Kur llaçi gatuhej me kripë duke mposhtur akullin e dhjetorit 1967

December 15, 2019 20:21

Kur llaçi gatuhej me kripë duke mposhtur akullin e dhjetorit 1967

 

 

Katër ditë kalendarike, 30 dhe 26 nëntor, pesëdhjetë e dy vjet larg njëri tjetrit, 1967-2019… Dy tërmete…

Një në Dibër e Librazhd… Tjetri në Durrës e Tiranë…

Tërmete që morën përkatësisht 11 dhe 52 jetë njerëzish… Tërmete shkatërrimtare… Tërmete në prag dimri…

Si u përballua i pari, tërmeti i 30 nëntorit 1967, rindërtimi i shtëpive, shkollave, çerdheve, qendrave shëndetësore… mes akullit dhe borës, llaçit që ngrinte përpara se të hidhej në mure.

Një heroizëm popullor, një solidaritet që nuk ishte parë kurrë…

Më 30 Dhjetor 1967, shkruan në kujtimet e tij (në dorëshkrim) Kryetari i Shtabit për Likuidimin e Pasojave të Tërmetit Hajri Hoxha,  të dy Shtabet e Rretheve Dibër e Librazhd, në emër të popullit e vullnetarëve të të gjithë Shqipërisë i raportuan Partisë e Shtetit përfundimin e gjithë pasojave të tërmetit brenda një muaji…”

Sa përvoja e mposhtjes së tërmetit në ekstreme klimaterike bën vend në praktikën e likuidimit të pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019?

Sa solidariteti partiak i përgjigjet me vullnet e sakrifica një ngjarjeje të kobshme që nuk bëri asnjë dallim ngjyrash?

Këto të marra nga dorëshkrimi i njërit nga dëshmitarët me sy e me vesh në tërmetin e egër të 30 nëntorit 1967, Hajri Hoxha tash në prag të një shekulli jetë aktive… (në foto)

Rrëfim me emra e mbiemra njerëzish publikuar për herë të parë…

Abdurahim Ashiku

15 dhjetor 2019

 

 

*****

Një fatkeqësi natyrore e papritur goditi Dibrën dhe Librazhdin në 30 Nëntor 1967. Nga informacionet, brenda 3-4 orëve nga baza dhe shokët e degëve u goditën 8 lokalitete nga Klenja deri në Peshkopi e Fushë-Alije, 88 fshatra nga Sebishti në Majtar, u dëmtuan 3536 shtëpi nga të cilat prishur fare 436 shtëpi banimi, 527 shtëpi që duhej tu ulej kati, 73 shkolla nga të cilat 16 të shembura fare, 6 spitale e shtëpi lindjeje, 34 dyqane, 22 magazina, 18 stalla e hangarë dhe mbi 1000 shtylla të rrymës elektrike.

Mbi të gjitha patëm humbje njerëzore: 11 të vdekur dhe 131 të plagosur. Të vdekurit ishin: 2 në Fushë-Bulqizë, 6 në lokalitet të Klenjës, 1 në Maqellarë dhe 2 në Ostren.

Në këto vdekje shkuan shokët kryesorë të rrethit. Menjëherë u krijua Shtabi i Rrethit dhe si çdo herë në fatkeqësi të tilla, menjëherë spikati gatishmëria e popullit dibran dhe e  zonave të paprekura nga tërmeti si: Shupenza, Muhuri, Selishta, Reçi, Dardha, Lura, Sllova, Kastrioti e fshatrat e Qendrës Peshkopi, duke dërguar mbi 1000 forca vullnetare e sidomos specialistë si: muratorë, karpentierë me mbi 500 kafshë si: kuaj, mushka, për transportime të materialeve pranë objekteve të shembura e dëmtuara të cilat do të riparoheshin.

Spikati menjëherë solidariteti i gjithë qyteteve e rretheve të Shqipërisë. Me qindra telegrame ngushëllimi shoqëroheshin me vënien në dispozicion forca vullnetare, materiale, specialistë e kuadro si inxhinierë, elektricistë etj.

