“Kur Hodo bej Sokoli shpallte Pavarësinë e Shqipërisë në Shkodër më 19 prill 1880”

November 1, 2017 11:42

“Kur Hodo bej Sokoli shpallte Pavarësinë e Shqipërisë në Shkodër më 19 prill 1880”

 

Nga Aurenc Bebja*, Francë

Gazeta franceze, “Le Temps”, ka botuar, të martën e 11 majit 1880, në faqen n°2, letrën kurioze, të botuar pak kohë më parë në gazetën austriake, “Tageblatt”, në lidhje me fjalimin e kolonelit shqiptar, Hodo Sokolit, të mbajtur gjatë shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në Shkodër më 19 prill 1880.

Çfarë ka shprehur më konkretisht Hodo Beu gjatë asaj dite? Në vijim, do të gjeni rrëfimin e tij të plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania”:

Kolonel Hodo Beu organizon shqiptarët në Tuz. Ai ka të gjithë besimin e tyre nga pikëpamja ushtarake. Princi i Mirditorëve, Prenk Bib Doda u thirr më 21 prill për të deklaruar përfundimisht nëse ai donte të merrte pjesë në luftën kombëtare.

Këto të dhëna bëhen të besueshme pas letrës kurioze që Tageblatt-i i Vjenës ka marrë nga një shqiptar katolik, i njohur në Shkodër, dhe që ne po e riprodhojmë nga kjo gazetë:

Në asamblenë e madhe, të mbajtur më 19 prill në Shkodër, u shpall pavarësia e Shqipërisë. Hodo Beu mbajti fjalimin e mëposhtëm në shqip:

“Të nderuar vëllezër, ministrat e mbledhur në Berlin reaguan në mënyrë të paditur ndaj vendit dhe banorëve tanë, ku na shitën, neve, racën më të pastër dhe më fisnike në botë, ndaj një populli malësor që gjendet në nivelin më të ulët të qytetërimit, i cili deri tani ka jetuar vetëm me lëmoshat që ka kërkuar nga princat e Evropës. Ju, pasardhësit e drejtpërdrejtë të Mbretit Shqiptar Skënderbe (Aleksandrit të Madh), të braktisur nga të gjithë, të rrethuar nga një bandë ujqërish të uritur që ruajnë gjahun e tyre, ne do të dimë të mbrohemi dhe të nderojmë varrezat e etërve tanë. Ne kemi fshehur dhimbjen tonë dhe kemi dhunuar ndjenjat tona më të shenjta kur dorëzoheshin të armiku vëllezërit tanë të Podgoricës dhe Spuzit. Ne nuk do të bëjmë asgjë më shumë për të ndryshuar me forcë gjendjen aktuale të gjërave; por ky është koncesioni i fundit që ne mund të bëjmë. Nesër, vëllezërit tanë, Hoti, Kastrati dhe Kelmendi do të dorëzohen në mëshirën e armiqve të tyre. A do ta lejoni këtë gjë?”

Britma “Io” (Jo) e shtyrë prej një mijë zërave është përgjigjja e kësaj pyetjeje.

Pastaj oratori vazhdon:

“As unë nuk e dua; Unë, Hodo Beu, i cili për pesëdhjetë vjet u kam shërbyer sulltanëve me besnikëri; por sot duke e njohur vullnetin e sulltanit, unë shkëputem nga ai dhe nuk njoh as padishah e as Stamboll.”

Me shqiptimin e këtyre fjalëve, plaku i zjarrtë grisi spaletat prej ari të uniformës së tij, hoqi dekoratat e shumta dhe i hodhi për tokë. Njëqind e pesëdhjetë oficerë turq (shqiptarë me origjinë), të cilët morën pjesë në asamble, ndoqën shembullin e kolonelit; ata shqyen simbolet e gradave të tyre, po ashtu dhe dekoratat, dhe i shkelën me këmbë.

Hodo Beu vazhdoi me këto fjalë:

“Ne nuk kemi më asgjë të përbashkët me padishahun dhe këta efendij të Stambollit, kështu që le t’i tregojmë vendit atë që ne jemi me të vërtetë. Bajraktar i fisit Hoti, bëj detyrën tënde.”

