Kur Lady Diana u përball me Camilla-n: Për ty dhe Charles do të jetë një ferr

August 7, 2017 14:56

Kur Lady Diana u përball me Camilla-n: Për ty dhe Charles do të jetë një ferr

 

Pak ditë para 20-vjetorit të vdekjes së Lady Dianës, “Channel 4” transmetoi imazhet e Princeshës së Uellsit, të cilat Britania e Madhe kishte refuzuar t’i shihte deri më tani.

Xhirimet e realizuara nga Peter Settelen, aktori që trajnonte Dianën për fjalimet në publik, ishin përvetësuar nga shërbyesi Paul Burrell pas vdekjes së saj dhe nuk ishin shfaqur kurrë, për shkak të deklaratave pikante të Dianës për familjen mbretërore.

 

Xhirimet u përfshinë në dokumentarin e ri për Princeshën e ndjerë të Britanisë së Madhe, “Diana: In Her Own Words”, që mbërtheu miliona shikues përpara ekranit mbrëmjen e së dielës. Shfaqja e tyre ka nxitur polemika të ashpra në vend dhe është kundërshtuar edhe nga vetë vëllai i Dianës, Charles Spencer.

Në xhirimet sekrete, Diana flet për traumat e pësuara në fëmijëri, që sipas saj kanë qenë burim i të gjitha pasigurive të saj.

Princesha rrëfen se prindërit kishin qenë shumë të ftohtë, e zhvlerësonin vazhdimisht dhe nuk i kishin thënë kurrë që e donin. Ajo flet edhe për një prej të dashurve të saj, truprojën Barry Mannakee.

“Atë e shkarkuan nga puna dhe 3 javë pasi u largua u vra në një aksident me motor. Ai ishte dashuria më e madhe e jetës sime”, rrëfen Diana në xhirime.

Pjesët më pikante të regjistrimeve kanë lidhje me familjen mbretërore. Diana kujton se ishte zënë shpesh me të shoqin, pasi Camilla qëndronte gjithmonë pranë tij, e shton se Charles i ishte përgjigjur se nuk mund të ishte ai, i vetmi Princ i Uellsit pa një dashnore.

Për Camillën tregon se e terrorizonte dhe se gjatë një feste ishte përballur me të, duke i thënë se ishte në dijeni të historisë së tyre dhe do ia kthente lidhjen në një ferr.

“Ajo më terrorizonte. Iu afrova dhe i thashë: E di atë që po ndodh mes teje dhe Charles dhe doja që ta dije. E dua burrin tim. Më vjen që u jam nëpër këmbë, por për ju të dy do të jetë një ferr. E di atë po ndodh, mos më trajtoni si një idiote”.

Sa i përket jetës seksuale, Diana rrëfen se fillimisht kryente marrëdhënie me të shoqin vetëm një herë në 3 javë, siç thotë ajo, ndoshta sa për zakon.

“Me Charles bëja seks njëherë në tre javë. Ndoshta një zakon, meqë ai takonte njëherë në tre javë edhe Camilla-n”

Diana e konsideronte Princin Philip një armik, e thotë se ai i kishte thënë Charlesit se, nëse martesa me të nuk do të funksiononte mund të kthehej te Camilla.

August 7, 2017 14:56
Komento

1 Koment

  1. demo August 7, 23:28

    Ky piskuriqi me dashnore e donte dhe nje trashegimtar zezak.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*