Dhe me gjithë këtë punë 30 ditore, përveç forcave vullnetare të Rrethit erdhën mbi 2.300 vullnetarë e qindra kuintalë çimento, gëlqere e materiale të tjera. Brenda 3-4 ditëve, pas rënies së tërmetit, Dibra u mbush me brigada ndërtimi në të gjitha fshatrat ku punohej për eliminimin e dëmeve dhe vullnetarë nga Tirana, Durrësi, Shkodra, Vlora, Berati, Skrapari, Përmeti, Saranda, Puka, Tropoja, Kukësi, Gramshi, Tepelena, Korça, Mirdita, Mati, Lushnja, Kolonja, Fieri, Kruja, Elbasani…

Pas dy ditësh erdhi Brigada e parë me 129 vetë: me specialistë muratorë, karpentierë, elektricistë, inxhinierë elektrikë etj. dhe puna e një reparti ushtarak të kufirit të Ministrisë së Punëve të Brendshme me komandantin, ish luftëtarin e Brigadës I-rë Sulmuese, shokun Ferit Radovicka, që punuan me vetmohim në zonën e Ostrenit, në fshatin Llademericë ku ra në krye të detyrës kufitari Agron Elezi e të cilin e zëvendësoi vëllai i tij prej Berati Mehmet Elezi. Në një ceremoni në postën e pikën vrojtuese armën e të vëllait ia dorëzoi  Presidenti i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës, Heroi i Popullit Haxhi Lleshi.

Është e paharruar puna e madhe që kryen ata qindra shoferë ditë e natë, në mes të borës, akujve, me “Skoda-t” e “Zis-at” që drejtonin, duke sjellë në çdo fshat e objekt pune me tonelata materiale ndërtimi: tulla, tjegulla, çimento, gëlqere, lëndë drusore, dyer, dritare, etj. punë të cilën pothuajse e kryen të gjitha Parqet Automobilistike të Shqipërisë, por veçanërisht ato të Laçit, Tiranës, Shkodrës, Durrësit, Elbasanit, Korçës. E ndër ata shoferë po përmend me respekt brigadierin e Parkut të Tiranës, Neki Osmani, apo shoferët: Shaqir Gjoni, Nikoll Marku, Xhevat Degastani, Maliq Musliu, Abdulla Sulejmani, Fadil Nushi, Xhavit Dibra apo traktoristin shkodran Asllan Licin e shumë e shumë të tjerë.

Me ndërgjegje të lartë punuan të 40 studentët e Universitetit Shtetëror të Tiranës e së bashku me ta punuan inxhinier gjeologu Vasillaq Zhegu, tekniku Myftar Qemali, apo inxhinieri i Ministrisë së Ndërtimit që punoi në zonën e Klenjës, Rifat Bodinaku. Po kështu nuk mund të harrohet puna po në këtë zonë e ndërtuesit të shumë urave e rrugëve Heroi i Punës Socialiste, biri i Gollobordës punëtore, Kamber Shevroja.

Është mbresëlënëse që vështirësinë e bërjes së llaçit, nga që bora dhe ngricat e temperaturat e ulëta e ngrinin në vend, u zgjidh nga përvoja e mjeshtrit të projekteve të kanaleve vaditëse, Heroi i Punës Socialiste, Gani Tuçepi. Ai ndezi zjarrin, vuri mbi të llamarinën, duke futur rërë, gëlqere, çimento e kripë të zezë (nga ajo që shtrohet për hapjen e rrugëve automobilistike) dhe llaçi i gatuar menjëherë vihej në përdorim, tek tullat e mureve, në suvatime dhe nga kjo përvojë popullore, me të njëjtat metoda u punua në Shupenzë për të elektrifikuar atë dhe fshatrat përreth që s’kishin dritë. Me moto-gjeneratorin që na e kishin sjellë dhuratë, u ndërtua një barakë, në të u vu gjeneratori dhe inxhinierët elektrikë me në krye inxhinierin Alfred Paloka, të Universitetit, me elektricistët e ardhur, brenda 24 orëve u vunë shtyllat, u shtruan telat dhe drita elektrike hyri në çdo shtëpi në Shupenzë, Boçevë e më vonë edhe në Çerenec e Gjoricë ku mund të themi: ishte pararoja e gjithë elektrifikimit në fshatra në gjithë Dibrën e gjatë fushatës të elektrifikimit të të gjithë Shqipërisë.

