Kur janë bërë fotografitë e para në Shqipëri?

October 11, 2013 09:41

Kur janë bërë fotografitë e para në Shqipëri?

I nderuar lexues!
Në Shqipëri fotografitë e para janë bërë në Shkodër që më 1858. Nismëtar ishte Pjetër Marubi. Fotografitë e para bëheshin bardhë e zi dhe fotografimi bëhej në natyrë, me hije. Në vitet 1885-1890 po në Shkodër u ndërtua studioja e parë, e pajisur me të gjitha mjetet e kohës. Për fotografim përdorej drita natyrore dhe si sfond përdorej dekor me pamje të qytetit e të fshatit. Më 1885 nisi punën në atë studio Kel Marubi, i cili i solli shërbime të çmuara edhe historisë shqiptare, duke fotografuar figura të njohura dhe ngjarje të rëndësishme politike. Marubi ndoqi nga afër evoluimin e fotografive bashkëkohore dhe mbajti marrëdhënie me firma të njohura evropiane. Sot në fonotekën e Shkodrës ruhen afro 250.000 negativë me vlera kombëtare.

October 11, 2013 09:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*