Kur kemi Prokurorinë-përse na duhet dhe Byroja e Hetimit?!

Arben Duka February 7, 2016 12:37

Kur kemi Prokurorinë-përse na duhet dhe Byroja e Hetimit?!

Diskutimet në të gjitha nivelet,
kanë arritur në pikën e vlimit,
Luli çdo ditë përkëdhelet,
këtu për Byronë e Hetimit!

Veç emrit-që lë përshtypje,
qyqarët e politikës më nuk dinë,
thonë-se vendi ynë do ta ketë,
si çka Amerika FBI-në!

Lulashi është shumë entuziast,
këput idiotizma të arta,
sipas tij Byroja do jetë,
e fokusuar në qarqet e larta!

Kështu në pamjen e parë,
fjalët duken si fenomenale,
po FBI-ja si pikë referimi,
një organizatë Federale!

SHBA-ja ka mbi pesëdhjetë shtete,
dhe një Byro e përbashkët ka kuptim,
po ne nuk jemi një Federatë,
një shtet i vetëm është Atdheu im!

Me SHBA-të asnjë ngjashmëri,
nuk ka dhe s’do të ketë Shqipëria,
dhe realisht këtu nuk ka vakum ligjor,
se për Hetimin është Prokuroria!

Për të rregulluar funksionet e saj,
do mjaftonte Reforma në Drejtësi,
se po të shtohet dhe Byro e përfolur,
këtu do të kemi dy Prokurori!

Kanë pasur një ide socialistët,
në programin e tyre të Partisë,
por këtë Byro ata e mendonin,
si pjesë organike të Policisë!

Me të drejtë ky variant u bllokua,
se krijonte një dualitet,
tani-ku do bashkëngjitet kjo Byro,
kush nën komandë do ta ketë?!

Dhe idiotizmat e arta të Lulit,
bien siç bien lulet nga qershia,
se sot-dhe në qarqet e larta,
heton pa pengesë Prokuroria!

Dhe me Kushtetutën që kemi,
nuk mund të bëhen tani marifete,
dhe Byroja në fjalë s’mund të jetë,
një institucion më vete!

Nuk mund të jetë institucion më vete,
s’ka terren t’i ngjajë FBI-së,
ndaj them se politika sot vazhdon,
me stinët e saj të demagogjisë!

E dimë që sot drejtësinë e kemi,
në kohet e saj më kritike,
por për nevojat e ditës s’mund të shtojmë,
një hallkë të re burokratike!

Tjetër qe ide e socialistëve,
që pak a shumë e votuam ne,
e diskutimi që po bëhet sot,
nuk është ajo-por një ide e re!

Në fakt duket si ide e re,
po ajo gjithnjë ka qenë aty,
po e sigurt që s’do funksionojë,
dhe do mbetet thjesht’ demagogji!

Lulashi çdo ditë bubullon,
në filxhan të kafes ngre stuhi,
po veç emrit: “Byro e Hetimit”,
asgjë tjetër më tutje nuk di!

Arben Duka February 7, 2016 12:37
Komento

9 Komente

  1. Kuq e zi February 7, 16:50

    Po nese bejme federate me kosoven ka kuptim byroja????
    Meqe byroja eshte pjelle amerikane ato mendojne shume hapa para

