Kur Mjeda, Fishta dhe Gurakuqi nëpërmjet Nolit akuzonin priftin tradhtar: Agjent i Jugosllavisë

July 30, 2018 13:34

Kur Mjeda, Fishta dhe Gurakuqi nëpërmjet Nolit akuzonin priftin tradhtar: Agjent i Jugosllavisë

 

Nga Aurenc Bebja*, Francë

Në faqen n°1246 të dokumentit diplomatik të Kombeve të Bashkuara gjejmë telegramet revoltuese të udhëheqësve fetarë dhe politikë të Shqipërisë kundër priftit tradhëtar Anton Ashiku, dërguar asokohe Kombeve të Bashkuara, me kërkesë të Fan Nolit.

Telegramet në fjalë, të dërguara nga Shkodra, Oroshi dhe Tirana, gjatë muajit tetor të 1921, i ka sjellë në shqip Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”:

Çështja e Mirditës

Telegramet e dërguara me kërkesën e Imzot Fan Nolit, delegat i parë i Shqipërisë në kuvendin e dytë të Kombeve të Bashkuara.

Shkodër (Shqipëri), 5 tetor 1921.

Si kreu i Episkopatit dhe në emër të të gjithë klerikëve të Shqipërisë, unë e mohoi Atin françeskan Andon Ashiku, tashmë i përjashtuar nga Shqipëria si tradhtar i vendit tonë, i cili ndodhet në Jugosllavi, me një emër të huazuar dhe një mandat të rremë, ku është vënë në shërbim të një kombi të huaj dhe përpiqet të përmbushë në Gjenevë shfrytëzimet më të këqijat. Kleri katolik mbështet qeverinë e Tiranës dhe në bashkëpunim me të gjithë shqiptarët e të gjitha feve dhe të gjithë krahinën e Mirditës, e cila është dhe do të jetë gjithmonë pjesë integrale e Mëmëdheut.

Kryepeshkop i Shkodrës dhe Mitropolit i Shqipërisë,

(Nënshkruar)

Jak Sereggi

Orosh, 7 tetor 1921.

Unë, udhëheqësi fetar i Mirditës, duke mësuar me habi hapat e ndërmarrë nga Andon Ashiku, i ashtuquajtur delegat kryesor mirditor, që kërkon ndarjen e Mirditës me atdheun tonë, më lejoni të theksoj se qeveria jonë qendrore është thjesht kombëtare, jo-fetare dhe përbëhet nga shtetas shqiptarë të tri feve. Në emër të të gjithë klerikëve katolikë dhe të popullatës së Mirditës, unë protestoj më të gjithë forcën time kundër veprimeve të shërbimëve të lartpërmendurit, i cili është në shërbim të propagandës së huaj, dhe ju lutem që të mos keni besim në komunikimet që do të bëjë në emër të Mirditës. Shtoj se delegacioni ynë në Lidhjen e Kombeve përfaqëson të gjithë Shqipërinë. Popullsia e Mirditës mendon vetëm për forcimin e pavarësisë së Shqipërisë dhe mbrojtjen e integritetit territorial të vendit kundër ambicieve dhe intrigave të fqinjëve të saj.

Udhëheqësi fetar i Mirditës

Don Jozef Gjonali

Tiranë, 9 tetor 1921.

Mjeda, Fishta dhe Gurakuqi

Ne, përfaqësuesit e popullsisë katolike shqiptare në Parlamentin Kombëtar, duke mësuar se Andon Ashiku është afruar pranë Lidhjes së Kombeve, në cilësinë e delegatit të Mirditës, nxitojmë të paralajmërojmë Asamblenë e Lartë kundër manovrave të këtij individi që përfaqëson vetëm veten e tij, dhe për më tepër, ai është i njohur si agjent propagandistik i Jugosllavisë dhe si i tillë është përjashtuar prej vitit të kaluar nga territori kombëtar dhe rendi françeskan. Ne shtojmë gjithashtu se popullsia katolike shqiptare nuk kanë ushqyer apo shprehur kurë ndonjë dëshirë për autonomi, por përkundrazi, ajo është e vendosur të mbrojë deri në fund integritetin, unitetin dhe pavarësinë e atdheut të përbashkët.

Deputetët katolikë në parlamentin shqiptar:

(Nënshkruar)

At Ndre Mjeda

At Fishta

Luigj Gurakuqi

Kolë Thaçi

Shuk Gurakuqi

* Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

a.s/dita

July 30, 2018 13:34
Komento

7 Komente

  1. Dodona mbi Tomorr July 30, 16:48

    Dhe ky Gjergj Fishta ne vitin 1939 do te pranohej ne partine fashiste duke i dhene kuroren e mbretit te shqiperise VIKTOR EMANUELIT mbretit te Italise Etiopise dhe Shqiperise!

    Reply to this comment
    • Noooooooooooooooooo !!! July 30, 18:05

      Dodona mbi gaMorr,

      Kuroren e Mbretit te Shqiperise ,
      ja dhuroj ne Rome – Viktor Emonuelit ,

      Shefqet Verlaci (ne mos gaboj ) elbasansi ,

      qe donte ti jepte Ahmut Zoges vajzen per nuse .

