Kur Kina na akuzonte për mosmirënjohje

June 2, 2016 07:33

Kur Kina na akuzonte për mosmirënjohje

Halim Ramohito ka lindur më 15 shkurt 1925 në Tragjas të Vlorës. Ka mbaruar Shkollën Tregtare të Vlorës dhe Akademinë Ushtarake “Frunxe” në Bashkimin Sovjetik.

Ka marrë pjesë në luftën nacionalçlirimtare brenda dhe jashtë kufijve shtetërorë, deri në Bosnjë si zëvendës komisar Batalioni dhe përgjegjës i rinisë.

Në shtator të vitit 1957 emërohet si përfaqësues ushtarak i Republikës së Shqipërisë në Komandën e bashkuar të Forcave Ushtarake të traktatit të Varshavës, njëkohësisht dhe atashe ushtarak në Moskë.

Më 1970 u emerua në krye të MKA (Mbrojtja Kundër Ajrore) e shtetit dhe më 1972 ishte zëvendësshef i Drejtorisë Politike të Ushtrisë.

Në Kongresin e 4 të PPSH më 1961, është zgjedhur Kandidat i Komitetit Qendror të PPSH.

Nga viti 1974 deri në vitin 1990 vuajti familjarisht kalvarin e punës së detyruar, të internimeve dhe të burgut, përfshi atë të sigurisë së lartë të Burrelit.

Është dekoruar 14 herë me Medalje e Urdhra të ndryshme.

Është ushtarak në pension me gradën e Gjeneralit, të marrë në vitin 1959 me rastin e 15 vjetorit të çlirimit të vendit.

Në një rrëfim të gjatë në DITA ka folur në mars 2013 për ushtrinë shqiptare dhe raportet me të huajt.

Në këtë pjesë që risjellim sot Ramohito flet për ndihmat ushtarake nga Kina.

“Kinezët, pavarësisht nga divergjencat politike, që Enver Hoxha i krijoi artificialisht me ta, të gjitha marrëveshjet në fushën ushtarake i kanë zbatuar me një korrektesë të veçantë. Rreth 10 për qind e buxhetit të shtetit tonë në atë periudhë, ishte caktuar për nevojat e ushtrisë dhe e gjithë kjo shumë, mezi përballonte shpenzimet për rrogat e kuadrove e shpenzimet e tjera të ushtrisë dhe deri në masën 50 për qind, ato për shpenzimet për ushqimin e veshmbathjen dhe jo më të përballonte vlerat kolosale të armatimeve, sidomos atyre të rënda. Për t’i blerë ato, nuk mjaftonte jo vetëm buxheti i shtetit tonë i një viti, por as i disa viteve të marra bashkë- thotë Ramohito

 Pra, ishin kinezët që mbajtën në këmbë ushtrinë shqiptare me armë e logjistikë luftarake bashkëkohore?

-Po. Të gjitha këto shpenzime kolosale edhe për ushtrinë, i përballoi populli i Kinës, deri edhe çimenton dhe hekurin me të cilat u bë fortifikimi i vendit. Ndihmat kolosale që na dhanë qeveria dhe populli kinez në fushat ekonomike dhe ushtarake, Enver Hoxha i nënvleftësonte, duke u shprehur, siç thashë edhe më sipër, se ata (kinezët) e kishin për detyrë ta bënin këtë. Përballë kësaj, reaguan dhe kinezët…

 Cili ishte reagimi i kinezëve?

-Qeveria kineze, në një letër prej vetëm një faqeje të vitit 1978, për të gjitha këto ndihma, e akuzon Enver Hoxhën dhe qeverinë shqiptare, por jo popullin shqiptar, duke përdorur fjalën shumë të rëndë, por shumë të merituar “Mosmirënjohës!”.

Fortifikimi i vendit, për kohën ishte i nevojshëm… Këtë punë, jam i bindur se do ta bënte dhe e bën çdo shtet serioz në botë, që mendon sadopak për mbrojtjen e kufijve të vendit të vet, po të ishte në situatën tonë në atë periudhë.

Fortifikimi i vendit, për të cilin ndihmuan dhe kinezët, vazhdon të quhet sot një çmenduri?

Edhe tani, unë mund të deklaroj me bindje se, sidomos ndonjë ushtarak, kushdo qoftë ai, në rast se nuk vlerëson siç duhet punën e fortifikimeve të kufijve të vendit, të lidhur këtë me të dy komponentët e tjerë të luftës, siç janë njerëzit dhe armët, për mua ai nuk meriton të mbajë as gradat e oficerit.

Këtë vlerësim, unë e bëj nga pozitat e një ushtaraku dhe jo të një financieri. Për fat, jeta vërtetoi dikur se sa të nevojshme ishin këto fortifikata të kufirit tonë verior e verilindor, kur u pa e nevojshme që të riviheshin në gatishmëri, për t’u përdorur eventualisht në rastin e ngjarjeve në Kosovë, në verën e vitit 1999.

