Kur nisi të prodhonte ferrokrom Shqipëria?

May 29, 2014 14:57

Kur nisi të prodhonte ferrokrom Shqipëria?

I nderuar lexues!

Prodhimi i ferrokromit në Shqipëri ka filluar më 1979 në Uzinën e Ferrokromit në Burrel. Për sqarim lexuesve ferrokromi është lidhje metalike e hekurit me krom, që përdoret kryesisht si ndërmjetës për të shtuar krom në përbërjen e çeliqeve dhe gizave të leguara, me qëllim që të përmirësohen vetitë e tyre mekanike. Përmban 60-70% krom, si dhe sasi të pakëta elementesh të tjera si karbon (0.03-10%), fosfor (0.06-0.1%), silicium (1-5%), squfur (deri 0.04%), pjesa mbetëse është hekur. Prodhohet nga reduktimi i drejtpërdrejtë i xeherorëve të kromit (kromit, magnokromit) me kok, në prani të silicës, në furra.

 

May 29, 2014 14:57
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*