Letër miqësore intervistuesit të Pëllumb Xhufit në DITA

Artan Fuga May 11, 2016 14:23

Letër miqësore intervistuesit të Pëllumb Xhufit në DITA

Artan Fuga

Letër miqësore z. Xhevdet Shehu, Gazeta Dita, Tiranë

—-

I dashur miku im i vjetër Xhevdet,

kishe marrë në intervistë Pëllumb Xhufin, në datën 10 maj 2016, kur ndër të tjera ai jep edhe komente për reformën në arsim dhe kërkim shkencor.

Ti e di që unë nuk merrem me interpretime të të tjerëve në media, aq më shumë që komentet që lexova janë aq larg bindjeve dhe koncepteve të mia, sa asnjë pikë takim nuk kam me to dhe nuk përbëjnë pikë interesimi për mua.

Por, po të shkruaj sepse në pyetjet e tua ti i drejtoheshe Pëllumb Xhufit duke e pyetur atë se çfarë mendon ai për deklarimet e mia për shkencën dhe akademinë e shkencave pas deklarimeve të mia publike lidhur me këto çështje.

Të falenderoj për interesimin dhe e konsideroj si vëmendje miqësore që ke treguar.

Këtu pikërisht fillon edhe problemi.

Sepse Pëllumb Xhufi ende vazhdon të pohojë se unë, pra Artan Fuga, paska qenë në ekipet reformuese të Akademisë të Shkencave nisur nga vitit 2005 dhe 2006. Dhe, sikur të mos ishte fare i certifikuar si historian, guxon e thotë : “sipas dijenisë sime”, a thua se historia e shkencës dhe e e institucioneve shkencore bëhet sipas asaj “që kujtoj se di unë”.

Po të mos përsëritej herë pas here kjo e pavërtetë, nuk do ta kisha vendosur ujët në zjarr, por puna është se pas kësaj shoh në vazhdimësi një përpjekje për të larë hesapet me ata që pengojnë që shkenca të përdoret për qëllime që nuk lidhen me misionin e saj.

Po të mos e quaja një lajthitje kujtesore që ndoshta fsheh edhe zilira inkoshiente që nuk mund të përjashtohen dhe bëjnë pjesë në natyrën humane, do ta kisha quajtur shpifje dhe përhapje me qëllim pasaktësish për qëllime jo fort të florinjta.

Sado t’i duket Pëllumb Xhufit se unë kam qenë një nga reformatorët e akademisë të shkencave, sado ta ketë lënë kujtesa, deklaroj se kjo është një e pavërtetë që përdhos historinë e shkencës, e në këto kushte imagjino or mik se çfarë i bën “shkenca” historisë.

Unë nuk e di se me çfarë metodologjie e bëjnë historinë këta që pa asnjë fakt të provuar e interpretuar postulojnë falcitete për persona konkretë, njerëz në punë të vet, lëre pastaj për kombin e personalitetet e tij të së shkuarës.

Sfida është kjo : Le të gjejë i intervistuari yt qoftë edhe një mbledhje reformuese ku kam marrë pjesë, qoftë edhe një komision ku të kem marrë pjesë me këtë synim, qoftë edhe një dëshmitar që të provojë se i kam folur qoftë edhe miqësisht për këtë çështje, qoftë edhe një dokument, letër anonime, raport, etj, që të kem nënshkruar lidhur me këtë çështje, pra qoftë edhe një provë sado të vockël që të vërtetojë thëniet e tij, dhe unë do të pranoj këtë meritë se kam kontribuar në 2005 ose 2006, në reformimin e asaj që quhej atëhere akademi e shkencave, e që nuk ishte veçse një karakatinë, me të gjitha institutet e saj në gjendje të vajtuar, një ngrehinë sovjetike, e plakur, e ngurtësuar ideologjikisht, jashtë kohës, e drejtuar nga persona që abuzonin me pozitën e tyre në kryesinë e saj, dhe që kërkohen të merren sigurisht në mbrojtje nga i intervistuari yt.

Sepse vërtet do ta kisha quajtur një meritë timen, do ta kisha shënuar në cv, por ja që nuk e pata këtë shans të madh për t’i dhënë dërmën asaj që nuk ishte kthyer veçse në një uzinë e prishur, duke abuzuar edhe me traditën e madhe të shumë shkencëtarëve shqiptarë, si edhe të kërkuesve shkencorë që nuk mungonin edhe aty të tregonin talent dhe vullnet krijues, fatkeqësisht të abuzuar nga drejtuesit e kohës.

Unë kam marrë pjesë pas reformimit të akademisë, pra pas ndarjes të saj nga institutet e albanologjisë, në auditimin që ministria e arsimit e asaj kohe u ka bërë instituteve të asaj kohe.

Kaq. Dhe kjo nuk ka asnjë lidhje me të parën.

Ky proces auditimi raportin e të cilit e kam ruajtur dhe së shpejti do ta botoj për të parë lexuesi të gjithë lemerinë e kohës, nuk kishte të bëntë fare me reformimin e akademisë të shkencave, për të cilën kishte punuar një komision ku unë nuk kam qenë fare pjesë e tij.

Cfarë konstatuam si ekip auditimi ku merrnin pjesë edhe figura të tjera të shkencës shqiptare?

