Kur ndërkombëtarët flasin shqip! Cili do të jetë qëndrimi i deputetëve të PD?

Andrea Stefani June 8, 2016 23:50

Kur ndërkombëtarët flasin shqip! Cili do të jetë qëndrimi i deputetëve të PD?

Mbetet të shikohet se cili do të jetë qëndrimi i deputetëve të PD pas kësaj thirrje që i bëhet secilit prej tyre nga amerikanët dhe europianët. A do të ketë mbetur në karakterin e tyre një masë sado e vogël lirie? Do të mund të ngrihen në lartësinë e përfaqësuesve të lirë të sovranit apo do të dëshmojnë se korrupsion dhe përfitimet i kanë degraduar në skllevër konformistë të liderit që ja sundon mendimet dhe vullnetet, në qenër besnikë të korrupsionit dhe të një sistemit pa drejtësi?

 

 

Ndërkombëtarët kanë folur shqip duke i thënë lidershipit të PD-së, mjaft! As arroganca, as sulmet ndaj ambasadores Vlahutin, as shantazhimi me djegien e mandateve nëse ndonjë deputet i PD do votonte pro reformës nuk i kanë mjaftuar Berishës dhe Bashës që të thërrmojnë vendosmërinë e ndërkombëtarëve për të finalizuar reformën në drejtësi brenda këtij sezoni parlamentar. Dje si delegacioni i Bashkimit Europian ashtu edhe Ambasada e SHBA-së kanë folur shqip në favor të miratimit pa vonesë të reformës duke kritikuar mos arritjen e një marrëveshje në takimin Rama-Basha. Por si rrallë herë më parë shigjetat janë drejtuar tek pala fajtore duke e evidentuar qartë fajësinë e lidershipit opozitar. “Qeveria shfaqi fleksibilitet, por, në fund, opozita nuk bëri të njëjtën gjë” – thuhet në deklaratën e SHBA-së. Dhe kjo është plotësisht e vërtetë. Sepse, ndërsa mazhoranca pranoi kushtin e opozitës prej 2/3 nga ana e saj opozita ofroi me arrogancë maksimale një tjetër kusht, atë të vendeve të rezervuara. Dhe kështu do të pasonte reaksioni zinxhir i kushteve që do ta shtynin reformën për në kalenda. Fatmirësisht, ndërkombëtarët kanë folur shqip duke thënë, mjaft.

Deklarata amerikane ka shkuar edhe më tej duke shprehur, po shqip, mbështetjen edhe për vendimin e kryeministrit Rama për dërgimin e draftit të reformës për tu votuar në Parlament. “Qeveria e SHBA mbështet përpjekjet e Qeverisë shqiptare për ta çuar draftin drejt miratimit” – thuhet në deklaratën e ambasadës. Në këtë pikë sinkroni i ndërkombëtarëve (europianëve dhe amerikanëve) bëhet edhe më i plotë ndërsa i drejtohen me thirrje deputeteve shqiptarë të të gjitha palëve (pra edhe deputetëve të PD) që të marrin përgjegjësitë individuale para popullit shqiptar që është i etur për reformën në drejtësi. “Do të jetë përgjegjësia e anëtarëve individualë të parlamentit të vendosin nëse duan të mbajnë sistemin e sotëm të drejtësisë së korruptuar dhe të politizuar apo nëse do ta mbështesin këtë reformë” – shkruhet ndër të tjera në deklaratën e ambasadës së SHBA. “Të gjithë anëtarët e Kuvendit mbajnë përgjegjësi të veçantë para shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë që kërkojnë një gjyqësor të pavarur, profesional, të paanshëm dhe efektiv” – shkruhet në deklaratën e Delegacionit të BE. Sinkroni është I plotë dhe thirrja drejtuar deputetëve është një shuplakë për Berishën dhe Bashën që duke i shantazhuar edhe deputetët e tyre me djegie mandatesh po përpiqen të sigurojnë një unitet bolshevik të grupit parlamentar të PD jo vetëm kundër ndërkombëtarëve por edhe popullit shqiptar që është shprehur në masën 95 përqind në favor të reformës në drejtësi.