      Fishta nuk kishte pune me kurorat . (mesoni te jeni korrekt Historise e se vertetes:.boll me intrigat ,tinzarine alla turka )

      Nqs u be fashist ,e dikur beri deklaraten e Fameshme (qe me pas u kopjua nga Konica ) :
      ” Le ta dij tan Bota mar ,se Gjergj Fishta s’asht ma Shqiptare ” u be nga marazi ,nga helmi musluman ,qe ne ato kohe ne Shqiperi ishte pothuaj i gjithi antishqiptare (te pakten nga Shkodra deri ne Kavaj ,nen flamurin e birit te kurves me nji surrat prej qeni mbulu ter lesh Haxhi QamilI )

      te cilit flisnin shqip , rrifnin gjoksin per Patriotizem
      dhe i sherbenin cdo Armiku te Shqiperise ,
      Turkut ,Serbit etj .
      Deklarata e Fishtes pasoj menjiher nga zemerata qe ate e pushtoj , kur turmat muslimane ne Shkoder ,
      ju turren Flamurit Shqiptare para bashkise Shkoder

      si hiena dhe e shqyen ne Copa !!!

      Pra nuk eshte kollaj te ndryshose ADN por as Historin

      Reply to this comment
  2. A July 30, 22:05

    Ai ose Ajo qe shajne klerikun katolik, shqiptarin e madh, patriotin gjigand, poetin GJERGJ FISHTA sa te hapin gojen duan nje cope mut ne goje.
    Nuk kemi nevoje per propagande duke shtremberuar historine si nga komunistet dhe islamiket qe kane baba Sulltanin ne krye.
    Historia duhet treguar si ka ndodhur dhe nuk duhet shtremberuar fjalet ose duke i cunguar ato. Tung.

    Reply to this comment
  3. Alban July 31, 00:06

    Cudi! Si nuk i ka dhene nje dekorate pas vdekjes ketij Andon Ashikun per sherbime ndaj atdheut? Si pishtar i demokracise. T’ja bejne gati tani fet e fet, se s’lane tradhtar e kolaboracionist pa dekuruar ne keto 25 vjet leshokraci!

    Reply to this comment
  4. MH July 31, 18:04

    Noooooooooooooooooo !!!
    Fishta ne “Anzat e Pernasit” thumbon tregetaret shkodran te cilet mohojne fe e atdheun vetem e vetem per tu pasunue.
    Me personazhet tregetar Palok Cuca e Jaho Begu per pasuni mohojne fe e atdhe.Me keto dy personazhe ka perfaqesue te gjithe ato shqiptare qe per pasuni e interresa personale ndryshonin qendrimine tyre kombetar.
    Fishta shkruen per veten me humor teper theres per shqiptaret si paloka Cuca e Jaho Begu.
    T’a dije shqipenia
    Pra sheklli mbare
    se mbas sodit
    Une s’jam shqiptare
    Kur t’m’leverdisin
    Un kam me shndrrue
    sa here t’du fisin
    Keshtu,kam me ra
    une n’mbrame grek,
    Kam me ndjeh ne nesert
    Shkja ja Zejbeg.
    Luftat e Kastriotit
    E t’Dukagjinit
    Un kam me i mbajtun
    Per dokra hinit.
    Populli tue dite shpirtin atedhetar te Fishtes ka kuptue humorin teper te thumbuem se ne cfare derengjejet gjinden tregetaret me papatriotizmin e tyne per nji cope pasuni.

    Reply to this comment
    • Noooooooooooooooooooooo! July 31, 21:56

      MH,
      ke plotesishte te drejt i nderuar ,

      por un spres e asnjeri nga Ne , s’duhet te pretendoj
      qe kta anadollake ,gjake prishur si thone shpesh
      Calabrezet tane , te kuptojne Fishten .
      Kta kuptojne vetem gajke prishurit e mentalitetit allaturka .
      Gjergj Fishta eshte nji nder Madhestite e Kombit Shqiptare nji nder Patriotet me te medhenj Shqiptare .

      (i njoh mire poezine e Fishtes .Eshte Madheshtore .

      I kam studjuar me endje ne gjimnaze pasi kam qen
      nji i ri i apasionuar mbas Leterise Shqiptare dhe asaj Boterore . Tre kan qen ata Poete qe kan ndikuar shume ne formimin tim si ne fushen e letersise si gjimnaziste e kan len gjurme te medha ke mua si shqiptare …

      Treshja e Arte Shqiptare .

      +Fishta + Fan Noli + Cajupi

      gjuha e te cileve ne gjithe veprimtarine e tyre letrare

      ka pasur nji karaktere te thelle Kombetare porthuaj

      te tre , kan njii karakter thellesishte Egoist Kombetare

      dhe ne gjithcka kta te tre kan shkruar ,jame ndjer shume krenare si Shqiptare )

      Reply to this comment
  5. Labi Vlores August 1, 19:44

    Flisni dhe llapni ç’fare te doni por para se te permendni emrin e te madhit Fishta lajeni mir “kamaren”

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim