“Kur nis të flasë, ai fluturon”. Si u dukej amerikanëve Berisha në 2008

September 18, 2018 13:00

“Kur nis të flasë, ai fluturon”. Si u dukej amerikanëve Berisha në 2008

“Kryeministri i këtushëm bën deklarata të çuditshme dhe qesharake. Këta nuk kanë ujë dhe drita, ky u flet për komjutera dhe miliona ullinj”…

Në këtë kabllogram të zbuluar nga Wikileaks dhe të publikuar nga Dita, ndodhet një raport i firmosur nga ish-ambasadori amerikan në Tiranë për shefat e tij në Uashinton.

Gjuha e përdorur është “lisho”, mund të kuptohet se sa qesharak u dukej ambasadës amerikane, Berisha pavarèsisht qëndrimeve publike.

Më poshtë, pjesë nga kabllogrami:

 

Titulli: Ambasada e Tiranës, raporti javor

Dërguar: Nga Ambasada e Tiranës më 25 nëntor 2008

Merr: Departamenti Amerikan i Shtetit

Autori: Ambasadori

 

“…Kur kryeministri Sali Berisha nis të flasë, ai fluturon. Deklaratat e fundit që nisnin nga mbjellja e ullinjve deri tek platformat energjetike kanë lënë gojëhapur shumë shqiptarë. Edhe ata që janë mësuar me lulëzimet e shpeshta histerike të kryeministrit, kësaj here mendojnë se kryeministri i ka humbur lidhjet me realitetin.

Berisha habiti si FMN-në, ashtu edhe këshilltarët e tij ekonomikë kur tha se Shqipëria ka një rritje ekonomike “dyshifrore”,- dyfishin e asaj që mendojnë vetë këshilltarët e tij ekonomikë dhe FMN-ja. Në një tjetër dalje publike, Berisha detajoi planet e tij për të bërë Shqipërinë “superfuqinë energjetike të rajonit”, një deklaratë që për shqiptarët ishte gallatë duke pasur parasysh ndëprerjet e shpeshta të energjisë elektrike që ka ky vend.

Kryeministri u zotua në çojë Shqipërinë në epokën dixhitale duke vendosur kompjuterë në çdo shkollë dhe çdo familje, kur shumë nga këto shtëpi dhe shkolla nuk kanë ujë të pijshëm dhe energji elektrike. Në fund, deklarata më e çuditshme dhe qesharake ishte zotimi për ta bërë Shqipërinë “vendin më të bukur me ullinj në Mesdhe” duke mbjellë 20 milionë pemë ulliri në vitet e ardhshme.

Që nga viti 2005 (kush Berisha u rikthye në pushtet) shqiptarët janë mësuar të dëgjojnë fjalime të madhërishme mbi projektet gjigante që kryeministri ka ndër mend të bëjë njëri pas tjetrit. Kryeministri më duket se thjesht nuk është i aftë të mendojë për gjërat e vogla. Problemi vjen kur përplasen fjalimet e kryeministrit për Shqipërinë që lulëzon dhe ashpërsinë e jetës reale të shqiptarëve të thjeshtë.

Kjo u kujton shqiptarëve një barsoletë të vjetër të kohës së komunizmit kur një edukatore kopshti po i fliste fëmijëve për Shqipërinë e mrekullueshme. Kur ajo mbaroi së foluri rreth vendit që e përshkroi si një kopsht me lule, një vend të begatë ku njerëzit ishin më të lumturit në botë, një vend ku çdo fëmijë kishte gjithçka, një fëmijë në fund nisi të qante. Kur edukatorja e pyeti pse, djali që po qante nisi të bërtasë: “Dua të shkoj në Shqipëri, ju lutem më çoni atje, ju lutem”.

k.a. / dita

September 18, 2018 13:00
Komento

9 Komente

  1. tradita February 25, 19:42

    pse u tregua idiot ky palo ambasador u pjashtua nga diplomacia doli ne pension dhe Berisha eshte shume i forte dhe me mend ne koke si gjithmone.

    Reply to this comment
    • prizem September 18, 15:07

      @tradita
      Shkelqesia e tij Z. Withers doli ne pension sepse ishte ne moshe pensioni. Problemi eshte tek ai qe ti e quan “shume i forte dhe me mend ne koke” qe vetem i tille nuk eshte. Pavaresisht se gjithmone do te kete salibythlepires si do zoti zotrote, ai mbetet fatekeqesi kombetare dhe djeges i shanseve historike te mbare shqiptarizmes.

      Reply to this comment
  2. XXXL February 25, 22:12

    “Tradita”, pyete njehere komunistin 24 karat psiqikun Sali Bajga si i njihte nga era kavanozet me shurre dhe mut te anetareve te pjerdhur te Byrose Politike dhe u shkruante EMRIN ne etiketa. Edhe sot jeton me eren e qelbur te ketyre kavanozeve, prej shurres dhe mutit pa boten Spiuni i UDB Sali b** q **.

    Reply to this comment
  3. demo February 26, 01:03

    Ambasadori Uidhers ka qene nje diplomat me kembe ne toke.Partia e rrugaceve e urrente,sepse nuk u vinte pas avazit.

    Reply to this comment
  4. Ivani i madh February 26, 09:38

    Ky fare ambasadori ka te drejte ne lidhje me deklaratat idioteske te ketij palo kryministri por dhe vete eshte me m.. se ai kur e quante bur shteti, pervishte menget si karagjos dhe lejonte vjedhjen pas syve dhe hundes se tij te verdhe. Dhe ky b.. verdhi nuk eshte pa faj qe mbeshteti nje kriminel si Berisha te qendrote ne pushtet akoma. Se tek ne vendos amerika politikanet shqipetare jane gure shoku ne dore te amerikan ve se ndryshe nuk do qendronte kaq gjate Nje kriminel jo vetem i shtetit shqipetar po i gjithe kombit si krimineli SALI RAM BERISHA.

    Reply to this comment
    • Xha Teme September 18, 15:10

      Ivan “i vogel”. Ja ke futur katundit. Ai qe perveshi menget dhe quante burre shteti Birishen dhe yll ne ngjitje Lulash Sumqimin ishte ambasadori Arvizu. Mos ngatero kekun me byrekun thote nje fjale e urte.

      Reply to this comment
  5. USA citizen September 18, 15:07

    Z. Withers do te mbahet mend si ambasadori me i drejtperdrejte qe hoqi edhe dorezat diplomatike dhe duke ja perplasur te vertetat ne fytyre pacavures Berisha. Ai ishte vete deshmitar i Gerdecit dhe vrasjes se kater demostruesve te pafajshem qe protestonin paqesisht kunder rregjimit tiranik te familjes kriminale Brekeshkisha. Respekte per Z. Withers kete mik te vertete te shqiptareve.

    Reply to this comment
  6. Martini September 18, 15:14

    Ky informacion klasifikohet per librin gines ne llojin e vet.Eshte 1000/100 i vertete.Ai eshte turpi i shqiptareve qe sadopak mbeshtesin kete bajge gomari te tipit Berisha i cili me ka…. e ti detyroi edhe amerikanin Arvizu te cfaqet si anglez me nje humor siperor.

    Reply to this comment
  7. Xhipja September 18, 15:16

    Aman ore amon! Shikoni se sa i bukur eshte ne fotografi doktor flama

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

mersin escort mersin bayan escort konya escort eskişehir escort

Njoftim

Njoftim