Bazat tona të fortifikuara ajrore e portuale, të ndërtuara qysh në periudhën kur ne ishim në drejtimin e ushtrisë, siç dihet, iu shërbyen më 1999 edhe forcave të NATO-s, në rastin e ngjarjeve të Kosovës dhe ato iu shërbejnë akoma atyre edhe tani, siç kam dëgjuar, si për shembull rajoni i Bizës, që përdoret si bazë stërvitjeje dhe për të kryer detyra e shërbime të tjera të rëndësishme luftarake, po kështu edhe bazat e tjera në zonat e detit Jon e Adriatik.

Këto objekte të fortifikuara, janë të shtrira në të gjitha drejtimet strategjike të vendit, në grykat e maleve dhe deri në bregdetin e Adriatikut dhe të Jonit.

 

Ramohito, Moskë 1959

Ramohito, Moskë 1959

Si një nga drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes si në kohën e miqësisë me rusët, ashtu dhe me kinezët, si i vlerësoni ndihmat e tyre ushtarake për Shqipërinë?

-Në bazë të dokumenteve zyrtare, mendoj se ndihma ushtarake që qeveria e RP së Kinës i dha vetëm për periudhën 1963-1975 Shqipërisë, është deri dhjetëfish më e madhe se ndihma që i dha në fushën ushtarake vendit tonë gjatë gjithë periudhës 1947-1961 ish-Bashkimi Sovjetik, duke përfshirë këtu edhe shpenzimet e sovjetikëve për ndërtimin e bazës ushtarake – detare të Pashalimanit.

Megjithëse shpenzimet e sovjetikëve në këtë bazë ishin të konsiderueshme, ato nuk jua kalonin përfitimeve politike, strategjike e ushtarake që ata patën në atëherë në këtë rajon.  

Mund të shtrohet pyetja edhe tani (dhe në fakt ajo bëhet deri edhe nga politikanë e drejtues të lartë të shtetit): Pse u sollën të gjitha ato armë nga Kina e largët në atë periudhë?

-U prunë në sasi dhe cilësi qindra avionë nga më modernet për kohën nga Kina e largët, për të mbrojtur kufijtë e Atdheut. U prunë njëmijë tanke dhe dhjetëra mijë topa të rëndë për t’u matur me tanket e Millosheviçit, që ishin nxjerrë qysh në vitet ‘80-të, por edhe më vonë, nga kazermat dhe ishin lëshuar në sheshet e Prishtinës dhe ishin dislokuar në masë edhe në kufijtë tanë veriorë dhe verilindorë.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për fqinjin tonë jugor, që mbante forca të mëdha e moderne ushtarake në kufi me Shqipërinë, megjithëse nuk kishte dhe s’ka asnjë rrezik prej vendit tonë.

Këto tanke, ne i prumë që nga Kina e largët për t’u përdorur eventualisht në një agresion ushtarak kundër vendit, pasi me “alltiet” e vjetra dhe me “jataganët” e këngëve epike e historike, nuk mund të përballohej teknika luftarake moderne e agresorit eventual.

Ne nuk menduam asnjëherë për t’i përdorur ato kundër popullit tonë, pasi me këtë do të bënim një krim të barasvlershëm me një tradhti të lartë, siç ndodhi në ndonjë rast me veprimet jologjike të ndërmarra gjatë çmendurisë së vitit 1997.

Ndaj marrëdhëniet tona ushtarake me Kinën në vitet 1960-1975, siç thashë, njohën një zhvillim të madh, sidomos në fushën e armatosjes së forcave tona ushtarake.

Ju, drejtuesit e ushtrisë shqiptare në monizëm, akuzoheni se keni futur metodat kineze në përgatitjen e gatishmërinë e Forcave të Armatosura?

-Sidomos në vitet shtatëdhjetë, u tentua të futeshin edhe koncepte të mendimit filozofik ushtarak të Maos, si: vija e masave, kontrolli punëtor, demokracia në ushtri, shkuarja e kuadrove për t’u kalitur drejtpërdrejt në prodhim etj. Për vetë mentalitetin tonë, për vetë zhvillimin historik të saj, këto koncepte nuk zunë vend në ushtri, për arsye se, ashtu siç kishte thënë edhe vetë Maoja, “Ato ishin të përshtatshme kryesisht për syrin dhe veshët e mentalitetit kinez”.

Por, megjithatë, vendimet e vitit 1966 për drejtimin e ushtrisë me anën e komiteteve të partisë, vendosja e komisarëve politikë në ushtri, që i kemi pasur edhe ne për një kohë në ushtrinë tonë, vendimi për heqjen e gradave në Forcat tona të Armatosura, ne i kopjuam nga Kina. Këto masa, që u etiketuan si reforma në ushtri, nuk mund të mos sillnin në atë periudhë dobësimin e disiplinës, hierarkisë dhe autoritetit të komandës në ushtrinë tonë.