Krahas kësaj pune të gjithanshme, kujdes i veçantë tregohej për të plagosurit nga tërmeti nga ato dhjetëra infermiere e mjekë të Dibrës dhe të ardhur nga rrethet e tjera. Të plagosurve u ndërrohej plaga nëpër shtëpitë e tyre në fshatra. Një punë e kujdes i veçantë tregohej edhe ndaj të plagosurve të shtruar në spitalet e Peshkopisë ku ditë e natë qëndronin me turne mjekët shembullorë: Medi Cani, Ahmet Kamberi, Xhavit Miftari etj.

Po ashtu, nga Shtabi i Rrethit, nëpërmjet shtabeve në lokalitete, disa familjeve që u ishin dëmtuar edhe ushqimet iu dërgohej në shtëpitë e tyre bukë, miell, makarona, vaj e ushqime të tjera.

Në gjithë këtë punë janë mbresëlënëse gatishmëria e shumë grave e të rejave të qytetit të Peshkopisë, si ato që ishin në marrëdhënie pune, por edhe nxënës të shkollave Pedagogjike e Bujqësore, apo edhe gra shtëpiake, që me ditë të tëra shkonin në fshatrat e dëmtuara nga tërmeti dhe në familjet e tyre ku përveç ndihmës për gatim jepnin ndihmë punëtorëve që meremetonin apo ndërtonin shtëpi të shkatërruara nga tërmeti.

Patjetër si për çdo problem e veçanërisht të fatkeqësive ishte i menjëhershëm preokupimi i Partisë dhe i Shtetit tonë, që nga udhëheqësit kryesorë. Menjëherë u nxor dhe u dha në lajme, në media, komunikata dhe ngushëllimet për familjet e dëmtuara nga tërmeti dhe thirrja që i bëhej gjithë popullit shqiptarë për ndihmë. U krijua Shtabi Qendror dhe në zonat e dëmtuara nga tërmeti erdhën drejtuesit e shtetit: Haki Toska, Adil Çarçani e Haxhi Lleshi, duke parë në fshatra dëmet e shkaktuara dhe duke u takuar me familjet e dëmtuara, veçanërisht me ato që patën vdekje tek pjesëtarët e tyre.

E gjithë ajo ndihmë materiale ndërtimi e ardhur për 30 ditë rresht nga të katër anë e Atdheut, u përballua nga Shteti duke mos paguar as edhe një lek nga familjet e dëmtuara.

E në vazhdim të këtij reokupacioni e meraku për mua, shtabet e gjithë popullin e Dibrës, dhe të Librazhdit, është vizita më 13-14 Dhjetorit 1967 e udhëheqësve kryesorë të Partisë e Shtetit: shokëve Enver Hoxha e Mehmet Shehu të shoqëruar nga drejtuesit e tjerë: Adil Çarçani, Haki Toska, Kadri Azbiu.

Shoku Mehmet erdhi nga  zona e Librazhdit, edhe ato të goditura nga tërmeti. Në Steblevë e pritëm unë, Hysen Mata e Njazi Agolli, ndërsa shoku Enver erdhi nga Burreli në Bulqizë ku e pritën dhe e shoqëruan Sul Baholli e Zija Kambo.