    Reply to this comment
  2. BLACK SWAN February 7, 18:36

    o shoku Duka ,e ke lexuar ndonjeher lutjen e Konices ti ?
    Ati yne qe je ne qiell ,na jep aq mend sa te mbajme gojen mbyllur kur nuk kemi asgje te mencur per te thene ” lexoje disa here ,shkruaj dhe lexoje perseri
    kisha pershtypjen se Biroja do te pelqente ,do te nxirrte mallin e presiduimit te kuvendit me ate shoqen tende te ngushte ne krye …cudi qe qenke kunder
    shkurtimisht nja dy informacione
    kjo tufa e zagareve te rrrrrrrrrrilindur ,gerthiste qysh ne fushate per Birone , e kane semundjen e baballareve ,ja si ty , kerkuan ngritjen e Birose ,direkt nen varesine e kryeministrit ,qe i bie te jete nje bojaxhi ,skizofren akut , drogaxhi ,qelbesire ,thonj paparere , i pamoral sepse moderatori do etike , po nuk eshte shprehja ekzakte per ate te gjatin tuaj
    erdhet ne pushtet , sepse nuk fituat ,moret pushtetin me Nok ,Frrok ,Kokepalar , e dini vete juve ,po jua thote Blushi ne pallament ,erdhet ne pushtet nejse
    filluat me ato pompozitetet si ne 46 , se keshtu eshte kur ulen malet dhe ngrihen halet ,ne nje tavoline u ulen dhe ekspertet amerikane , qe jua lane mbledhjen ne mes ,ju te dhjere dhe krenar e mbyllet aty ate histori
    sepse nuk ishte gje tjeter por vec nje strukture paralele e KLSH ,po ne varesi te skuadres “Mielli”
    dhe kete e ka thene baba Taku jo une
    duke pare qe ju doni pushtet dhe jo shtet , me shantazhe alla komunistash ,ngaterruat dynjane ,
    jo DIA ,jo Doshi , Ndoku ,Frroku ,
    ju doli boja dhe ju mbaroi loja , tani jeni ngritur te gjithe ne kembe me aksion vullnetar , gjasme ju ka ngele Biroja nga Luli …..
    Luli nuk eshte bojaxhi ,e para e punes ,
    e dyta reformat dhe ligjet po kalojne me pare nga opozita ,dhe kjo e ka nje motiv ,
    per ty eshte kollaj qe amerikani eshte reaksionar ,
    por ama per ata qe kane dy fije mend ne koke ,eshte se ju jeni vrases ,hajdut , te pa fe dhe pa atdhe …komunist pra .Kelyshat e ishave , jane bindur se jua kane lene ne tapi baballaret Shqiperine
    po une te kam thene qe nuk ikni me bust , dhe sa me e shpejte te jete ngjitja aq me e rrufeshme eshte zbritja .

    Byroja do ngrihet , me apo pa qejfin tuaj do ngrihet
    dhe une uroj qe vizita e dt 14 te sjelli dhe zgjedhje te reja ,dhe te siguroj qe ne me pak se 2 vjet ,ti do e shohesh me shume se gjysmen e partise tende ne burg ,do ju ngeli vetem Nexhmija , ta kisha thene dhe kete …..ju TA SHPIFNI !!!!!

    Reply to this comment
    • cane February 7, 19:42

      Po sa i mencem qeke mor i Zi.Robve si ty vetem Enveri deleted.Nuk paska patur faj i shkreti.Jo hak po pak e paskeni patur.Po biroja po nuk u ngrit per Saline per do te ngrihet? O do ngrihet biroja ose duhet te ngrihet populli dhe te shpronesoje agallaret e rinj te Vicidolit qe na dolen pronare ne Sarande.

      Reply to this comment
      • BLACK SWAN February 7, 21:06

        Biroja do ngrihet te mbroje shqiptaret nga shqiptaret
        i ka derguar leter ambasadorit amerikan Eduart Ndocaj
        po kercenohet nga Noket e PS …..
        ti si koperativist krenar per Envorrin ,kupton ndonje gje ???

        Reply to this comment
        • cane February 8, 11:00

          Ju ka bere nder te madh psikopati i Vicidolit se flini me kallash tek koka.Hahahaa.Ruheni nga njeri tjetri.Kur mbeteni ngushte beheni dhe proamerikane.Nuk ju shkon me genjeshtra.Me ne fund populli i njohu dhe dhipllomatet e huaj.

          Reply to this comment
  3. Arber Iliri February 7, 18:56

    O Duka u bere dhe ekspert drejtesie nashti.O te keqen e djalit.Po leri ata qe marrin vesh te merren me keto pune.

    Reply to this comment
  4. Blektori February 7, 20:35

    Biroja e hetimit per tjeter pune stiset,
    mos te merret vesh se nga fillon e ku bitiset!
    Ndaj poeti ine mos u merakos,
    dikush tjeter e trazon qumeshtin ,e bene dhallen kos!

    Reply to this comment
  5. Myzeqeja e vogel February 7, 21:11

    Pa groposur Saleh hale Berisha, Basha , Topallii, Bode, Noka, Paloka me company zor se fillon rilindja

    Reply to this comment
  6. MH February 8, 00:34

    Shikoni foton e kater burave politikan te shtetit ne rradhe.
    Nga e majta ne te djathet:L.Basha,Meta,Nishani,Rama.
    Jane rreshtue si geshtenjat ne varg
    vendos ne mes per rrespekt
    Kryetarin e kuvendit
    Ilir Meten kale trojanit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*