Vetë kinezët, e kuptuan këtë rrezik dhe në vitet tetëdhjetë, i vendosën përsëri gradat në ushtrinë e tyre, kurse ne pritëm vitin 1992, pas ndryshimeve demokratike në vend, për të rivendosur gradat dhe komandën unike në ushtrinë tonë.

 Po roli i këshilltarëve kinezë në ushtrinë shqiptare?

-Në ushtrinë tonë, nuk kemi pasur, as nuk kemi kërkuar ndonjëherë, të kemi këshilltarë ushtarakë kinezë, përjashtuar ndonjë specialist të veçantë në uzinën e remontit të nëndetëseve. Kjo na diktohej edhe nga fakti se niveli ushtarak profesional i përgatitjes së kuadrove tona të armëve dhe shërbimeve speciale në ushtri në atë periudhë, nuk kishte ndonjë ndryshim nga ai i kinezëve.

Në vendin tonë, kinezët zëvendësuan përkohësisht me njerëzit e tyre vetëm një qendër zbulimi (përgjimi) në Dhërmi të Himarës, të cilën më parë e kishin sovjetikët. Ata ngritën gjithashtu në Cërrik një stacion për ritransmetim të programeve të Radio Pekinit dhe në Universitetin e Tiranës përgatiteshin për gjuhën shqipe rreth 20 oficerë kinezë.

Gjeneral, në vitin 1978, u prenë të gjitha marrëdhëniet e vendit tonë me RP të Kinës, duke përfshirë edhe ato ushtarake. Ushtria shqiptare kaloi një situatë të vështirë?

-Në atë vit, Enver Hoxha, me megalomaninë e tij të njohur, prishjen e marrëdhënieve me Kinën e cilëson si një fitore dhe, për këtë, e gjeti arsyen, kur tha në mënyrë figurative : “Tani, malet tona do të jenë më të larta, pas pushkatimit që iu bëmë agjentëve të tyre në vendin tonë, Beqir Ballukut e Abdyl Këllezit me shokë dhe kjo, ishte arsyeja që i detyroi kinezët të çonin punët deri në shkëputjen e marrëdhënieve të tyre me ne”.

Kështu deklaronte Enveri, por Abdyl Këllezi, Koço Theollosi, Kiço Ngjela, Vasil Kati e të tjerë, siç thashë edhe më sipër, kishin shfaqur në rrugë shtetërore dhe në forma të ndryshme, por përherë hapur, mendime qysh në fillim të viteve shtatëdhjetë se prishja e marrëdhënieve tona me Kinën do të na çonte, siç na çoi më vonë, deri në vendosjen e triskave dhe në një kolaps të plotë ekonomik. Për këto mendime, ata dhe familjet e tyre u persekutuan rëndë, deri me eliminime fizike, burgosje dhe internime politike.

Në këtë kuadër, si e vlerësoni rolin e Beqir Ballukut?

-Po kështu mendonte dhe punonte në atë periudhë edhe Beqir Balluku, i cili, pa mëdyshje, mund të vlerësohet si arkitekti dhe realizuesi i ndihmave masive të Kinës në armatime, që forcuan shumë aftësinë dhe gatishmërinë luftarake të ushtrisë sonë.

Beqiri, i mbështetur edhe nga ne, kuadrot kryesore të ushtrisë, e kuptonte që në atë kohë se prishja e këtyre marrëdhënieve edhe në fushën ushtarake me Kinën, në perspektivë do të dëmtonte shumë edhe mbrojtjen e vendit, siç edhe ndodhi pas vitit 1974.

Por, për vetë kushtet e rënda që ishin krijuar, të gjithë ne, për fat të keq, nuk kishim mundësi të shfaqnim hapur mendimet tona dhe, në disa raste, si rezultat i presionit të ushtruar dhe torturave fizike e morale që na u imponuan, sulmuam e iu kundërvumë edhe njëri – tjetrit.

 

Botuar në Dita

June 2, 2016 07:33
Komento

32 Komente

  1. Marin March 16, 11:00

    Z. Ramohito flet shume drejte: Enver Hoxha vuante nga deliri i madheshtise.

    Reply to this comment
  2. skenderbeu March 16, 18:44

    Eshte e vertete qe fortifikimi i vendit ne ate kohe ishte i domosdoshem.

    Reply to this comment
  3. ziku March 16, 22:40

    Mire do ishte ta kthenim edhe njehere tjeter sot koken nga Kina dhe Rusia
    Se na mbyti “perendimi” qe na shtrydh dhe na le jashte deres si qen rrugesh

    Reply to this comment
    • ELIOT July 16, 19:39

      ha ha ha je komik i madh more ;;;ziku . RUSIA COI TRUPA NE KOSOVE PER TE NA VRARE …U BASHKUA SERBIT DHE VRANE ME QINDRA SHQIPTARE MORE TYC … DHE KINA SE CAN ME BYTHEN PER NE … JA BONE ENVERIT DHE DIKTATORI I QUAJTI TRAPA SE DIKTATORI ISHTE KESHTU KALONTE LUMIN .. DHE PASTAJ THONTE TE DHJEVSHA KALIN ….. DHE JASHTE STE LA PERENDIMI TY MORE I ZGUAR … TE LA RAMA BERISHA BASHA NANO .TE LA KORRUPSIONI ..SE KUPTON QENKE ME TE VERTETE ………… I ZGJUAR …

      Reply to this comment
  4. albgentius March 17, 04:22

    interviste shume interesante per te mesuar te verteta historike ashtu sic jane jo sic intereson politikave qe shkojne e vijne.

