Kur humbet një grua që s’e ke njohur kurrë (Për Rolanda Dhimitrin)

Nga Mira Kazhani* July 24, 2014 09:30

Kur humbet një grua që s’e ke njohur kurrë (Për Rolanda Dhimitrin)

Ajo u shua në një ditë të martë, larg Shqipërisë, në shtëpinë e dytë, në Boston SHBA. Qe një ikje e parakohshme për një grua që koha ishte veçse një konvencion. Ajo nuk ishte ndryshe, e veçantë, ajo ishte një grua thjeshtë e zonja, – kështu do më tregonte në telefon një mike e saj duke më kërkuar ndjesë që nuk ma kish thënë këtë kur ajo ishte e gjallë dhe ndoshta unë do kisha mundur që përmes skype të kryeja një lunch me Rolanda Dhimitrin. Do kisha dashur shumë, pas atyre që dëgjova për të dhe sidomos tani që shoh foton e saj. I kundroj mirë tiparet, dhe them me vete një thënië labe: Ishe njeri u bërë fjalë. Do kisha dashur shumë ta takoja Rolanda Dhimitrin sepse ky vend nuk ka nevojë për çupëlina që kanë marr flamurin e famës, nuk më vjen keq të fus edhe veten time. Me siguri pedagogia e Kimisë Organike e ka ditur mirë që çdo gjë në jetë është kimi, jo vetem dashuria. Mikja e përbashkët më tregoi aq shumë për Rolanda Dhimitrin dhe uroj të më ndiqni më poshtë.

“-Ti nuk e di, por ajo nisi të vdes nga pak që pas humbjes së të vëllait ,Kosta Trebicka në vitin 2009. Në atë kohë u shfaq edhe përbindshi i sëmundjes, që nuk të lë shumë kohë për të ndarë me familjen dhe miqtë. Ishin shumë të lidhur motër e vëlla. Ajo si më e madhe e kishte rritur me përkujdesje të vëllanë, dhe befas një ditë ai iku pa pyetur, pas një gjahu.”

-Rolanda, kishte shumë mikesha, mes tyre gra të njohura dhe me karrierrë në jetën publike si Diana Çuli apo Valentina Leskaj me të cilat themeluan edhe Forumin e pavarur të Gruas shqiptare në vitin 1991. Që nga viti 1994 deri më 2002, ngriti në këmbë e drejtoi Fondacionin Shqiptar për Shoqërinë Civile, i cili përkrahu shumë e shumë organizata joqeveritare. Në këtë rol, ishte pa dyshim një figurë shumë e rendësishme në zhvillimin e shoqërisë civile.

Para dy ditësh miqtë e saj u mblodhën për të pirë një kafe me të në një nga lokalet e Tiranës. “Rolanda ishte aty, në formën e një buqete lulesh, siç kish qënë fundja gjithmonë ,gruaja që sillte vetëm paqë dhe buzëqeshje për mikeshat e miqte. U fol gjatë për jetën e saj, për momentet e vështira të përmetares së lindur e rritur në Tiranë. Kujtuan Rolandën e plot momente me dritë të kaluar me të; udhëtime jashtë vendit, zakonin e bukur për të marrë gjithmonë një radio me vete, ku dëgjonte muzike klasike gjatë fluturimeve të gjata, punë të përbashkëta, mbledhje të bordit të fondacionit ku mbizotëronte paqe, përkushtim, e njerzillëk pa fund. Disa shkuan në kohët e gjimnazit Qemal Stafa, kur Rolanda mbahet mend si nxënësja e shkëlqyer, të tjerë kujtuan kohën kur ajo ishte edhe deputete , fiks në këputjen e kërcellit të diktattyrësm në vitin 1990. Nuk është e lehtë të humbësh një mike? –i thashë mikes së përbashkët që fliste me emocion në telefon. Përtej dëgjova një kërcitje zemre e cila në çast me dha një ide. Të shkruaja për gruan që se kisha takuar kurrë por që me siguri ka bërë diçka të mirë për mua dhe çdo grua shqiptare. E di që për ndokënd, kjo tingëllon patetike, aq më tepër që ne si komb kemi një raport dramatik me vdekjen, a thua se ajo i përpin deri në fund njerëzit tanë. I merr bashkë me realitetet e tyre, me dramat, me sukseset, me ëndrrat, me fustanët e bukur, më këpucët. Pa lënë asgjë, veç atij togfjalëshit të hollë: Ishte njeri i mirë. I vetmi çast ku ne si popull nuk jemi më hakmarrës. Por në këtë rast ndjeva se duhet të shkruaja për gruan që vdiq në Boston ditën e martë. Më pëlqeu emri i saj me pak kimi mashkullore, Rolanda. Edhe tani që shkruaj jam në trishtim e sipër dhe më ndërmenden fjalët e mikes së përbashkët në telefon.

-“Ah Mira, dhe diçka tjetër, asaj i pëlqente shumë të fliste në skype me miqtë. Ishte gjithmonë e malluar për Tiranën. Ajo u largua në vitin 2002 për t’ju bashkuar të birit dhe bashkëshortit të saj. Nuk deshi kurrë të largohej, por familja është një thirrje e brendshme që i kalon përmasat e qytetit, karrierrës. Ajo megjithatë ja doli që edhe atje të ringrihej, të rishpikej. Ajo ndërtoi karrierë si punonjëse shkencore dhe pedagoge në një universitet të rëndësishëm në Boston. Ishte aktive në komunitetin shqiptaro-amerikan në Masaçuset.

Ishte e jashtëzakonshme Rolanda Dhimitri.

Sot në Tiranë ka rënë shi dhe dielli i pasdites përzihet me avujt e asfaltit të qytetit. Është një nga ato çastet e natyrës kur qyteti merr formën e një zemre, ndonjëherë edhe të pikëlluar. S’di pse besoj se po të ishte Rolanda Dhimitri, tani do merrte atë radion e vogël dhe do dëgjonte muzikë klasike.

P.S për Rolandën, gruan që s’e njoha për së gjalli.

* Rubrika LUNCH në DITA

Nga Mira Kazhani* July 24, 2014 09:30
Komento

11 Komente

  1. zeqo July 24, 10:45

    Nje kujtese gazetarit, zotit Ermir Hoxha.

    E nderuara Rolanda dhimtri eshter motra e Kosta Trebickes, a do shpreh ngushellime Saliu dhe familja Berisha dhe Ftamir Mehdiu per vdekjen e saj? Jo per gje, por meqe i vrau vellane ne “gjueti” dhe meqe me Trebicken kishin biznesin e trafikut te municioneve dhe vetem ai e baxhanaku Ssaliut nuk eshte gjalle ndersa te tjeret jane ne parlament dhe ne biznese mafuizoe ne vazhdim………………

    Reply to this comment
    • Isamedin July 24, 13:05

      O Zeqooo, fol o fol edhe ti, tamam “si e ema e Zeqos, maje thanes”…

      Reply to this comment
    • Inna July 24, 15:21

      Me vjen keq kur lexoj komentin e mesiperm – por sic thone INJORANCA nuk ka kufi, keshtu dhe ky ZEQO e perfaqeson INJORANCEN me dinjitet

      Reply to this comment
    • elio July 24, 15:34

      u lodhem me elegjite per artistet e politikanet….filloni te flisni pak per njerezit e thjeshte qe bredhin gjithe diten per buken e gojes e bejne kaperdime( me te bukura e te mundimshme se artistet e cirkut) per te kaluar muajin….

      Reply to this comment
  2. durim Satka July 24, 10:58

    Rolanda Dhimitri – zeri aktiv, paqedashes, qytetar e intelektual ne Diasporen Shqiptare! Ikaj e parakoheshme e kesaj zonje fisnike dhimbje per familjen te afermit dhe komunitetin “bostonian-shqiptar” . U prehsh ne PAQE! Te qofte dheu i lehte! I perjetshem kujtimi! Me duket se ka nje pasaktesi ne kete artikull shume te ndjere dhe te mrekullueshem –Kosta Trebicka eshte korcar -dhe si Rolanda permetare?

    Reply to this comment
  3. Inna July 24, 15:31

    Per gazetaren – Per te gjithe ata qe e njohen per se afermi ishte nje humbje shume e madhe – Znj. Rolanda Dhimitri ishte shume e qete, e qeshur, e zgjuar, zemer madhe, kurre nuk gjykoi por gjithmone ndihmoi kedo, te njohur e te panjohur. … Ajo u largua nga ne ne 18 Korrik dhe ceremonia e varrimit u be ne 22 Korrik. RIP

    Reply to this comment
  4. xhuvanaq July 24, 18:47

    Me vjen shume keq per ndarjen nga jeta te Znj. Dhimitri. Znj. Rolanda Dhimitri ishte shume e qete, e qeshur, e zgjuar, zemer madhe, kurre nuk gjykoi por gjithmone ndihmoi kedo, te njohur e te panjohur…. Me te gjithe ndaj te njejtin opinion per shkencetaren Prof. Doc. Dhimitrin. Do te doja ti sugjeroja gazetares mos shkoje aq larg ne Boston te pyese shoqen e vet, mjafton te shkoje ne Rektoratin e Univeritetit te Tiranes dhe do te mesoje shume per ate grua fisnike,shkencetare gojeembel dhe fjalepak, petagoge e shkelqyer dhe ZevendesRektore qe çdo student do te gjente nje dere ku te zgjidhte problemet e veta. Pas viteve 90, tek Fondacioni, qe drejtonte Znj. Dhimitri ne vilen e rruges se Durresit, shkonin te gjithe per te mesuar e kualifikuar jo vetem ne programet e Kompjuterit por per çdo lloj bashkepunimi tjeter qofte si OJF-ë apo individ. Ngushellimet e mija Burrit dhe familjes. PS per komentet: Lereni shpirtin ti prehet ne paqe dhe mos e ngaterroni me politiken.

    Reply to this comment
  5. valbon July 24, 19:25

    Nuk e njofe profesoreshen me vika shume keq,, pse njerezit e mire vdesin kaq shpejt,,,,ju prefte shpirti ne paqe,ngushellime familjes.

    Reply to this comment
  6. ARUSHA July 24, 19:33

    Shume faleminderit per kete shkrim mallengjyes per kete zonje te mirefillte !

    KEMI NEVOJE TE DEGJOJME FJALE TE BUTA DHE ME NDJENJE !

    Reply to this comment
  7. fatmiri July 25, 02:22

    E kam patur pedagoge ne fakulte tin e shkencave.Ishte zonje e vertete.Ju prefte shpirti ne paqe.Ngushellime familjes.

    Reply to this comment
  8. adhurim për Të July 26, 19:52

    Pata fatin ta takoj dy apo tre here… Ndihem me fat qe arrita ta njoh. Grua e lartë, njeri mbi të gjitha, e butë, e dashur dhe me dashuri për të gjithë.
    Iu prehtë shpirti në paqe!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*