Mbeti e paharruar për minatorët e kromit të Bulqizës dhe për gjithë popullin e këtij qyteti ndalesa e takimi dhe ngushëllimi i shokut Enver që u bëri atyre dhe gjithë popullit të Dibrës. Veçanërisht për fshatarësinë e Fushë-Bulqizës është takimi që u ndal në shtëpinë edhe familjen e Rahman Dodës, të cilit tërmeti i shkaktoi vdekjen e vajzës së tij. Shoqëruesit bënë fotografinë menjëherë ku Enveri është ulur në mes tij, nënës, gruas e tre vajzave të tjera e Rahmani i thotë “Mu gjinde brenda sahatit, o shoku Enver, me telegramin që më çove dhe ja oj nënë, sot e kemi në shtëpinë tonë Enverin, që fatkeqësinë e ndan edhe me ne.” Në dalje nga shtëpia shoku Enver takohet dhe ngushëllon gjithë ata burra e gra bulqizake që e prisnin jashtë. Dhe pas dhjetë ditësh shtëpia e Rahmanit u rindërtua.

Po kështu edhe shoku Mehmet Shehu ndalet në disa punime që bëheshin dhe takohet me vullnetarët e Steblevës, Klenjës, Ostrenit, Tuçepit, me vullnetarët nga Saranda. Bisedon me ta, u drejtohet shumë vendasve dhe pyet: “Po Okshtuni, Borova, Zabzuni, Sebishti patën dëme nga tërmeti? Kujtoj, -vazhdoi ai, -pritjen bujare të tyre e tuajën, kur kaluam me Brigadën e I-rë Sulmuese në atë dimër të vitit 1944, që na i hapën dyert dhe me atë zemër malësori të bujarisë dibrane, nuk e harroj kurrë.”

Takohet me punëtorët e në mes tyre me Mihal Cipën nga Tirana, dhe menjëherë i afrohet një vajzë të shkollës së Steblevës dhe pasi e takon, i thotë “A di ndonjë vjershë?” Po.” Dhe ajo reciton me zë një të bukur vjershën kushtuar komunistes 15-vjeçare Shkurte Vatës, vullnetare që u vra aksidentalisht në ndërtimin e hekurudhës Rrogozhinë-Fier. Takon një grua vendase, Qamilen, dhe i thotë “Më shumë në katunde jeni ju gratë se burrat e djemtë, siç e dini, janë punëtorë ndërtimi në të gjithë vendin dhe ata janë specialistët më të mirë e punëtorë shumë, shumë të mirë”

Duke kaluar në mes të fshatrave të tjerë takon edhe inxhinierin e ndërtimit në Ministri dhe e përshëndet në emër pasi e njihte atë, të palodhurin edhe në këtë acar dimri me borë, Rifat Bodinakun.

Shoku Enver afër drekës arriti në fshatin Çerenec. Takohet me punëtorët e ardhur nga rrethet e tjera dhe vendasit mes tyre, me fshatarin e moshuar, shtëpi baze e LANÇ, Cen Lilën. Shikon lapidarin, afrohet, përulet me respekt para emrit të tij të shkruar në pllakë “Komandanti i Batalionit “Antonio Gramshi” Tercilio Kardinale”.

Rreth orës 12, në një kodër të fshatit, në shtëpinë mikpritëse, bazë e LANÇ, të Adem Xhepës, bashkohen e takohen nga udhëtimi që bënë Enveri me Mehmetin si dhe me shokët e tjerë dhe ne që i shoqëronim.

Mikpritësi bujar, si gjithnjë, shtron sofrën dhe shkëmbehen biseda si për punën që bëhet për zhdukjen e pasojave të tërmetit. Si Ademi e familja e tij po ashtu dhe shumë vullnetarë e fshatarë vendas e përcjellin udhëheqësit me përzemërsi. Nga Çereneci u kalua në mes të fshatrave: Shupenzë, Boçevë, Vojnik, Çernen, Maqellarë, Grezhdan dhe mbërritëm afër mbrëmjes në Peshkopi. Dhe kudo që u kalua ata ndaleshin, përshëndeteshin me vendasit e vullnetarët.