    Reply to this comment
  5. mergimtari fv March 17, 15:22

    Gjen. i nderuar thote te verteten per egon e E.Hoxhes

    Reply to this comment
  6. egli March 17, 16:13

    Keta te tv Klanit dhe te Top-it na nxjerrkan ca dokumentare sikur e pranojne qe kish spiuna (agjente te CIA-s), dhe po vuanin te clironin pupollin te ngaterronin Enverin … pra vete e pohuan se paska patur agjente ne kohen e Enverit … Pra dmth enveri ka pas te drejte , qe kish agjent qe punonin si minj , ben karrier duke u shtirur si besnik te komunizmit… Po ju deri dje enverit e quanit te cmendur , sikur ai akuzonte njerezit per agjente , per armiq te brendshshem dhe te jashtem kurse sot e pranoni qe ka pasur agjente te CIA-s …Keta punonin qe te clironin popullin nga Enveri , pra duke rrasur ne spac njerez te pafajshem , duke pushkatuar , duke ngaterruar Enverin … O popull shikoni si duan te na shplajne trurin , ca po bejne keta horra …Vete po i nxjerrin maskaralleqet e tyre , sdin as te genjejne .

    Reply to this comment
  7. beso March 17, 16:17

    o egli o i madh ! enveri ka qene dem baba dem , lej horrat mer vlla mos e vri mendien . Ne si popull i dime te gjitha . i pashe dhe une dokumentaret dje tek ABC news.

    Reply to this comment
  8. shqiptar March 17, 18:38

    Enver Hoxha beri shume mire kur largoi,pas ruseve edhe kinezet,sepsesi te paret por edhe te dytet kerkonin qe duke ndihmuar me von mundesisht edhe politikisht te fusnin Shqiperine nen influencen e tyre,kur dijme qe Shqiperia skishte banore as sa periferia e Pekinit! Enver Hoxha kur kuptoj qe keta ja kane me te pabese ateher u tregoje kufirin te thana.Ai ishte ne mes dilemes OSE VEND ME NDIHMA TE JASHTME E PA SOVRANITET OSE VEND I MBESHTETUR NE FORCA TE VETA E ME SOVRANITET TE PLOTE. Nese do te fitonte dilema e pare ne sot nuk do ishim Shqiperi por nje Shqiperi ruse a kineze. I lumt ketij burri qe shpetoj vendin nga zhdukja e sigurt e Shqiperise. Ai ishte shqiptar i madh…

    Reply to this comment
  9. VL. HAS March 17, 18:56

    SHQIPTAR I MADH JE EDHE TI OR “shqiptar”me komentin tnd te me siperm me siperm ..

    Reply to this comment
  10. Iliri.G March 17, 22:24

    edhe ky qe ka qene i denuar dhe i internuar flet me me mend ne koke se Salinjte qe kane qene ne Paris te derguar nga Partia

    Reply to this comment
  11. Ilas March 18, 11:42

    Pse budalla ishte Enveri te priste ndihmat e kinezeve!,nuk mendoni se ne kete mesele ka nje te vertet te madhe..Kina filloj te afrohej me Jugosllavine dhe kerkonte qe te pajtonte keto dy vende. Kina e konsideronte te vetmin vend mik ne Ballkan dhe evrope Shqiperine,dhe pastaj filloj te mbeshteste Jugosllavine deri sa konsideroi teorite e Titos te nje mendimtari dhe filozofi te madh dhe si ideatore i “teoria e tri boteve” qe u perqafua me shume zell nga konezet. Kina filloj te fuste hundet ne ballkan dhe ti bente bashke per qellimete veta,si dikur Tito per konfederaten ballkanike.Konflikti arriti kulmin në kritikat e fundit antikineze nga Tirana zyrtare dhe për shkak të shprehjes nga Shqipëria të mbështetjes se Vietnamit në mosmarrëveshjet e saj me Kinën, hapa të cilët u thane se ishin pikat e fundit që e detyruan Kinën të ndërpriste programin e saj të ndihmave.Pra ishin shume faktore te cilet prishen atmosferen miqesore shqiptaro-kineze dhe nuk eshte thjeshte megallomania apo karizma e hoxhes. Megjithekete jam kritik,qe per parime te prishesh ndihmat jetike te popullit shqiptar nga kinezet.Duheshin gjetur fleksibilitete dhe module ne politiken e jashtme e te brendshme per te ruajtur keto maredhenie qe ishin fatale per ekonomine tone.

    Reply to this comment
  12. versa March 18, 11:45

    yes

    Reply to this comment
  13. Pavarësia March 18, 13:11

    Komentuesi ,,ilas” është shumë afër të vërtetës në pohimet e tij për shkaqet e vërtetë të prishjes të marrdhënieve mes Shqipërisë dhe ish B.S. dhe më vonë me Kinën. Duhet ta dinë mirë të gjithë ,,Qorrat” e ,,Shurdhët” e atyre kohëve dhe kohës sotme, që ose kanë qenë e kanë mbet të tillë, qorra e shurdha ose kanë qenë pjesë e atyre qëndrimeve antishqiptare të Sovjetikëve dhe më pas të Kinezëve, se shkaku i vërtetë i prishjes të dyfishtë, ka qenë ish Jugosllavia. Më saktë Kosova. Dihet se si Sovjetikët me Hrushovin në krye ashtu dhe Kinezët qysh kur Mao ishte gjallë, u afruan aq shumë me Jugosllavinë dhe me Titon, natyrisht për interesat e tyre por, si njera palë (sovjetikët) ashtu dhe pala tjetër (kinezët) i kërkonin Enver Hoxhës ,,,përmirësimin e marrdhënieve me jugosllavinë…” duke injoruar, absolutisht me vetë dije” çështjen e madhe të Kosovës për të cilën Enver Hoxha nuk bënte as një lëshim apo kompromis. ËShtë tjetër punë që edhe sot ka disa llapaqenë e anti shqiptarë të thekur që na servirin një të pa vërtetë tejet keqdashëse, se me demek Enver Hoxha na e paska shitur Kosovën Jogosllavisë(!?) Kur faktet flasin krejt të kundërtën. Nuk e di por gjeneral Ramohito ose mohon të vërtetat për këto çështje ose është i rrjedhur e i pjerdhur. Në lidhje me kinezët, ka një fakt d.m. thënës: Qysh kur ishte gjallë kryetari Mao, diplomacia kineze i lëshoi mbi tavolinë Enver Hoxhës, një (projekt) ,,traktat miqësie” midis ,,Pekin-Tiranë-Beograd-Bukuresht”. Natyrisht, Enver Hoxha u a flaku me neveri këtë paçavure kineze. Në se Enver Hoxha do ta kishte pranuar një marrveshje të tillë (hileqare), atëhere ai, Enveri, do të merrte përgjegjësinë historike të pa falëshme të shitjes të interesave të Kosovës. Por kjo nuk ndodhi. Nuk është kryesorja e prishjes me kinezët pse ata pritën në Pekin Riçard Niksonin. Jo, AI veprim i kinezëve nuk ishte shkaku kryesor i prishjes…. Qorrat, shurdhët, naivët e dasha keqët e sotëm, le ta mësojnë të vërtetën. Keq ardhje për gjeneral Ramohiton që nuk i mësho të vërtetave por përpiqet të bëjë opozitarin e Enver Hoxhës, ndaj të cilit mund të rëndojnë gabime e faje të tjerë por kurrë nuk është fajtor i prishjes me Sovjeto- Kinezët:

    Reply to this comment
    • Euro Maloku June 2, 09:51

      Ka edhe nje episod humoristik per keto gjera te sakta qe thote pavarsia.Provokimit qe ju be ambasadorit tone ne Beograd per Kinen me pyetjen:
      -Ku e keni motren e madhe?!
      Ai ju pergjigj:
      -Na doli kurve dhe ju a kemi lene juve….
      Keta viktimat e sotem pjeserisht tregojne te verteten,por edhe aq sa tregojne demostrojne madheshtine e ENVERIT,i cili u tregoi vendin ketyre flliqesirave qe mendonin se do te beheshin te medhenj po te realizohej pakti kinez Pekin-Tirane-Beograd-Bukuresht

