Kur i ka fillesat letërsia shqiptare?

September 6, 2013 15:56

Kur i ka fillesat letërsia shqiptare?

I nderuar lexues!

Libri i parë në gjuhën shqipe është “Meshari” (1555) i Gj. Buzukut, por të dhëna historike dëshmojnë se shqiptarët e kanë shkruar gjuhën e tyre që në shek.XIV. Si fillim i historisë së letërsisë shqiptare merren “Rrethimi I Krujës” (1504) dhe “Historia e Skënderbeut” (1508-1510) të M. Barletit dhe veprat e humanistëve të tjerë të botuara latinisht jashtë vendit. Brenda në Shqipëri tradita e nisur nga Gj. Buzuku u vijua në kushtet e rënda të zgjedhës osmane nga P. Bogdani etj. Ata përkthyen, përshtatën ose hartuan vepra për nevojat e shërbimeve kishtare ose trajtesa teologjike. Në shek.XVIII, krahas motiveve fetare u zhvilluan edhe temat laike, gjë që ndihmoi për afrimin e letërsisë shqiptare me jetën.

September 6, 2013 15:56
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*