Në Peshkopi pasi përshëndeten me vendasit që ishin përgjatë rrugës së Bulevardit “Elez Isufi” dhe rrugës së spitalit, ata mbërritën në spital dhe vizitojnë të plagosurit  e shtruar. Takohen dhe i urojnë për shërim të shpejtë. Posa kishte filluar të erret. Shkojmë në Shtëpinë e Pritjes, ku shoku Enver na porositi “Pasi të pushoni ndonjë orë, merrni edhe disa shokë dhe të kalojmë disa orë së bashku”. Shkuam dhe u ulëm rreth tavolinës ku ishin edhe shokët Adil , Haki, Kadri, dhe Sula, Hyseni, Zijai, Njaziu dhe unë. Ishim diçka të ndrojtur, por si zakonisht Kadriu ngacmon Njaziun “Hë mo Njazi, fol, por sonte që ka ardhur në Dibër shoku Enver çfarë do të thoshte dashi apo kau?” “Hë Njazi, unë di diçka, por më mirë na e thuaj ti”, -i thotë Enveri. “E kam thënë shoku Enver që “kur vjen një nëpunës –ther një pulë; kur vjen Sekretari i Parë ther dashin e për të mëdhenjtë kaun” –përgjigjet Njaziu, -“dhe tashti më jep leje”. “E pimë për ju shoku Enver si unë dhe shoku Hysen, e pimë me fund” dhe sonte kam një vërejtje; “Dibra nuk e ther kaun sonte sepse shokët tuaj e kanë pru mishin e të tjerat me vete në makinë” “A, ke të drejtë shoku Njazi, e kemi shkelur zakonin” –i përgjigjet Enveri. Kështu kaluan tre katër orë çlodhje.

Dhe më 14 Dhjetor 1944 qytetarët dhe shumë fshatarë të afërt e vullnetarë e kuadro drejtuese të Rretheve Dibër e Librazhd, që kishin ardhur apostafat me Sekretarin e Parë Maksut Selenicën dhe Kryetarin e Rrethit e të Shtabit Mihallaq Dodbibën, presim me entuziazëm udhëheqësit në sallën e kinemasë të qytetit ku u zhvillua mbledhja.

Të gjithë pjesëmarrësit ngrihen dhe presin me duartrokitje udhëheqësit e Partisë dhe të Shtetit të shoqëruar nga ne drejtuesit e rretheve Dibër e Librazhd, që tani, sot, kishte dhe një ndër kuadrot kryesor të shtetit, Ministri i Ndërtimit, shoku ynë i luftës dhe ndërtimit, deputeti i Dibrës shoku Rahman Hanku.

Pasi hap mbledhjen, shoku Sul Baholli, ma jep fjalën me radhë mua dhe Kryetarit të Rrethit të Librazhdit, shokut Mihal Dodbiba. Ne raportojmë për të gjithë punën që është bërë dhe po bëhet në të dy rrethet për zhdukjen e pasojave të tërmetit.

Për të gjitha këto, unë, në vitin 1972 kam botuar një libër të veçantë “Edhe tërmetet mposhten”, por fatkeqësisht më ka mbetur vetëm një kopje “sepse të tjerat, megjithëse është shtypur në 4.000 kopje, nuk gjenden as në bibliotekë, sepse sipas porosisë të organeve të Partisë që “librat ku përmendej emri i Mehmet Shehut të asgjësohen”, janë asgjësuar.”

Pas këtyre raportimeve e merr fjalën shoku Enver i cili përshëndet gjithë pjesëmarrësit me respekt dhe na përgëzon neve që raportuam për punën që kanë bërë e po bëjnë të gjithë vullnetarët e ardhur nga e gjithë Shqipëria; dhe në mes të tjerash, përshëndet edhe shumë nga folësit në këtë mbledhje si Gani Tuçepin, mjeshtrin e ndërtimit të urave, birin e Gollobordës, Heroin e Punës Socialiste Kamber Shevronë, dhe mbi të gjitha edhe një herë në këtë mbledhje solemne “Përshëndes e ngushëlloj gjithë ato familje të cilave iu vranë pjesëtarë të tyre. Uroj shërim të shpejtë të të plagosurve dhe me besim kam bindjen me sa pashë këto dy ditë, që populli i Dibrës dhe i Librazhdit shumë shpejt do t’i zhdukë dëmet e tërmetit.” Dhe me këtë thënie e mbylli fjalimin e tij. Dhe kështu, udhëheqësit e Partisë dhe të Shtetit u larguan nga Dibra.