      Reply to this comment
    • shpatar June 2, 10:03

      Pavarsia.Sot merren per baze dokumentet e jo supozimet apo ndonje e dhene gojore .Hoxha lexohet qarte me ato qe ka bere .Ver pak llogjike .Ne 61 Shqiperia ushqehej nga Sovjetiket dhe ishte ombrela jone sic eshte sot SHBA.Doli hapur nje shtet milingonash kundra nje superfuqie .Pra miu neper kembet e Elefandit .Nese i ke pare filmat vizatimor, kur miu fryet para elefandit ,do te kuptosh pse Hoxha doli kundra tyre .Gjeti mbeshtetjen e SHBA.Ky plan per tu larguar nga influenca Sovjetike ishte ide e Titos .Mos harro se edhe pse Enveri e shante politikishte ,per te na genjyer ,mbas perdes mbante lidhje me Federaten ish Jugosllave .75% e ekonomise sone levrohej nepermjet agjentve Jugosllave.Jugosllavet kane qene dhe jane dhe sot te ngjitur si kepusha mbas shqiptarve.Hoxha e kuptoje qe mbas Titos ishin fuqi te tjera qe vepronin dhe mori guximin ti dali kundra Hrushovit .Ne automatikishte mbas komrpomisit te Kenedit me Hrushovin dolem paq me prishjen e mardhenjeve me Sovjetiket .Dikush duhej ta merte inisjativen per te hapur kapitullin e prishjes se Kampit te Lindjes .I takonte Titos te parit, mbasi ai kishte dhene shenja qysh me pare per te mos ju neneshtruar BRSS ,te dilte hapur kundra Hrushovit .(Kete e beri Hoxha pa u thelluar se si do te rrokulliesej politika ne vendet e Ballkanit .E morem ne lule te ballit dhe laku po fillonte te mblidhej ne fytin e popullit shqiptare ). Titua nje dritare ja mbante hapur Sovjetikve tjetren Amerikes dhe vendeve potencjale te Evropes .Ne 61 Amerika siguroje baza ne Jugosllavi dhe Evropa hodhi fonde te medhaja per tu zhvilluar .Qytetaret e Federates Jugosllave u lane te lire ne shume vende te Evropes te emigronin .Titua ishte shume i kujdesshem dhe me BRSS per te mos e egersuar ne mardhenjet diplomatike .
      Kur laku jone po shterngohej vite pas viti salvazhenti i ri nuk qe Amerika por Kina .Si u lidhem kjo duket fare qarte .Si u prishem kuptohet perseri .Hoxha nuk beri politike dipllomatike te nivelit te Titos dhe ne i dashur Pavarsia vuajme kokefortesin shqiptare sic po vuajme dhe me te socmit .Prandaj mos nxirr konkluzjone te parakoheshme se ato nen rrogoz ne nuk i dim .

      Reply to this comment
      • arbereshi June 2, 21:57

        O shpatar mavria, diku thua se ne 61 Amerika siguroi baza ne Jugosllavi, na thuaj nje baze amerikane ne jugosllavi o mavri. Titua mbahej si nji udheheqes i teorise se botes se trete qe nuk ishte as satelit i perendimit dhe as i lindjes, kurse Enveri ne 61 mbas prishjes me BS beri nje levizje mjaft te zgjuar duke u lidhur me kinen duke perfituar mjaft ndihma por duke ruajtur edhe nje pamvarsi politike, kina nuk impononte as edhe nje gje ne politiken tone ishim ne qe imitonim per te treguar besimin e madh qe kishim tek kina e” madhe popullore”.Hoxha beri nje politike shume dipllomatike ne krahasim me Titon por ndryshimi ishte se tito perfaqesonte Jugosllavine nje vend me peshe ne dipllomacine boterore kurse Enveri perfaqesonte nje vend qe nuk luante asnje rol dhe krejtesisht i pa njohur. Po te ishte Tito drejtus i shqiperise do ta kishte ngrene qe ne 52-53 pa fol per 56-60. Kush e kupton e kupton kush nuk e kupton pune per te

        Reply to this comment
      • PO,PO June 3, 19:25

        Me duket mjaft tendencioz komenti juaj, z.”Shpatari” dhe i prirur per te ngritur ne piedestal ish kreun jugosllav te asaj kohe , Titon dhe per te ulur e percmuar ish udheheqesin tone te asaj kohe . Ka dicka , qe nuk shkon ne komentet e tua , me keto lloj prirjesh . Me duket qe ngjason shume me ata komentuesit, qe fokusohen vetem tek defektet e E. Rames , per te lene ne hije malin me krime te Sali Berishes , per ta bere me te pranueshem ne syte e popullit qe harron shpejt dhe per ta ricikluar serisht ne krye te shtetit . Ka nje perputhje me taktikat qe ndjek
        sherbimi sekret serb,pasuesi besnik i UDB-se ‘

        Reply to this comment
  14. demo June 2, 10:36

    Enver Hoxhes i “digjte shpirti” per Kosoven,aq sa i digjte Sali Berishes per te burgosurit politike,qe u kishte dale deshmitar.Enver Hoxha e shiti Kosoven ne Mukje;dergoi divizionin e Shefqet Pecit ne Kosove per ta pushtuar dhe ja dorzoi Serbeve,beri masakren e Tivarit ne bashkepunim me Rankovicin dhe e ka shitur edhe pavaresine e Shqiperise tek Tito,mjaft te ruaje karriken.Enver Hoxha ishte nje antikosovar i kamufluar dhe deri sa vdiq i mbushi burgjet me kosovare.Prishja me Kinen ndodhi pas vizites se presidentit amerikan Nixon ne Kine pa lajmeruar pojakun e fshatit Enver Hoxha.Ne faqet e shtypit Italian te asaj kohe kam pare nje karikature ku dukej nje majmun shqiptar,qe terhiqte per hunde Elefantin kinez.Koha vertetoi qe Kina e Cu En Lait ishte mikja me e mire e popullit shqiptar.Gjate 15 vjeteve te ndihmave kineze Shqiperia arriti kulmin e zhvillimit ekonomik,industrial dhe ushtarak.Populli shqiptar i eshte mirenjohes kinezeve,pamvaresisht se pati udheheqes nje bukeshkale te pabese,hipokrit dhe megaloman si Enver Hoxha.Ju ushtaraket nuk e permendni me gojen plot rolin e vecante qe pati ne nxitjen e ndihmave Kineze Beqir Balluku,i cili u stacionua ne Kine ne ate kohe.Sa sterkembesha pati ky babaxhan,qe punoi per popullin e tij nga cmira e eger e kriminelit mallakastriot Mehmet Shehu dhe loqja e tij Petrit Dume,qe nuk linte rast pa e denoncuar.Popullin shqiptar nuk e kane marre ne qafe ideologjite,parimet,mbreterite,por njerezit e liq.qe i ka me shumice,

    Reply to this comment
  15. marion June 2, 16:40

    Halim Ramohito ka qene bashkepuntor i Beqir Ballukut,Petrit Dumes,Hito Cakos etj te gjithe keta PUCISTE te ciletr dolen hapur kunder doktrines ushtarake te ushtrise te sanksionuar ne tekstin e “ARTIT USHTARAK TE LUFTES POPULLORE”!
    Ata formuluan dhe shperndane ne drejtuesit madhore te ushtrise te “STRATEGJISE SE KALIMIT TE USHTRISE NE LUFTEN PARTIZANE” duke hedhur poshte te gjithe organizimin,drejtimin,armatimin dhe fortifikimin gjigand te Shqiperise!
    E gjithe permbajtka e ketij materiali TRADHETAR ishte kjo:
    -Sapo te fillonte agresioni armik kunder vendit tone,teushtria te linte te gjithe brezat e mbrojtjes,armatimin,tanket,aviacionin,artilerine,nendetset etj duke i groposur nen toke dhe te shkonim ne malet,ndersa armiku te zaptonte te gjitha fushat,tunelet,aerodromet,portet ,aviacionin,tanket etj !
    Dhe sipas ketyre tradhewtareve,ushtria pasi te “forcohej” ne maje te maleve,pa ushqime,veshmbathgje,armatime etj,do t’i sulej armiqve,tashme te rehatuar neper te gjithe Shqiperine gjoja duke i perzene ata nga vendi!
    Pra do t’i perzimin me pushke,pa buke e municione,kur nuk mund ta benim kete me te gjithe ARMASTIMIN E FORTIFIKIMIN KOLOSAL te ndertuar me mjeshteri deri ne ate kohe!
    Ate material ANTI SHQIPTAR te PUCISTEVE e kam lexuar edhe une,pasi na e dhane si material studimi ne Akademine Ushtarake,por m’u rrenqesth mishi kur e lexova!
    Per fat kam qene edhe ne te gjitha mbledhjet qe u bene per demaskimin e tyre ne ushtri,sidomos ne kavalishencen e ushtrise ne Durres nen drejtimin e Mehmet Shehut!
    Sa per ndihmat kineze,jo vetem nuk i mohoj,por te mos harrojme se p[ervec te rjerave Shqiperia e asaj kohe duke e derguar kromin ne Kine,per hir te miqesise me ata,mund te fitonte ekonomikisht 10 here me shume duke ia shitur ate japonezeve qe po e kerkonin ta blinin jo me dollare por me flori!
    Edhe sot,ishulli i Taivanit,vite me pare i ka propozuar Shqiperise qe ne shkembim vetem te njohjes se Taivanit si shtet,ata na jepnin 1 miliard dollare falas!
    Ja pra se cfare kemi fituar e kemi humbur ne nga Kina!
    Krahasuar me madhesine dhe mundesite e te dy shteteve tona,ndihma qe Shqiperia i ka dhene Kines politikisht dhe ekonomikisht ka qene 100 here me e madhe se sa ajo e Kines ndaj nesh!
    Flitet per ate kohe se sot raportet jane permbysur ne menyre katastrofike:KINA U NGRIT LART,ndersa Shqiperia u zhyt ne mjerim!

    Reply to this comment
  16. LLL June 2, 18:42

    Enver Hoxha në thelb ishte antikomunist .Ky aventurjer vetëm xhaketën pati komuniste .Ishte koha e ideve komuniste dhe vagabontët politikë si puna e Enverit , për të marrë pushtetin , u bënë komunistë , pa patur asnjë tipar komunisti . Edhe Saliu , po kështu u bé demokrat .
    Nuk pati luftëra ballkanike e as Luftë Botërore pas vitit 1945 . Asnjë nuk e rrezikonte Shqipërinë . Ne kishim vetëm një armik -varfërinë ,prapambetjen , injorancën .Ne na ndihmuan vëllazërisht por Enveri me banditët rreth vetes , ditë e natë , mendonin për pushtetin personal që e quanin Pushtet Popullor !
    Populli që duroi bandën e Enverit pas vitit 1960 , e ka hakë edhe bandën e Sali qelbësirës edhe të gjitha bandat që mund të vijnë pas saj .
    Ky popull injorant do paguajë çmimin e injorancës së tij !

