Kur lindi Bektashizmi në Shqipëri?

February 2, 2015 18:34

Kur lindi Bektashizmi në Shqipëri?

I nderuar lexues! Bektashizmi është urdhër fetar islamik me një doktrinë të vetën të veçantë. Lindi në Anadoll në shek.XIV dhe mori emrin nga Haxhi Bektash Veliu. Në Shqipëri bektashizmi depërtoi me pushtimin osman në qytete dhe qendra garnizonesh, si në Krujë, Elbasan, Gjirokastër, Tepelenë etj.; mundi të zërë rrënjë për shkak se islamizmi në tokat shqiptare kishte qenë i sipërfaqshëm dhe bektashinjtë i bënë të tyre mjaft rite e festa pagane dhe të krishtera. Mori përhapje të gjerë midis popullsisë shqiptare të pakënaqur me reformat centralizuese të Portës së Lartë dhe sepse kleri bektashian përkrahu lëvizjet popullore kundër pushtetit qendror dhe përdori edhe gjuhën shqipe për një letërsi të tijën me frymë fetare. Pas Kongresit të Lushnjës bektashizmi u njoh zyrtarisht si komunitet fetar i pavarur, më 1924 selia botërore e bektashizmit u shpërngul nga Anadolli në Tiranë.

February 2, 2015 18:34
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*