Ndërkombëtarët kanë folur këtë herë shqip duke e ndarë shapin nga sheqeri, duke ndarë ata që janë pro reformës në drejtësi dhe ata që janë kundër saj por maskohen me gjoja shqetësimin për kapjen e  drejtësisë nga qeveria. Janë vërtetuar tashmë edhe kritikat nga brenda PD (si për shembull Eduard Selami) që pati tërhequr vëmendjen se taktika e devocionit të rremë ndaj reformës e ndjekur nga dyshja Berisha dhe Basha, do ta vendosnin PD përballë ndërkombëtarëve.

Mbetet të shikohet se cili do të jetë qëndrimi i deputetëve të PD pas kësaj thirrje që i bëhet secilit prej tyre nga amerikanët dhe europianët. A do të ketë mbetur në karakterin e tyre një masë sado e vogël lirie që ti bëjë ti përgjigjen kësaj thirrje duke e votuar reformën, një thirrjeje që, në thelbin e vet, është thirrja e sovranit që i ka deleguar si përfaqësues të tij? Do të mund të ngrihen në lartësinë e përfaqësuesve të lirë të sovranit apo do të dëshmojnë se korrupsion dhe përfitimet i kanë degraduar në skllevër konformistë të liderit që ja sundon mendimet dhe vullnetet, në qenër besnikë të korrupsionit dhe të një sistemit pa drejtësi? Nëse do të votojnë pro reformës ata do mund të ndahen nga Berisha dhe humnera ku ai po i tërheq. Por edhe nëse i qëndrojnë besnik kultit anakronik të liderit të tyre historik, dëmi do jetë vetëm i tyri. Me këtë mbështetje kaq të qartë dhe të vendosur të ndërkombëtarëve reforma në drejtësi, pavarësisht sfidave që e presin, e ka të fituar davanë. Dhe bashkë me të edhe Shqipëria dhe shqiptarët. Ja sa mirë është kur flitet shqip!

 

Andrea Stefani

Andrea Stefani June 8, 2016 23:50
Komento

7 Komente

  1. i indinjuari June 8, 23:57

    per fat te keq

    Qëni nuk behet kurre i ……, por mbetet Qën me jargë

    mos prisni asgje.

    e keqa ushqehet e dhe nga padituria e votuesave.

    Reply to this comment
  2. kris 1 June 9, 01:51

    deputetet. e Pd jane deputet liste keshtu qe do te bejne si i porosit ai qe i beri deputet ,pra shoku Sali Serbi

    Reply to this comment
  3. ALBAN DEGA June 9, 04:34

    Opinione

    THANK YOU US- EU BROTHERS !