    Reply to this comment
    • Biri i Partizanit June 5, 15:43

      Eh,more LLLLLLera!
      Qe je dallkauk kuptohet,por qe je edhe ANTISHQIPTASR,kjo nuk do shume mend!
      Ti me siguri je vetem nje KULISH i atyre qe u bene NJESH me pushtuesit dhe nuk te lidh asdgje me LUFTEN ANTIFASHISTE NACIONAL-CLIRIMTARE!
      ENVER HOXHA ishte organizatori dhe UDHEHEQESI I LANC-it dhe kjo merite e tij historike do te vleresohet nder shekuj ashtu sic vleresohet edhe SKENDERBEU!
      Te gjithe ju zagaret e kolaboracionizmit nazist kurre nuk do pajtoheni me TRADFHETINE e te pareve tuaj,ndaj nuk eshte ndonje e re qe deri ne vdekje te akuzoni ENVER HOXHEN!
      Por kurre nuk do arrini as ta gervishni kete HERO KOMBETAR se jeni vetemk PLEHRA pa asnje vlere!
      Shqiperine mesjetare dhe injorante te Ahmet Zogollit nuk e cliruan dhe e rindertuan te huasjt,por vetem populli shqiptar nen udheheqjen e PPSH dhe ENVER HOXHES!
      LAVDI HEROIT KOMBETAR ENVER HOXHA!

      Reply to this comment
  17. Agroni June 3, 01:24

    LLLALLLLA,dukesh qe qenke nje koqe injoranti sa ja kalon edhe Saliut e kopese se tij.O…..ooooinjorant 24 karatesh,flitet per vitet 1965 o gje e trashe.Dielli nuk zihet me shoshe o qor dhe shurdh i lindur.Shiko ku u katandisem nga tellallet e U.D.B.se dhe PODESTA o torollak se nuk ka ndonje si ENVERI qe tju tregonte vendin.Eshte krenari per mbare kombin ajo periudhe e lavdishme 45 vjecare qe i dha shqiperise dinjitetin e autoritetin e nje shteti sovran,duke ju ngelur koska ne fyt gjithe larove qe kerkonin permbysjen e atij regjimi qe sa qe gjalle AI i rojten allatin.Shikoni ku u katandisem o lapangjoze te peshtire qe nuk ju ben pershtypje qe tere bota po tall bythen me kafshet si puna tende.

    Reply to this comment
  18. Lame June 3, 03:28

    Gjenerali Ramohito dhe Nane Kutra e shume te tjere kushedi sa oficera kan burgosur si armiqe dhe mbasi e provuan ne kurriz folen ndryshe .Une jam nji nga ata ishe oficera qe e pesova ne kurris besnikrin e tyre ndaj kumunizmit

    Reply to this comment
  19. LLL June 3, 21:19

    Agron !
    Po e përsëris për ty atë që thashë më lart :
    Ky popull injorant do paguajë çmimin e injorancës së tij dhe të Agronit . Ty të pengon injoranca të kuptosh atë gjë aq të thjeshtë që them unë .Ti s’duhesh të keshë të drejtë vote , kafshë !

    Reply to this comment
  20. Agroni June 3, 22:03

    LLL,ti nuk kupton nje dicka te vogel o idiot i lindur se, a do te egzistonte shqiperia mbas luftes se dyte boterore po te mos qene ata qe e mbrojten me dinjitet sovranitetin e ketij vendi ne konferencen e paqes ne Paris?Po me karabushe si una tende eshte e kote qe te diskutosh.

    Reply to this comment
  21. LLL June 4, 07:20

    Agron debili !
    Shqipëria ekziston jo nga fjalimet e mbajtura në Konferencën e Paqes por , nga Lufta e Lavdishme NACÇL .!
    Koka jote bosh do pjellë ndonjë tjetër xhevair ( ?! )

    Reply to this comment
  22. Agroni June 4, 20:42

    Qenke nje idiot qe se paske shokun,po luften kush e udhehoqi o plere apo joteme.Kur lufta nac-cl qenka e lavdishme cmutin ke qe keput brockulla si nje femije qaraman.A nuk jane ata bura qe udhehoqen luften por edhe e mbrojten ate ne menyre shembellore ne arenen nderkombetare.Lexo dhe meso o trangull i zjere.Me plera si puna tende eshte gjynah te harxhosh kohe kur nuk di as kush beri luften dhe as kush drejtoi ate.Lexo komentet e tua qe te kuptosh se sa te larte e ke shkallen e injorances.Ngushellime debil.

    Reply to this comment
  23. Gjobeku June 5, 13:31

    Komentuesi “Shqiptar ” ika thene shume sakte -Vetem ata qe nuk duan bein sikur nuk kuptojne duke shtremberuar gjithcka !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*