Në të njëjtin moment, shfaqet në ballkon një luftëtar shtatgjatë me fytyrë esmere; Shohim xixëllimin e një jatagani: ai godet shtyllën në të cilën varet flamuri i Gjysmëhënës së sulltanit, i cili bie në pluhur. Ngritësi i vjetër i flamurit të Hotit vendos flamurin e ri kombëtar të Shqipërisë, me ngjyrë të kuqe dhe me një luan që kërcen. Gjatë kësaj pamje, u dëgjua një thirrje e furishme, dhe Hodo Beu foli sërish:

“Armë, ne kemi me bollëk dhe do të kemi krahë të mjaftueshëm për t’i përdorur ato. Municione, ne kemi mjaft për të luftuar disa vite. Vetëm paratë na mungojnë, sepse shqiptari është i guximshëm, por i varfër.”

Me këto fjalë, dekani i korporatës së tregtarëve ngrihet dhe njofton se: “një grup bankierësh të Shkodrës, Zotërinjtë Pema, Bianchi, Summa, Paruzza, Nicolodjaba, etj, deklarojnë se janë të gatshëm të paguajnë çdo ditë 10.000 franga ari në duart e komandantit të përgjithshëm për burrat që janë aktualisht në ushtri.”

Mungonte vetëm zgjedhja e kryekomandantit. Por Filip Seismit-Doda, vëllai i burrështetasit italian me të njëjtin emër (mbiemër), për të shmangur çdo grindje konfesionale, propozon emërimin e dy kryekomandantë, një të krishterë dhe një mysliman. Kjo rezolutë u miratua dhe princi Prenk Bib Doda u emërua, pothuajse njëzëri, komandant i përgjithshëm i luftëtarëve të krishterë; ndërsa kolonel Hodo Beu, komandant i përgjithshëm i luftëtarëve myslimanë. Ky i fundit ofroi të shkojnë që të nesërmen në territorin e Hotit, i kërcënuar i pari nga pushtimi.

* Kush ishte Hodo Sokoli

Hodo Sokoli (1841-1883) ishte veprimtar i dalluar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kryetar i Komitetit të degës së Lidhjes për Shkodrën për mbrojtjen e tërësisë territoriale të vendit.

Që në fillim të vitit 1880 doli hapur kundër vendimit të Portës së Lartë për t’i dorëzuar Malit të Zi Hotin dhe Grudën dhe në mënyrë demonstrative zhveshi publikisht uniformën e kolonelit të xhandarmërisë turke.

Në prill-korrik 1880 Hodo Sokoli drejtoi luftimet për mbrojtjen e Hotit dhe të Grudës dhe dha një ndihmesë të rëndësishme për kurorëzimin me sukses të luftës së vullnetarëve shqiptarë kundër ushtrisë së rregullt malazeze.

Pas rënies së Ulqinit në duart e Malit të Zi, Hodo Sokoli u arrestua dhe u internua në Anadoll, prej nga nuk u kthye më.

Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)

November 1, 2017 11:42
Komento

13 Komente

  1. Guri Naimit D(Dh.Xh.) November 1, 14:34

    Faleminderit Aurenc Bebia-nga Franca shkruar;
    -Te RENE perqafoje te Vjetren MOS e Harro! Faleminderit-mesazhi juaj ky!,
    Ato vite sa gjithe pasuesit,kurorerezuar me shpallien e Pavarsise vendit,jane VITET e HEROIZMIT masiv SHQIPTAR.-Kurorezuar me fitore Ismail Qemali me shoke.
    Lavdi Herronjve mbare shqiptare ne SHEKUJ !
    Faleminderit AUTORIT Aurenc Bebia-France.

    Toronto 01-11-2017 Guri Naimit D.(Dh Xh.)

    Reply to this comment
  2. Novruz Taip Vishanji November 1, 15:12

    FALEMNDERIT AURENC !

    Nuk e njihja historine e Hodo Sokolit, edhe pse jam nje ster-sternip i tij, sepse ngjarjet historike duhet ti marrim vetem nga shtypi dhe mediat e huaja.

    Fisi i Sokoleve ne Shkoder, ka qene nje prej me te rendesishmeve (jo se jam i gjakut te tyre), nje “Dere e Madhe”, vertete atdhetare.