Më shumë roje, magazinierë, shofera, daktilografiste sesa shkencëtarë. Abuzime me vendet e punës për të strehuar me paga miq e militantë. Revista të pluhurosura e të pashitura në rafte, pra një abuzim me fondet. Ekspeditat shkencore në terren të harruara. Puna me ekipe shkencore e braktisur. Vlerat materiale dhe dokumentare të trashëgimisë kulturore të bëra copë. Shkencëtarë që kërkonin sekretare për të shkruajtur në kompjutera, institute dhe qendra me nga dy vetë të lodhur. Njerëz që merrnin rroga, por nuk kishin në duar studime. Sigurisht një rradhë kërkuesish shkencorë për të cilët kam respekt, të ndrojtur, tulatur dhe frikësuar nga presioni i drejtorllikut. Asambleja e akademisë krejt formale dhe pa asnjë ndikim shkencor mbi kërkimin, pa asnjë bashkëpunim nga jashtë, ndërtesat e shkatërruara e po të futeshe brenda ndihej menjëherë se ku ishte wc.

Ja këto gjeta në atë akademinë e asaj kohe për të cilën ka nostalgji Pëllumb Xhufi. Eshtë e drejta e tij fundja. Dhe e gjitha kjo nën emrat e mëdhenj të Cabejit, dhe kolegëve të tij, që mjaft nga të mbeturit e të mbijetuarit, pasi i kishin torturuar, spiunuar, survejuar, (sa gabim që nuk hapen ato dosje sepse do të shohim lemerirat e kohës ku kërkimi shkencor dhe spiunimi në monizëm ecnin bashkarisht) i përdornin për ta tharë e degraduar deri në fund “lopën” e sëmurë” të albanologisë.

Akademia sotme shkencore vuan nga të njejtat mentalitete sepse ashtu kanë rrjedhur punët, por ajo e atëhershmja ishte një bunker sovjetik, një bunker i modelit sllav, i atyre akademive të sotme lindore që vazhdojnë të përdoren nga shtetet përkatëse si shkopinj e kamxhiqe nacionaliste në rradhë të parë për të keq të kombit që i ushqen.

Ideologjikisht ajo akademi, sikurse janë reminishencat edhe te e sotmja, mbetet në histori një bunker sovjetik, një organizëm institucional censure kolektive, dhe atëhere me këtë rast kam parë lemerira epistemologjike.

Gjuhësia mbështetur te vepra e Stalinit mbi çështjet e gjuhësisë e që genocidonte gjuhët specifike,
jurisprudenca kishte mbetur te kushtetuta kriminale e mesit të viteve ’70 e që na serviret edhe sot si kontribut juridik,
historia vazhdonte të udhëhiqej me sloganin paradigmatik : Populli shqiptar e ka çarë rrugën e historisë me shpatë në dorë,
në antropologji, vazhdonte të sundonte teza totalitare dhe fyese për kombin se feja e shqiptarit është shqiptaria, pra shqiptari është pa fe e moral,
në ekonomi nuk kishte më shumë se mekanizmi i ri ekonomik i Titos në vitet ’60,
historia e shqiptarëve nuk ndriçohej, edhe sot ashtu, nga dokumentat arkivore të institucioneve të mëdha të kohës,
gjuha shqipe në fjalorin enciklopedik për të cilin ishte abuzuar rëndë me fonde, në mënyrë kriminale ishte tharë duke u thënë termave një përmbajtje ruso – sllave dhe anarkiste.

Kjo ishte akademia e atëhershme që kanë nostalgji “ishat” e asaj kohe. Dhe na paraqiten si të majtë pikërisht për të konservuar prapambetjen e atij bunkeri sovjetik që e gjen edhe sot e kësaj dite në shkencën e sotme shqiptare.

Por, do ta botoj atë raport. I cili fatkeqësisht u vlerësua, por nuk u muarr parasysh, sepse po të kishte ndodhur ndryshe sot nuk do të ishim këtu ku jemi.

Dhe meqë rekomandimet e atij raporti nuk u pranuan, fatkeqësisht, unë nuk pranova të isha antar i bordit drejtues të Qendrës të Studimeve Albanologjike, duke qenë i bindur se ky institucion ashtu sikurse po konceptohej, do të degradonte dhe një ditë do të ndodhej përsëri në udhëkryq.

Kjo ishte në fakt një refuzim emërimi, një dorëheqje pa filluar, çka m’u mirëkuptua nga drejtuesit e asaj kohe në ministri. Besoj se këtë arkivat e Qendrës e kanë të shënuar.

Do të thuash ti i dashur Xhevdet, mirë mo Tan, po unë çfarë hyj këtu?

Ja po ta them sinqerisht.

Sepse duke njohur integritetin tënd moral, do të kërkoja si gazetar që kur të jepen fakte gjoja të vërtetë, por në fakt gënjeshtra të mëdha, sikurse ajo që unë kam punuar për reformimin e akademisë të shkencave, të kërkosh prova nga i intervistuari, dhe jo t’i marrësh të mirëqëna, duke kaluar te pyetja tjetër.

Së dyti, nëse vetë nuk i verifikoje dot, minimumi etik i gazetarisë do të kërkonte për një gazetar të ri, e jo nga ty me një barrë përvoja nga jeta dhe profesioni, të ruaje atë që quhet parimi i balancimit, pra të vije të më pyesje mua publikisht.

