      Qe na mburreshe me perparimi e diktatures e akoma nuk po te vjen truri, moj mbrojtese e krimineleve!
      Ti ka marre mend Partia e nuk can koke per popullin shqiptar, moj e pandergjegjshme!

      Reply to this comment
  17. Dash June 10, 17:53

    Do t’ju lutesha te gjithe komentuesve te shenojne ne fund te komentit se per cilen parti apo politikan do te votonin, keshtu do te ishte e qarte se si e mendojne, (me duket se po flasim per maskat)…eshte e thjeshte te kritikosh nga jashte nje person qe ndoshta te rri edhe antipatik (duke njohur shqiptaret)..por pa e vrare mendjen aspak per te ardhmen e shqiperise …hiqni maskat edhe ju…personalisht do votoj Ramen , po te me gjeni ndonje m..t me te mire me thoni, se dikush duhet ta coje perpara ket vend..

    Reply to this comment
  18. andromeda June 10, 18:20

    More zotni, sa shpejt e harroni vettingun dhe merreni me gjoja interesat partiake në sjelljet dhe qëndrimet e forcave politike. jellja e Metës është e një njeriu që ka frikë vettingun aq sa edhe Saliu me Lulin. Por marrëveshja Rama-Basha ka mbyllur çdo shteg për kapjen e tyre nga ‘drejtësia e reformuar’ që si rrjedhim s’ka për të qenë kurrë një e tillë për sa kohë do vazhdojmë ti kemi nëpër këmbë Berishën, Metën, Lulin e co.

    Reply to this comment
  19. katarakti June 10, 20:42

    Po me habit “Dita”. Si eshte e mundur ky shkrim pro Rames dhe kunder Metes?! Nuk po e marr dot veten dhe me duket sikur jam ne enderr. Nuk e kuptoj çfare ka ndodhur! Kush mund te ma spjegoje?!

    Reply to this comment
  20. Lira June 18, 20:37

    Zoti Malaj
    Shkruani shkurt, pasi te mendoheni gjate
    se na vidhnin kohen!

    Apo e keni me sasi rrokjes pagesen?

    Shume shkon per lume!
    E s’te ngop shume!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*