    Po te shohesh ne gjithe publikimet e deritanishme, asnjehere nuk permendet fisi i Sokoleve ne Shkoder, edhe pse te gjithe e dijne (te vjetrit) se ata ishin poseduesit me te medhenj te gjithe qendres se Shkodres, qe nga terreni ku eshte ndertuar Teatri Migjeni e deri tek terreni ku eshte ngritur Stadiumi qytetar.

    Perseri ata banojne dikund afer qendres, aty ku kishin edhe zanafillen avet e tyre shkodrane.

    Faleminderit edhe nje here per hulumtimin qe ke bere.

    Reply to this comment
    • ELIOT November 4, 19:26

      SHUME TRIM I MADH … PASKA QENE DHE I ZGJUAR ..PATRIOT … BRAVO TE MARRIM SHEMBULL AKOMA SOT SHQIPTARET SE VETEM TE BASHKUAR SHQIPERIA KOSOVA BEHEMI TE FORTE … EDHE UNE PER HERE TE PARE PO LEXOJE PER KETE BURRE TRIM POR NUK CUDITEM ENVERI LEJONTE VETEM RRENA PER HEROIZMAT E VETA TE IMAGINUARA DHE LEJONTE TE SHKRUANIN VETEM POZITIVE PER PARTINE BOLSHEVIKE …. PRANDAJ SHQIPTARET MESOJNE TANI SHUME GJERA NGA GJYSHERIT TANE ..NGA BURRAT SHQIPTARE QE LUFTUAN ME TE VERTETE PER VENDIN .JO PER DOLLARET SI TANI .MERCI .

      Reply to this comment
  3. Mark .U.K November 2, 09:34

    Nek e kam ditur ate qe paska ba ky Hodo,po deri sa paska grad turke e ka humbur ate qe ka ba.Kushdo qe ka marr gja nga turqit ashte e kot te flitet deri edhe te bajraktart.

    Reply to this comment
  4. Mark .U.K November 2, 09:35

    Nuk e kam ditur ate qe paska ba ky Hodo,po deri sa paska grad turke e ka humbur ate qe ka ba.Kushdo qe ka marr gja nga turqit ashte e kot te flitet deri edhe te bajraktart.

    Reply to this comment
  5. demo November 2, 13:16

    Hodo bej Sokoli eshte gjyshi i Ramadan Sokolit,etnograf,muzikolog,folklorist i shquar.Ai vete bashke me te vellane provuan burgun komunist,ndersa motra e tyre u cmend nga torturat e rinise komuniste ne konviktin e shkolles normale.Hodo Sokoli nuk shpalli pavaresine e Shqiperise ne mitingun e 18 prillit 1880 para popullit te Shkodres,por vendosmerine e popullit Shkodran per te mos leshuar ne duart e Malazezve tokat shqiptare,qe iu falen Malit te Zi nga kongresi Berlinit.Sidoqofte pas arrestimit te Hodo Sokolit ne afersi te Shengjinit nga xhandarmeria turke,Ushtria turke arriti te smbrapse trupat vullnetare shkodrane qe shkuan ne mbrojtje te Ulqinit dhe pas nje demostrimi te flotes se fuqive te medha,arriti t`i fale Ulqinin dhe Tivarin Cernagores.Duke i falur Cernagores Ulqinin,Zhabjakun,Shpuzen,Tivarin,Tuzin,Podgoricen,n 1880,turqit arriten te shpetonin Thraken perendimore,te pushtuar nga 250 mije ushtare ruse ne frontin Bullgar.

    Reply to this comment
  6. MH November 2, 18:38

    Qe ne femijeri,kam ndigjue per Hodo Sokolin si nji figure e shquar patriotike.
    Kjo histori jo krejt e pa ditun.Por ti bahet e ditun te gjithe atyne turkoshakve ne Kosove qe e konsiderojne Skenderbeun tradhetar.Kur Hodo Sokoli e kundershton pushtimin turk dhe kerkon ringritjen e popullit shqiptare per te fituar pavarsin.Ides se Tije asht teper pozitive dhe krenare kur deklaron se jemi pasardhësit e drejtpërdrejtë të Mbretit Shqiptar Skënderbe (Aleksandrit të Madh), Njikohesisht asht teper pozitive dhe ekstra patriotike kur heq uniformen ushtarake te ushtrise pushtuese Turke.Kjo tregon qe dallkauket sot pro turqin dhe arabine jane ne rruge te shtrember tansisht anti atdhetare.

    Reply to this comment
  7. Brikena Bogdo November 2, 18:56

    Une jam nje stermbese e Hodi Beg Sokolit. E kam studjuar gjate kete figure dhe veprimtarine e tij jo vetem ushtarake por edhe diplomatike. Kam patur fatin te gerrmoj neper korrispondenca te konsujve Britanike apo Austro Hungareze, te cilet hedhin driten e se vertetes per kete figure, per ta vene ate ne piedestal. Ne keto leterkembime dalin fakte te papermendura, si psh, ngritja prr 8 muaj e weverise se pare shqiptare, apo kerkesa qe I behet Hodo Sokolit, ne dhjetor te 1880 qe te shpalle pavaresine e Shqiperise

    Reply to this comment
    • Novruz Taip Vishanji November 3, 14:01

      BOGDO STERMBESE E HODO SOKOLIT ?

      Me habit moj çupeze buzequmesht, se pari nga mbiemri yt largqofte malazez, qe i ngjitesh keshtu pa terezi nje fisi shkodranesh te nderuar, te harruar nga historia e politika si e djeshme ashtu edhe kjo e sotmja.

      Besoj e kupton edhe ti qe mund te jesh brezi i dymbedhjete i Sokolajve te Shkodres, nga ndonje shkuesi e rastit andej nga eshte yt ate, por kurre nuk mund te kesh as tiparet e as tagrin e Sokolajve te Shkodres.

      Une ne kete foton e publikuar shikoj tiparet e shume te afermeve te mi, veçanerisht hunden e brishte ne maje dhe pak te lartesuar ne zbritje. Nuk di sa i afrohesh portretit te tij, e megjithate kujtohu qe jam shkodran e ster-sternip i Hodo Bej Sokolit.

      Dikush me lart permendi Ramadan Sokolin, si nip direkt i Hodos, mundet, por mos harro se sot ne Shkoder jetojne edhe niperat e tjere, qe ngjajne si dy pika uji me kete foto te Aurencit.

      Futi nje turr vrapi qe te bindesh, i ke aty, prane stadiumit, tere fisin e Sokolajve shkodrane dhe jo Bogdane.

      Reply to this comment
      • Brikena Bogdo February 18, 14:32

        Jam Brikena Bogdo, krenare qe i perkas Bogdove por edhe Sokoleve. Sigurisht qe jam stermbese, pasi jemi ne shekullin e 21, ndersa Hodo Sokoli ka jetuar ne shekullin e 19. Cinizmi juaj i pashoq nuk me ndalon te jem stermbese e tij. Se pari po ju sqaroj qe gjyshja ime Vehbie Sokoli eshte mbesa direkt e tij. Ramadan Sokoli nipi i Hodo Sokolit eshte daja i mamiase time, Teutes. Se dyti familja Bogdo eshte nga jug,aspak malazez. Se treti nuk thashe qe jam stermbesa e vetme e Sokolajve, sigurisht qe ne Shkoder ka dhe sterniper e stermbesa te tjere, qe e dine shume mire historine e tyre

        Reply to this comment
      • Brikena Bogdo February 18, 14:36

        Se pari jam shume krenare qe jam pjese e familjes Bogdo qe eshte nga jugu dhe aspak malazeze. Se dyti, gjyshja ime Vehbie Sokoli eshte mbese direkte e Hodo Pash Sokolit. Se treti Ramadan Sokoli eshte daja i mamase time Teutes. Se katerti shko turru nje vap tek familja e Sokolajve dhe pyet per gjyshen time Vehbie Sokoli

        Reply to this comment
      • Brikena Bogdo February 18, 14:40

        Se pari familja Bogdo eshte nga jugu dhe aspak malazeze. Se dyti gjyshja ime eshte Vehbie Sokoli, mbese direkt e Hodo Sokolit.Se treti Ramadan Sokoli eshte daja i mamase time, Teutes. Se katerti vrapin shko beje ti dhe pyet per gjyshen time Vehbie Sokoli

        Reply to this comment
    • Fredi April 5, 15:35

      I like it

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*