Insulti (ose goditja në tru) ndodh kur qarkullimi i gjakut në tru ndërpritet dhe për pasojë, qelizat e trurit në zonën e prekur fillojnë të vdesin nga mungesa e oksigjenit dhe lëndëve ushqyese, të cilat janë të nevojshme për funksionimin e tyre. Masa dhe vendndodhja e qelizave të dëmtuara përcaktojnë shkallën e infarktit. Miliona qeliza të trurit vdesin çdo minutë kur infarkti i trurit është i patrajtuar.
Duhet të dini se rreth 90 për qind e rasteve të insultit janë të lidhura me 10 rreziqe, të cilat janë të shmangshme. Ndaj nëse keni diabet, probleme të zemrës ose histori familjare, bisedoni me mjekun tuaj rreth rrezikut të insultit dhe trajtimeve parandaluese. Nё vijim gjeni edhe masat që duhet të merrni për të zvogëluar mundësitë dhe rrezikun e insultit.
Çfarë duhet të bëni:
- Kontrolloni presionin e lartë të gjakut.
- Bëhuni fizikisht aktivë dhe ushtrohuni rregullisht.
- Mbani një dietë të shëndetshme të pasur me fruta, perime, me pak kripё, për të patur një shëndet sa mё tё mirё dhe për tё mbajtur në normë presionin e gjakut.
- Ulni kolesterolin tuaj
- Ruani një peshë konstante.
- Ndaloni pirjen e duhanit dhe shmangni ekspozimin ndaj tymit të duhanit.
- Sa më pak alkool tё konsumoni, aq më mirë ёshtё pёr shëndetin tuaj.
- Mësoni të dalloni shenjat e goditjes në tru.
- Zvogëloni rrezikun nga diabeti, bisedoni me mjekun tuaj.
- Njihuni me faktorët e rrezikut si presioni i lartë i gjakut, diabeti dhe kolesteroli i lartë në gjak.