Puna vazhdoi si më parë dhe më 30 Dhjetor 1967 të dy Shtabet e Rretheve Dibër e Librazhd, në emër të popullit e vullnetarëve të të gjithë Shqipërisë i raportuan Partisë e Shtetit përfundimin e gjithë pasojave të tërmetit brenda një muaji. Dhe për të gjithë këtë punë vetëmohuese Shteti i vlerësoi duke dekoruar dy Rrethet dhe mbi 200 punonjës të ndryshëm vendas e vullnetarë me dekorata të larta dhe në mes tyre edhe kryetarët e shtabeve, mua dhe shokun Mihal Dodbiba si dhe Sekretarët e Parë të Dibrës e Librazhdit, respektivisht shokun Sul Baholli e Maksut Selenica me Urdhrin e Punës të Klasit të I-rë.

Kur radhita këtë punë për zhdukjen e pasojave të tërmetit në vitin 1967 në Dibër e Librazhd, nga mediat dëgjuam për tërmetin e rënë në Dibër në Gusht 2009, dhe shyqyr nuk pati të vrarë, por në zonat që ka prekur në Shupenzë, Çerenenec e Ostren, Maqellarë dhe në epiqendrën e tij në Gjorica, janë shembur fare e pjesërisht duke i dëmtuar, shumë familje janë larguar nga shtëpitë.

Dëgjuam dhe pamë në televizor vajtjen e menjëhershme të Ministrave si dhe vetë Kryeministrin e sotëm të “Demokracisë”, z. Sali Berisha, të cilët u takuan dhe u premtuan ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti. Për këtë doli dhe vendimi i Këshillit të Ministrave për dhënien e dëmshpërblimeve në miliona lekë, apo ndihma me çadra nga ushtria e të tjera ndihma që nuk i nënvleftësoj, por një fjalë e urtë e popullit thotë: “Në mes të thënies dhe bërjes është një mal i tërë”. Sepse nga vetë organet e medias si dhe deklaratat e vetë fshatarëve të dëmtuar apo të disa drejtueseve në bazë kemi parë që shumë familje nuk kanë marrë lekët, apo vlerësimi i dëmeve është bërë shumë i pakët, asnjë bazë materiale nuk është dërguar e të tjera dobësi.

Për koincidencë në këtë kohë një nga stacionet televizive dha filmin e xhiruar në kohën e zhdukjes së pasojave të tërmetit të vitit 1967 në Dibër e Librazhd, që ajo punë e atëhershme me këtë të tërmetit të tanishëm ishin si nata me ditën; ku më e theksuara në atë film të vitit 1967 ishin ato dhjetëra kamionë me materiale që u dërgoheshin fshatrave, ata qindra vullnetarë nga e gjithë Shqipëria që plot vendosmëri punonin në shi, borë e akull për meremetimin e shtëpive të reja, ato qindra kafshë të drejtuara nga fshatarët që i dërgonin me materiale ndërtimi atje ku nuk mund të shkonte makina etj, etj.

 

Botuar në Dita, në rubrikën Letër Kryeredaktorit

kaçak iddaa

December 15, 2019 20:21
Komento

12 Komente

  1. aferim December 15, 22:19

    Faleminderit zoti Ashiku !
    .
    Titulli me i sakte do ishte;
    .
    Kur llaçi gatuhej me kripë ,djersë dhe gjak..
    .

    Ne termetet e dhjetorit 1967 ne Librazhd dhe Diber jane akoma gjalle ato heronj qe mposhten jo vetem termetin por dhe te ftohtin record ne ato dite.

