“Kur ne ishim në formë jo të mirë ata s’uleshin në tryezë, ndërsa tani…”, Rama si kryesues i OSBE: Dialogu, i vetmi instrument

September 16, 2020 10:15

“Kur ne ishim në formë jo të mirë ata s’uleshin në tryezë, ndërsa tani…”, Rama si kryesues i OSBE: Dialogu, i vetmi instrument

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij, si kryesues i OSBE, në takimin e organizuar nga “The Economist”,  se “dialogu është i vetmi instrument për zgjidhjen e konflikteve.

Rama solli rastin e marrëveshjes Greqi-Maqedoni e Veriut, ndërsa u shpreh se duhet të shërbejë si shembull edhe për zgjidhjen e konflikteve të tjera në rajon.

“Në Ballkanin Perëndimor që prej kohësh jemi përfshirë në një bashkëpunim dhe mendohet se edhe pse ka çështje si çështja e Kosovës, mos njohja nga Serbia ne kemi qenë në gjendje të ulemi dhe të diskutojmë të ardhmen tonë bashkë. Këto janë kohë të veçanta sepse jemi goditur të gjithë nga kjo pandemi dhe sipas parashikimeve të Organizatave ndërkombëtare, rajoni jonë do jetë më i godituri, megjithatë besohet se ka potencial për të çliruar dhe për të ecur përpara duke mbyllur hendeqet e së shkuarës.

Mendoj se lajmi më i mirë është që mosmarrëveshjet mund të zgjidhen së bashku dhe dialogu është i vetmi instrument. Për ta përmbyllur, mund të përmend një nga shembujt më të jashtëzakonshëm të kësaj kohe, që është zgjidhja dialogu mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kjo është historike dhe e jashtëzakonshme dhe është një mësim për të gjithë. Shpresojmë që të gjithë ne kemi mësuar nga kjo”, tha Rama.

Në tryezën me temë, “Ballkani Perëndimor përtej 2020-s”, Rama tha se kur Shqipëria nuk ishte në formë të mirë ata nuk uleshin në tryezë, tani që jemi në formë të mirë ne janë ata në formë të keqe.

“Mendoj që Shqipëria dhe të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor janë në një moment të rëndësishëm historik, mes një të shkuare që duan ta lënë pas krahëve dhe një të ardhme që nuk ka ardhur. Pra për të qenë tërësisht të integruar në BE. Kjo është diçka e dukshme dhe duket sikur ka një lloj mallkimi, se kur ne ishim në formë jo të mirë ata nuk uleshin në tryezë, tani që jemi në formë të mirë ne janë ata në formë të keqe. Por ne nuk kemi alternativë tjetër, e vetmja është të jemi pjesë e BE. Jo sepse na e kërkojnë miqtë më të fuqishëm, por sepse kjo është një kërkesë e fëmijëve tanë, e brezit të ardhshëm, është ëndrra e përhershme e etërve tanë”, u shpreh Rama.

j.l./ dita

September 16, 2020 10:15
Komento

1 Koment

  1. demo September 16, 16:43

    Prapeseprape,me mire se Berisha,je.
    Por Berisha nuk eshte njesi matese.
    Berisha eshte fatkeqesia me e madhe qe mund t`i ndodhe nje vendi..Ti thua qe ne ate kohe Evropi nuk na pranonte ne tryeza.
    Po e ben si envewri, qe deri ne fund krahasohej me 1938

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim