Kur ndryshohet emri dhe gjinia, pse jo edhe… mosha?

November 8, 2018 14:16

Kur ndryshohet emri dhe gjinia, pse jo edhe… mosha?

Një pensionist 70-vjeçar holandez dëshiron të ndryshojë datën e lindjes në zyrën e gjendjes civile duke pretenduar ta ulë moshën me 20 vite, nga 11 mars 1949 në 11 mars 1969, me arsyen se ndihet i diskriminuar për moshën e tij, që ndikon në mundësitë e punësimit dhe suksesit nëpër takime në aplikacionin Tinder, shkruan ata.

Një gjykatë në qytetin e Arnhem, në juglindje të Amsterdamit, duhet të vendosë për rastin brenda katër javëve.

Mund të ndryshohet emri, mund të ndryshohet gjinia, pse jo edhe mosha?”, pyet Emile Ratelband në gazetën holandeze ”De Telegraaf”.

“Duke qenë 69 vjeç, jam i kufizuar, nëse jam 49, atëherë do të jem në gjendje të blej një shtëpi të re, të ngas një makina të ndryshme, të punoj më shumë. Kur jam në Tinder dhe them se jam 69 vjeç, personat përballë nuk më përgjigjen, ndërsa nëse do them 49, me fytyrën që kam, do të jem në një pozicion luksoz’’, thekson ai.

l.h/ dita

November 8, 2018 14:16
Komento

4 Komente

  1. Plaku Xhuxhumaku November 8, 23:47

    Mos eshte gje komshiu i Lulit ky trapi?

    Reply to this comment
  2. Altin78 November 9, 09:21

    Ndryshoje vlla,thuaj qe je 18 vjec!

    Reply to this comment
  3. Shkodrani November 9, 11:01

    Prit edhe pak sa te behesh 90 vjeç dhe ule ne 20. E lum si ne e lum si ti o hollandez qe s’njeh pleqeri… s’e kisha me Lulin-e

    Reply to this comment
  4. Ilir November 9, 17:19

    Nuk te blen me njeri plako dhe pse ul kilometrat , edi ka vendosur pas 2009 nuk ka matrikullim

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*