Janë minume që jam i bindur që jo për ndonjë shkak tjetër, ndonjë teori komploti, por thjesht se nuk ke pasur, kohë, nuk i ke respektuar këtë rradhë dhe më ke bërë të lëndohem e ligështohem nga ti e për ty.

Të shkuara e të harruara, unë e ti kemi parë shumë në këtë jetë dhe nuk dëgjojmë nga ai vesh. Po nuk u përballëm me të padrejtën nuk e quajmë të bekuar e të denjë për t’u numuruar ditën që nisim cdo ditë me vullnet të Zotit.

Aq më shumë nuk ka nevojë të të them, sepse e di ti poaq mirë sa edhe unë, që pa këto parime një medie dhe një gazetë rrudhet, dhe nis e bëhet shkop në dorë për t’u hakërryer të tjerëve, një mjet presioni për të nënshtruar vullnete dhe keqpërdorur ato, cka gazeta Dita sipas meje, as ka qenë dhe as nuk është…

Miqësisht, dhe do të dukem për ndonjë kafe, nëse ke kohë, të kujtojmë kohën e shkuar dhe qajmë edhe ndonjë hall të sotëm,

Artan Fuga, akademik

 

Intervistën e Profesor Xhufit e lexoni KETU.

Artan Fuga May 11, 2016 14:23
Komento

26 Komente

  1. katarakti May 11, 12:18

    Pika akademikut. As te gishti i kembes nuk i vjen Pellumb Xhufit. Je vetem nje i marre qe kerkon te besh emer.

    Reply to this comment
    • Haaaaa May 11, 22:48

      A e dini se kush eshte ky Fuga?
      Ai gjithmone ka qebe bythlepires i pushteteve!
      Para 90-tes,kur te gjithe e shikonin se gjithcka kishte marre tatepjeten,ky zullap beri kerkesen dhe u pranua kandidat i PPSH-se !
      Dhe tani na derdellit si miza ne….mut!

      Reply to this comment
  2. katarakti May 11, 12:18

    Pika akademikut. As te gishti i kembes nuk i vjen Pellumb Xhufit. Je vetem nje i marre qe kerkon te besh emer. Edhe pamjen e ke prej budallai.

    Reply to this comment
    • xhonson May 11, 17:06

      Vete fotografia qe ka dhene per botim si shoqeruese e shkrimit te ti8j,tregon se ky Fuga,jo vetem nuk vlen asnje GROSH per akademik,por eshte nje cope idioti funksional ne sherbim te armiqve te Shqiperise!
      Ky zorzob ne vend qe te akuzonte AKADEMINE E SHKENCAVE SOCIALISTE,le te provonte te krahasoihej me ate me VEPRA e jo me llogje Kavaje!
      Ajo AKADEMI ishte vertete e shkencave,sepse jo vetem coi perpara ALBANOLOGJINE,gjuhen standarte shqipe.letersine dhe permbi te gjitha beri nje pune te tille SHKENCORE qe i paraprine dhe udhehoqen ndertimin e veprave gjigande ne HIDROENERGJITIKE,GJEOLOGJI,cpim dhe kerkim nafte etj,aq sa sot duken te PA KAPSHME!
      Shkencetare si Petrit Radovicka,Farudin Hoxha,Aleks Buda etj jo vetem sot nuk krahasohet dot njeri me ata,por as qe EKZISTOJNE!
      ARSIMI DHE SHKENCA sot ne Shqiperi ka marre fund!
      Ajo qe sot quhet Akademi ne Shkencave perfaqeson vetem ca rrogtare e militante partie,qe vetem dem i kane sjelle ketij vendi!
      Per mbi te gjitha ,kjo palo Akademi ka hedhur poshte LUFTEN ANTIFASHISTE,29 NENTORIN E LAVDISHEM dhe ka ngritur kriminelet dhe bashkepuntoret e nazi-fashisteve ne piedestal!
      Vete shtatorja e TRADHETARIT Ahmet Zogolli i ploteson te gjitha poshtersite e kesaj Akademie!
      Ja ky Fuga eshte nje prej ketyre SAHANLEPIRESVE berishiane!

      Reply to this comment
  3. anticensurë 25642654 May 11, 13:06

    pa dashur të hyj në specifikën e letrës së fugës!është komplet teknike dhe për një fushë të panjohur për mua!
    më bëri përshtypje fakti se fuga,për të cilin;shkrimet e tij kam respekt,në një moment të caktuar del me një budallallëk,për mendimin tim modest,si ky:”pra shqiptari është pa fe e moral,”!këtë e e nxjerr si ekstrat të një logjikimi nga ana e tij po aq të trashë:”në antropologji, vazhdonte të sundonte teza totalitare dhe fyese për kombin se feja e shqiptarit është shqiptaria,”!
    tezën “totalitare” e kemi që para se të vinte në pushtet regjimi totalitar komunist,të paktën kështu si predikohet sot,zogu ka qënë po aq totalitar!kjo tezë e “fesë së shqiptarit”,dhe ajo e lindur në totalitarizmin turk,nuk i ka prishur dhe nuk i prish punë kujt!!mirë i bën gjithnjë!!nuk është aspak fyese sepse në asnjë rast ajo nuk përjashton besimin!!bile fyese do të merrja këtë deduksion të fugës!deduksion që mua dhe shumë të tjerë si unë,të pafe,na nxjerr dhe të pamoralshëm!!na fyen deri në maksimum!!shqiptari që nga koha që njihet me këtë emër,si dhe çdo popull në këtë rruzull toksor,i ka pasur në përbërjen e tij të gjithë ndasitë!!ato fetare,krahinore,klasore e çdo gjë tjetër që mund të shtohet!!parrulla bashkuese shumë specifike për ruajtjen e tërsisë shqiptare “feja e shqiptarit është shqiptaria”përveçse na bashkoi në diversitetin fetar ose jo fetar,ajo nuk pengoi asnjë nga besimet fetare që të kishin rrjedhën e tyre,normale o të detyruar!!ajo nuk pengon akoma sot dhe nuk besoj të pengojë asnjëherë!!keqpërdorimi i kësaj formule bashkimi,po që është i dëmshëm!!përdorimi i kësaj shprehje si bazë e vetme për studime shkencore nuk është e drejtë!!pavarsisht dëshirës për të qënë të bashkuar rregj gjuhës sonë,kombit tonë ne kemi ndasitë tona!!ndasi që të paktën deri tahsti nuk kanë qënë dominuese!shpresoj të mbesin të tilla bile po qe e mundur të zvogëlohen!!
    kështu fuge,pavarsisht se jam shqiptar i pafe,nuk ma merr mëndja të jem i pamoralshëm!!pavarsisht se shumë shqiptarë kanë besimin e tyre fetar nuk besoj se të gjithë mund të jenë të moralshëm!!
    nuk është feja që ta jep ose heq moralin!!
    njeriu fuge, njeriu!!
    ai vendos mbi të gjitha!!
    njeriu bën shoqërinë,kombin,moralin,fenë!!nuk është e kundërta!

    Reply to this comment
    • gjermani i fundit May 11, 20:21

      Ne keto 25 vjet reformimi dhe deformimi kane qene burre e grua-mish e thua. Ky slogani i Vaso Pashes/Pashko Vases mbi fene e shqiptarit nuk permendte as moralin dhe as zakonet. Qe nje thirrje e deshperuar qe shqiptaret te linin menjane ndasite fetare e krahinore ne emer te “fese” shqiptarizem. dmth ti sherbenin te mires sé atdheut qe do sillte te miren e sejcilit.A nuk ishte kjo nje kauze nobile? A nuk ishte ne sherbim te nje morali te shendoshe? Ketu profesori ofron per “sovjetike” apo allaturka sloganin me absolut te Rilindjes kombetare; me duket se nuk e ka patur mendjen dhe ka rreshqitur ne tym. Pastaj, ky ishte dhe nuk ishte ne freret e reformes apo deformes nuk dallon, se vete shkrimi e cileson ish akademine nje hangar sovjetik qe paskesh pasur shofere e magazziniere e roje apo rrobaqepes e kepucare. Njesoj sikur une kur vete ne taverne te mos shikoj per te ngrene por sesi kane pastruar kamarieret oborrin apo se ku perfundojne ujerat e zeza te WC -ve. Ky nuk eshte kendveshtrim akademiku, eshte kendveshtrim routine prej inspektori dhe aparatciku. Me dy fjale, profesori sikur e ka shkruar ca lehte kete polemike.

      Reply to this comment
  4. intelektuali May 11, 13:06

    ME SHEQER, ME SHEQER
    TE NA ROJE SHKU ENVER

    Kjo vjershe e Akademikut te shkecafe folklorike Zihni Sakos ishte vepra me famoze dhe me madhore e Akademise se Shkencate te Luan Omarit qe dhenderi i tij Pellumb Xhufi e mbron me kaq pasion enverist, por duke harruar se populli e talli Akademione sovjetike te Enverit me nje vjershe tjeter kondraversive:

    TELEGRAMET VENE E VINE
    LAJMERONI QEVERINE
    POR ME SHUME PARTINE
    TE BEJE ZAP ZIHNINE
    SE NA SHOI BAGETINE

    Keshtu e vleresonte populli veprimtarine e akademise se shkencave ne Kohen e Qepes te Enverit.

    Reply to this comment
  5. intelektuali May 11, 13:07

    ME SHEQER, ME SHEQER
    TE NA ROJE SHKU ENVER

    Kjo vjershe e Akademikut te shkecave folklorike Zihni Sakos ishte vepra me famoze dhe me madhore e Akademise se Shkencate te Luan Omarit qe dhenderi i tij Pellumb Xhufi e mbron me kaq pasion enverist, por duke harruar se populli e talli Akademione sovjetike te Enverit me nje vjershe tjeter kondraversive:

    TELEGRAMET VENE E VINE
    LAJMERONI QEVERINE
    POR ME SHUME PARTINE
    TE BEJE ZAP ZIHNINE
    SE NA SHOI BAGETINE

    Keshtu e vleresonte populli veprimtarine e akademise se shkencave ne Kohen e Qepes te Enverit.

    Reply to this comment
  6. Nderime May 11, 14:36

    z. Fuga, Mendoj se edhe vet niveli shkencor dhe thelbësor i arsyetimit dhe kritikës tuaj në shkrimin e mësipërm stonon mjaft me pozicionin tuaj “akademik”.
    Ju keni pranuar dhe vazhdoni të rrogëtoheni “akademik”,por a e justifikon vehten kjo gërmadhë e sotme e quajtur akademi e shkencave ku ju hulumtoni.Nëse jo (siç e pranoni shkarazi edhe vet),atëhere pse pranoni të jeni pjesë e saj,pse nuk ndoqët të njëjtin qëndrim siç e pohoni edhe vet,duke mos pranuar të ishit pjesë e bordit të Qëndrës së Studimeve Albanologjike.Mendoj se interesi publik do të ishte më i madh duke ndigjuar nga “akademiku” A.Fuga,t’na fliste për gjëndjen reale të Akademisë së Shkencave sot,në lidhje me ç’ka shqetësohej Prof. Xhufi,dhe jo t’na ulurasësh kaq shumë se nuk paskeni qënë reformator i “akademisë” pa akademi por me “akademik” z. Fuga.Kjo besoj na shqetëson të gjithëve i nderuari “akademik” pa akademi.

    Reply to this comment
  7. Kris May 11, 14:55

    Me falni neqoftese gaboj: a eshte Fuga i Biri i Myqerem Fuges?!

    Reply to this comment
    • telo May 11, 21:21

      Po ky “akademiku” paska marr si pushka e jevgut per nje hamendesim te profesor Xhufit qe ky, dmth prof Fuga, mund te kete qene nje nga ata tipat e reformes ne akademi!? Ky mua me shume me duket si i levizur sesa si profesor Fuga. I beri Saliu si veten edhe “akademiket”.
      Ai eshte “Kris”, i biri i ish ministrit te Hoxhes qe pasi beri palle ne ate kohe del e shet dengla “demokratesh” sot. Tip Saliu sa i takon ketij lloj morali.

      Reply to this comment
    • Eunuku i KM May 12, 01:42

      Jo, Djali i Myqeremit, eshte perparimi dhendri i iliaz rekes sekretarit te pare te durresit,Myqeremi eshte gjyshi i Endrit , keshilletarit eunuk te rames kryeminister

      Reply to this comment
    • Shahisti May 12, 01:59

      Me fal. po c’rendesi se i biri i kujt eshte Fuga. A nuk eshte Kryepalla i vendit i biri i Kristaq Rames?

      Reply to this comment
  8. Haaaaa May 11, 16:14

    “A-ka- de-MIKE” si ky ish kandidati i PPSH-se te muajve te fundit te vitit 1989,nuk e besoj!

    Reply to this comment
  9. Rrik Balsha Sr. May 11, 18:01

    UNE NUK TE NJOH

    zoteri me goje te shthurur, po njoh me te tepert psikopatine tende te trushitesit te pa kontrolluar, pa vulen ligjore edhe te me te fundit te dipllomuar ne veterinarine lope-sheruese.

    Jane sa meskine aq edhe te bajatisura, tere gojemutleshimet qe ben here pas here ne portalet online. Sepse, veç llogjikes se mbrapshte e te pa bazuar, me te cilat mbush “essete” aq te publikuara nga merobazet e turnit, asgje nuk te ndalon ne krijimin sadist te historive te shkuara te shoqerise enveroxhiste, kur pastroje prapanicen me gjethe fiku e perveloheshe nga hithrat qe mendoje se ishin lulet e parfumuara te derguara nga zot-natyra per ty dhe vetem per ty.

    Une e lexova edhe intervisten e Xhufit, asgje nga sa pellet ti nuk gjeta ne te. Ne te kundert, edhe pse “nuk te ben as te nxehte e as te ftohte nga komentet qe te kundervihen me te drejte”, perseri ngelesh ai i sorollopit qe perfaqeson, evgjit i Ikskillit te Rumanise se shekujve qe lame pas.

    E nuk je i vetem, ke ne krah edhe Endrinen tende te Kalifit te Surrelit, ate qe eshte majtisur te shikoje çdo mize qenefesh ne fluturim, si e ardhmja shpetimtare e ketij vendi qe ju strehoi shekuj me pare.
    Akoma sjell ndermend, llafazanllekun tend tek Presidenti yt i dashur me shtate emra Mehmeti, te stilizuar ne Nishani per te patur me shume sharm erebythor, kur u flijove ne mbrojte te Sistemit Universitar te se ardhmes, me bagazhin tend bakalor ( ne shqip: bakal, oturak – poça baltepjekura per dhjerje shurrezbrazje ), ku pa dridhje qerpikesh, veç me shkumbezim prej gojethari, u bere tellalli i nje modeli rrugaçor te shkaterrimit edhe te asaj pak qe i ka ngelur kulturimit te brezave tane te se ardhmes, vetem per çuar deri ne fund kete makuteri pizevengesh te ketyre viteve te shkerdhatokracise, per te cilen pa dyshim je nje nga ideatoret e saj.

    Reply to this comment
  10. polua May 11, 20:58

    Pa i bere analize shkrimit te Artan Fuges qe e perdor gazeten e nderuar “Dita” edhe per reklame edhe per lajmerime varrimi apo per te prie kafé ndonje dite…duku, dikur ne nje emision televiziv thoshte se ishte profesor informacioni, sot na shkruan se eshte akademik, nuk e di neser, megjithate per mua eshte njeriu “intelektual” me i neveritur me sjelljen dhe shkrimet e tij banale, perveç ketij, por dhe ketu tregon nivel shume te ulete e te dobet komunikimi. Nuk ja vlen te merresh me te dhe bishtuka si ky.

    Reply to this comment
  11. mirel May 11, 21:16

    Nuk I thote njeri ketij qe eshte cyryk?

    Reply to this comment
  12. njeriu i mire May 11, 21:46

    ne vlerat akademike apo si historian qe kane ata, asnje nuk ka te drejte te ofendoje.
    eshte e drejte kritika e tanit.kur shkruan per dike sqarohu si gazetar, se del edhe si nje gazetar me bachelor, apo pseudo qeshkruan si ti thone te tjeret,se ashtu ngrejne nivelin padashur apo pamerituar ne ate fushe.

    Reply to this comment
  13. polua May 11, 23:45

    Jeni bere dhe ju te gazetes Dita me keq se Panorama. Nuk i nxirrni te gjitha komentet, ndersa Tema nuk le ve per komente kur shkruhet per Ismahil Kadarene. Thua se po beni detyren si gazeta te lira?! Keto per moderatorin tuaj, por edhe per zotin Thano qe akoma me ka ngele respekt. Jo per publikim

    Reply to this comment
  14. Antifashisti May 12, 00:02

    Zotni Akademik FUGA, me mire na jepni nje vleresim per zotni Arjan Canin dhe zonjushezen Bleona Qerretin, mbasi mendoj se jeni kompetent i fushes.

    Reply to this comment
  15. Shahisti May 12, 00:19

    Artan, per mendimin tim ke plotesisht te drejte ne ato qe thua. Une e kam njohur nga brenda te gjithe sistemin e Akademise, ku pata punuar per plot 21 vjet.

    Me ben pershtypje qe komentuesit ketu flasin pa ditur asgje per problemet qe ti diskuton dhe i lejojne vehtes te hedhin balte e bajga sa mundin. Nejse demokracia i ka keto.

    Me lejo te bej vetem nje korigjim te vogel. Edhe pse historiografia shqiptare eshte mbeshtetur ne paradigmen “Populli shqiptar e ka care historine me shpate ne dore”, ne fakt nenkupton “Populli shqiptar e ka care rrugen e mutit me luge ne dore, dhe vazhdon ta beje kete pune, se muti qe ka lene prapa Enver Gjirokastra me gjithe dishepujt e vet, nje nga te cilet duket te jete edhe Pellumb Xhufi, nuk ka per te mbaruar kurre, sepse akoma ka sa te duash shkencetare e politikane qe vetem dhjesin andej ketej, pra duke shtuar papushim mut rrugen e popullit krenar po te dhjere shqiptar.

    Reply to this comment
  16. Arber May 12, 01:39

    Une i lexova me vemendje te dy shkrimet: te dy si Prof-i dhe Akad-emi jane egocentriste dhe ekstremiste. Akademia e Vjeter e Shkencave duhej reformuar pasi ishte sipas modelit sovjetik, per nje ekonomi te mbyllur; Akademia e re e Shkencave duhej te quhej Akademia e Shkencave Albanologjike dhe te perfshinte ne gjirin e saj vetem institutet qe merren me vlerat kombetare, te cilat nuk integrohen ne shkencat globale dhe shteti shqiptar eshte i detyruar te ruaje identitetin kombetar me parate e taksapaguesve. Ne nje sistem te hapur ekonomik e politik sic u vendos ne Shqiperi, te gjitha fushat e tjera shkencore si ato natyrore, mjekesore,informatike, sizmologjike, berthamore, hidraulike, meteorologjike etj. mund te integrohen dhe te aplikojne arritjet e shkencave boterore, pasi shtetet e medha investojne ne ato fusha financime qe ne Shqiperine e vogel dhe te varfer duken perrallore. E keqja eshte se Sali Berisha e peshtyu reformen duke lene ne krye te Kryesise fantazme te Akademise se vjeter te Shkencave militantet e PD, duke i kontrolluar vete te gjitha biografite e titullareve, te anetareve te akademike dhe punonjesve ndihmes. Nje i njohuri im qe u pranua akademik, u pergezua direkt ne Berisha, duke lene te kuptohet se te gjithe i emeroi ai dhe u telefonoi per t’u thene se vendin e keni prej meje. Po ashrtru Barisha caktoi me doren e vet te gjithe stafin drejtues te Qendres se Studimeve Albanologjike, ne krye te te ciles vuri nje studiues te Kamyse. .

    Reply to this comment
  17. Shqipe May 12, 10:37

    Aka-dem-ikut Artan Fuga(Fosile e komunizmit, mishi i dhise dhe “lecca culo” ne demokracine shqiptare)

    Vertet edhe me kontributin dhe zellin tend kemi humbur Akademine Shqiptare, por kemi fituar Aka-dem-ikun, vertet çalon pak, vertet ka qene edhe kandidat i PPSH (asgje, po ta krahasosh me Saliun që ka qene 25 vjet sekretar i org. Partise) por per aftësitë e tij filozofike, edhe Shvejk-u do ta kishte zili!
    Pëllumb Xhyfi është shumë dinjitoz dhe nuk dua ta përmënd këtu, mbasi nuk meriton të ndyhet, qoftë edhe duke i përmëndur emrin bashke me emrin e nje “leca culo” si puna jote.

    Nuk është hera e parë që të drejtohem dhe nuk do të ndaloj duke kërkuar të largohesh nga skena publike dhe t’i lësh shqiptarët ne hallet e tyre.

    Ç’me ngrifesh si gjeli i cofur maje plehut. “Soji” yt nuk eshte as i denje dhe as i besueshem per tu mesuar shqiptareve demokracine.
    Tashme mund te konstatohet lehte se ty dhe “sojit” tend bastard ju jane ngrohur p… . Sa larg eshte per ju permbysja e diktatures, kur “vrima e miut ishte 500 grosh”, kur ju u zhduket pa lene gjurme nga jeta shoqerore e politike e shqiptareve dhe moret rruget e europes duke perfituar edhe nga lirite e saj, te cilat i kishit anatemuar gjithe jeten ne korrin enverist. Tani mendoni se e kaluara juaj u harrua dhe erdhet perseri ne atdheun tuaj(ne vendin e krimit) per t’i mesuar tashme shqiptareve rendin e ri “demokracine” dhe per te vegjetuar si grupim shoqeror i shpifur.
    A te kujtohet kur ti “prof-e-sorre” i demokracise ishe filizi i vogel dhe i llastuar(mbai ishe pak çalaman) i familjes Fuga, familjes se lidhur ngushte me familjen e diktatorit (E.H.), me prinder gjate gjithe kohes ministra apo zv/ministra apo ne postet te larta te PPSH, me nje vella “fizikant berthamor” (Perparim Fuga) qe e ndau bashkeshorten me telefon nga jashte shtetit ku ndodhej, menjehere sapo diktatori (E.H.) denoi te jatin e saj(Andon Sheti) si pucist ne ushtri (1974), duke thyer keshtu nje rekord te llojit te vet edhe ne diktature. Nuk dua te permend me teper, por si ke kurajo ti te marresh rolin e “profesorit” ne ekrane dhe shtyp per tu mesuar shqiptareve (“lumpen proletariatit”) demokracine.
    Edhe pse ne demokraci kushdo vleresohet per ate qe thote dhe ate qe ben dhe jo per ate nga vjen, demokracia ne Shqiperi eshte aq e brishte sa nuk ka luksin qe njerez si ty dhe si “soji” yt t’i perdore si “prof-e-sorret” e demokracise. Demokracia eshte aq e mire sa i garanton cdo njeriu liri te mjaftueshme per te punuar e jetuar me djerse e punes se tij, por kurre nuk duhet tu krijoje kushte ty dhe “soji”-t tend per tu kthyer ne “prof-e-sorret” e saj.
    Sa here psallt ne programet televizive, jam mjaftuar te nderoj kanalin TV, por kur shikoj qe edhe shtypi te ka krijuar hapesira per te percjelle “te vjellat” nga goja jote qe eshte bere si b…. , apo t’i besh fresk politikes sipas interesit tend te felliqur edhe pse filozofon ne eshte apo jo politika “k…..”, etj., jo vetem me perzihet por ndjej edhe krupe edhe revolte.
    Nga njerez si ti, qofshin ata edhe profesore edhe doktore edhe anal-iste politike, moderatore tv, etj, pse ky eshte “grupi yt shoqeror” ne demokraci, vete demokracia nuk mund te prese asgje te mire, mbasi ju e felliqni ate mbasi jeni ne sherbimin vetem te qellimeve tuaja te ulta. Mekati i “aka-dem-ikut” Atan Fuga nuk eshte familja nga vjen, per ate ai eshte i pafajshem dhe i pafat. Mekati i tij dhe i “sojit” te tij eshte se sikurse “di-pllom-ati” Agim Nesho(nipi i Vito Kapos), “anal-isti” Andi Bushati(i biri Mehdi Bushatit e nipi i Hysni Kapos), filizave të familjeve të KQ PPSH si “di-pllom-ati” Fatos Tarifa dhe Shpëtim Çaushi(kampjon mediokriteti-nuk ishte i afte te merrte provimin e matures ne Shkollen Petro Nini Luarasi ne vitet ’60 por ishte i afte per dipllomat dhe sot jo rastesisht vjehrri i Gjin Gjonit) dhe shume te tjere, pjestare te Klanit Kapo(protektoratit të Saliut)- qe i ka akoma tentakulat ne ministrine e brendeshme dhe ministrine e jashtme – duke i nenvlehtesuar shqiptaret, marrin rolin e “profesorit” per tu mesuar atyre demokracine. Sa me shpejt ta kuptoni qe “soji” juaj nuk eshte as i denje dhe as i besuar per tu mesuar shqiptareve demokracine, aq me mire do te jete edhe per ju.

    Bejani kete te mire shqiptareve durim-medhenj.

    Reply to this comment
  18. Shqipe May 12, 10:45

    Aka-dem-ikut Artan Fuga(Fosile e komunizmit, mishi i dhise dhe “lecca culo”ne demokracine shqiptare)
    Vertet edhe me kontributin dhe zellin tend kemi humbur Akademine Shqiptare, por kemi fituar Aka-dem-ikun, vertet çalon pak, vertet ka qene edhe kandidat i PPSH (asgje, po ta krahasosh me Saliun që ka qene 25 vjet sekretar i org. Partise) por per aftësitë e tij filozofike, edhe Shvejk-u do ta kishte zili!
    Pëllumb Xhyfi është shumë dinjitoz dhe nuk dua ta përmënd këtu, mbasi nuk meriton të ndyhet, qoftë edhe duke i përmëndur emrin bashke me emrin e nje “leca culo” si puna jote.
    Nuk është hera e parë që të drejtohem dhe nuk do të ndaloj duke kërkuar të largohesh nga skena publike dhe t’i lësh shqiptarët ne hallet e tyre.
    Ç’me ngrifesh si gjeli i cofur maje plehut. “Soji” yt nuk eshte as i denje dhe as i besueshem per tu mesuar shqiptareve demokracine.
    Tashme mund te konstatohet lehte se ty dhe “sojit” tend bastard ju jane ngrohur p… . Sa larg eshte per ju permbysja e diktatures, kur “vrima e miut ishte 500 grosh”, kur ju u zhduket pa lene gjurme nga jeta shoqerore e politike e shqiptareve dhe moret rruget e europes duke perfituar edhe nga lirite e saj, te cilat i kishit anatemuar gjithe jeten ne korrin enverist. Tani mendoni se e kaluara juaj u harrua dhe erdhet perseri ne atdheun tuaj(ne vendin e krimit) per t’i mesuar tashme shqiptareve rendin e ri “demokracine” dhe per te vegjetuar si grupim shoqeror i shpifur.
    A te kujtohet kur ti “prof-e-sorre” i demokracise ishe filizi i vogel dhe i llastuar(mbai ishe pak çalaman) i familjes Fuga, familjes se lidhur ngushte me familjen e diktatorit (E.H.), me prinder gjate gjithe kohes ministra apo zv/ministra apo ne postet te larta te PPSH, me nje vella “fizikant berthamor” (Perparim Fuga) qe e ndau bashkeshorten me telefon nga jashte shtetit ku ndodhej, menjehere sapo diktatori (E.H.) denoi te jatin e saj(Andon Sheti) si pucist ne ushtri (1974), duke thyer keshtu nje rekord te llojit te vet edhe ne diktature. Nuk dua te permend me teper, por si ke kurajo ti te marresh rolin e “profesorit” ne ekrane dhe shtyp per tu mesuar shqiptareve (“lumpen proletariatit”) demokracine.
    Edhe pse ne demokraci kushdo vleresohet per ate qe thote dhe ate qe ben dhe jo per ate nga vjen, demokracia ne Shqiperi eshte aq e brishte sa nuk ka luksin qe njerez si ty dhe si “soji” yt t’i perdore si “prof-e-sorret” e demokracise. Demokracia eshte aq e mire sa i garanton cdo njeriu liri te mjaftueshme per te punuar e jetuar me djerse e punes se tij, por kurre nuk duhet tu krijoje kushte ty dhe “soji”-t tend per tu kthyer ne “prof-e-sorret” e saj.
    Sa here psallt ne programet televizive, jam mjaftuar te nderoj kanalin TV, por kur shikoj qe edhe shtypi te ka krijuar hapesira per te percjelle “te vjellat” nga goja jote qe eshte bere si b…. , apo t’i besh fresk politikes sipas interesit tend te felliqur edhe pse filozofon ne eshte apo jo politika “k…..”, etj., jo vetem me perzihet por ndjej edhe krupe edhe revolte.
    Nga njerez si ti, qofshin ata edhe profesore edhe doktore edhe anal-iste politike, moderatore tv, etj, pse ky eshte “grupi yt shoqeror” ne demokraci, vete demokracia nuk mund te prese asgje te mire, mbasi ju e felliqni ate mbasi jeni ne sherbimin vetem te qellimeve tuaja te ulta. Mekati i “aka-dem-ikut” Atan Fuga nuk eshte familja nga vjen, per ate ai eshte i pafajshem dhe i pafat. Mekati i tij dhe i “sojit” te tij eshte se sikurse “di-pllom-ati” Agim Nesho(nipi i Vito Kapos), “anal-isti” Andi Bushati(i biri Mehdi Bushatit e nipi i Hysni Kapos), filizave të familjeve të KQ PPSH si “di-pllom-ati” Fatos Tarifa dhe Shpëtim Çaushi(kampjon mediokriteti-nuk ishte i afte te merrte provimin e matures ne Shkollen Petro Nini Luarasi ne vitet ’60 por ishte i afte per dipllomat dhe sot jo rastesisht vjehrri i Gjin Gjonit) dhe shume te tjere, pjestare te Klanit Kapo(protektoratit të Saliut)- qe i ka akoma tentakulat ne ministrine e brendeshme dhe ministrine e jashtme – duke i nenvlehtesuar shqiptaret, marrin rolin e “profesorit” per tu mesuar atyre demokracine. Sa me shpejt ta kuptoni qe “soji” juaj nuk eshte as i denje dhe as i besuar per tu mesuar shqiptareve demokracine, aq me mire do te jete edhe per ju.
    Bejani kete te mire shqiptareve durim-medhenj.

    Reply to this comment
  19. Devolliu May 15, 01:53

    Hane Shan, hane Bagdad: Pëllumb Xhufi një shkencëtar dinjitoz me një personalitet të lartë e të kulluar dhe ky djali i Myqerem Fugës, një LEGEN I DALË BOJE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim