“Kur ne shqiptarët e ndajmë mendjen të punojmë, mund të bëjmë mrekulli”

July 31, 2018 18:54

“Kur ne shqiptarët e ndajmë mendjen të punojmë, mund të bëjmë mrekulli”

Tirana ka mikpritur këtë të martë seminarin mbarëkombëtar “Për mësimin plotësues në gjuhën shqipe në dasporë”, ku kanë marrë pjesë rreth 165 mësues.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili pasi u uroi mirëseardhjen, i njohu ata me disa nga nismat e marra nga Bashkia e Tiranës për të rinjtë dhe për edukimin e tyre.

Veliaj theksoi se është momenti që të lihen pas debatet dhe fokusi të vendoset tek objektivat për të çuar përpara vendin.

“Pyetja është, sot jemi ne akoma personazhe te Konicës dhe Eqerem bej Vlorës apo raca jonë evolon në 100 vjet?  Po sot, me kë po zihemi sot, me kë po hamë inat sot, me kë kemi konflikt sot? Pse po rrisim ne një brez me helm, me toksina, shaj këtë, shaj atë duke harruar që mbi të gjitha jemi shqiptarë, kemi një vend. Kjo është diferenca. Ndaj edhe besoj që në këtë mision për ta çuar përpara vendin tonë, ne pamë në Tiranë në këto tre vite me dashuri janë bërë punë që nuk i imagjinonim dot kurrë. Ne shqiptarët jemi po të njëjtët që zihemi 10 vjet për një shesh dhe jemi po të njëjtët që e bëmë për 10 muaj kur vendosim të punojmë. Ne jemi po të njëjtët që mund të bëjmë debate e lagu, se lagu, aman kur e ndajmë mendjen të punojmë, ne mund të bëjmë mrekulli. Ndaj edhe unë besoj shumë që këtë frymë dhe këtë definicion të ri të çfarë domethënë me qenë shqiptar në vitin 2018 të kemi mundësi ta përkthejmë.”

Teksa renditi disa nga investimet e Bashkisë së Tiranës si rehabilitimi dhe ndërtimi i shkollave, krijimi i shkollave komunitare etj, Veliaj prezantoi edhe nismën e transformimit të Piramidës së Tiranës në një qendër alternative arsimi me fokus teknologjinë.

“Një nga gjërat që do të bëjmë edhe nuk e di nëse një nga kolegët e bashkisë do të ketë kohë që ta shpjegojë më vonë në një nga workshop-et, është transformimi i Piramidës së Tiranës në një qendër alternative arsimi.  Në thelb Piramida do të jetë një pallat i madh pionierësh, por për këto gjuhë të reja që shqiptaria duhet t’i mësojë sot, inteligjenca artificiale, robotika, informatika, kodimi, design-i, animacioni. Gjuhë që sot fëmijët e botës po i mësojnë njëkohësisht me gjuhën e nënës. Unë besoj se nëse ne i targetojmë këto hendeqe si kulturore po si edhe të aftësimit, ne mund të bëjmë realisht mrekulli si në Shqipëri dhe në Kosovë.”

s.a/dita

July 31, 2018 18:54
Komento

5 Komente

  1. Mark .U.K July 31, 20:47

    I lumt Erjon Velis qe vertet po punon boll po edhe po vjedh boll.Te tjert ma perpara vjedhnin po punonin pak.

    Reply to this comment
  2. Zorro July 31, 23:19

    Veliaj ky mashtrues i madh shet pordhe se ka bere mrekulli me sheshin Skenderbej!
    Ke shperdoruar lekun e popullit se ato duheshin shpenzuar atje ku ishte me e nevojshme.
    Por ty te duhej imazhi yt e jo halli i popullit.

    Reply to this comment
  3. Futja kot August 1, 11:58

    Po ly DEBILI, nuk ka pune tjeter, vec te beje gam-gam neper evente??? Bashkia eshte ndermarrje komunale, per te cilen te kane votuar, dhe duhet t’iu sherbesh edhe aty qe nuk te kane votuar, duke iu sherbyer atyre qe te kane votuar; per kete pune paguhesh, apo nuk e di??? Nejse, kur nuk te kerkon kush llogari ty se ku je ne orarin e punes, nderkohe qe iu kerkon te tjereve se sa minuta rrine ne banjo, mire te na e bejne, kete paskemi merituar prej kohesh, por mesa duket kohet po ndryshojne, dhe do t’i shohesh shpejt workshop-et, konferencat, seminaret, apo pjesemarrjet ne dasma ajshte shtetit …

    Reply to this comment
  4. Nik August 1, 17:10

    I lumte Erion Veliaj, bashke me ekipin e tij! Po punojne fort per Tirenen, kryeqytetin e Shqiptarise.
    Respek,
    Nik

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*