    – Pavaresia dhe Clirimi i dyte i Shqiperise

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Bashkimi Evropian u dhane fund spekullimeve, mashtrimeve, trillimeve dhe intrigave te Sali Rrrenes dhe Lulezim Genjeshtarit.
    Ne nje ze , ne nje kohe dhe me te njejtin qendrim ato shpallen hapur e vellazerisht qendrimin e tyre te vendosur kunder SHQUP-it per Reformen ne Drejtesi, si nje emegjence kombetare dhe ceshtje jetike per shqiptaret si popull e Shqiperine si shtet.
    Te votohet Reforma nje minute e me pare dhe cdo deputet te votoje sipas ndergjegjes e vetedijes se tij te lire demokratike dhe qytetare e jo sipas urdherave e nen kercenimet e Sali Impunitetit e Lulezim Antishtetit.
    Cka i dini deputetet! “Ushtare te Partise dhe Shokut Enver” apo marioneta ne duart tuaja te lara me gjak e me hajni! Marrja qofte me impunitetin dhe korrupsionin tuaj pa fund e pa ane!
    Mallkuar qofshi o kusare e vrastare te mallkuar! Eshte “urata” nga mijera nena e motra veja, femije jetime e pleq pa femije te 97-es e Gerdecit, te Orantos e 21 janarit… !
    Thank You US and EU Brothers!
    God bless USA and EU !
    Kjo Reforme jetike e urgjente per shqiptaret e Shqiperine krahasohet me Paavaresine Clirimin e dyte te Shqiperise
    Eshte Reforma qe do te cliroje shqiptaret e Shqiperine nga skallaveria e korrupsionit dhe skllaveria e impunitetit.
    E meritojme !
    Jemi populli me properendimore e me proamerikane ne Bote!
    Jemi populli e kombi i Gjergj Kastriotit Skenderbeut dhe Nenes se Perboteshme Tereza!
    Asnje popull ne Lindjen ish- komuniste nuk shkallmoi ish- diktaturen me barbare me kushtrimin :
    – E duam Shqiperine si e gjithe Evropa!
    – E duam Shqiperine si Amerika Demokratike!…
    “USA…. EU…
    We love You
    We love You! ”
    Ishte edhe thirrja e grevisteve te urise ketu ne Nju Jork kunder “Bandes se Gangstereve ” dhe kunder “kesaj Mafie qe ka dale krejt jashte kontrollit ” qe na i mori peng jo vetem aspiratat tona por edhe Shqiperine me flamurin e tyre te rreckosur dhe me slloganin ” Ne Saliu, me Saliun, per Saliun ” te impunitetit e antishtetit.
    Drejtesia vonon por asnjeher nuk harron !
    USA…. EU…
    We love You!
    We love You !

    Reply to this comment
  4. fteri June 9, 08:32

    *****Votoni reformën në drejtësi ore legena të pa shpresë të P.D-së së Salibirosheviçit,dhe Lulit bullafiq.Keni kryer krime dhe vendi juaj është burgu ,kjo është vetëm çeshtje kohe ..! Jeni vetëm një pështymë e popullit.Na fëlliqët o, debila !. Mbytet Saliu në ujë dhe të gjithë ju si delet në rrjsht shkoni e mbyteni mbas tij.! Turp si e katandisët P.D-në,u kërcënon edhe një kalama si L.Basha.?.. !!!!!!

    Reply to this comment
  5. naku June 9, 10:13

    Sjeni bindur ende!?
    PD eshte nje bande qe ka nje kapo,Salu Berisha. Askush smund te beje ndryshi nfa kjo bande sepse si meshkujt edhe femrat i ja bere synet usrai. E majta dhe nderkombraret ti drejtohen referendumit. Ne te kundert Rana sduhet .ne asnje menyre te b eje zgjedhje te parakoheshm. Ne 2017 te largoje zgjebjen Nushani, bashkepunetorin e Saliut,Llallen si dhe spiunin Ajazi. Pastaj te pastrojw me dore te hekurt gjyqesorin dhe te coje para drejtesise te korruptuarit ne te gjitha fushat politike,gjyqesor,mjekesi etje.

    Reply to this comment
  6. BLACK SWAN June 9, 12:28

    seriozisht e ke kete pyetje ti ???

    Nuk rruhemi fare or shok ,as nga nderkombetaret ,as nga shqiptaret ,as nga kokeplaret ,as nga 1 mil shuplaka
    fare !!!!
    pas meje qameti !
    kjo eshte motoja e re e partise se derrave …per shkurt PD

    Stefani eja ne vete ,mjaft e coroditet miletin ,
    fillo e shkruaj cfare do behet nqs reforma nuk kalon
    sepse e di dhe ti qe 94 vota si keni
    visni mendjen sa do na kushtoje pazari ….

    Reply to this comment
  7. Joti June 10, 03:01

    O Andrea dihet qe ky plan per votimin ne kuvendi deshtoi per te shpetuar bythen e tij ai e djeg prap Shqiperine e jo ti leje deputetet e listes te vendosin pa pyetur ate.Vendi brenda ketij beharit te shkoje ne zgjedhje dhe motoja te jete per nje Shqiperi pa te korruptuar ne administraten shteterore te triunfoje meritokracia

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*