    Eshte kriminale sot ne vitet e demon-kracise nazi berishise dhe edi ramballiste qe solidaritetin apo punen vullnetare e quajten mjerushem “kamunizim”
    Kushdo eshte I lutur te shikoje kete dokumentar kur Shqiptaret mateshin me Termetet dhe I mundnin ato

    https://www.youtube.com/watch?v=05PLVhZbmBk

    Reply to this comment
  2. MH December 16, 00:00

    Shkeputa nga kronologjia e ngjarjeve rreale:

    “‘ Puna vazhdoi si më parë dhe më 30 Dhjetor 1967 të dy Shtabet e Rretheve Dibër e Librazhd, në emër të popullit e vullnetarëve të të gjithë Shqipërisë i raportuan Partisë e Shtetit përfundimin e gjithë pasojave të tërmetit brenda një muaji “”.

    Por mos nevleftesoni edhe konferencen e donatorve te Europes nga fundi i muajit janar 2019,per eleminimin e pasojave te termetit 26 Nendor 2019.Nuk asht pak.Kontribut i fuqishem te organizosh konference donatoresh 2 muaj larg dites se termetit 26 Nendor 2019.Gadishmeri e jashtzakonshme per t’iu gjetur prane ne dite te kjametit me 2 muaj vones.Nuk asht pak.

    Nga ajo diktature vetem te zeza dijne te llapin neofashistet e ballistet e rinje.
    Sistemi i “diktatures” asht sistemi ma social qe njeh njerezimi.
    Papa Gjon Pali i dyte e ka cilesue teper me vlere.Por i pa arritshem.Utopi.

    Jo,po.sistemi “” Zoti te dhasht “” me bekime apostolike asht vertet i arritshem per te mos e marre veten kurr.

    Kam njohur fukarenje qe rrinin ne dere te Kishes dhe kurr nuk e moren veten per t’iu gezue jetes.Vdiqen ashtu sic ishin te merdhitun nese ishte dhe muaj gushtit.

    Reply to this comment
    • mirel December 17, 19:05

      Neofashist dhe ballist te ri ke antishqiptarin Ramut dhe gjuthe kermat qe i vene pas, si Ruci me shoke. Ata e kane tradhetuar te majten ne Shqiperi.

      Reply to this comment
  3. MH December 16, 18:48

    Ky fakt i shpalosun ne faqen e gazetes DITA.
    I ka dhjere te gjithe kundershtaret e persekutuar te ati rregjimit.Asnji nuk mund te dalin ta hedhin poshte me komente.
    Tashti mbetet te shikojme kohen dhe cilesin e eleminimit te pasojave te termetit 26 nendor 2019 ku nuk mungojne donatoret e shtetit te madh BE,ku mendojme te hyjme dhe ne.
    Por,do ndjekim dhe si do behet gjendja per demokracin e popullit mbas inkuadrimin e SPAK-ut dhe BKH-s.Do jete ma mire se nga 1990 e deri me sot 2019 apo injejti avaz i zakonshem.
    Nga 1990 e deri me sot 2019 askund nuk gjetme kohen e humbur,rame ma keq sec ishim ne ate kohe.

    Reply to this comment
  4. Emigranti December 16, 19:16

    Mos harroni se dhe ne keta 30 vjet po bijt e fantocet e diktatures po komandoin, per bashkpunim te pipullit eshte i njejte si ne diktaturat e majta dhe te djathta, mjafton te shikoni rindertimin e gjermanis me Hitlerin, i pakrahesushem me cdo shtet.Por esenciale eshte qe te mos jthejm koken nga prapa, se te ishte mir ai sistem se kishim ndrru pir e mbanim, se na beri te gjithve si aushvic, mjafton te shikoni kronikat e zbarkimit ne Brindisi Mars 1991.
    Tung

    Reply to this comment
  5. Bimi December 16, 19:58

    Ky Ashiku qe tregon perralla per ju komunistet qe keni mbetur pa vdekur akoma. Ben nje genjeshter te madhe se kripa jo vetem qe nuk perdoret por e demton llaçin dhe betonin. Nje nga arsyet qe ndertesat ne Durres jane te dobta eshte dhe fakti se kane perdorur rere deti ta pasur me kripe. Kete e e them per gazetarin qe te kishte pyetur para se ta vinte si titull .

    Reply to this comment
  6. Bimi December 16, 19:59

    Ky Ashiku qe tregon perralla per ju komunistet qe keni mbetur pa vdekur akoma. Ben nje genjeshter te madhe se kripa jo vetem qe nuk perdoret por e demton llaçin dhe betonin. Nje nga arsyet qe ndertesat ne Durres jane te dobta eshte dhe fakti se kane perdorur rere deti ta pasur me kripe. Kete e e them per gazetarin qe te kishte pyetur para se ta vinte si titull .

    Reply to this comment
  7. MH December 16, 20:58

    Rana e detit nuk perdoret per gatim llaqi pikrisht se permban kripe.
    Kjo asht e vertete.
    Por komentin i im vlerson punen humanitare te pa shembullt nga asnji shoqeri e vendeve te botes.Ne rast fatkeqesie nji solidaritet i jashtezakonshem,per ne ate kohe.Sepse,sot po keto njerez jane,por te kamufluar e gershetuar me ballistet e fugana te pakenaqur etj etj..Koha e eleminimit te pasojave te cdo termetit kryhen brenda afatit e mos ma shpejt.
    Presim nese do ta sfidoje ne kohe eleminimi e pasojave te termetit sot.

    Reply to this comment
  8. intelektuali December 16, 21:40

    O bImo po vdeksh me shume o i vdekur i pakallur

    Ne te na e rruac se nuk vdesim morre vesh ti vemje

    Reply to this comment
  9. Vasili December 16, 22:36

    Perseri nostalgji kanibalesh apo skllevrish qe i pelqen skllaveria.
    Ku ta vendos te gjorin Abdurahimerhumin?
    Tek te dytet,tek skllevrit e kenaqur e ka vendin ky ish gazetaruc,qe megjithse zore thare dhe trushplare ahere,as tani nuk pushon hosanane per ate regjim gjakatar.
    Por dhe ato para,qe u shpenzuan per termetin,mor ashik-dylber i partise,nuk ishin grumbulluar nga gjaku dhe shpirti i renuar i sklleverve te ´´fshataresise punonjese´´dhe ´´klases puntore heroike´´,qe i shperblente me nje bakshish,sa per te mbajtur shpirtin gjalle?.
    Y sikter!
    Dhe megjithse ke prekur dhe po rron me te mirat dhe lirine e fjales te ´´kapiatalizmit gjakpires´´,perseri ke mbetur vec nje kone e mjere,qe angullin per kohen kur ishje dylber ashiku i partise.
    Dhe megjithate eshte budallallek i madh te meresh me ju, kadavra nga te gjitha anet.

    Reply to this comment
  10. Hosteni December 17, 07:58

    Rera e detit nuk perdoret per llac jo per faktin se permban kripe. Arsyeja eshte diku tjeter. Grimcat e reres se detit kane forme te rrumbullaket, kjo si pasoje e shplarjes nga uji per mijra e mijra vjet. Rera qe perdoret per ndertime eshte krejt ndryshe. Grimcat kane struktura te ndryshme, jo te rrumbullakta dhe kjo ndihmon ne lidhjen e tyre me njera-tjetren. Kripa nuk ka te beje fare ketu.

    Reply to this comment
  11. Labi December 17, 08:13

    Me krip a pa krip ideja shkrimit ishte per rindertimin e shtepive mbas termetit te 67, si duket disa komentues nuk e din realitetin ose jane te molepsur nga propaganda e Tufes me shoke,ka ardh kohe e keqe,burr i mire sot quhet nje hajdut ose mashtrus,kurse nje burr kurve quhet i moralshem, kurse djale i suksesshem quhet ndonje si puna Zenit qe i hypen kushurires.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim